| E marte, 30.03.2021, 08:50 PM |
Cene
Nga
Edison Ypi
Një
gramshak ndezi një qiri. Pas pak qiriu u fik. E provoi disa herë me shkrepse,
çakmak, eshkë. Meazallah. Prej asaj dite nuk ndezi dot asgjë Shkakun e këtij
ceni e mësoi pas shumë vitesh: Gjyshi nga nëna kishte hedhur në erë një Kishë
në Myzeqe.
Një
durrsak sot e kësaj dite ka neveri nga reçeli. Në kohën e kurvit brenda një
kavanozi me reçel gjeti një buburrec. Prej atëhere ka mbetur me cen. Nuk fut
reçel në gojë.
Një
elbasanlli, duke kafshuar një cop bukë, j'u ngatrrua nëpër dhëmbë një spango e
trashë nga të thasëve të miellit që e bënin brumë duke e shtypur jevgjit me
këmbë. Mezi ja hoqën spangon pasi ja prenë me gërshërë gjysmën e gjuhës dhe ja
shqyen gojën ja bënë si të Guimplenit. Nuk vë më bukë në gojë. Vetëm biskota ha
elbasanlliu.
Kam
njohur një lapraks që ka tmerr ujin. As me sy nga larg nuk e sheh bregun e
liqenit dhe detit. I ka mbetur ky cen qëkur po shetiste një ditë buzë detit me
një radio në dorë duke dëgjuar kanconeta. E pa një polic. E mori me gjithë
radion, e zhdëpi në hu për degjenerim kulturor, lakra mikroborgjeze në kokë.
Prej asaj dite ka mbetur me cen. Nuk zë me dorë radio e televizor, dhe asgjë
elektronike nga këto të sotmet, celular, kompjuter, tablet.
Një
skraparlli kur kishte qënë kalama pat parë therjen e një qingji në oborr. I mbetën
në mendje thikat e kasapit, çengelat,përpëlitjet e qingjit, rropullitë, qëntë e
macet duke lëpirë gjakun. Prej asaj dite nuk vë mish në gojë, as sallam, as
qofte, madje as peshk. Nga natyra është mishngrënës, por nga halli, për shkak
të cenit të ushqimit, ha vetëm jeshil'llëqe.
Një
vlonjati që e ka shtëpinë te sheshi avni rustemi i ra në vesh se Esat Pash
Toptani ka qënë tradhëtar, dhe e besoi. E besoi për të besuar, por të nesërmen
mori haberin se gruaja dhe çupa i kishin marrë rrugë të keqe. U deshën vite
derisa u bind se Esat Pasha ishte një Shqiptar i madh. Prej atëhere gruaja dhe
çupa nuk venë më te semafori. Pakngapak ceni u ndreq.
Një
devolli kishte ndjesinë e gabuar, pra cenin, se kurrë nuk ishte aty ku ishte,
por diku tjetër, gjetkë, në Bilisht, Pojan, Maliq, Milano, Paris, Londër. Një
mik i tha se që të ndjehej si në Shqipëri
duhej të ikte diku tjetër. Ashtu bëri. Dhe ceni iku.
Një
të përndjekuri që llafoset sikur ka ngrënë bythë turtulli dhe shkruan si
surrati vet, nisi t'i krruhet bytha. S'la dermatolog pa vajtur për tu shëruar
nga ceni i krruajtjes së bythës. Asnjë s'ja gjeti shkakun. Derisa një ditë i
tha një mik: Ti dhe shokët e tu jeni me cen. Ju i cilësoni të përndjekurit me fjalën më poshtëruese që kurvi e ka
shpikur enkas: "shtresë". Shtresë e mbulesë janë dysheku, jorgani,
çarçafi, jastëku, jo të përndjekurit. Nga ky cen i tmerrshëm të krruhet bytha
ty o idiot. Që nga ajo ditë nisi ta
krruaj bythën më pak. Por ende ja kam frikën se mos e përfytyron veten batanie
për të mbështjellë komunistat të mos mërdhifin.
Me
gjithkëto cene zor se do bëjmë ndonjëherë shtet e administratë, pa le zgjedhje
pa hile.