| E diele, 28.03.2021, 01:29 PM |
Vuçiqat nuk sfidohen me plumba as me thumba
Nga
Dedë Preqi
Për
sa i përket pyetjes se si mund të zgjidhet problemi në mes Kosovës dhe Serbisë,
konkretisht problemi urgjent i kësaj çështje historike dhe i urrjetjes
patologjike në mes dy popujve, kërkon një angazhim të veçantë dhe vullnet në
mes popujve, por edhe një angazhim special nga BE-, si ndërmjetësuese dhe
menagjuese e një projekti dhe zgjidhje të mundshme, e cila përmes një
përkushtimi të qëndrueshëm, një përgjigje e tillë mund të realizohet për një
çast jo të vonë.
Edhe
historianët e njohur, shkrimtarët dhe filozofët e urtë të kulturave të ndryshme
botërore, kanë shkruar dhe shpjeguar për luftat e përgjakshme dhe përmasat
shkatërruese të tyre, ku të fuqishmit edhe tiranët për të dominuar, ata kanë
bërë gjëra të tmershme dhe masakra e asgjësime të qenjës njerëzore, duke i
kolonizuar dhe okupuar trojet dhe pronat e huaja, dhe më në fund, po të
përshkosh dhe shfletoshë tërë këtë histori të njerëzimit, nuk është e mundur ta
gjejmë ndonjë dobi që ka rrjedh prej luftave dhe ngjarjeve të tilla tragjike.
Me
shembuj të luftrave është e mbushur plot e përplot historia e njerëzimit, edhe
luftën famëkeqe që shkakëtoi Adolf Hitleri, kundër popullit hebre, gjithë atë
masakër dhe gjenocid që shkakëtoi ky regjim i egër, duke asgjesuar miliona
jetëra të njerëzve të pafajshëm, prapë se prapë, populli hebre, jeton sot i
lirë në shtetin e vet të pavarur, dhe pothuaj se i tejkalon shumë vende të
botës me teknikën e punës dhe formave tjera, që do të thotë se, edhe me gjitha
ato tragjizma dhe holokaustin që ka përjetuar ky popull nga lufta dhe
ideologjia e Hitlerit, nuk ka mundur të bëjë zgjidhje përmes radikalitetit dhe
luftës së pa drejtë kundërnjerëzore.
Çfarë
fitoi Serbia, me lufta të vazhdueshme dhe luftën e fundit që shkakëtoi
Millosheviqi, me dhunën dhe gjenocidin ndaj popullit të pa fajshëm shqiptarë të
Kosovës dhe ndaj popujve të tjerë. Vetëm në luftën e fundit të vitit 1998-99,
në Kosovë, shkakëtoi me qindra masakra dhe i dëboi më se 1 milon shqiptarë nga
trojet e veta, me një çëllim dhe plan të caktuar, që Kosovën ta zbrazin nga
shqiptarët dhe në vend të tyre të vendosin ardhacakë serb dhe të tjerë, por
prapë se prapë populli i Kosovës, me sakrificat e popullit dhe gjakun e tyre të
pa kursyer dhe me ndihmën NATO-s, në krye me SHBA-atë, ky popull jeton i lirë
në tokën dhe shtetin e vet të pavarur, në Republikën e Kosovës.
Megjithatë,
Kosova me Serbinë, akoma nuk e kanë gjetë një mirëkuptim të përbashkët, për një
marrëveshje paqësore e ndërfqinjësore, me ç’rast duhet marrë parasysh dhunën
dhe luftën e përgjakshme që shkakëtoi regjimi i Millosheviqit, prandaj, është
proces dhe rregull e jetës njerëzore, që njeriu i dhunshëm të pranoj gabimet e
veta, sikur në këtë rast Serbia, të kërkoj falje ndaj popullit të Kosovës, në
një mënyrë do të përfundonte edhe një kapitull i rëndë, i dhimbshëm e historik
në mes dy popujve, si një projekt i rëndësishëm e i domosdoshëm për paqën dhe
sigurinë, jo vetëm në mes këtyre dy popujve por edhe për rajonin dhe tërë
Ballkanin Perëndimor.
Skandalet
dhe provokimet që shkakëtojnë pasardhësit e regjimit të Millosheviqit, janë të
shumta dhe të vazhdueshme, sikur edhe skandali i fundit i kryetarit Aleksandër
Vuçiq, duke e mbuluar flamurin e Kosovës me atë të Serbisë, këto janë xhepura
dhe lojra të politikanëve të dobët, të cilët e kanë në gjak urrejtjen ndaj të
tjerëve, sepse një politikan i menqur dhe kryetar i një shteti, i cili mendon
dhe vepron me mendje të shëndoshë për popullin dhe vendin e vet, nuk bënë
gjeste dhe veprime të tilla, ndaj askujt, sepse sëcili ka dështuar me lojrat e
tilla, edhe ata që kanë menduar se janë më të fuqishmit e botës.
Prandaj,
kërcnimet dhe shantazhet që vijnë nga politikat e Beogradit në drejtim të
Kosovës, nuk mund të peshohen në vagë, por më rëndësi për popullin dhe
qeveritarët e këtij vendi, duhet që të mirren me problemet e veta dhe me
projektet zhvëllimore të vendit të vet, sepse rreziku i ngatërrimit dhe i
shkatërrimit të një vendi, vjen nga vetë imazhi i atij vendi, që krijon dhe
përgadit shkatërrim kundër palës tjetër njerëzore.
Do
ta quanim iluzion mendimin se Aleksandër Vuçiq, do të lakmohet apo do të
ngritët në madhështinë e vet, duke bërë gjeste dhe veprime të tilla, ndaj
shqiptarëve, apo ndaj cilit do popull tjetër në rajon, të cilët jetojnë dhe
veprojnë në stilin e vet dhe në shtetin e vet, pa cënuar të drejtat njerëzore
apo teritorin e ndonjë populli tjetër, ku vetë shoqëria dhe qytetarët e këtij
vendi janë të pa kënaqur me vet kryetarin e këtij shteti dhe nuk pajtohen me
dallime të tilla, të cilët këto ditë dalin në sheshin e Beogradit dhe
inkuadrohen në mbrojtje të popujve të pafajshëm, kundër Vuçiqit dhe regjimit të
tij, që ndjekin politikat e Millosheviqit.
Prandaj,
ajo që duhet të mbizotëroj në ndjenjat dhe vullnetin e popupullit të Kosovës,
duhet të lidhet me përceptimin e botës si diçka historike tashmë të formuar dhe
të plotësuar në jetën e këtij populli, me shtetin e vet të lirë dhe demokratik,
një vlerë e merituar, të cilën ky popull duhet ta ruaj dhe vlerësoj si sytë e
ballit, në rend të parë, duke qenë të bashkuar dhe të orientuar të gjithë për
një çëllim të përbashkët, në të kundërtën nuk duhet ta fajësojmë askënd për
gabimet dhe veprimet tona të dëmshme dhe të çëllimta.
Kosova
si shtet i ri akoma në konsiledim e sipër, ka përpara vetës mjaftë projekte në
sektore të ndryshme të vendit për ti realizuar, si edhe detyra të shumta për
t’u përmbushur. Përmes projekteve zhvëllimore dhe përmes një unifikimi të
forcave të përbashkëta pa dallime partiake e grupore, pa humbur kohë, që të
merret me lojrat dhe shantazhet e Vuçiqave e lopaviqëve të tillë, të cilët nuk
mund të sfidohen me thumba, por as me diçka tjetër, sepse nuk ka as pëlumba, sa
janë të tillë, të cilët, sikur janë të bllokuar dhe ende të pa çliruar nga
mitët e vjetra e parake të historisë së kralave të Sërbisë.