| E shtune, 10.04.2021, 07:13 PM |
LLOJI MË I NDYRË I POROPAGANDISTIT ELEKTORAL
Nga
Agron Tufa
Lloji
më i ndyrë i propagandistit mercenar elektoral pro Rilindjes dhe pro zgjatjes
së jetës së saj politike nuk janë ata që mendoni rëndom. Janë, për fat të keq,
një pjesëz, grupth, sekt i të ashtuquajturve "antikomunistë".
Kontributi i tyre si antikomunistë...të mos e zëmë në gojë(!) Theksova: një
pjesëz. Ama lufta e tyre është bërë intensive, 24 orë duke u bërë një impiant
shpifjesh më të paskrupullta, më të ulëta e më psykopatiket. Niveli tepër i
ulët kulturor veçse ua thekson ligësinë e maskuar pa talent. Dhe nervozizmin.
Ata janë me detyrë, në postin e tyre të punës për të prodhuar shpifje e goditje
të reja çdo orë, çdo minutë, vetëm ndaj opozitës. Huazojnë shpifjet dhe ia
pasojnë njëri-tjetrit për t'i përhapur sa më gjerë në rrjet, por dhe u serviren
nga kutia shpërndarëse mediatike e Rilindjes. Hapësira virtuale ua mundëson
këtë, që të lidhen përmes ndërmjetësve e ish spiunëve të Sigurimit, të dërguar
si të "arratisur" në grahmat e fundit të diktaturës për të survejuar
të arratisurit e tjerë të vërtetë. Prandaj dhe lidhen me sho-shokun rrufeshëm
në rrjet nga Australia, Europa dhe Amerika. Edhe kur të "sulmojnë" të
godasin në dhjetëshe, menjëherë.
Nuk
kanë ngjarë me mua këto sulme, jo.
Mos
kujtoni se ish oficetët e Sigurimit i riktheu masivisht Rilindja në pushtet, pa
desertin dhe ish veglat e tyre.
Si
më të besueshëm për antikomunistët, ata i keni të maskuar nën pretendime
biografish "të djathta", sepse përndryshe nuk do të mund ta bënin
dëmin më të madh brenda të djathtës në këto fushatë. Po të vëreni profilet e
tyre vertikalisht, do të shihni ndër vite investimin e tyre paranojak
propagandistik vetëm kundër opozitës.Çfarë antikomunistësh levendë! Rrallëherë,
hedhin ndonjë ironi të lodhur edhe ndaj Ramës, ashtu, sa për të thënë, sa për
të mos u rënë maska.
Por
dihet që janë grupth i strukturuar ortakërie (për mua, komk) i Taulant Ballës,
Erion Veliajt, Pandeli Majkos dhe agjensisë së Diasporës, Genta Sulës, etj. Në
fakt ndikimi i tyre virtual, ta themi troç, është një vërrë në ujë,
katastrofikisht i ulët, pa cilësi si propagandë dhe prek vetëm veshët e trashë
e mendjet derdimene. E solla në këtë oroe këtë grupth parazitësh të
antikomunizmit vetëm për hir të pasojava që ka lënë komunizmi.
Opozita
mund dhe të mos fitojë, por jo për shkak të propagandës që bëjnë këa bythecë.
Për shkaqe të tjera. Por propagandistët gjoja antikomunistë të diasporës do të
presin premtimet e ndërrmarrjes Rilindja. Subjekt për një roman grotesk...
P.S:
për sa paraqita më sipër, nuk përbën shkas të më drejtoheni me pyetje a nxitje
të tipit: "kush janë? Emrat! Nxirri!'. Në këtë gjëra ju e dini që jam
snajper i pagabueshëm e nuk qes huq asnjë të shtënë. E snajperi nuk e ul
shënjestrën në gjithfarë gjallesash në Lundër. Pa farë zori mprihni instinktin
se i gjeni vetë.