| E diele, 04.04.2021, 10:49 AM |
Në kërkim të votës së
artë!
Shkruan:
Florim Zeqa
Zhvillimimet
e (pa) pritura dhe dramatike në mbrëmjen e ditës së premte e shpërfaqën edhe
një herë papjekurinë politike dhe tendencëne hapur të kryeministrit Albin Kurti
për kontrabandim të ligjit për mërgatën dhe shantazhim të pjesës më të
pavendosur të klasës politike në Kuvendin e Kosovës.
Tendenca e LVV-së e ngutshme
dhe e pa kohë
Tendeca
e Lëvizjes Vetëvendosje për shqyrtimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme me
procedurë të përshpejtuar në Kuvendin e Kosovës, përveqse e gabuar në kohë,
ishte formë e pastër e shantazit politik, kërcënim për rendin kushtetues dhe
dhunim i demokracisë së brishtë kosovare.
Tendenca
për kontrabandim dhe jo ndryshim të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, që me
procedurë të përshpejtuar ta ndryshojë këtë ligj, para se të zgjidhet
presidenti i ri i Kosovës, ishte tentimi i parë i kapjes së institucionit më të
lartë ligjvënës në vendin tonë.
Mirëpo
kjo tendencë urgjente e LVV-së hasi në kundërshtime të fuqishme të partive
opozitare në Kuvend, shoqërisë civile dhe organizateve të ndryshme
ndërkombëtare.
Moskalimi
në Kuvend i kësaj nisme në procedurë të përshpejtuar shënon dështimin e parë
dhe fillimin e mbrapsht të 'Qeverisë Kurti 2'.
Beteja për kalimim e
pargut kushtetues
Pas
dështimit të parë, partia fituese po e vazhdon me tentimin e dytë të zgjedhjes
së presidentit pa konsensus politik.
Nëse
ju referohemi dy votimeve të dështuara të Raundit të Parë, ku shkaku i
mospjesëmarrjes së 80 deputetëve në votim nuk u arrit të kalohet pragu i parë
kushtetues (kuorumi), pa sigurimin e votës së artë nuk ka logjikë të procedohet
tutje me zgjedhjen e presidentit.
Mbetet
të shihet se a do të kontrabandohet ndonjë deputet minoritar apo do të dali
ndonjë margaritar i ri nga partitë opozitare që do t'i mundësoj kalimet e dy
raundeve të para për të arritur në raundin e tretë, që pastaj me shumicën e
thjeshtë të përmbyllet cikli i formiminit të institucioneve, për herë të parë
monopartiake në vendin tonë!
"Institucionalistët"
unik në seancë, të ndarë në votim
Dy
votimet në raundin e parë për zgjedhjen e presidentit e shpërfaqën situatën
laramane dhe alarmante që ekziston në LDK pas kuvendit zgjedhor të kësaj
partie.
Edhe
përkundër trumbetimeve të disa eksponentëve të LDK-së se kjo parti ka dalë
unike nga kuvendi zgjedhor, faktet po ua thonë të kundërtën.
Tre
prej 14 deputetëve nuk muarën pjesë fare në votim, ndërsa prej atyre që votuan,
disa votuan pro e disa të tjerë e hudhën fletëvotimin e "bardhë",
duke e bërë të pavlefshme votën dhe të pavlerë votimin e tyre!
Kjo
situatë e paqartë dhe e pazakont e dëshmon gjëndjen reale në LDK, ku nuk dihet
më se "kush qet e kush pret në këtë subjekt politik.
Sa
do që lideri i ri po mundohet ta kapitalozojë personalitetin e tij mbi
fatkeqësinë e ndarjes së LDK-së, me votën për presidentin po e rrezikon
shkaktimin e një ndarje të re dhe akoma më të thellë të LDK-së.
Shihet
qartë se LDK nuk është më në gjendje të mbrojë parime dhe as premtime
elektorale, shkaku i interesave personale dhe lidhjeve klanore.
Seanca
për zgjedhjen e presidentit e bëri akoma më të paqartë
"konstruktivitetin" e LDK-së: se a do të jetë opozitë e Opozitës apo
shtylla kryesore e pushtetarëve të rinjë!?