| E diele, 28.03.2021, 09:58 PM |
Ibrahimoviçi katolik, i cili gabimisht u mirëprit në Prishtinë si vëlla musliman, tani po shahet si shkije kafir (femohues)
Nga
Kastriot Myftaraj
Me
rastin që Ibrahimoviç erdhi dje në Prishtinë me përfaqësuesen suedeze të
futbollit e cila do të ndeshet Kosovën dolën turqit dhe arabët shqipfolës të
Kosovës për ta pritur Ibrahimoviçin me “Selam Alejkum Ibra” sepse e dinin
gabimisht vëlla musliman, duke u nisur nga mbiemri i tij.
Por
islamikët e Kosovës pësuan një të papritur të hidhur, duke mos e ditur që
Ibrahimoviçi, ndonëse me baba boshnjak musliman ka zgjedhur fenë e nënës së tij
që është katolike. Kështu që Zlatani i shpërfilli krejtësisht ata që e
mirëpritën në Prishtinë si vëlla musliman.
Dhe
pastaj mediat kosovare, që flasin e shkruajnë shqip por mendojnë arabisht e
turqisht, e qortuan ashpër Ibrahimoviçin për shpërfilljen që iu bëri adhuruesve
të tij të keqinformuar. Të shumta janë edhe ankesat në rrjetet shoqërore nga
vëllazëria muslimane e Kosovës. Tani po na thonë se Ibrahimoviçi është shkije
tekefundit. Por a nuk dolën ata ta presin me adhurim si shkije musliman?
Nëse
në ndeshjen e sotme në Prishtinë mes Kosovës dhe Suedisë do të kishte prani të
tifozëve, do të kishim dëgjuar sharje në kor ndaj Ibrahimoviçit si shkije kafir
(femohues) sa herë që ai ta prekte topin me këmbë. Por sigurisht këto sharje
nuk do të mungojnë në mjediset ku islamikët e Kosovës do të shohin ndeshjen në
televizor.
Dhe
të shohim a do të dalë e vërtetë ajo që kanë thënë disa hoxhë në Kosovë se
besimtarët muslimanë do të shikojnë sot në mbrëmje sesi Allahu do t’ ia lidhë
këmbët kafirit Ibrahimoviç, duke mos e lejuar të bëjë gol ndaj përfaqësueses të
përbërë nga muslimanë.