| E merkure, 31.03.2021, 08:11 PM |
E SOTMJA DO TË ISHTE E VEÇANTË PËR KOSOVËN
Nga
Dedë Preqi
Duket
se shoqëria e jonë kosovare ka nevojë edhe më tutje për një periudhë kohe të
kalojë fazën e vet të tranzicionit për t’u edukuar ta përdorë në mënyrë të
drejtë pushtetin, apo prirja për të trajtuar këtë përdorim të pushtetit
demokratik, kërkohet edhe një përkushtim i të të qenit unik për të qenë zot i
veprimit të vet dhe në këtë mënyrë zot i vetëvetës.
Në
një vështrim tjetër, shoqëria e jonë kosovare i ka kapacitetet e duhura, të
cilat mundet ti shfrytëzoj efektshëm në mundësinë për t’u zhvilluar dhe
zgjeruar si shoqëri dhe për të bërë një jetë normale, bashkë me botën e vet të
vlerave dhe në përpjekje për ta vendosur ekzistencën e vet si shtet i vërtetë
demokratik.
Njerëzit,
shumica e tyre në pushtet, përkundrazi, bien në mashtrim dhe predentojnë
zotërimin e pushtetit me fuqitë e veta, duke menduar ta krijojnë një botë të
vetën të pavarur, që në realitet do të merrte kahe të kundërt me vullnetin e
shumicës qytetare, që ta shpiejnë drejtë interesave të tyre dhe në formën e një
bote të lirë njerëzore, që ndryshe do ta quanin demokraci reale.
Në
fakt, edhe Kosova, Shqipëria e shumë vende tjera të botës, pas një periudhe të
gjatë nën thundrën e shtypjes dhe shërbimit monist, kur demokracia depërtoi në
këto vende, edhe populli i jonë këtë natyrë të jetës demokratike e pranoi si
dhuratë të çmuar e të shtrenjtë në jetën dhe historinë e vet, me ç’rast edhe
këtij populli, do i heqët një barrë e rëndë, të cilën e ka bartë me shekuj mbi
supet e veta.
Atëherë
çfarë do të thotë demokraci dhe pushtet demokratik, apo çfarë janë shenjat
treguese të kësaj forme zhvëllimore në një shoqëri të tillë demokratike, nëse
një imazh i ri i botës do të kuptohet si një mundësi për një njerëzim të
vetëdijshëm për domethënjën e vet dhe të aftë për të ndërtuar të ardhmën e vet,
ku njeriu do të mësoj dhe do të veprojë të bëhët zotërues përmes punës dhe
pushtetit të drejtë, duke hequr dorë nga vetëvetja për të tjerët.
Por,
një gjë e tillë do të shkonte tej çëllimit, nëse veprimi nuk mbështetët në
ndërgjegjën vetiake dhe njeriu vepron sipas dëshirës dhe instinkteve të veta,
apo nuk e ndien asnjë lloj përgjegjësie morale dhe ligjore, ku veprimet e tilla
vazhdojnë në pushtet përmes klaneve apo grupeve të një hallke zingjirore, duke
i mos dhënë llogari dhe përgjigje askujt.
Në
këtë lloj rezymeje që pohuam na shpaloset edhe mundësia që të thëmi diçka me
çështjet dhe pushtetët e deritanishme në Kosovë, me gjitha rezervat që rrethanat
i diktojnë në një hapësirë ku sëcili mund të dallojë të keqën dhe të mirën, të
vërtetën dhe gënjeshtrën, dhe si rrjedhojë e të gjithave, do nxjerrim
rrezulltatin dhe gjendjen që kemi në këtë kohë reale.
Të
gjitha pushtetët e deritanishme, që pas vdekjes së presidentit historik
dr.Ibrahim Rugova, ishin të bezdishme njëra pas tjetres, që do të thotë se,
deri këtu ku jemi sot, edhe vetë sovrani është i revoltuar me një gjendje të
tillë të pa përballueshme, të cilët janë lodhë nga problemet e ndryshme dhe
kushtet e dobëta të jetës, dhe në një mënyrë më të prerë, deri këtu, sikur
shumë pak kemi bërë lidhur me vlerën njerëzore dhe vlerën e këtij vendi, për
shkakun se politikat janë konceptuar të gabuara, dhe jo si mundësi që i prekim
problemet, por si një lojë e pushtetëve dhe interesave të tyre.
Në
këto rrethana, ky mos seriozitet ndaj obligimeve dhe detyrave të përcaktuara
nuk erdhi nga pjekuria politike e pushtetëve të këtij vendi, por nga lakmia e
tyre për pushtet dhe për të përfituar në kurriz të këtij populli, të cilët në
kushte të pamjaftueshme të jetës u detyruan edhe shumica e të rinjëve ta
braktisin vendin. Këtë e di më së miri vetë populli, se kush janë bartësit e
këtyre pozitave dhe pushtetëve, të cilët përgjatë kohës së tyre të udhëheqjes,
sikur e humbën besimin e popullit, kur këta njerëz u shdërruan në korruptorë
dhe plaqkitës të pasurisë së popullit të vet.
E
sotmja do të ishte e veçantë për Kosovën, të cilën shansë nuk duhet lejuar të
dalë nga dora, duke i besuar edhe sovranit, i cili e tha fjalën e vet përmes
votës dhe vullnetit që tregoi në zgjedhjet e fundit të 14 shkurtit të këtij
viti, jo që Vjosa Osmani, si kryetare e shtetit dhe Albin Kurti, si
kryeministër do e bëjnë Kosovën, Svicërr, por një hetim i saktë do na qojë te
një përshtypje e çiltër dhe serioze, që e prek thelbin e jetës së këtij
populli, duke e ngjallur këtë vend në çdo mjedis, së paku qytetarët e këtij
vendi të jetojnë nga frytet e punës së vet në vendin e tyre.
Veçanarisht
me rëndësi për qeverisjen e re mbetët çasja dhe vazhdimi në mbrojtje ndaj Covid
19-të, pastaj punësimi i qytetarëve, por edhe i shumë të rinjëve, të cilët e
kanë kryer shkollimin dhe janë mbetur pa punë, si edhe shumë pririoritete tjera
e projekte të rëndësishme për zhvillimin e vendit, që do jenë në listën dhe
programet e qeverisë së re, të cilat presin realizimin e tyre brenda një afati
të caktuar kohor, duke llogaritur rendin e ri të udhëheqjes, si një energji e
re me tiparin e një pushteti të llogaridhënjës dhe gadishmërisë ndaj
përgjegjësive.