| E merkure, 14.04.2021, 07:54 PM |
Vargjet e bardha të një dashurie të ngrohtë jugu
Shënime
mbi librin e ri poetik “Dashuri Jugu” të Fatmir Terziut
Nga
Timo Mërkuri
Jemi
njohur me poezinë e Fatmir Terziut nëpërmjet publikimeve të tij, kryesisht te
portali “Fjalaelirë” aqë të shpeshta, sa
që po të rastisë ndonjë ditë pa një
poezi të tijën, ndjejmë një si mungesë brenda vetes. Si shumë miq edhe unë
mendoja se kjo “ndjenjë mungese” e
kishte burimin pikërisht te ambientimi me ritmin e publikimeve të poezive të
tij që i ngjante “rënies së pikave të shiut”. Por u desh të lexoja pikërisht
një poezi të tij me titull “Retë mbi Himarë” në vëllimin e tij të ri poetik “Dashuri Jugu” që të
konstatoja se tjetër është arsyejae ndjesisë
së mungesës .
I-Është
pikërisht lirizmi i tij poetik, arsyeja që na e bën të kërkueshme dhe të
pëlqyeshme poezinë e tij, një lirizëm tipik që formaton stilin e tij poetik.
Është pikërisht ky lirizimë që na krijon një ndjesi hapësire, përkundër disa
tipe vargjesh që “zvarriten” nëpër portale. Vargjet e tij të lira, që krijojnë
“dritare” të gjëra shikimi nëpërr ‘to në
diferencën e gjatësisë mes tyre, drita dhe ajri që depërtojnë nëpër këto
“dritare” ta ëmbëlsojnë poezinë dhe e dritësojnë leximin, duke të
treguar njëkohësisht se ky lirizëm është elementi më i dukshëm i stilit të tij
poetik. Në poezitë e tij edhe kur flitet për mot të vrenjtur, mbi vargje ndrin
një dritë që dhe kur nuk duket, ndjehet:
Edhe
nëse bie shi,
retë
mbajnë peng vetveten mbi Himarë
dhe
një tufë pulëbardhash,
si
një ogur i mbarë,
mbeten
mysafirë në sytë e mi,
ndërsa
shkruaj vargjet e bardha
për
këtë poezi.
“Retë
mbi Himarë” fq 49-50
Ose
kur shkruan te poezia “Guri i Qafës së Muzinës” (fq 51):
...Ai
tregon përrallat e shiut
nën
çatinë e vjetër të shtëpisë...nuk ndjen kurfarë
“lagështie ajrore” nëpër vargje e jo më të ndjesh pikat e shiut të të
“lagin”.
II-Vargu
i tij poetik ka një ritëm të brendshëm të lehtë, që i ngjan ecjes së vajzave të
dashuruara
si në majë të gishtave, si duke “fluturuar” mbi gurë e lule. Nuk ka “pesha të rënda” metaforike sepse nuk mban
“çanta zbori”. Më së shumti, zhurma e ritmit të poezisë së Fatmir Terziut është
si një e qeshur të rinjsh të zhurmshëm apo si thirrjet drejtuar njeri-tjetrit:
Dil
o Yll i mëngjesit dil,
si
atëherë mbi Eksamil!
Ksamil
fq 43
III-Në
poezitë e këtij vëllimi të Fatmir Terziut, shumë tema poezish janë nga viset e
mia joniane ku poeti ka qënë vizitor i
shpeshtë, kryesisht nëpër aktivitetet tona poetike. Ka ardhur si poet, ka
vrojtuar njerëzit dhe natyrën si poet dhe ka marë gjithçka që marin poetët. Kjo
të krijon përshtypjen se është arsyeja që në poezitë e tij ka shumë kaltërsi,
qoftë kaltërsi e një qielli të pastër, qoftë kaltërsi e Jonit:
...u
pikturua
Dea
e madhërishme në qiell
dhe
në atë mëngjes shumëngjyrësh
vargjet
e mia fjetën në një shtrat
me
mjaltin e dashurisë.
“Liqeni
i Butrintit” fq 39 ndërsa te poezia “Qeparo” fq 37 ku shkruan:
...Ndërsa
dëgjova rrëfimin e Dukeshës Camilla
fjalët
e saj të bukura u pagëzuan nga kopshtet,
me
një aromë të lashtë lirie,
duke
mbjellë historinë e Bregut me lule
për
vargjet e kësaj poezie...
IV-
Tipike e stilit poetik të Fatmir Terziut është ngrohtësia shpirtërore që
vargjet mbartin në vetvete e përçojnë te lexuesi. Gjatë leximit kupton dhe
ndjen se poeti e ka kaltërsinë e natyrës dhe çiltërsinë e shpirtit pjesë të artit të tij poetik. Këto përbëjnë
atë dhimshuri dhe ngrohtësi njerëzore që
i bën të dashura për lexuesin vargjet e tij. Ai shkruan me dashuri për
njerëzit, ai jep dashurinë e tij në poezi si dhe në jetë, sepse duke dhënë
dashuri njeriu ndjehet mirë, poeti ndjehet i plotë. Duke dhënë dashuri bëhesh
pjesë e vetë dashurisë.
Para
një nëne të moshuar
përkulem,
i
jap një lule të freskët me duar
Ajo:
pëshpërit me vete,
një
fjalë të huaj,
„Efkharistó
polý“
Unë:
e mbaj fort në sy.
një
njeri që nuk ka dashuri të vërtetë
nuk
mund të dhuroj një lule vëllazërimi,
në
jetë.
Ka
lule në shpirt, pa shpirt s'ka dashuri!
S'ka
poezi.
“Në
Finiq” fq 40.
E
lexova këtë poezi dhe u krenova me mikun tim Fatmir Terziu, ndërsa u ndjeva
ngushtë që shumë bashkë krijues nga viset e mia nuk kanë mundur të shohin
bukurinë njerëzore te një plakë minoritare e rrudhur nga hallet e jetës, veshur
me roba të zeza, por me sy që përcillnin dritën e një zemre të bardhë. Fatmir
Terziu ariti ta shohë këtë dritë shpirti në sytë e saj, mori nga ajo dritë
dritësimin, ashtu siç marim në kishë dritën e Pashkës së Madhe për ta shpurë në
shtëpitë tona, për ta dritësuar jetën tonë. Fatmir Terziu e mori këtë dritë për
të dritësuar poezinë e tij. Prandaj gjithmon sheh vetëm më të bukurën dhe më të
mirën te ditët dhe te njerëzit, prandaj dhe në vargjet e tij është një bukuri
njerëzore që të zbukuron ditët me leximin e tyre dhe vetë vargjet të duket se
janë si vajza bukuroshe që bëjnë sfilata në konkursin Mis Albania:
...Valët
e kristalta dallgëzohen
përmes
zmaltit që melos syrin e lagur.
Bukenvilet
shpotisin mes vetes
shpërndajnë
majanë e bojës
ndërsa
pëshpëritjet e kohës,
mbledhin
rima,
vargje
të bardha si stërkala.
Çdo
poezi ka sfilatën e saj.
“Qafa
e Gjashtës” fq 38
Është
pikërisht kjo ndjenjë që që krijon
vargje të rubinta: “Zëri është si një
vajzë e lindur nga valët e tretura” , “Zëri është e gjitha. Bukuritë/të gjitha
hijeshojnë kopshtin e bekuar/ me lulet e tyre shumë ngjyrëshe të
dashurisë” “Gumenicë” fq 44
V-
Le t’i rikthehemi poezisë “Shi në Llogara” (fq 35-36) te disa vargje që të
mbeten në mëndje:
Dhe
ti zbret. Dhe zbret
.......................................
ndërsa
mendimet prekin atë që lënë pas sytë...
për
të kuptuar arsyen pse Fatmir Terziu pas një periudhe prej disa vitesh na sjell
një cikël të
bukur
jonian. Realisht Fatmir Terziu ka qënë i lidhur me Jugun qysh në rininë e
herëshme të tij, por kontaktet i shtoi dhe shpeshtoi me ekrijuesit e Klubit
“Krijuesit e Artit Jonian” të Sarandës, duke u bërë pjesë aktive e
Manifestimeve tona poetike të përvitëshme. Realisht Fatmir Terziu gjithnjë ka
shkruar për Sarandën, por mua më tërhoqi vëmëndjen për arsye se ka disa vjet që
për arsye objektive ka munguar pranë nesh. Këtë mungesë ai e plotësoi bukur e
mirë me ciklin poetik që përbën pjesën më të madhe të poezive të këtij libri.
Këtu më lindi pyetja se “takimin” me objektin poetik Fatmir Terziu e ka patur
para disa vjetësh ndërkohë që poezinë e krijon kohët e fundit. Kjo do të thotë
se ai ka medituar gjatë mbi objektet,
vizionet, ngjarjet, njerëzit për të zbërthyer te ato pikërisht
esencialen, tipiken e tyre për ta vendosur në poezi. Ai ka “pastruar”
“hedhurinat e kohës” për të gjetur më të bukurën e qytetit, historinë e
ngurtësuar në rrënojat arkeologjike, si
te poezia “Nën themelet e një hoteli në Sarandë”:
U
flas syve.
Gjuha
flet me heshtjen e tyre
.........................................
Në
themelet e një hoteli.
heshtja
qëndron te burimi,
përsëri
ngërç në rrënjët tona.
Në
themelet e një hoteli,
nën
beton,
shfletoj
mes heshtjes historinë e dhimbshme
të
racës sonë.
Është
e dhimbëshme të pohojmë dhe pranojmë se historia e qytetit tim e ngurtësuar në
vlera arkeologjike ndodhet nën betonet e
hoteleve dhe pallateve të tij. Një ose dy raste ka konstatuar rastësisht poeti
dhe më pas u ka rënë “kambanave” poetike, për të dëgjuar ata që kanë veshë.
Citimi
i poezive të Fatmir Terziut bëhet një dëshirë e papërmbajtëshme, ca më tepër
kur gjej në mes të tyre emrat e kolegëve të mi, të cilët më duken më të ndritshëm, më të mirë, më të
bukur, madje me një brerore poezie mbi krye.
Të
mos e fsheh, është ndër librat poetikë që të mbush me dritë e ngrohtësi kur e
lexon.
Sarandë, Prill 2021