| E merkure, 14.04.2021, 09:22 PM |
KUR KLERIKËT BËJNË POLITIKË, NDËRSA POLITIKANËT DUA!
Nga
Jusuf Buxhovi
Në
një shtet laik, siç është Kosova, klerikëve nuk duhet t’u lejohet hapësirë mediale, ku bëhet thirrje e hapur për diskriminim gjinor, dhunë në
familje, ku madje, edhe identiteti
nacional kërkohet të zëvendësohet me atë
fetar!
Meqë
kushtetuta mbron të drejtën e lirive fetare si dhe përcakton vendin e klerit
në shoqëri, prokurori i shtetit duhet të
veprojë menjëherë aty ku preket kodi kushtetues si dhe sistemi i vlerave mbi të
cilin mbështetet shoqëria e lirë dhe demokratike.
Pse
gjyqësori nuk ka vepruar deri më tash në këtë frymë, fajin duhet kërkuar te
pjesa madhe e politikanëve, që për
interesa meskine, jo rrallë para elektoratit përdorin gjuhën e klerikëve,
ndërsa klerikët, pse jo, në kuadër të këtyre raporteve, në jetën publike,
veçmas nëpër studio televizive, bëjnë politikë!