| E shtune, 17.04.2021, 07:46 PM |
SI MBETI MALESH GJONI I MARKAGJONIT ?
Nga
Fritz RADOVANI
Mirdita
e Markagjonve asht një kapitull i nderuem i historisë së Shqipnisë. Janë sot
gurt’ e Kullave të Tyne që flasin per heroizmin dhe martirizimin e Asaj Dere,
aq të zhytun në gjak dhe në vuejtje nga ma e vogla vajzë e deri tek ma plaku
Burrë...
Asht
shkambi mbi të cilin u daltue me shkronja t’ arta “Kanuni i Maleve”... Asht ajo
gurrë e pashterrshme e Atyne Trojeve, ku Burrat e pashem atje kishin pamje
lisit...
Ajo
Derë e nderueme me Ato gra e vajza Burrnesha, ishte ndera e Malsisë sonë!
Në
rrjellen e ngjarjeve politike Dera e Markagjonve ishte në dukjen e parë të
tyne.
Kur
Gjoni i Markagjonit ishte i sigurt se Italia fashiste mendon shpejtë me pushtue
Shqipninë, Ai shkoi dhe u takue me mretin Ahmet Zogu I, të cilit i tha:
“Madhni, italianët po hijnë në Shqipni. Unë nuk e dij kur. Ndreqi punët me
Romën, se more në qafë vedin, Shqininë por, edhe ne. Na kallxo shka t’ bajmë!”
Zogu ju pergjegjë: “Po, zotni Kapidan, ministrat i kam keq me Italinë, por do
t’i rregulloj. Ju shkoni i qetë e pritni fjalen teme...” Kapidani doli dhe
shkoi në Mirditë, atje grumbulloi shumë prej djelmëve të atyne krahinave t’
armatosun dhe erdhi e u vendos nder kodrat perballë Urës së Zogut, në pritë
kunder forcave pushtuese italiane. Kapidani Markagjoni, aty po priste edhe
furnizimin nga Zogu me municion dhe armatime tjera...
Nuk
vonoi, Italia me 7 Prill 1939 e sulmoi Shqipninë. Ahmet Zogu mësheftas mbasi
mori thesarin e Shtetit Shqiptar në Banken e Tiranës, iku dhe kur mërrijti në
Larisa të Greqisë, mblodhi suiten e vet dhe i tregoi se: “Vetem Kapidanin e
Mirditës, kishe pasë mik. Ai më diftoj se italianët po sulmojnë Shqipninë...”
Po,
Ahmet Zogu nuk tregoi se Ai Miku, erdhi me gati 5000 djelmë tek Ura e tij, e
aty priti armatimet nga “mreti”, i cili ia mbathi dhe e la Mikun nder pyje, pa
armatime.
E
as nuk e pat asnjëherë atë burrni, me i kerkue të falun Kapidanit të
Mirditës!..
E
se kush ishte Kapidani Markagjoni me djelmët e vet, e tregoi pushtimi komunist!
Melbourne,
8 Prill 2021.