| E hene, 19.04.2021, 08:31 PM |
Çdo votë për Edi Ramën është votë për ta forcuar Serbinë në rajon e në Kosovë!
Nga
Enver Bytyçi
Presidenti
i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha parmbrëmë në një TV të Beogradit se “Pas
Lulzim Bashës qëndron Sali Berisha dhe ju e dini, e gjithë historia pas saj,
nga veriu i Shqipërisë, me gjithë barrën e së kaluarës, por kjo është çështje e
tyre. Dhe sigurisht që unë jam krenar që jam pengesa e tyre më e madhe sepse
ata flasin hapur për krijimin e Shqipërisë së Madhe. Dhe ata flasin hapur për
këtë gjë dhe askush nuk reagon"!
Shumica
e mediave dhe rrejteve sociale e transmetuan këtë lajm, por disa medie të mëdha,
KLAN TV, TOP Channel etj nuk e njoftuan këtë pjese të deklaratës së Vuçiç. Ato
lansuan vetëm pjesën ku ai shprehet për ruajtjen e tërësisë territoriale të BH.
Donin ta paraqisnin si "paqësor" presidentin e Serbisë, edhe pse e
dinë që ai ishte Goebelsi i Sllobodan Milosheviçit! Dhe kjo ndodh, sepse
kryeministri Rama ka investuar në kurimin e imazhit të presidentit të Serbisë.
Nuk
ishte e paqëllimshme kjo. Ato që quhen
TV kombëtare jo më kot censuruan lajmin dhe
nuk dhanë esencën e deklarimit të kreut të shtetit serb. Qëllimi është
të mbrohet Edi Rama nga opinioni publik. Sepse në atë deklaratë shpallet hapur
mbështetja e Aleksandër Vuçiç për mikun e "vëllain" e tij,
kryeministër në detyrë të Shqipërisë, Edi Ramën dhe armiqësia e kundërshtia e
tij për zgjedhjen e kreut të opozitës, Lulzim Basha. "Prapa Lulzim Bashës,
thotë Vuçiç, qëndron Sali Berisha! Dhe anasjelltas na lajmëron se prapa Edi
Ramës qëndron Aleksandër Vuçiç!
Thirrja
e presidentit të Serbisë në këtë fushatë elektorale është: "Mos votoni ata
që janë "për Shqipërinë e Madhe", pra Lulzim Bashën! "Por votoni
Edi Ramën", bën thirrje ai! Dhe kë do të duhet të votojnë shqiptarët në
këtë rast, mikun e Aleksandër Vuçiç, kryeminstrin në detyrë, apo kundërshtarin
e presidentit serb, pra Lulzim Bashën?!
Dukë
shprehur hapur preferencën dhe jo vetëm preferencën e tij për zgjedhjet e së
dielës në Shqipëri, Aleksandër Vuçiç i bën thirrje shërbimit të tij në Shqipëri
që të angazhohet fort në përkrahje të Edi Ramës. Ai e di se nëse në zgjedhjet e
25 prillit do t'i fitojë opozita dhe Lulzim Basha dhe kjo është e padyshimtë,
atëherë do të krijohet një koalicion dhe aleancë e ngushtë shqiptarësh midis
tij dhe krerëve të rinj të institucioneve të Kosovës. Në këto kushte ndërpritet
interferenca serbe në përçarjen e mëtejshme të politikës dhe instiucioneve
shqiptare. Por ndërpritet gjithashtu çdo mundësi për realizimin e projekteve
serbe në Kosovë e në rajon.
Ndaj
lind pyetja, nëse Vuçiç voton për Ramën, ti shqiptari patriot kë duhet të
votosh?! Mjafton ta zgjidhësh këtë dilemë dhe t'i japësh fund këtij regjimi që
është vënë më shumë në shërbim të interesave serbe, sesa interesave shqiptare.
E di se disa nuk pajtohen me këtë konstatim dhe këshillë. Dhe akoma më keq, ka
disa që ende nuk besojnë në lidhjet e ngushta Vuçiç-Rama! Por faktet nuk mund
të injorohen.
Rama
dhe Vuçiç ndërtuan një aleancë të ngushtë në vitin 2014 për të qenë bashkë jo
vetëm në marrëdhëniet bilaterale, por edhe ato rajonale. Ranë dakord që të
punojnë së bashku për të zhbërë shtetin e Kosovës dhe ndarjen e territorit të
saj. U pajtuan që iniciativat rajonale t'i implementojnë edhe kur ato nuk
pajtohen me interesat e shqiptarëve e sidomos të Kosovës. U angazhuan që të
veprojnë së bashku në çdo iniciativë dhe të mbrojnë njëri-tjetrin në çdo samit
ndërkombëtar. U morën vesh që të rekrutojnë Hashim Thaçin përmes Baton Haxhiut
dhe personalitete të tjera me qëllim realizimin e projekteve serbe në Kosovë e
në rajon.
E
jo vetëm kaq! Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç e mbrojtën njëri-tjetrin nga çdo
kritikë dhe "sulm" që atyre u vinte përmes politikanëve shqiptarë ose
nga shtetarë të vendeve të rajonit e të Europës. I mbrojtën idetë e
njëri-tjetrit në kancelaritë perendimore e në Rusi dhe ndikuan jo pak që të
vihej në agjendën e marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë ndarja e territorit
shqiptar.
Edi
Rama mori detyrën për përçarjen e faktorit politik shqiptar dhe e realizoi
perfekt këtë mision, sidomos në Kosovë, por edhe në Shqipëri. Ai ndonëse iu
kundërvu me fyerje dhe akuza rruësh opozitës dhe kundërshtarëve të tij në
Shqipëri, Kosovë e gjetkë, kurrë, në asnjë rast në tetë vitet e qeverisjes së
tij nuk e atakoi presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Edhe në një rast kur
Vuçiç glorifikoi Milosheviçin, thjesht dha një këshillë të përgjithshme, pa ia
përmendur emrin mikut të tij në Beograd. Dhe në fund, Rama mori ndihma të
llojit sarin të gazit lotsjellës nga Beogradi për të dhunuar pa mëshirë
popullin e vet.
Për
të gjitha këto arsye dhe njëmijë arsye të tjera Edi Rama nuk duhet votuar më 25
prill. Vota për Ramën është votë për presidentin e Serbisë dhe interesat serbe në rajon e në Kosovë!