| E diele, 18.04.2021, 10:22 AM |
KRYEDIPLOMATJA D. GËRVALLA, NË OKB, ISHTE SFIDUESE NDAJ BROQKULLAVE SERBO- RUSE
Nga
Dedë Preqi
Kryediplomatja
e Republikës së Kosovës, zonja Donika Gërvalla, në paraqitjen e saj në
Këshillin e Sigurimit të OKB, ishte sfiduese, në veçanti kundër broqkullave
serbo-ruse, kur ata i kundërshtuan simbolet e Republikës së Kosovës, duke bërë
që të ndërprehet edhe seanca e kësaj mbledhje për një kohë të shkurtër, ku
zonja Gërvalla, nuk e largon flamurin e Kosovës, nga paraqitja e saj virtuale,
sepse kishte arsye dhe guxim që simbolet e shtetit të Kosovës, të qëndrojnë në
vendin e vet.
Dhe
nuk mund të mohohet se zonja D. Gërvalla, nuk kishte të drejtë dhe të mos
qëndroj indiferente përballë këtyre kritikave që i drejtohen shtetit të
Kosovës, nga përfaqësuesit e Rusisë dhe Serbisë, dhe ky shqetësim ka të bëjë me
një çështje konkrete historike dhe politike, por duke shkuar edhe më tej, ka të
bëjë edhe me problematika të tjera, të cilat janë këto dy vende që kanë lindur
të krijojnë një botë të tërthortë, për ta destabilizuar Kosovën, si pretekst
për të mos e lënë të çetë në një mënyrë edhe tërë Ballkanin perëndimor.
Prandaj,
ministerja e jashtme e Kosovës, zonja Donika Gërvalla, edhe pse ishte për herë
të parë në këtë mision para OKB-së, ishte e saktë dhe serioze me paraqitjen dhe
çëndrimet e saj në lidhje me çështjen e shtetit të Kosovës dhe marrëdhëniet me
Serbinë, sepse ekzistojnë jo vetëm shkaqe që lidhen me nevojat e negociatave në
mes këtyre dy vendeve, por asgjë nuk qëndron më afër të vërtetës se sa lufta e
fundit që shkakëtoi regjimi i Millosheviqit, duke shkakëtuar afro 15 mijë
viktima, që ta kuptojmë më mirë procesin historik që u zhvillue edhe më herët
me dekada kundër popullit shqiptarë dhe Kosovës.
Kjo
gjë duhet të jetë tashmë e qartë për këdo, që është në gjendje të mësoj nga
ngjarjet e historisë, duke ditur se populli i Kosovës, lirinë e fitoi me shumë
gjak dhe mundi, përmes një përllogaritje të çmueshme të vajzave dhe djemve të
UçK-së, dhe mbështetjen e NATO-s, në krye me SHBA-të, ku kjo pritje e daljes në
dritë të një realiteti të ri njerëzor, është turp i madh të mohohet gjithë kjo
sakrificë dhe të nëpërkëmbët e poshtërohet sot nga hipokrizia serbe dhe ruse,
të cilat historinë e shohin në kahe të kundërt dhe në mënyrë të verbër.
Do
të ishte me rëndësi të saktësonim se gratë shqiptare dhe vajzat tona, janë në
rrugën e imazhit më shpresëdhënës se ndonjëherë tjetër dhe në domethënjën e
kuptimit të zotërimit të pushtetit, ku më herët shoqëria e jonë ka pasë frikë
ndaj saj dhe e ka trajtuar si «rob», prandaj, ajo sot është dëshmitare e
pranuar, e aftë dhe e zonja të vendos jo vetëm për vetëvetën, por edhe në
dobinë, sigurinë dhe mirëqenjen e gjithë shoqërisë.
Kosova
duhet të ndjehët krenare me gratë dhe vajzat e veta, të cilat vendin tonë e
përfaqësojnë brenda dhe jashta, jo vetëm si përshtatje pasive shoqërore, por si
të përgjegjëshme e të vetëdijshme në mënyrë të denjë dhe madhështore, duke e
respektuar shtetin dhe popullin e vet.