Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Alma Papamihali: ‘’28 Nentor’’ i dhe ngjyrë Atdheut

| E premte, 28.11.2008, 01:20 AM |


Alma Papamihali
Alma Papamihali

 

‘’28 Nentor" i dhe ngjyrë Atdheut

 

Afron ditë e madhe, ëndërr shqipëtare,

Nuk sheh kund në botë, shqiponjë dykrenare,

Askund s´mund të gjesh, flamur qëndisur gjak,

Ndaj nuk zbehet ngjyra, ndizet bëhet flakë.

 

Afron ditë e madhe, bij të Skënderbeut,

"28 Nëntor", i dhe ngjyrë Atdheut,

Ngjyrose një komb, kuq e zi valëvitur,

Në ballkon të Vlorës, pavarsia zbritur.

 

Afron ditë e madhe, shqiptarizmi zgjuar,

Më shumë se ngahera, ndihemi bashkuar,

Kishim qindra vite kështu pa u ndjerë,

Si shtëpi e madhe, me të njejtën derë.

 

Afron ditë e madhe, fluturo shqiponjë,

Mbi malet shqiptare, mbi Kosovën tonë,

Krahët shtrive qiellit, u ndjeve çliruar,

Të pavdekshëm jemi, veç kështu bashkuar