| E hene, 12.04.2021, 08:34 PM |
DIFAMIMI I QËLLIMSHËM I SHQIPTARËVE MYSLIMANË
Duke
priorizuar mediave Shefqetin dhe Mulla Osmanin mediat duken sikur i kanë hy një
strategjie të poshtërimit të një religjioni - me qëllim!
Nga
Xhemal Ahmeti
Nëse
unë kam për synim të përqeshi, difamojë, nënçmojë shqiptarët e besimit
mysliman, ftoj në studio Shefqet Krasniqin dhe Mulla Osmanin. Motivi im sjell
edhe shumë të mira të tjera: këta dy i shikojnë të gjithë; islamofilët,
islamofobët, islamistët, sunitët, shiitët, ortodoksët, të krishterët,
sekularët, a-teistët, seksistët, mizogjinët, feministet dhe populli që kërkon
zbavitje. Gjenerimi i klikimeve, shikimeve pra është i garantuar dhe plus ia
arrij qëllimit ta manifestojë fytyrën e një islami të shkontektualizuar,
primitiv, një komuniteti që priret nga sharlatanë të tipave siç përmendëm.
Shefqet Krasniqi duket si njëri nga ata guru-të shamanik që si duket rrasin
hundëve ca gramë kokainë para se ta nisin procesionin publik. Me dijet, hermeneutikën
e teksteve, më historinë e besimit nuk ka të bëjë me sigurinë më të madhe ngase
i interpreton ajetet sikur Muahmedi ende është në pushtim e sipër të Mekës së
shekullit 7, atëherë kur as altoparlantët për ta përçuar ezanin nuk ishin.
Mulla Osmanit nesër t’ia shkollojnë fëmijët serbët siç bëjnë turqit sot, ai
saora ndrron drejtimin. Edhe më e keqja, ky njeri nuk pyetet se si organizon
namazin me atë injorancë që ka, por thirret si ekspert marrëdhëniesh
ndërkombëtare; si psikograf heronjsh të këtejshëm dhe të përtejshëm, si kronik
luftë në të cilën s’ka qenë fare dhe si jasinas varreve pa kufoma.
Kjo
bëhet qëllimisht: për ta diskredituar më shumë xhematin e tij se sa vetë atë.
Kush e ndjek këtë gyp të korruptuar strukturalisht e materialisht – pyeti shikuesi
me mendtë në krye dhe mallkon njerëz e turma që nuk i njeh fare. Është i
detyruar ta bëjë këtë.
Pse
thirret Shefqeti në studio e jo përfaqësuesit e BIK-ut. Jo se këta i kam më
simpatik, por megjithatë janë hierakia e e shoqatës që përfaqëson xhamitë shqiptare,
me këtë edhe xhematin dhe myslimanët e Kosovës = janë përfaqësues privat
legjitim të një kategorie të shoqërisë. Pse jo këta por dy veta, njëri më shumë
se që ka mbajtur ders ka kaluar kohën gjyqeve ngase mbështeti rekrutimin e
terroristëve taliban në Kosovë dhe tjetri rrihet me kë të mbrrijë poqëse ia
mbyll derën: të dy kriminel potencial = me letra! Nëpër gjyqe.
Tani
ti si media nuk mundesh ta kritikosh Albin Kurtin pse pa proces të regullt
bëhet mjet e paralarjes së magnatëve të Katarit, Turqisë e Serbisë nëpërmjet
Bekim Jasharit dhe atij «Jetimit te Ballkanit», [si e patë emrin ai Abu
Kastrati?] në kurriz të të varfërve të Shqiptarisë dhe në një fryme vetë të
operosh me këta tipa medialisht, tipa që janë të së njejtës kompani si sekserët
që sapo i cituam, por me buxhet privat e jo për ta kapur shtetin. Del
skizofren, del agorë pa parime e fije etike.
Ose
e bëni nga ndonjë motiv tjetër, jo për t’i përqeshur myslimanët si kopé
injorante, atëherë bëjeni transparente që mos u paragjykojmë ju dhe këta të
shkretët.