| E diele, 11.04.2021, 01:42 PM |
Unë komplotisti i shkruaj presidentes
Gjithë
ne që reaguam se pse në një qëndrim të caktuar Vjosa Osmani na kategorizoi si
komplotistë. Pse e bëri këtë?
Nga
Xhemal Ahmeti
Miqtë
e mi këtu e dinë se unë nuk jam i asnjë partie. Madje edhe mendësisë në të
cilën kam lindur përpiqem t’i ikë kur shprehem për dukuri, veprime e akte që
ndodhin në jetën e përditshme. Prandaj më preku shumë ai sqarimi i presidentes
kosovare që kritikën rreth mos përmendjes së UÇK-së e cilësoi si kampanjë
komplotiste, difamuese të saj, linçim publik pra ku më futi edhe mua
implikueshëm si aktivist të aksionit nëpërmjet dhjetëra statuseve rreth
veprimit konkret.
Zonjës
së nderuar i sugjeroi këshilltarë që janë të ndershëm ndaj masave që i deleguan
aty. Të atillë që nuk i thonë: shiko, mos u bën merak se turma janë, s’marrin
vesh. Ua lajmë kokën me akull dhe ua themi ndërkohë atë që duan të dëgjojnë. Ky
lloj njerëzish janë fatkeqësia e shumë primatëve- të dijshëm e të padijshëm.
Ajo është juriste, presidentja, dhe nuk e kupton se ç 'donte të thotë Kanti me
postulatin e tij: «Mendimet pa përmbajtje janë të zbrazëta, botëkuptimet pa
terme janë të verbëra (Kritika e arsyes së pastër: 1781)». Të kesh mendim për
luftën e Kosovës për pavarësi pa termin kyç të saj siç është UÇK - si finale
dhe ekzekutore -, sipas Kantit donë të thotë se; subjekti që disponon mendimin
e tillë është i zbrazët dhe i vërbër. Ja nuk hy më thellë për ta demaskuar
presidenten në stilin e despotit të iluminuar të Wilhelm Roscher-it, as ta
paragjykoj si moralisht të parrënjë siç bënte sociologu Robert Maclver me ata
që besonin liria e tyre të jetë produkt i balonave festivë e jo mbushur me
gjakun e gjeneratave - atyre që për flamur kishin lirinë dhe asgjë tjetër. As
bodrumeve morale të pasardhësve të heronjve që mbështesin atë nuk hy - ngase e
di rëndësinë dhe fuqinë e miteve konstitutive politike siçk e kam mësuar tek Marie-Louise von Franz
(1972).
Presidentja
nuk kërkoi falje por akuzoi.
Gjithë
tiranët e rinj, këta që kanë lindur në sisteme të huqura për ta, siç janë
demokracitë pluraliste, në vend të censurës sanksionuese, gojëmbylljes së
kritikës, përdorin një metodë tjetër: atë të diskreditimit të kritikës si
komplotiste, të orkestruar. Shpesh kjo lloj censure mirëpo zhveshët si
diktaturë psiqike sapo të hulumtojmë motivet e kritikës, kritikëve.
Unë
të kritikoj se pse diskriminon UÇK-në një akt të caktuar shprehjeje zyrtare ti
më thua jam komplotist. U thua mediave dhe shoqërisë civile dhe shoqatave të
veteranëve: komplotist! Në qëndrimin e radhës të zonjës se ç’më doli parasysh
ai evangjelisti fanatik amerikan Billiy Sunday që thoshte: «Botën duhet
përmbysur në kokë, me synimin që në krye të vijë ana e duhur». Paralelisht me
dilte njëri nga inspektorët (i origjinës „torbeshe“) e Shërbimit të Sigurimit
Shtetëror që në Shutkë më thoshte: «me zhdukjen tuaj, me gjakun tuaj do të
realizohet, finalizohet përjetësia e Jugosllavisë». Është një mendësi që beson
se ndryshimi bëhet duke vrarë populluesit ekzistentë, aktual të shoqërisë.
Është veprim alogjik: po kë donë të ndryshoh atëherë? Ushtarët kinezë nga
terrakota?
Me
një fjalë dhe që mos e bëj roman: Zonja Osmani është presidente e një republike
për jetësimin e së cilës ajo, babai i saj - për tezet dhe këshilltarët nuk e di
- më së paku kanë kontribuar dhe në atë pozitë i sugjeroj të mos ngatërrohet me
kritikën, të mos fyejë inteligjencën as timen e as të askujt tjetri; i dëshiroj
të bëhet presidente e të gjithëve, dhe mundësitë i ka. Është e zonja dhe
sidomos në politikën e jashtme dhe ndaj Serbisë ka qëndrime ku duhet
mbështetur.
Ajo
duhet të bëj miq e jo armiq. E nëse pretendon të sundoj pa kritikë duhet të ikë
që tash!