| E hene, 12.04.2021, 07:45 PM |
Republika e Kosovës të quhet Republika e Dardanisë
Nga
Skënder Sadri KAPITI
I
ftoj intelektualët, gazetarët, mediat, politikanët,studentët, gjithë
publikun si dhe Akademitë e Shkencave
të Shqipërisë e të Kosovës që tashmë ta përdorin emërtesën Dardani për Kosovën ashtu si u kërkon institucioneve të Kosovës edhe
Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave
dhe e Arteve e Nju-Jorkut në Amerikë, që Kosovës t’i hiqet emërtesa me origjinë
prej ardhacakëve sllavë dhe t’i rikthehet emri Dardani.
Ky
veprim të kryhet institucionalisht, me vendimmarrje parlamentare apo me
Referendum.
Duhet
që trojeve iliro-dardano-shqiptare t’i kthehet emri i madh dhe i lavdishëm
mijravjecar Dardani.
Ne
do ta quajmë veten dhe trojet tona, atdheun tonë ashtu si duhet, ashtu si jemi
dhe ashtu si kanë qenë paraardhësit tanë, si shqiptarë , si ilir e si dardanë
dhe si Shqipëri, si Iliri e Dardani dhe jo ashtu si na i kanë ndryshuar emrat e
vëndeve, maleve, lumejve, fshatrave e qyteteve ashtu si kanë dashur të tjerët,
pushtuesit, kolonizatorët dhe barbarët sllavë me qëllim që t’i asimilonin dhe
zhduknin shqiptarët nga trojet e tyre iliro-dardane.
Jo
vëtëm kaq por duhet që edhe emrat e rrugëve, , të lokaleve e hoteleve dhe të
emisioneve e të propagandave mediatiko-televizive si dhe prindërit ,
vecanërisht në Shqipëri t’u vënë emra shqiptarë dhe jo emra as “modernistë”
europianë, por sidomos duhen fshirë
e hequr emrat dhe emërtesat me origjinë
sllave e helenike, sepse grekët dhe serbët kanë qenë dhe mbeten armiqt
më të mëdhej të Iliro-Dardanisë dhe të shqiptarëve me stratëgjinë e tyre për ta asgjësuar e asimiluar racën shqiptare.
Ne
jemi iliro-shqiptarë në Europë dhe jemi autoktonë në trojet tona shumë shekuj
para popujve të tjerë europianë e sllavë që u dyndën në Europë.
Iliria
dhe Dardania kanë ekzistuar atëhere kur askund nuk ishin dukur dhe as nuk përmendeshin
sllavët të cilët kur erdhën, u ngulën dhe i pushtuan trojet shqiptare në Iliri
e Dardani duke i ndryshuar edhe emërtimet, toponimet iliro-dardano-shqiptare dhe që i zëvëndësuan
ato me emertesa sllave. Prandaj duhen ndryshuar e fshirë ato dhe t’ua rikthejmë atyre emrat
shqiptarë si rasti që Kosovës i duhet
rikthyer emri Dardani..