| E merkure, 14.04.2021, 09:41 PM |
Kush ishte spiuni?
Shpresojmë
që vota e shqiptarëve më 25 prill të përjashtojë njëherë e mirë nga politika
atë kastë njerëzish që përbuzi e diskriminoi të persekutuarit politikë dhe i
detyroi të marrin rrugën e kurbetit
Nga
Moza Boletini
Ti
ishe spiuni, "gjilpëra" "kashta", "kashta nën
kashtë" "akrepi" "gaforja" "filozofi"
"pendë arti" "ariu" "arusha" e turli pseudonimesh
të tjerë që mbartnit mbi vete ..... Po, po, ti, ai, ajo ishte. Ishte komshiu,
shoku i klasës, shoqja e bankës, shoku i punës, burri, gruaja. Ka patur raste
që edhe prindërit denonconin djalin e tyre për tentativë arratisje.
Dhe
kjo ka ndodhur vërtetë në familjet shqiptare, aq denigruese e poshtëruese
arriti "lufta e klasave" sa nga tmerri burgosjeve, internimeve nëna
dhe babai "çoroditeshin" e spiunonin në polici dhe birin e tyre, i
cili më pas dënohej 20 deri 25 vjet burgim....Rëndom dikush pyeste "kush
ishte spiuni" kur dihej që spiuni ishte vetë ai.
Kjo
ka qenë tragjedia e mijra shqiptarëve që përjetuan vuajtje të papërshkruara nga
diktatura më e egër në Europë. Dhe shoku apo komshiu gradoheshin, ngriheshin në
përgjegjësi, caktoheshin në detyrë e udhëtime jashtë shtetit. Sot përsëri ata
njerëz apo fëmijët e tyre po drejtojnë Shqipërinë, parlamentin, administratën
publike dhe së fundmi emrat e tyre i kemi në listë për tu bërë deputetë.
Megjithëse
SHBA i mëshuan fort përzgjedhjes së kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme
parlamentare, partive politike në Shqipëri nga njëri vesh i hyri e tjetri i
doli mesazhi i SHBA, vendosën përsëri si kandidaturë emra njerëzish të
inkriminuar, lidhur me krimin e së shkuarës e të sotmes.
Shpresojmë
që vota e shqiptarëve më 25 prill, të përjashtojë njëherë e mirë nga politika
atë kastë njerëzish që përbuzi e diskriminoi të persekutuarit politikë dhe i
detyroi të marrin rrugën e kurbetit.
Moza Boletini
Prill, 2021
SHBA