| E merkure, 31.03.2021, 08:01 PM |
OK, Dakord me Z.Lutfi Haziri dhe me Kryesinë e LDK-së
Nga
Skënder Sadri KAPITI
Z.
Haziri në lidhje me zgjedhjen e Znj. Osmani për Presidente deklaroi sot
se: “Kryesia e LDK-së ka shtjerrë debatin
e brendshëm në lidhje me rolin tonë politik, në krijimin e institucioneve
karshi qeverisë së VV-së do të jemi opozitë aktive, ndërsa në ndërtimin e
institucionit të presidentit LDK do të evitojë çdo llojë obstruksionist, çdo
lloj pengese, me rolin e vet pozitiv, konstruktiv dhe me funksion të stabilitit
në mënyrë që të mbyllet cikli i institucioneve”, ka thënë Haziri. Dhe jam i
sigurtë se kjo pritej edhe nga LDK-ja si organizatë politike, por edhe nga
publiku i gjërë shqiptar në Kosovë shprehur dhe në përputhje e në respekt të
rezultatit të zgjedhjeve 14 Shkurtit
2021, gjë që tregon pjekurinë dhe konstriktuvitetin legjitim e konstitiucional
të një politike të mirëfilltë e të përgjegjshme të Kryesisë së LDK-së.
Ky
është një deklarim i qartë dhe i përgjegjshëm para interesave kombëtare,
para interesave të shtetit demokratiko-ligjor dhe karakteristikë e tipar ky i
një politikani modest, tolerant, i përgjegjshëm dhe që ka intersin e
përgjithshëm dhe atë kombëtar mbi atë personal e partiak, gjë për të cilat
gjithmonë dhe më heret është konstatuar qëndrimi i urtë, i drejtë dhe
demokratik nga ana e Z. Haziri i cili deklaron se nuk do të ketë pengesa për
zgjedhjen e Presidentit të Kosovës.
Besoj
se me Z. Haziri dhe me Kryesinë e e re të
LDK-së do të jenë edhe deputetët e LDK-së, pasi z. Haziri është një
politikan me pëvojë dhe që shëmbulli i tij u tregua edhe në votimin për kryetar
të LDK-së, me sjelljen e tij mjaft të kulturuar, demokratike dhe aspak egoiste
ndaj fituesit Z. Abdixhiku. Edhe unë që e ndjek me shumë interes dhe përkushtim
politikën në Kosovë e përshëndes qëndrimin parimor dhe burrëror të z. Haziri
dhe të kryesisë së LDK-së për ndërtimin e institucioneve të Kosovës, për
njohjen dhe respektimin e legjitimitetit të zgjedhjeve të 14 Shkurtit 2021 dhe
të respektit që z. Haziri ka treguar gjithmonë për ishkolegen Znj. Osmani i
cili gjithmonë ka vlerësuar kontributin e saj në politike, edhe kur ishte
antare e LDK-së, por edhe tani që ajo doli me Listën “GUXO”.
Me
vendimin e kryesisë s LDK-s tashmë besoj se janë edhe antarësia e LDK-së, dhe se me zhvillimet
më të fundit në LDK , me zgjedhjen e kryetarit të ri dhe të kryesisë së re, LDK
do të ripërtërihet dhe do të bëhet më e fortë në opozitë dhe alterativë e fuqishme
politike duke ia kthyer LDK-së lavdinë e dikurshme.