| E merkure, 21.04.2021, 09:33 PM |
VOTA PËR NDRYSHIM NË SHQIPËRI E FORCON KOMBIN SHQIPTAR DHE MIQËSINË ME AMERIKËN!
-Kryeministri i
gjerëtanishëm Edi Rama është fatkeqësi kombëtare
NGA
MA. AGIM ALIÇKAJ*
Të
gjithë ata që ja duan të mirën kombit shqiptar e kanë një porosi për popullin e
Shqipërisë sot: VOTONI PËR NDRYSHIM!
Këtë e bëri të qartë edhe ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim me deklaratën
e saj: “Nëse doni ndryshim votoni për ndryshim, nëse doni kriminelë votoni për
kriminelë”. Ndryshimet janë të domosdoshme nëçdo vend demokratik, që qeverisja
të bëhet më e mirë dhe të punohet në interes të popullit dhe kombit. Nuk duhet
dhënë më shumë se dy mandate asnjë partie, përveç nëse ka treguar rezultate të
jashtëzakonshme, gjë që nuk ka ndodhur në Shqipëri.
Në
të vërtetë ka ndodhur e kundërta. Periudha tetëvjeçare e sundimit njëpartiak të
Edi Ramës dhe Partisë Socialiste paraqet periudhën më të errët të zhvillimit të
shtetit shqiptar pas ardhjes së demokracisë. Korrupsion, krime ekonomike,
pasurim i paligjshëm i një klase të privilegjuar dhe varfërimi i shtresave të
gjëra popullore. Potencialet ekonomike të Shqipërisë nuk janë shfrytëzuar as për
së afërmi. Bashkëpunimi ekonomik me Dardaninë( Kosovën) dhe Trojet tjera etnike
shqiptare ishte minimal. Në planin ndërkombëtar nuk është shënuar asnjë arritje
e rëndësishme për shtetin shqiptar, veçse largim i mëtutjeshëm nga Unioni
Evropian. Fatbardhësisht, dështuan përpjekjet Rama-Vuçiq-Thaçi për krijimin e të
ashtuquajturës zonë Minishengen apo Serbi të Madhe.
Arroganca
dhe sjelljet e pahijshme të Edi Ramës e kalojnëçdo kufi të mirësjelljes
së një lideri politik. Urrejtja përçmuese e tij për bashkëkombasit e Dardanisë
dhe Trojeve tjera etnike është e papranueshme.Është e pakuptueshme si mund të
zgjidhet të qeverisë me shtetin shqiptar një anti-shqiptar. Ngritja e tij
brenda partisë socialiste deri te pozita e kryeministrit të Shqipërisëështë një
fatkeqësi kombëtare.
Përulja
e vazhdueshme e Edi Ramës ndaj armikut të kombit shqiptar, shovenistit Vuçiq është
e turpshme. Bisedimet e tij të fshehta dhe të hapta me te dhe Thaçin për
ndarjen e Kosovës paraqesin tradhti kombëtare. I gjori ai, ndoshta mendon se
“Vuçiq e don shumë”dhe si “internacionalist” qëështë i ndihmon për tu bërë “i rëndësishëm”.
Nuk e kupton fare se ai e përdorë si paçavër për të fshirë pluhur, në planet e
tij të errëta për t’a nënshtruar kombin shqiptar. Pas përdorimit dhe shtrydhjes
së mirë e hudhë në pleh bashkë me Baton Stanishiqin. Nuk e ka lexuar historinë
për ta kuptuar se shovenistët serb, duke të përqafuar, ta futin thikën në shpinë.
Nuk e kupton se shovenistët serb e urrejnë atë dhe Batonin njësoj si të gjithë
shqiptarët e tjerë, pa marrë parasysh territorin, besimin fetar apo qëndrimin
politik të tyre. Arsyeja e shfaqjes së urrejtjes më të hapët dhe më të madhe
ndaj shqiptarëve të Dardanisë dhe të Luginës është e thjeshtë, ata janë pengesa
e parë në arritjen e qëllimeve të tyre, grabitjen e mëtutjeshme të tokave
shqiptare.
Populli
i Dardanisë më 14 Shkurt e dha provimin e pjekurisë, mençurisë dhe demokracisë,
votoi për ndryshime në mënyrë të organizuar dhe madhështore. Votoi për kandidatë
të pakorruptuar, të aftë e të guximshëm, Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin. U bë
shembull për shtetet tjera të Evropës Juglindore se si mund të mbahen zgjedhjet
e lira,se si mund të rrëzohet në mënyrë demokratike klasa e korruptuar. Duhet
shpresuar dhe besuar se populli i Shqipërisë do ta bëjë të njëjten gjë me 25
Prill. Kjo mund të arrihet vetëm me votimin e Aleancës për Ndryshim të Partisë
Demokratike në krye me Z. Lulzim Basha. Dëgjohet shpesh se Basha është i
pavendosur apo tepër i sjellshëm dhe ka gabime. Gabimi më i madh i PD-së të
udhëhequr nga Basha ishte djegia e mandateve. Bojkotimi i Parlamentit është akt
jodemokratik i cili e destabilizon shtetin dhe ia bën të mundur kundërshtarit
të veprojë sipas dëshirës, pa u trazuar fare. Mendoj dhe besoj se Basha dhe PD
kanë mësuar nga gabimet dhe kanë bërë ndryshimet e nevojshme për ta udhëhequr
shtetin shqiptar në drejtimin e duhur. Asnjë politikan apo parti nuk janë të
përsosur dhe të pagabueshëm por në këtë rast, Z. Lulzim Basha me përvojën dhe
aftësitë e tij është më i mirë se Rama, e thënë popullorçe, sa prej Shkupit
deri në Shkodër.
Gjatë
ditëve të fundit, në media të ndryshme vërshuan kritikat e kuazi politikanëve
dhe (ba)analistëve të shumtë kundër Kryeministrit tëDardanisë z.Albin Kurti, për vizitën e tij në Shqipëri
në përkrahje të kandidatëve të lëvizjes Vetëvendosje të Shqipërisë, jashtë
detyrave të tij të punës, si dhe për kinse “përzierje në punët e brëndshme të
Shqipërisë”. Shihet se nuk i kuptojnë aftësitë e tij për të bërë shumë gjëra në
të njëjten kohë, krahas punëve tjera jashtë detyrës së Kryeministrit. Në të vërtetë,
ai e zëvendësoi atë kohë me punë gjatë gjithë vikendit. Po ashtu nuk e kanë të
qartë se përkrahja e kandidatëve të partive apo çështjeve të rëndësishme në
shtetin amëështë e drejtë dhe detyrë e çdo shqiptari ngado qoftë, pa marrë
parasyshë pozitën e tij. Shqipëria është nëna jonë, pra edhe nëna Albinit. Shumë
më pak kritika pati kundër ndërhyrjes së vërtetë, shumë të rrezikshme në punët
e brëndshme të Shqipërisë nga Kryeministrit i Maqedonisë Zaev, në përkrahje të
Ramës. Dëshiroj të shtoj se, si shumë bashkëkombas të tjerë nga të gjitha
Trojet tona, mendoj se Rama është kandidati i preferuar edhe i Vuçiqit dhe i
Putinit.
Edhe
unë, si shqiptar i Dardanisë së shumëvuajtur antike, i cili filloi ta donte nënën
Shqipëri me zemër që nga momenti që diti për vete, dëshiroj që të “përzihem në
punët e brendshme të nënës Shqipëri”. Me kënaqësi të veçantë dhe shpresë të
madhe, i ftoj të gjithë vëllazërit dhe motrat shqiptare që kanë të drejtë vote,
të votojnë për ndryshim dhe jo për kriminelë. Të votojnë për Aleancën e PD-së për
ndryshime dhe tre kandidatët e pavarur të OJQ-së Vetëvendosje. Dëshiroj ta veçoj
me emër, kandidatin me numër 33 të PD-së, Z. KORAB LITA. Vlerat atdhetare të
tij dhe të mbarë familjes Lita të zbritur në Kamëz nga Kalaja e Dodës heroike,
janë admiruese. Ai qëndroi i vetëm opozitë e PS-së në mandatin e fundit të
Parlamentit të Shqipërisë. Shqipëria ka nevojë për sa më shumë politikanë si
ai, të aftë, të pakorruptuar dhe sypatrembur.
Mërgata
shqiptare ka luajtur një rol shumë të rëndësishem në zhvillimet politike të
Shqipërisë, që nga koha e Nolit dhe Konicës. Përpjekjet politike për ta ndarë
dhe izoluar atë, janë të dëmshme dhe anti-kombëtare. Mbjellja e urrejtjes dhe përçarjes
në mes të mërgatës dhe vendlindjes
ju shërben drejtpërdrejt interesave të armiqëve tanë. Mundësimi i votimit më të
lehtë dhe më praktik të diasporës është detyrë me rëndësi shtetërore dhe kombëtare.
Në këtë pikë dështuan me qëllim, qeverisjet dhe disa parti politike në të dyja
shtetet tona. Mërgata e Dardanisë, me gjithë vështirësitë, ja arriti qëllimit që
të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve, me telefonata, votime me postë dhe udhëtime
të përcjellura në mënyrë madhështore me muzikë, me defa e tupana. Ishte
impresionuese. Këtë duhet ta bëjë edhe mërgata e Shqipërisë. Një pjesë e madhe
jeton në Greqi dhe Itali, gjë e cila e bën udhëtimin me qëllim të votimit në
atdhe më të lehtë. Të tjerët është mirë t’i marrin në telefon familjet e veta
dhe të gjithë miqt e shokët për t’i lutur që të votojnë për ndryshime. Po kështu,
edhe të gjithë shqiptarët e tjerë, që nga Trojet tona etnike e deri te mërgata
më e largët, duhet “të përzihen në punët e brendshme” të nënës Shqipëri, t’i
marrin në telefon shokët dhe miqët e tyre atje dhe t’i lusin të votojnë për
ndryshime.
Ardhmëria
e sigurt e kombit shqiptar është e lidhur ngushtë dhe në mënyrë të përherëshme
me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo gjë daton që nga koha e Presidentit
Wilson dhe vazhdon me Presidentët Clinton, Bush dhe Biden. Interesat
strategjike të kombit shqiptar dhe atij amerikanë janë të përbashkëta, ndalimi
dhe kontrolli i hegjemonizmit ruso-serb në Evropë. Afrimi i qeverisë së Edi Ramës
me shtetet si Serbia, Rusia, Greqia dhe Turqiaështë kundër interesave shqiptare
dhe amerikane. Administrata e Presidentit Biden nuk mund të ketë respekt as
përkrahje për një qeveri e cila e rrjepë popullin e vet,e dobëson kombin
shqiptar, dhe ja mundëson shteteve shovenistediktatoriale të Serbisë dhe Rusisë
dominimin e Evropës Juglindore me dalje në detin Adriatik. Prandaj, vota për
ndryshim në Shqipëri e forcon kombin shqiptar, si dhe aleancën me Amerikën dhe
shtetet demokratike të Unionit Evropian.
Nacionalizmi
dhe patriotizmi nuk janë folklor as hobi. Jan nevoja jetësore të pazavendësueshme,
të cilat e bëjnë të mundur ekzistencën e një kombi. Bashkimi kombëtar e bën
kombin më të fortë dhe më të rëndësishëm në mesin e kombeve tjera botërore.
Frika e disa politikajve, veç për ta përmendur bashkimin si një gjë normale dhe
të mundëshme është turpëruese. Lejimi i propagandës shoveniste serbe për ta
barazuar projektin e tyre qindvjeçar për “Serbi të Madhe”, me dëshirën e kombit
shqiptar për bashkim duke e quajtur ate projekt kinse për “Shqipëri të Madhe”,
paraqet një idiotizëm politik të klasit të parë. Si mund të barazohet një
projekt kriminal i studiuar dhe i përgaditur mirë, i cili parasheh në detale
zhdukjen e popullit shqiptar dhe
grabitjen e tokave të tij, i jetësuar me lufta mizore dhe represion, me vrasjen
dhe ndjekjen e qindra-mijëra civilëve nga tokat stërgjyshore deri te Molla e
Kuqe te Nishi, Toplica, fshatra dhe qytete të tjera shqiptare, me një dëshirë legjtime të një kombi për të
jetuar i lirë dhe i bashkuar?!
Kombi
shqiptar nuk është as i vogël as i parëndësishem siç tentojnë ta paraqesin
armiqët tanë dhe disa politikanë të korruptuar e të shitur, apo qyqana dhe
dembela të vendeve tona. Edhe pse i përçarë dhe i ndarë padrejtësisht në gjashtë
shtete nga fuqitë e Mëdha të influencuara nga Rusia, por edhe me fajin e tradhëtarëve
dhe pjellës së keqe përbrënda, ka arritur të mbijetojë në saje të përpjekjeve
dhe flijimit të mijëra patriotëve dhe heronjve kombëtarë. Shembuj të fundit
madhështorë janë rezistenca paqësore e udhëhequr nga Presidenti historik
Ibrahim Rugova dhe lufta e lavdishme e UÇK-së me komandantin legjendar Adem
Jashari. Kërcënimet e disa liderëve shovinist serb për kinse përdorim të forcës
kundër republikës së Dardanisë, janë sa dëshpëruese ashtu edhe qesharake. Me ndërhyrjen
e NATO-s në Dardani, luftat në Evropë kanë përfunduar. Edhe po të ishte e
mundur një luftë tjetër në mes të shqiptarëve dhe serbëve, Serbia do të humbte
prapë me turp. Nuk ka forcë në botë që mund ta shuaj dëshirën e popullit
shqiptar për të jetuar i lirë në tokat e veta mijëra vjeçare.
*Anëtar i Kryesisë së
Ligës Shqiptaro-Amerikane dhe i Këshillit të Vatrës