| E premte, 23.04.2021, 10:13 PM |
ME FLAMUR HOXHËN DEPUTET NDEROHEN GJITHË KUKSIANËT
NGA
REXHEP SHAHU
22
prill 2021, pasdite vonë në Kukës. Flamuri sapo erdhi nga Buzëmadhja. I lodhur,
i heshtur.
Shumë
i kemi braktisë njerzit, shumë i kemi shpërfillë. Shteti ynë sikur nuk i ka
shtetas të tij banorët e Buzëmadhes e të fshatrave të tjerë të Kukësit, i
trajton si shtetas të huaj, fillon e më flet i mërzitur. Nuk është vetem
Buzëmadhja e shpërfillur se do të thonim është fshat që partia komuniste i vrau
22 njerëz të pafajshëm dhe ka armiqësi ky shtet ndaj tij. Jo, janë shumë
fshatra të përbuzur nga ky shtet. A di sa pak duan njerzit, shumë pak, vetëm
nuk duhen përbuzë njerzit, nuk e durojnë dot përbuzjen, nuk duhen mashtruar. E
nxjerrin vetë mor jetën e tyre, por nuk duhen penguar, nuk u duhet vështërsuar
jeta, nuk duhet të udhëtojnë një ditë për një dokument… Kaq shumë i ka
shpërfillë shteti ynë njerzit e tij… Po kanë dinjitet mor njerzit tanë, kanë
shumë dinjitet.
E
dëgjoj dhe e shoh në sy. Kaq shumë është përfshi me hallet e njerzve e jeton me
shqetësimet e tyre sa ndjej admirim për Flamurin.
Rri
e mendoj aty në tavolinë. Ndër herët e rralla që del para njerzve e u kërkon
votë për deputet një njeri i kompletuar që nuk e konsideron politikën si biznes
për t’u pasuruar, por mision dhe shërbim për të përmirësuar jetën e të
gjithëve.
Flamur
Hoxha është deputeti im. Është meritor sepse ka treguar se është meritor se
është i zoti sepse ka shkëlqyer në biznesin e tij. Ka shkëlqyer pasi ka kuptuar
në emigracion se po të punosh në atdhe sa punon në vend të huaj, do të të
shpërblehet djersa e ballit dhe mundimi i madh.
Flamur
Hoxha është deputeti im, është modeli. Është njeriu që nuk e njeh përbuzjen, që
nuk din të përbuzë, është njeriu i përkushtuar deri në vetmohim për njerzit e
tij e sidomos për njerzit në nevojë. Tani do të jetë i përkushtuar për të
gjithë zgjedhesit, për të gjithë njerzit.
Mjaft
njerëz kanë idenë, për fat të keq shpesh e mbështetur në fakte, se përmes
politikës mund të pasurohesh. Flamur Hoxha është i pasur materialisht.
Ai
është dhe ndjehet i pasur edhe shpirtërisht. Ka familje solide, përjeton kenaqësinë
e mirërritjes së tre fëmijëve, dy djem një vajzë, si një dhuratë e
jashtëzakonshme që ia ka dhënë jeta. Në këtë aspekt ai do që sejcili prej nesh
të gëzojë frytet e jetës që në fund të fundit Shqipëria jonë që duam të mos
shkretohet, Kukësi ynë të mos pakësohet duke i ikë njerzit nga mjerimi e
shpërfillja, por të shtohet e të shumohet e djemtë e vajzat tona të mos marrin
udhët e botës për bukën e përditshme.
Flamur
Hoxha i sheh njerzit në sy. U kërkon të votojnë me zemër. Çdokush ka
ndjeshmëritë e veta, për të cilat ekziston mirëkuptimi i plotë, por zemra pa
mendjen shpesh herë futet në udhë pa krye. Ndaj ai këmbëngul që çdo votues të
jetë me mendje të kthjelltë që të dallojë të mirën nga e keqja, grurin nga
egjra, të verteten nga rrena. Dhe ai apelon që të dimë ta vlerësojmë votën
tonë, të mos vrasim të ardhmen ne me dorën tonë, me votën tonë.
Flamuri
të sheh në sy, di të dëgjojë, di të heshtë, di të flasë, di të mos mashtrojë.
Ai beson si fëmijë i pafaj se është turp të mashtrosh njerzit.
Flamur
Hoxha ka mirënjohjen ndaj mirësisë njerzore, nuk i fshihet askujt, nuk është
peng askund, nuk ka arsye t’i shmanget askujt.
I
jep llogari vetem vetes së vet. Njeh detyrimet njerzore ndaj familjes së tij,
miqve e shokëve, në rrethin e të cilëve ai përfshin gjithnjë të gjithë njerzit,
të njohur e të panjohur.
Para
tri dekadash Flamur Hoxha përfshihej në rrethin e të përsekuruarve politikë nga
regjimi komunist. Në vitin 1975 ia pushkatuan gjyshin, sepse ishte i zoti dhe
të zotët nuk i duronte diktatura, që kundër të zotëve godiste me rrufe për të
mbjellë kudo frikën e terrorin politik.
Flamuri
i rritur në internim në rrethinat e Ishmit të Durrësit nuk ka kërkuar asnjëherë
të përfitojë asgjë si i përsekutuar nga regjimi komunist. Flamur Hoxha ishte në
klasën e dytë të shkollës fillore kur një natë në vitin 1975 e ngarkojnë në
karrocerinë e njërës prej gjashtë skodave dhe e degdisin përfundimisht larg
Kukësit, qytetit ku u lind, larg fqinjëve, dy Drinave e maleve të vendilindjes
së tij dhe e nisin në internim. Me bukë e pa bukë, shpesh duke njomë me lot
kotheren e tharë të bukës që shpesh mungonte edhe fshatrave të Durrësit, ndaj
të cilave ruan mirënjohjen e pafund për të gjithë ata që ndihmuan për të zbutur
sadopak goditjet e padrejta të regjimit.
Kjo
e ka ndihmuar vetëm ta njohë vuajtjen, ta njohë deshpërimin që shkakton ndjenja
e vetmisë, e izolimit dhe e përbuzjes. Ai nuk do ta harrojë kurrë skamjen e
mjerimin, ndaj prej kohësh është ngritur kundër kësaj gjendje poshtruese për
njerzit dhe shoqërinë tonë. Kjo përkon edhe me thelbin e programit të PD për
një ekonomi të fortë e të ardhme të sigurtë për të gjithë njerzit, pavarësisht
bindjeve të tyre politike. Ai ka bindjen e plotë se kundërshtarët janë
vellëzërit tanë. Ata duhen ndihmuar e përkrahur gjithnjë duke përbuzur hendekun
që ndjell përcarja.
Duke
njohur vuajtjen e mjerimin dënimin e linçmin politik Flamur Hoxha njeh edhe
vlerat e jashtëzakonshme kur dikush të jep dorën, të ndihmon të ngrihesh e të
dalësh prej gjendjes së rëndë.
Ai
nuk harron. Nuk harron kur rrinin zgjuar si fëmijë deri në mesnatë që të
prisnin babain që do t’u sillte bukë, se nuk kishin ngrënë as mëngjes as drekë
dhe mesnata kalonte e as për darkë nuk kishte bukë. Nuk harron lotët e tij që
ia digjnin sytë e fytyrën kur vinte me bukë nën sqetull babai i tij në mesnatë
dhe ata si zogj të vetmuar fillonin e hanin bukë, bukë thatë dhe i ati i tij
nuk i mbante dot lotët tek i shihte fëmijët që hanin ashtu të uritur…
Ai
është me PD që në themelimin e saj, i anëtarësuar në këtë parti që me 25
dhjetor 1990. Sponsor i vazhdueshëm i PD dega Durrës në ditë të vështira të
saj, duke filluar që nga viti ‘91, e në vazhdim.
Flamur
Hoxha nuk e bën gjoksin gropë, nuk e njeh mburrjen, edhe pse ka një dimension
që u mungon shumë biznesmenëve, edhe biznesmenëve që punojnë me lekë qeverie.
Flamuri ka financuar botimin e një numri librash të rrallë e të munguar në
bibliotekën shqipe. Ka financuar librat e zij të urrejtjes serbe që shqiptarët
ta dinë se si e kanë shkruar urrejtjen e tyre kundër nesh serbët. Ka financuar botimin
e librave të dashurisë së humanistëve francezë për shqiptarët, ka financuar dy
libra të humanistëve serbë miq të shqiptarëve. Ka financuar librat e rrallë dhe
të papërsëritshëm të profesor Shefqet Hoxhës për visaret e Kukësit.
Flamur
Hoxha është sponsor i illz, revistë letrare e Tiranës, revista më e mirë
letrare që botohet në Shqipëri dhe që përfshin gjithë rajonin e Ballkanit,
revistë me bord të nivelit më të lartë.
Flamur
Hoxha është njeriu që u duhet jo vetëm anëtarëve e simpatizanteve të Partisë
Demokratike, por është dinjitoz të jetë në parlamentin shqiptar.