| E shtune, 27.03.2021, 04:11 PM |
PAN, ME ARGATËT E TIJ, KUNDËR VJOSËS PRESIDENTE!
NGA
IDRIZ ZEQIRAJ
Dr.
Vjosë Osmani, është fituesja plebishitare e zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021, me
tej 300 mijë vota, madje, nga votues vullnetarë, nga të gjitha partitë politike
të Kosovës. Thjeshtë, ka fituar nga një referendum popullor. Që nga katapultimi
i Isa Mustafës, në krye të LDK-së, nga Hashim Thaçi, vartësia e LDK-së ndaj PDK
dhe PAN, ka qenë faktike. Në të gjitha vendimet kriminale për Kosovën, LDK-ja
ka bashkuar votën me PDK, PAN-in!
Dr.
Vjosë Osmani, në intervistën e saj, për "HARDtalk", të BBC, ishte shumë
profesionale, e saktë, tërësisht e bazuar
dhe faktike. Kosova është e zhytur në krimin vrastar, nga bandat e
organizuara, gjatë dhe pas luftës, të cilësuara politike. Këtë e dëshmojnë edhe
akuzat, arrestimet, burgimet e zyrtarëve të lartë shtetërorë, në pritje të
gjykimit. Dhe, kjo është e mjaftueshme, për t`u bindur se Vjosë Osmani, as nuk
shpiku dhe as nuk shpifi, por, përsëriti një - "të fshehtë publike -.
Dr.
Vjosë Osmani, nuk i përket së majtës komuniste-enveriste, siç është LPK-ja dhe
derivatet e saj PDK, PAN! Partitë-banda të PAN-it, i përkasin të majtës
enveriste-staliniste , të cilat e kanë normë gënjeshtrën e mashtrimin e
popullit të vet dhe të botës. Përkundrazi, Vjosa i përket të djathtës
shqiptare. Një kod krejt të kundërt e ka bota demokratike, e djathta botërore,
e cila nuk e gënjen dhe as nuk e mashtron, as popullin e vet dhe as opinionin
botërorë.
Reagimet
ideoteske të lakeut të Hashimit, Betim Gjoshi, ndaj Vjosës: "Ti moj
arrogante dhe e padijshme. Ti moj antishqiptare", janë në një linje, me
disa nga hafijet e PAN-it, brenda LDK-së. Pse shfrynë me kaq mëllef këshilltari
i Hashimit, Gjoshi mjeran?! Reagime paushalle, me porosi, bëjnë edhe të tjerë,
si: Ganimete Musliu, kockë-lëpirësi Dardan Gashi, ndoca analistë të porositur,
madje, edhe ndonjë zonje e kuqe, "e rënë nga fiku", në Tiranë, janë
broçkulla komuniste, anakronike, për epokën dixhitale.
Kulmon
në marrëzi, Ardian Kastrati, një ish-analist, militant i PDK, kur thotë:
"Kosova nuk ka liberalizim të vizave, për shkak të Vjosa Osmanit!"
Është e kundërta: Zotimi i i binomit luftarak, Vjosa dhe Albini, është lufta
kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit industrial, pengesë bazike, për
liberalizimin e vizave. Pikërisht për këtë, sistemi i drejtësisë është njëshi i
prioriteteve të tyre qeverisëse.
Është
rrenë e kulluar se, gjoja, Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet, të kërkuara
nga Evropa, për lëvizjen e lirë të shqiptarëve të Kosovës. Ndërkohë, vetëm
çkapja e shtetit, sjell, natyrshëm, liberalizimin e vizave. Është përkushtimi
për çkapjen e shtetit, nga krimi dhe korrupsioni, përkatësisht, hajnia zyrtare,
që bashkoi rugovistën djathtiste, Dr. Vjosë Osmanin, me majtistin ekstrem Albin
Kurti.
Dhe,
ky premtim ka qenë publik. Atëherë, çfarë sekreti nxori e shpalosi para botës,
e mençura Vjosë, në intervistën e sinqertë dhe brilante, të dhënë në emisionin,
- par ekselance - "HARDtalk" të BBC?! Absolutisht, asgjë! Ajo si
personalitete unike, jo vetëm e Kosovës, por, edhe në nivel kombëtar, bëri atë që
bëjnë personalitetet famozë botërorë, duke afirmuar të vërtetën, qoftë para
popullit të vet, qoftë për opinionin ndërkombëtar.
Por,
ajo që nuk mund të kalohet në heshtje, është angazhimi politik i Ardian
Kastratit. Nga auditori universitar, rraset në partinë, e cila akuzohet, madje,
besueshëm, për krime monstrume ndaj shqiptarëve të pafajshëm! Gjithësesi, jeni
bërë pjesë e krimit, profesor!! Vërtet, "është kohë e maskarenjve në
politikë",- siç thoshte një rilindas i zëshëm i yni!
"Nuk
i kemi asnjë borxh politik as Vetëvendosjes dhe as Vjosa Osmanit", - thonë
zyrtarët e LDK-së, kur kërkohet krijimi i institucioneve qeveritare e
shtetërore! Realisht, LDK-ja i ka borxh, jo vetëm VV dhe Vjosës, por edhe
Kosovës, shqiptarëve. Sepse, lejoi tandemin Thaçi-Mustafa, për ta prishur
koalicioni LDK-LVV; për të rrëzuar qeverinë e shpresës-Kurti; si dhe kthimin në
pushtet të partive-banda, të cilat i kishte refuzuar dhe larguar, me votë
demokratike, populli.
Janë
dy vite të humbura, kot se koti. "Do të kujdesemi që LVV të mos vijë më në
pushtet",- thoshte kryeministri Hoti!" "Nuk kemi ardhur në
pushtet me shkarkuar bordet",- thonin Mustafa dhe Hoti! Dhe, kur banda e
Drenicës grabiti, zyrtarisht, nga banka, tej 2 (dy) milionë euro, kërkonin,
paradoksalisht, dorëheqjen e ministrës, shumë profesionale dhe krejt të
pafajshme të Financës, Hykmete Bajrami! Sepse Mustafa e Hoti, "kishin lënë
ujqërit ta ruanin tufën!" Mustafa intrigonte me Thaçin, për ta futur në
koalicionin qeverisës, bandën-amë, PDK. Dhe, cinikisht e poshtërsisht, thoshin
se "qeveria Hoti e mbaron mandatin më 2023!"
PAN
dhe LDK, si arsyetim të mosbërjes të kourumit, VV-Lista - GUXO -, përdorin
faktin se "as deputetët e VV, nuk kanë qendruar në sallën e Kuvendit, kur
ne kemi kërkuar votën e tyre". E saktë. Por, si mund të votonin
Demarkacionin, me humbjen e tej 8 (tetë) mijë hektarëve tokë të Kosovës;
"Zajednicën", një "Republika Srpska" brenda Kosovës;
emërimin konspirativ, banditesk të Hashimit president; shkëmbimin e
territoreve, më qartë, ndarjen e Kosovës me Serbinë! Kot provokoni dhe
dezinformoni shqiptarët, sepse gjërat ndryshojnë, madje, tërësisht dhe
rrënjësisht.
Pavarësisht
se LVV-Lista - GUXO -, zgjedhjet e 14 shkurtit i ktheu në referendum dhe
fitorja ishte unike, plebishitare, kërkon mbajtjen e tri posteve qendrore,
kryetar Kuvendi, President, Kryeministër, në kushte normale, duket e tepërt dhe
ngjallë frikë e dyshime. Por, bashkimi, pothuajse, i të gjithë lukunisë
politike, kundër - njëshit politik -, VV, është shumë domëthënës.
Dhe,
kjo ngjallë dyshimin e bazuar, se prapa këtij konspiracioni të pistë, fshihen
interesa personale e grupore, përkatësisht, ruajtja e monopoleve biznesore, të
bandës-PAN dhe të lidershipit klanor të LDK-së. Dhe, nuk mund të këtë një
shpjegim të dytë! PAN e ka zanat rrëzimin e qeverive. Së fundi, edhe LDK-ja ka
hyrë në lojë. Por, VV dhe Lista - GUXO -, nuk kanë kohë për të humbur, sepse
kanë marrë shumësinë absolute të votave nga populli, për ta luftuar krimin dhe
hajninë zyzare, pra, çkapjen e shtetit. Andaj, duke zotëruar tri postet
kryesore udhëheqëse, duan ta pamundësojnë rrëzimin, intrigues dhe lehtas, të
qeverisë, nga banda-PAN dhe partneri i tyre LDK.
Në
Kosovë, sistemi i drejtësisë ka degraduar, deri në degjenerim. Kujtoni krimet
faktike të "PRONTO-s", të "VETERANËVE", të mbyllura me
"pafajësi!?" Mijëra lëndë penale, zvarritën, ndër vite, deri në
parashkrim, skadencë të afatit për gjykim! Prandaj, "Kosova është zhytur
në krim dhe korrupsion",- siç pohon, saktësisht, Dr. Vjosë Osmani,
presidente e vendit.
Për
refuzimin e kandidaturës për presidente, të Dr. Vjosë Osmanit, ka zëra që
argatët e PAN-it, do ta bashkojnë votën me atë. Anëtarësia e LDK-së dhe
shqiptarët, e dinë se LDK-ja, përtej një dekade, është dirigjuar nga Hashim
Thaçi. Prandaj, udhëheqja e re e LDK-së, nuk duhet të lejojë që argatët e
PAN-it, të bëhen pjesë e vendimmarrjes.