Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fahri Xharra: Mbi krimin në popullin tonë

| E enjte, 22.04.2021, 06:23 PM |


Mbi krimin në popullin tonë

Nga Fahri Xharra, Gjakovë

– Mund të thuhet se bjerrja morale e etja për pushtet, vazhdojnë të thithin energjinë kryesore shqiptare, kështu që s`mbetet as energji e as vëmendje për të tjerat, na thoshte Kadare ne “Mbi krimin në Ballkan” ; dhe me të vërtetë si është në krye ashtu shkon edhe populli.

Por, populli nuk e ka hallin e pushtetit në shtet  , por e pengon dalja në sipërfaqe e  aleancave me dreqin që lidhen  me dijen apo mos dijen e pushtetit në shtet .

Krimi nuk ka atdhe , por krimi vepron në atdhe; e krimi më i madh është humbja e vetëdijes kombëtare , shoqërore , familjare dhe individuale e një populli shumë të vjetër. “Gjuajtja me gurë” ideologjik e porositur e një stuktureje të madhe shqiptare ; dëshira për mbisundim të një strukture tjetër e cila mbahet, financohet dhe vepron nga ata që nuk na duan ndryshe por vetëm si plaçkat e rreckosura , pa krenari dhe dinjitet është vetëm një vetëvrasje kolektive.

Përkundër asaj që shpesh bëhet pyetja se a është rastësi ky psiko-termet apo është një projekt i qëllimshëm , të gjithë tashmë e dimë se është kjo e dyta dhe se ndoshta do të jemi edhe viktimat e pavarrosura por të shqyera nga qenët endacak dhe se ky e paraqet rrezikun më të madh në historinë tonë  më të re.

Një gjë duhet kuptuar, një qëllim të mbrapshtë duhet pasur para sysh se e gjithë kjo lojë po luhet  me qëllim   ”Krye pyetja është cila ishte tradita, toponimia, onomastika, historia shqiptare  në brezat e kaluar sepse ekzistenca shqiptare dokumentohet para pushtimit osman ne Ballkan. Në të kundërt vetëm historiografia serbe thotë se para ardhjes se perandorisë osmane nuk kishte shqiptarë në Kosovë. “ ( E.Frrokaj )

Njëzet vjet pasi ushtarët e qytetërimit perëndimor na çliruan, hoxha i mjerë i lagjes se varfër të Prishtinës që përngjan aq shumë me Kandaharin (vetëm Gazi Baba, lagje shqiptare e Shkupit mund ti konkurroj në varfëri) i kërkon Papës të kthehet në islam! Kërkesa prej sherr budallai nuk është e paqëllimtë, as e thënë kuturu. Ashtu i kanë thënë të bëjë dhe ky hoxhë si argatë i shejtanit nuk ia huq asnjëherë kur është puna të bëjë sherr. Asnjë shqiptar në Kosovë nuk po e shijon parajsën e hoxhës, përkundrazi po e përjetojnë ferrin. Të rinjtë po ikin në Perëndim, dhjetëra prej tyre lan kokat nëpër kufi.

(G , Mehmetaj)

Por pushtetarëve as që i bëhet vonë, ata përpiqen t’i dëmtojnë shqiptarët, duke i lënë të izoluar nga bota, duke u përpjekur t’i kthejë në mesjetën otomane. Qëllimi , mbajtja e pushtetit. Pasojat , futje në humnerën e pa fundme të pakthyeshmerisë  .

Duke e ndjekur mllefin e pafund, të shoqëruar nga një injorancë e pafundme e një klani rimohuesish shqiptarë kundër kombit,

Kadare e ngre pyetjen: nga vjen gjithë ky duf? ndoshta dëshira e jonë që të  mbesim populli i vetëm pa komb , pa histori , pa gjuhë . Dufi është , por pritet që pushteti i shtetit më në fund t`i tregon dhëmbët.