| E premte, 16.04.2021, 06:32 PM |
Donika Gërvalla, Ministrja e Duhur në Ministrinë e Jashtme të Kosovës
Nga
Skënder Sadri KAPITI
Me
Donika Gërvallën si Ministre e Jashtme e Kosovës, diplomacia shqiptare për
herë të parë do të zhvillojë e zbatojë një diplomaci të përkushtuar dhe të
mirëfilltë kombëtare.
Kjo
pasi në të kaluarën e deri më tani diplomacia shqiptare si ajo në Shqipëri ,
ashtu edhe ajo në Kosovë ka qenë e plogësht, joaktive dhe jo në nivelin që
kërkon diplomacia, por inferiore karshi diplomacisë rajonale në Ballkan dhe
asaj europiane.
Ajo
ka funksionuar ashtu dhe tipikisht si
pasqyrë e politikës dhe qeverive shqiptare të cilat më shumë janë interesuar
për interesa personale e partiake përfitimesh e pushteti dhe për të promovuar e
reklamuar ideologjira e politika partiake se sa për interesin kombëtar
shqiptar.
Pra
më sakt akoma diplomacia shqiptare ke ekzistuar pothuajse formalisht me zyra,
ambasada e konsulllata të mbushura me të punësuar në poste e detyra sa për rroga e ziafete.
Këtë
shkrim po e filloj me një përshëndetje dhe mirënjohje votuesve në Kosovë që me
14 Shkurt 2021 bënë ndryshimin e madh kombëtar: ndëshkuan krimin dhe korrupsionin e lartë shtetëror,
ndëshkuan politikën e papërgjegjshme dhe të interesave personale mbi ato
kombëtare dhe sollën në pushtet një elitë me të vërtetë kombëtare , me misionin
dhe vizionin “Kombi dhe Kosova mbi
politikën dhe mbi interesat personale”.
Kam
rreth 4 vite që kam mbështetur fort me dhjetra shkrime e opinione ardhjen në pushtet të VETEVENDOSJES , pra,
të Albin Kurtit dhe të Vjosa Osmanit , të cilët që në vitin 2018 i
pata parashikuar si Kryeministër KURTIN dhe si Presidente OSMANIN. Ndjehem
shumë mirë që ky parashikim dhe dëshirë e imja
u realizua me 14 Shkurt 2021.
Por
sot në këtë shkrim dua të përqëndrohem shkurtimisht në faktin se Donika Gërvalla si Ministre e
Jashtme e Kosovës, ajo është me meritë
Ministrja e Duhur në Ministrinë e
Duhur, në Ministrinë e Jashtme të Kosovës.
Ndjehem
shumë mirë për faktin se ajo e meriton këtë detyrë me përgjergjësi të lartë
kombëtare, dhe se cdo shqiptar është edhe i bindur se Znj. Gërvalla është më se
e duhura dhe më se e merituara në atë ministri, për faktet se ajo është bija e
Heroit të Kombit Jusuf Gërvalla , pra
ajo së pari ka një trashëgimi patriotike
e kombëtare, rritur dhe edukuar me patriotizëm dhe kombëtarizëm të
lartë, gjë e cila përben tiparin kryesor dhe më të duhurin që duhet të ketë një
politikan e politikane.
Me
këtë rast dua të përshendes Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin të cilët ia besuan
diplomacinë shqiptare Znj. Gërvalla, pra diplomacia shqiptare për herë të parë
si ajo në Shqipëri ashtu edhe ajo në Kosovë ka në krye të saj personalitetin e
duhur patriot, të përgjegjshëm kombëtarisht, të guximshëm dhe të aftë e të përgatitur intelektualisht e
profesionalisht për t’u përballur dhe për të sfiduar diplomacitë serbo-ruse por
edhe ato serbofile në Europë dhe botë.
Duke
e njohur mirë diplomacinë e shtetit 100 vjecar në Shqipëri dhe atë të këtyre
viteve në Kosovë, them se diplomacisë shqiptare
nuk i ka interesuar shumë politika dhe interesi kombëtar gjithëshqiptar
por më shumë interesi politik dhe ai
ideologjik i pushtetit dhe i politikës personale, partiake dhe te regjimeve që
kanë sunduar në Shqipëri si dhe as diplomacisë së këtyre viteve të shtetit të
Kosovës..
Ministritë
e Jashtme, ambasadat e konsullatat shqiptare kanë qenë mbushur me individë që as kuptimin nuk ia dinë termit
diplomaci; mbushur me individë me lidhje
politiko-klanore, familjare dhe më shumë Ministria e Jashtme dhe ambasadat e
konsullatat kanë qenë dhe kanë shërbyer si streha militantësh e injorantësh,
duke i parë dhe shfrytëzuar ato si mundësi e shanse biznesi e punësimi, dhe që asnjëherë nuk e kanë kryer
si duhet misionin diplomatik, atë të përfaqësimit dhe të promovimit të
intersave kombëtare të shteteve shqiptare.
Pra
diplomacia e Shqipërisë por edhe ajo e Kosovës ka qenë reflektim dhe pasqyrim i
vetë politikës së qeverive dhe të interesave qeveritare e të pushtetit se sa të
interesave të shtetit e të kombit. Dhe jam i sigurtë se Znj. Gërvalla do të
bëjë VETING-un në diplomaci, në Ministrinë e Jashtme , në ambasadat dhe në
konsullatat e Kosovës.