| E merkure, 14.04.2021, 09:08 PM |
KRIMI I ORGANIZUAR SI BAMIRËSI
Teokratizimi
i institucioneve sociale çon detyrimisht në ekskluzion të shtresave të
ndryshme. Solidariteti përherë në vete përmban një detyrim moral: cili do jetë
falenderimi manifest i një shtrese, së cilës i ndërton shtëpi një islamist? Dhe
ç'bën shteti në këtë mes?
Nga Xhemal
Ahmeti
Më 6 prill Halil Kastrati dhe Bekim Jashari
(Foto 1) vizitojnë Albin Kurtin në zyrë. Më 10 prill (foto 2) I njëjti
nënshkruan kontratat me komunën e Podujevës (rastësisht ky hajni i fasadave në
LVV) për ndërtim shtëpish. Tash pyesim: çka është shoqata e Abu Kastratëve,
kompani imobiljare; agjenci e shtetit për ndihmë të pastrehëve; parasëgjithash
pyesim si u zhvillua përzgjedhja e firmës, shoqatës, projektit, kush i bëni
planet urbanistike; kush i tenderoi angazhimet dhe plotë tjera si këto? Një gjë
është e qartë: është korruptim ky, ngase nuk përkon as me standardet e
konkurrencës, as me ligjet e punës e as me ato të tregut të lirë. I njejti
aksion është i paraparë edhe për komunën e Bekim Jasharit, një sekser i firmash
islamo-turke në Kosovë ashtu siç është Kastrati, Lushtakët dhe plotë tjerë.
Tani unë si vëzhgues i jashtëm
"habitem" se pse asnjë media nuk reagoi. Sepse pushteti është
kriminel vetëm aty ku s'jemi edhe ne [si media] përndryshe gjithçka është në
rregull! Ky Kastrati njihet si kapës i secilës parti: u kujtohen defiletë me
Hashim Thaçin, pastaj me Kadri veselin dhe sot me Kurtin. Pse i bënë këto? Ka
nevojë ai për kapje të pushteteve për të realizuar aksionet e tij të bamirësisë
dhe parasëgjithash pse i duhet mbrojtja e pushteteve?
Ja i kuptoj ata të kanalit 10 që edhe financohen
nga kjo shoqatë, siç spekulojnë, i kuptoj pse aty edhe homoseksualët bëjnë
patriarkun dhe patriarku njeriun e hapur; i kuptoj edhe gazetat tjera që varren
nga reklamat e këtyre sekserëve; çka s'kuptoj është një gjë: a nuk thatë se
Kosova ka mediat më të lira në rajon?