| E marte, 06.04.2021, 07:19 PM |
Prej fjalëve në vepra,
nga hipnoza në normalitet!
Shkruan:
Florim Zeqa
E
përshendes përmbylljen e suksesshme të krijimit të institucioneve të reja të
Republikës së Kosovës. Edhe pse zgjedhja e presidentes nuk u bë në mënyrën më
të mirë dhe më të dinjitetshme, me ceremoni solemne dhe festive, është mirë që
u përmbyll një cikël i vështirë dhe u hapë një kapitull i ri në politik-bërjen
kosovare.
Premtimet e pushtetarëve
në realcion me pritjet e qytetarëve
Institucionet
e posaformuara të shtetit me legjitimitetin më të lartë qytetarë dhe me
përgjegjësitë më të mëdha historike, para vetës kanë sfida të mëdha dhe të
panumërta, si; pandemia, recesioni ekonomik, sistemi i drejtësisë, arsimi,
shëndetësia, problemet e shumta sociale e deri tek politika e jashtme,
përkatësisht tek vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi.
Mbetët
të shihet se a kanë kapacitetin dhe forcën e duhur drejtuesit e rinjë
shtetërorë që ta kthejnë në rrugë të mbarë politikën e jashtme, gjegjësisht
rikthimin e njohjeve, të realizojnë liberalizimin e vizave dhe integrimin e
Kosovës në BE dhe OKB!
Mbetët
të shihet kapaciteti dhe energjia e pushtetarëve të rinjë për kthimin e gjërave
në kahun pozitiv, të zhvillimit ekonomik dhe mirëqenjes qytetare e jo të
hakmarrjes politike dhe rikapjes së shtetit.
Urojmë
që tendeca e Lëvizjes Vetëvendosje për kapjen e shtetit përmes shqyrtimit të
Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme me procedurë të përshpejtuar në Kuvendin e
Kosovës të jetë gafi i parë dhe i fundit i 'Qeverisë Kurti 2'!
Ngase
tendenca për kontrabandim dhe jo ndryshim të Ligjit për Zgjedhjet e
Përgjithshme, që me procedurë të përshpejtuar ta ndryshojë këtë ligj, para se
të zgjidhej presidenti i ri i Kosovës, ishte tentimi i parë i kapjes së
institucionit më të lartë ligjvënës, ishte formë e pastër e shantazit politik,
ishte kërcënim për rendin kushtetues, dhunim i demokracisë dhe sistemit politik
njëkohëisht.
Pas
formimit të institucioneve shtetërore, detyrë e parë e deputetëve të kësaj
legjislature është fillimi i ndryshimt në procedurë të rregullt i Ligjit për
Zgjedhjet e Përgjithshme, përkatësisht reformimin e sistemit zgjedhor përfshirë
edhe ndryshimet kushtetuese që mundësojnë zgjedhjen e presidentit
drejtëpërdrejtë nga populli.
Në sprovë dinjiteti i
presidentes
Askush
nuk e kundërshton legjitimitetin e lartë qytetarë dhe zgjedhjen e zonjes Vjosa
Osmani deputete në parlament, por askush përveq mbështetësve të saj nuk e
justifikon zgjedhjen jo konsensuale në postin e presidentit.
Pavarësisht
kësaj, mbetët të shihet sesa do të jetë e dinjitetshme presidentja e re Vjosa
Osmani në mandatin pesë vjeçar! E gjitha varet nga qasja e saj karrshi
subjekteve politike në njërën anë dhe karrshi mbajtjes së premtimeve elektorale
në luftën kundër nepotizmit, korrupsionit dhe krimit të organizuar, zotime të
saj para dhe pas zgjedhjes në postin e presidenit të shtetit me shumë plagë!
Vjosa
Osmani nga dita e parë e punës së saj si presidente e vendit duhet të shkëputet
nga pjesëmarrja në aktivitete partiake dhe nga afërsia me liderë të caktuar
partiak, që i bie, të mos mbështesë agjenda të caktuara partiake, por t'i
qëndroj besnike agjendës shtetërore dhe obligimeve kushtetuese si person
unifikues i skenës politike kosovare.
Presidentja
e re nuk guxon të ndikohet dhe as t'i ndikoj të tjerët në kryerjen e
funksioneve shtetërore! Presidentja e re nuk guxon të bëjë dekretime partiake
dhe familjare nëpër institucionet e larta të shtetit, në ambasada dhe
konsullata, në borde dhe agjensione, por të kërkojë që të zbatohen në
përpikmëri kushtet dhe kriteret e parapara ligjore, por të repsktohet e drejta
e së cilit qytetarë që i plotëson kushtet për të konkuruar dhe për t'u zgjedhur
në institucione.
Kthimi
i besimit të qytetarëve në institucionet shtetërore dhe përmirësimi i imazhit
të shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare është në dorën e presidentes
Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti, ndërsa mbarëvajtja e Kuvendit është
në përgjegjësinë e kryeparlamentarit Glauk Konjufca.
Ashtu
siq ishin premtimet e mëdha të Osmanit dhe Kurtit gjatë fushatës zgjedhore, të
mëdha janë edhe pritjet e qytetarëve, të cilët dëshirojnë t'i shohin dhe prekin
të arriturat e pushtetarëve të rinjë!
Pushtetarët
e rinjë prej fjalëve duhet të kalojnë në veprime konkrete për të mirën e
shtetit dhe qytetarëve, ndërsa këta të fundit nga hipnoza t'i kthehen
realitetit dhe jetës normale, harmonisë familjare dhe ripërtëritjes së
raporteve shoqërore (miqësore) të lënduara gjatë fushatave zgjedhore.