| E enjte, 22.04.2021, 07:18 PM |
Tranzicioni i papërfunduar politik në Kosovë!
Shkruan:
Florim Zeqa
Fillimi
i tranzicionit politik nga sistemi komunist në atë demokratik në shoqërinë
kosovare përshkruhet me gjendjen emocionale të popullatës shqiptare nën
periudhën e rëndë të sundimit kolonial të Serbisë, nga e cila as që kishte
mundësi të definohej qartë sistemi kapitalist.
Më shumë shpresë nën
okupim sesa sot në shtetin e lirë
Shqiptarët
e Kosovës përgjatë viteve të '90-ta udhëtuan në dy binarë paralel; në atë të
çlirimit nga Serbia dhe të një kapitalizmi pa kritere të qarta dhe dhe pa
përspektivë zhvillimore shkaku i gjëndjes okupimit klasik dhe situatës së
rënduar socio-ekonomike.
Në
këto rrëthana as që mendohej për zhvillim ekonomik dhe mirëqenje qytetare, por
vetëm për çlirim nga pushtuesit dhe mbijetesë.
Pas
largimit të qindramijëra punëtorëve nga puna nga regjimi serb, në Kosovë ishte
krijuar një gjëndje e rënduar sociale, por jo edhe e pa shpresë.
Falë
mobilizimit të popullatës dhe solidaritetit të lartë njerëzorë në njërën anë
dhe në anën tjetër të ndihmave të pakursyera nga mërgata e jonë, kemi arritur
ta zbutim varfërinë dhe mbajmë gjallë jetën institucionale të shtetit paralel
të Republikës së Kosovës në rrethana të okupimit klasik.
Qytetarët,
mbanin më shumë shpresë për jetë në Kosovës gjatë okupimit klasik të Serbisë
sesa në ditët e sotme 22 vjet pas çlirimit, shkaku i kësaj klase të dështuar
politike, e cila ua ka prishur edhe ëndërat e lërë më përspektivën për të
jetuar dinjitetshëm në Kosovën e çliruar!
Mungesa e stabilitetit
politik prodhon kriza të vazhdueshme sociale
Pas
përfundimit të luftës, fillimi i procesit të privatizimit të aseteve shtetërore
dhe publike shkaktoi etjen për pasurim të pajustifikueshëm dhe fitime të
shpejta pa mbulesë ligjore të grupeve të caktuara dhe individëve të
papërgjegjshëm.
Krizat
politike erdhën si produkt i ndërrimit të shpeshtë të pushteteve, të cilat
prodhuan numër të madh të politikanëve milionerë.
Qytetarët
e lodhur nga krizat e njëpasnjëshme politike dhe institucionale, të lodhur nga
korrupsioni dhe krimi i organizuar në nivelet e larta shtetërore, filluan të
kërkojnë alternativa të reja për t'i dhënë fund keq-qeverisjes e cila do të
shënon fundin e tranzicionit të një kapitalizmi të shfrenuar që nuk njeh
rregulla dhe ligje!
Kësisoji
krizat politike prodhuan një gamë më të gjërë krizash sociale të cilat
shkaktuan krizë të ideve kreative dhe krizë morale të shoqërisë kosovare në
përgjithësi.
Këndellja dhe
vetëdijësimi i shoqërisë kosovare
Mosrespektimi
i vlerave njerëzore dhe mungesa e meritokracisë e prodhojë një mentalitet të
paparë dhe padëgjuar në trojet etnike shqiptare, ku interesi personal mundi çdo
vlerë dhe çdo interes të përbashkët qytetarë!
Kështu
gradualisht fillojë mbështetja e subjekteve politike dhe politikanëve sipas
interesave të ngushta e jo sipas programeve politike dhe integritetit të
kandidatëve për deputet, asamble apo kryetarë komunash.
Një
logjikë e tillë ka prodhuar një shoqëri pasive, e cila lëvizi vetëm kah
interesi personal e jo kah progresi dhe interesi i përgjithshëm shoqërorë!
Është
koha që të këndellet dhe vetëdijësohet shoqëria kosovare, që fatin e vendit mos
ta lë vetëm në dorën e partie të konsumuara politike por ta hedhë hapin për
nxjerrjen e vendit nga duart e kusarëve politikë, për ta përmbyllur procesin e
tranzicionit politik dhe kthimin e normalitetit në institucionet shtetërore.
Konsolidimi
i shtetit dhe demokracisë është obligim i të gjithëve dhe jo vetëm i
politikanëve. Në radhë të parë është detyrë intelektualëve, e njerëzve të
ngritur dhe të ditur.
Një ligj të kompletuar
për mërgatën tonë
Politikanët
në pushtet dhe opozitë i kanë borxh qytetarëve dhe mërgimtarëve krijimin e
stabilitetit politik, krijimin e kushteve për jetë normale dhe zhvillim të lirë
të veprimtarive afariste konformë ligjeve dhe normave demokratike.
Pushtetarët
e rinjë e kanë rastin historik që me veprime të përgjegjshme, të krijojnë
stabilitet politik dhe ekonomik, të krijojnë infrastrukturë ligjore që mbronë
pronat dhe pasuritë e ligjshme të qytetarëve, e në veçanti pronat e
mërgimtarëve të cilat vjedhen dhe plaçkiten pamëshirshëm prej hajdutëve
ordinerë të mbështetur nga krimi i organizuar.
Kur
jemi në këtë segment, më duhet ta përserisë për të satën herë dhe t'i drejtohem
me kërkesë urgjente 'Qeverisë Kurti 2' që ta rregullojë me ligj mbrojtjen e
pronave të mërgimtarëve dhe t'i lirojë ata nga tatimi për shtëpitë e ndërtuara pas lufte, por të pashfrytëzuara, e
jo të vrapojë vetëm pas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme që mundëson
thithjen e votave të tyre për qëllime pushtetore.
Të
rregullohet me ligj heqja e haraçit legal 22 vjeçar që ushtrohet ndaj
mërgimtarëve në pikat kufitare me policat e sigurimeve, të cilat nuk u
garantojnë dhe mbulojnë asgjë. Të hiqet haraçi legal 22 vjeçar ndaj
mërgimtarëve në emër të përshpejtimit të nxjerrjes së dokumentave të udhëtimit
si dhe të hiqen të gjitha barrierat burokratike për nxjerrjen e të gjitha
dokumentëve për mërgimtarët, të cilët, ditët e çmuara të pushimeve i kalojnë
duke pritur para sporteleve të administratës së korruptuar.
Hapja
e kapitullit të ri në politik-bërjen kosovare fillon me përfundimin e
tranzicionit politik, respektivisht me përmbylljen e epokës së kalimit nga
sistemi totalitar në atë demokratik. Se sa jemi afër apo largë këtij
tranzicioni politik do ta shohim pas 100 ditëshit të parë të 'Qeverisë Kurti
2'!