| E premte, 26.03.2021, 03:55 PM |
Mos shisni, por blini tokë dhe investoni në Malësi
Nga
Gjekë Gjonaj
Komuna
e Tuzit në përgjithësi është një rajon i pasur
me burime natyrore mbitokësore e
nëntokësore dhe me potenciale njerëzore.
Rrjedhimisht këto pasuri do të duhej të
ishin të mjaftueshme për të siguruar punësim dhe mirëqenie për banorët
e Malësisë. Mirëpo, kjo krahinë , falë situatës së kaluar politike dhe ekonomike
nëpër të cilën ka kaluar Mali i
Zi, në kohën e komunizmit dhe të pluralizmit politik, fatkeqësisht ka mbetur një nga rajonet e varfra në vend.
Qeveritë e mëparshme e kanë lënë
Malësinë jashtë skemës së investimeve të
duhura publike. Kjo trevë shqiptare ka numrin më të madh të të larguarve jashtë shtetit për shkak të
rrethanave politike të kohës së shkuar,
varfërisë dhe humbjes së shpresës se ky vend
mund të ketë një të ardhme më të mirë.
Mundësia e vetme për të ndryshuar
këtë situatë janë investimet pa të cilat nuk ka zhvillim ekonomik e mirëqenie
sociale.
Komuna
e Tuzit ka nevojë për investime në fusha të ndryshme nga buxheti i saj, por
edhe nga mërgimtarët tanë që jetojnë në Shtete të Bashkuara të Amerikës,
Australi apo vende të ndryshme të
Evropës. Këtë e ka thënë edhe administrata e re e komunës, e cila është
shprehur e gatshme dhe e përgatitur që të jetë në shërbimin e mërgimtarëve shqiptarë të cilët dëshirojnë që një pjesë të kapitalit
të tyre ta investojnë në vendlindje. Dëshira
e të gjithë banorëve të Malësisë është
të investoni në vendlindje. Këtu është
jeta. Këtu janë prindërit tuaj. Vëllezërit e motrat. Kushërinjtë e farefisi
juaj. Njerëzit tuaj.
Keni
dy vendlindje, prandaj është obligim i dyfishtë për ju, sepse ju takon të
investoni në vendin ku jetoni, por edhe në Malësi prej nga keni origjinën. Ashtu siç
mbani kontaktet e vazhdueshme me pjesëtarët e familjeve tuaja në
vendlindje dhe i ndihmoni ata vazhdimisht
në çdo nevojë që kanë, kontribuoni me sa keni mundësi për zhvillimin dhe prosperitetin e këtyre zonave me ide e financime sado simbolike që mund të
jenë. Në këtë mënyrë ia rrisni vlerat vetes dhe vendlindjes suaj të dashur dhe
do ta fuqizoni atë ekonomikisht. Me hapjen e bizneseve të vogla apo të
mëdha do të hapen edhe vende të
reja të punës. Rinia jonë e shkolluar nuk do të jetë e
detyruar të largohet nga vendi i vet e të kërkojë punësim në shtete të huaja.
Malësinë duhet ta ndërtojmë të gjithë së bashku dhe të përmirësojmë jetesën e
banorëve të saj. E, mos të lejojmë që
fshatrat tona të vazhdojnë të zbrazen, shtëpitë e kullat shekullore të
shemben.
Kur
malësorët , në vitet ’70 të shekullit të kaluar, morën rrugën e mërgimit si
shpresë të vetme kishin se si të gjejnë
një vend pune për t’ju dërguar para familjeve të tyre. ndërsa sot ata
janë shpresa e banorëve ( qytetarëve) të
Malësisë sepse me kapitalin e tyre të
krijuar vite me radhë nëse do të
investojnë në vendlindje dukshëm do të
përmirësojnë gjendjen e pa lakmueshme, për të mos thënë të rëndë ekonomike, të bashkëvendësve të tyre.
Investimet
mund të bëhen vetëm nëse ruajmë
edhe dashurinë ndaj natyrës dhe
mjedisit, duke mos lejuar që pa ndonjë nevojë të madhe të shesim tokën e të
parëve tanë. Kur isha i ri i
dëgjoja burrat e vjetër të mençur të
Trieshit të thonin: “ ma mirë ashtë nji grusht dhe se nji
grusht pare”, ... “ mos e shitni tokën
për biskota se nuk do ta bleni me ar”.,, “ kush tokën e shet nuk e mbron”... “
mos e shit nëse ke mend, por blejë”. Tani, duam
të besojmë se shumica prej nesh
e kemi kuptuar domethënien e këtyre
fjalëve. Andaj, malësorë mos shisni, por
blini tokë dhe investoni në Malësi, mbase është gjest patriotik. Mos bëni gabimin e pakthyeshëm e të
hidhur të malësorëve
në Shtoj të Ulqinit, ku në tokat e tyre
janë ndërtuar më se 4.000 shtëpi e objekte afariste nga
njerëz të nacionaliteteve të ndryshme,
të cilët sot kanë ndryshuar strukturën
demografike të këtij vendbanimi shqiptarësh-malësorë. Kjo e keqe kolektive
e popullit tonë, nëse nuk jemi të
vëmendshëm, mund të ndodhë edhe në Malësi, në një të ardhme jo fort të largët.
Duhet
të mësojmë veten dhe bijtë tanë që tokat
në Malësi nuk mund t’i blejë kushdo. Ato
janë të shenjta për ne. Mos të harrojmë kurrë se toka në Malësi ruan hirin e paraardhësve
tanë. Ajo është e pasur me jetët e
popullit të vet. Ajo është nëna
jonë. Ajo ka pirë gjakun e paraardhësve
tanë. Ajo ruan kripën e lotëve të tyre. Çdo gjë që do
t’i ndodhë tokës , do t’u ndodhë edhe bijve të saj. Duajini këtë tokë ashtu si i porsalinduri i dorrahjet
e zemrës së nënës.
“Unë garantoje mbështetjen time
maksimale për çdonjërin prej jush qe vendose për të investuar në vendlindjen e
vet që të mos keni pengesa burokratike nga na e qeverisjes vendore, por
shërbime me korrektësi dhe ne kohe te shpejtë”
Tropoja dhe rajoni i Kukësit në tërësi, është një nga rajonet më
të varfra në vend dhe që qartazi është persekutuar politikisht nga qeveria
aktuale, duke e lënë atë jashtë skemës së investimeve publike.
Rajoni i Kukësit ka numrin më të madh të të
larguarave, jashtë vendit, vitet e fundit për shkak të varfërisë dhe
humbjes së shpresës se ky vend mund të ketë një të
Ai shtoi se përpjekjet dhe politikat e Qeverisë janë për
përmirësimin e klimës ekonomike të përshtatshme në shtet dhe kushtet për investime
të investitorëve vendas dhe të huaj, si dhe paralajmëroi vendime pozitive
shtesë për mbështetjen e investimeve nga bashkëqytetarët tanë, të cilët jetojnë
apo përkohësisht qëndrojnë jashtë vendit.
“Mesazhi i parë është investoni. Presim që prosperiteti i
shtetit të ritet, vazhdojmë reformat në të gjithat fushat, veçanërisht në
gjyqësor dhe e përforcojmë luftën pa kompromis kundër korrupsionit”, theksoi
Kryeministri Zaev, duke shtuar se në drejtim të përforcimit të lidhjeve me
diasporën është edhe Ligji i miratuar për mbështetjen e investimeve në të cilin
parashihen 10% shtesë nga mbështetja financiare për investimet fillestare të
subjekteve afariste të themeluara nga shtetasit e Maqedonisë së Veriut, të
cilët kanë qëndrim të përhershëm ose të përkohshëm jashtë vendit.
Në këtë takim me shembuj konkret të investimeve të suksesshme në
Komunën Makedonska Kamenicë, për të cilat informuan vetë mërgimtarët e
kthyer, u përshëndetën politikat e Qeverisë ndaj Diasporës, të cilat mundësojnë
kushte të përshtatshme për investim në vendlindje.
ardhme më të mirë. Si deputet, si qytetarë, si prind, nuk do të
doja që kjo varfëri dhe mungesë shprese të trashëgohet dhe reflektohet edhe tek
brezat që vijnë, tek rinia, duke shkatërruar shpresën, të ardhmen e tyre dhe
të gjithë kombit tonë.
Është një mundësi e mirë për mua që nëpërmjet
portalit tuaj ti bëjë thirrje dhe të inkurajoj bashkëqytetarët e mi që jetojnë
në Angli që të investojnë në Tropojë, Has dhe Kukës sidomos në një sektor kyç
siç është turizmi. Dhe bujqësia
Ashtu siç ftova më lartë bashkatdhetarët e mi
që të investojnë në Tropojë dhe të gjithë së bashku të bëjmë më të mirën për
vendlindjen tonë.
Një mesazh për emigrantët shqiptarë që jetojnë në Angli
Unë jam i vetëdijshëm për vështirësitë dhe sfidat që ka
emigracioni kudo. Përballja mes kulturave të ndryshme, përballja me integrimin
në një shoqëri të huaj, por edhe me diskriminim ndofta në raste të caktuara.
Megjithatë në pjesën më të madhe shqiptarët që jetojnë, punojnë apo studiojnë
atje na kanë bërë krenar, me punën dhe arritjet e tyre dhe shembujt në të tilla
raste janë të shumtë. Sigurisht që ne kemi çfarë të marrim nga kultura
evropiane, ashtu sikundër kemi edhe çfarë të japim. Shqiptarët janë një popull
i zgjuar, energjik dhe me tradita të vyera familjare. Do të dëshiroja shumë që
jo vetëm shqiptarët që jetojnë në Angli, por kudo ndodhen në botë, të kenë në
prioritet e tyre që tua përçojnë gjuhen tonë të bukur shqipe, gjuhën amë,
fëmijëve të tyre, brezave të ardhshëm. Sinqerisht ndiej dhimbje kur shoh dhe
dëgjoj në raste të caktuara që fëmijët e emigrantëve shqiptarë, nuk dinë të
flasin shqip. Në kohën e sotme kjo mundësi është akoma më e lehtë, mjafton
vetëm vullneti.
Mbani kontaktet e vazhdueshme me pjesëtarët e familjeve ne
vendlindjet tuaja kontribuoni me sa te keni mundësi për zhvillimin e
prosperitetin e këtyre zonave me ide e financime sado te simbolike qe mund te
jene, pasi kështu ja rrisni vlerat vetes dhe vendit tuaj te dashur qe te
vizitohet nga sa me shume turiste vendas dhe te huaj
Edhe një herë, i përshëndes të gjithë dhe i garantoj që Partia
Demokratike vlerëson kontributin e tyre dhe i shikon ata si ambasadorët tanë më
të mirë në vendet ku ata jetojnë.
Kryeministri
Dushko Markoviq vuri sot gur-themelin për ndërtimin e qendrës tregtare ETC me
vlerë prej 3.5 milion euro në Bijelo Pole.
Ky është investim nga biznesmeni nga Kosova Ramiz Kelmendi, që
kap vlerën e 3.5 milion euro dhe do të sigurojë 100 vende të reja pune
Ne të gjithë e dijmë dhe ka filluar
të bëhet ‘cliche’ kur flasim për rëndësinë e diasporës dhe remitencat që vijnë
në Kosovë.
Diaspora 20 vitet e fundit ka pas një
zhvillim personal dhe intergrim më të madh në vendin ku ata jetojnë, dhe si
rrjedhojë edhe prioriteti i tyre karshi vendlindjes gradualisht ka ndryshuar.
Ky ndryshim besoj që do jetë edhe më i dukshëm në dekadën e adhshme. Prandaj,
ka ardhur koha, që ne diaspora shqiptare, të shikojmë alternativa tjera
për të ndihmuar vendin e origjinës; alternativa ku përfitues janë të të dyja
palët. E kjo më së miri mundësohet përmes ndërrmarrësisë dhe investimeve
direkte në nivelin lokal.
Kosova nuk ka siguri investimesh?!
Ky konstatim gjithashtu është një
‘cliche’ tjetër, i pa bazë në shumicën e rasteve. Duhet të kuptojmë që
investimi përbënë rrezik, e rreziku është i njejtë si në vendin ku jetoni (që
me siguri është një vend i zhvilluar) ashtu edhe në Kosovë.
Po të ishte ashtu që investimet
gjithmonë janë të sigurta, atëherë hipotetikisht ne të gjithë do shkonim në
bank, merrnim kredi dhe me ato para do investonim, e kështu do ishim të gjithë
milionerë.
Mos u bazo në thashetheme!
Ne si popull e kemi një tendencë, si
thonë në zhargonin popullor “mizën ta bëjmë bull” dhe bazohemi shumë në fjalët
e të të tjerëve. Kjo më ka ndodhur dhe mua ku para pak më shumë se 4 vitesh
hapa përfaqësinë e kompanisë në Prishtinë.
Më kujtohet si sot nga diskutimet që
kisha para që se të bëja regjistrimin ku secili me thoshte që ka burokraci në
procesin e regjistrimit, duhet të përdorësh dikënd të njofshëm etj. Kërkonin
shuma parash për ta kryer këtë shërbim, e të gjithë thonin “Këtë po e bëj veç
për ty”!
Gjithesesi realiteti ishte krejt
tjetër, pas disa kërkimeve në internet mbusha formularin e regjistrimit dhe
shkova në zyren e regjistrimit të biznesit dhe dorëzova dokumentat ku isha i
dyti në radhë dhe mbas hiç më shumë se 5 minuta përfundova dorëzimin e
dokumenteve. Certifikata e regjistrimit më erdhi mbas 4 ditëve. Prandaj, mos u
bazoni në thashetheme, tentoni dhe provoni t’i bënë gjërat vet!
Kultura dhe ambienti i punës
Përpos sjelljes së kapitalit,
diaspora duhet të sjellë gjithashtu eksperiencën dhe kulturën e punës. Një
kulturë dhe ambient i mirë i punës sjellë përfitime edhe për kompaninën në kohë
afatgjate.
Ligjet në Kosovë në shumicën e
rasteve janë tejet të mira, por është me rëndësi të respektohen, gjithashtu të
drejtat e punëtorëve gjithashtu duhet të jenë prioritet dhe të tregojmë me
vepra që qëllimi nuk është vetëm përfitimi në investimet tona, por të kontribuojmë
dhe zhvillojmë më tutje mirëqenien e shoqërisë.
Sot patriotizëm është të respektosh
ligjin, paguash tatimet dhe respektosh të drejtat e punëtorëve. T’i lëm fjalët
anash, të veprojmë!
Asgjë nuk funksionon në Kosovë?
Një tendencë tjetër të cilën e kemi
si popull është të kritikojmë gjithmonë, çdo gjë. Gjithashtu, sidomos ne në
diasporë mendojmë që asgjë nuk funksionon në Kosovë, duke shfaqur një dozë
spektizimi ndaj ndryshimeve në atdhe.
Eshtë fakt, ka shumë gjëra që mund të
funksionojnë dhe më mirë. Gjithesesi, ka dhe shumë gjëra të tjera që
funksionojnë ashtu siç duhet, e sidomos kur është fjala e të bërit biznes, që
nga pagesat online si psh. uij, mbeturina, energjia elektrike dhe tek
raportimet mbi tatimet, trustin pensional, etj. Që 4 vite që operojmë në Kosovë
të gjitha shërbimet administrative komunale dhe shtetërore i kemi bërë përmes
internetit.
Po e përmbyll këtë shkrim me një pyetje për Ju që jeni duke e lexuar këtë shkrim:
– Kosova është e gatshme për investime, a je
ti me të vërtetë gati të investosh në Kosovë?
Lëri ankesat dhe fjalët e kota, vepro!
Flamur Mavraj është Drejtor Gjeneral
i kompanis
Kështjela e parë
në pjesën veriore të Liqenit të
Shkodrës pjesën
veriore të Liqenit të Shkodres, midis fshatit Bozhaj dhe Ploçë, jo më larg se
një kilometër në veri të saj ndodhet burimi i Vitojës.
Midis tyre dalloheshin disa krahina të veçanta si
Fusha e Korçës (Gajtan-Shkodër, Tren-Korçë, Kalivo-Sarandë etj).Gjatë
Gjatë Luftës së Parë Botërore erdhën në Shqipëri
arkeologët austriakë C. Praschniker e A. Schober të cilët filluan kërkimet nga
veriu i Shqipërisë në drejtim të jugut dhe i kushtuan vëmendje edhe monumenteve
e qendrave arkeologjike ilire (C. Praschniker-A. Schober, ArchäologischeForschungen
in Albanien und Montenegro, Wien 1919 ; C. Praschniker, Muzakia und
Malakastra, Wien 1920).
nteresi për vlerat arkeologjike të Shqipërisë nis
qysh në shek. XIX kur studiues të gjeografisë historike iu kushtuan lokalizimit
dhe identifikimit të të dhënave nga burimet antike.Në veprën e historianit, studiuesit dhe publicistit
Ilirjan Gjika, i cili citon Praschnikerin dhe autorë të tjerë, sillen këto
informacione, ku ky tekst i shkruar në greqisht përkthehet kështu:Kalaja e Samoborit -
vendbanim ilir
AncientillyrianSamoborfortress
Pranë
kufirit shtetëror të Malit të Zi dhe Shqipërisë, në perëndim të Liqenit të
Hotit, në pjesën veriore të Liqenit të Shkodres, midis fshatit Bozhaj dhe
Ploçë, jo më larg se një kilometër në veri të saj ndodhet burimi i Vitojës. Më
10.12.2010, vizitova një kodër të ngritur përmbi Liqe, e cila në periudhën e
vet historike do të ketë shërbyer për vendbanim të përshtatshëm për peshkim, si
dhe për kontrollimin e rrugës që vinte nga veriu për në Shkodër.
Mungojnë
te dhënat arkeologjike dhe burimet e shkruara për këtë qendër të vogël mbi
Liqenin e Shkodrës. Kjo më së shumti njihet nga studiuesit austriakë
KamiloPrashniker dhe ArnoldShober, të cilet, gjatë shetitjes së tyre para një
shekulli, i zbuluan dhe të parët i shënuan disa të dhëna për rrënojat e këtij
vendbanimi.
I
vendosur në vend shumë strategjik i cili kishte për detyrë kontrollimin e
rrugës më rëndësi, e cila në antikitet lidhte qytetin e Shkodrës me territoret
ilire në veri, dhe me ardhjen e romakëve po këndej kalonte rruga nga Narona e
Dalmacisë për në Doklea (Dukla) dhe prej këtu në Shkodër, e cila ishte e një
rëndësie jo vetëm për këto qytete me rrethina por për gjithë provincën e
Ilirikut. Disa studiues e vendosin pikërisht këtu stacionin rrugor Birzimnio të
periudhës romake, duke marrë për bazë iteneraret (shënim rrugësh) romake të
cilat e paraqesin në largësinë prej 30 miljesh romake nga Shkodra. Por kjo
duhet të vërtetohet sepse ka mendime se Birzimnio mund të ndodhet në fshatin e
sotëm të Vuksanlekajve.
Nga teknika e punimit të mureve dallohen tre
faza ndërtimi: e para në periudhën e hekurit, e dytë në kohen e mbretërisë
ilire dhe e treta në periudhën romake.
Nga
këtu, shihet me sy Kodra e Moksetit në lindje të Liqenit të Hotit në Shqipëri,
ku, si mbas gërmimeve të Gëzim Hoxhës, në këtë vendbanim vërehen dy fazat e
para të ngjashme si në Samobor. Edhe ky vendbanim ilir kishte funksion të
njëjtë të rëndësishëm, mbrojtjen e shtegut të kalimit për qytetin e Shkodrës.
Vendbanimi
Samobor është shtrirë në dy maja të kodrës të drejtuara nga liqeni, ku, është e
besueshme, ndodhej akropoli, përderisa për banim është përdorur terreni me
poshtë i ndarë me një mur nga akropoli.
Gjetja
e monedhave të Shkodrës, Apolonisë, Dyrrahionit dhe Korintit, të prerë mes
viteve 225-100 p.e.r., pak fragmente të qeramikës të gjetur në të gjithë
sipërfaqen e kodrës apo vendbanimit, për të cilat, në mënyrë të përgjithshme
mund të thuhet, se i përkisnin importit të mallit grek përafërsisht rreth mesit
të shek.IIIp.e.r.
Në thelb, është ruajtur vetem muri rrethues i
kalasë, por edhe ky, pavarsisht se linja e tij është e qartë, vende-vende është
zhdukur plotësisht në distanca të gjata.
Muri mbrojtes rre-thon dy majat dhe lugun mes
tyre në një planimetri pak a shumë eliptike. Në vendet ku janë të thikëta, muri
është i vendosur në një izoips më siper, ndersa lugu vetë ndahet permes me një
linjë e drejtë muri. Në tërë sistemin duket një lloj pune më e kujdeshme sesa
në kalanë e Gajtanit. Sistemi fortifikues ka gjatësi rreth 200 m dhe gjerësinë
më te madhe 90-100 m.
Më mirë është ruajtur këndi juglindor i
fortifikimit, ku një trakt i vogël murit rrethues qëndron ende në këmbë mbi 2 m
lartësi. Sa i takon teknikës së ndërtimit, blloqet e gurëve janë lënë siç kanë
dalë nga gurorja, herë me forma kuadratik, blloqet me gjatësi deri 1.60 m,
lartësi 0.60 m dhe thellësi 1 m. Kishte blloqe ndonjëherë edhe me shumë kënde,
të vënë njëri mbi tjetrin pa ndonjë kujdes të veçantë. Hapësirat midis gurëve
janë mbushur me gurë të vegjël. Për shtresa te rregullta nuk bëhet fjalë, se
paku në traktet e ruajtura, që natyrshëm formojnë pjesën e poshtme të murit.
I rrethuar në tre anët nga liqeni, i vendosur në
dy majat e kodrës dhe i rrethuar me mure të forta, e bënte Samoborin një
fortesë të fuqishme dhe jo të lehtë për tu pushtuar, çka banorëve të saj u
siguronte strehim të qetë gjatë luftërash, si dhe dalje në liqe. Rruga kryesore
e afërt siguronte ekonomi të zhvilluar. Ky vendbanim do të ketë gjallëruar prej
periudhës së hekurit e deri në kohën e Bizantit, për më tepër se 1000 vjet.
Vetëm gërmimi sistematik do të na qartësonte më
shumë pamjen e këtij vendbanimi të rëndësishëm në basenin e Liqenit të
Shkodrës
Guida
që ju tashmë keni në duar shënon një hap tejët domethënës drejt dokumentimit
dhe prezantimit të trashëgimisë sonë arkeologjike.
Thesari i Malësisë
– krenari dhe shqetësim
Një ekspozitë e veçantë fotografike
dedikuar trashëgimisë së pasur historike dhe kulturore të Malësisë së Madhe
parap disa ditësh i është prezentuar edhe opinionit të Ulqinit. Organizatori,
Organizata Joqeveritare “ Labeatët” nga Malësia solli artistikisht nëpërmjet
fokusit të aparatit në vemendjen e publikut një pjesë nga arsenali i pasur i
monumenteve të kulturës materiale dhe shpirtërore të Malësisë, me qëllim të
evidentimit të problematikave të ndryshme që shoqërojnë këtë pasuri kombëtare
sikurse edhe promovimin dhe mbrojtjen e saj. Fotografitë e ekspozuara dhe të
botuara në një katalog domethënës sjellin dëshmi mbi rrënjët e lashtësisë së
Malësisë të rëndësishme për njohjen e saj.
Mozaik i pasur
Në literaturën shkencore të monumenteve
historike thuhet se trashëgimia kulturore, materiale dhe jomateriale (
shpirtërore) përbën bazën e studimeve të çështjeve identitare, e cila sjell
kontributet e popujve të ndryshëm në zhvillimin e gjithëmbarshëm të njerëzimit.
Jo rastësisht , para dy mijë vjetësh u tha : “ Ata që nuk e njohin të kaluarën
janë si foshnja- nuk dine gjë! ( Lucrecius Car). Popujt si dhe foshnja kanë
rritën e vet dhe kjo rritë bazohet në njohuritë dhe në përvojat e fituara nga e
kaluara, nga rrënjët individuale e kolektive. Këto rrënjë gjenden në
trashëgiminë kulturore , të krijuar nga njerëzit dhe për njerëzit. Edhe treva
apo zona e Malësisë së Madhe përmban një mozaik të pasur të trashëgimisë
arkeologjike, arkitekturore, shpirtërore dhe të peizazheve kulturore të
krijuara që nga koha ilire e deri te kohët moderne dhe përmbajnë atribute
shkencore, historike, artistike dhe të mjedisit, siç janë: Kalaja ilire e
Samoborit dhe muri ilir i kësaj kalaje,që i përkasin shekullit të tretë para
erës së re, tumet ilire ( varrezat parahistorike karakteristike për periudhën e
bronzit dhe hekurit), pastaj varrezat e tjera unikale të pastudiuara të cilave
nuk u dihet vjetërsia dhe rrënojat e Kishës së Shën M’hillit në fshatin Dinoshë
( shekulli IX) etj. Si e tillë trashëgimia kulturore e Malësisë është pjesë fisnike
e ambijentit dhe e mantalitetit të banimit.
Rreziku i shkatërrimit
Këto dhe shumë visare të tjera
mbresëlënëse të Malësisë së Madhe janë pjesë e identitetit shqiptar me të cilat
mburren jo vetëm malësorët. Nga ana tjetër janë edhe shqetësim,për arsye se
këto vlera kombëtare janë lënë në mëshirën e fatit. Këtë ekspozitë e lexoj edhe
si një alarm të shoqatës “ Labeatët” që e gjithë trashëgimia kulturore dhe
historike e Malësisë të mbrohet nga rreziku i shkatërrimit nga faktori natyror
dhe faktori njeri. Në çdo shtet të botës së civilizuar monumentet e kulturës
duhet të promovohen, të ruhen dhe të mbrohen nga rreziku i vazhdueshëm për t’u
zhdukur, në kuadrin e institucioneve shtetërore por edhe të organizatave të
ndryshme ndërkombëtare. Mbështetur nga ky fakt këtë detyrim ligjor e ka edhe
Mali i Zi si shtet shumënacional dhe shumëetnik , i cili patjetër duhet të
fokusohet në evidentimin dhe diskutimin e problematikave nga të cilat vuan edhe
trashëgimia shqiptare . Sepse faji për këtë shkatërrim në radhë të parë vjen
nga shteti për të vijuar më pas deri te ndërgjegjja qytetare, e cila ka vite që
mungon .
Zëri i intelektualëve dhe specialistëve
Të gjithë jemi dëshmitarë se trashëgimia
jonë kulturore në të gjitha trevat e banuara me shqiptarë në Mal të Zi, pra
edhe në Malësi, ka qenë dhe vazhdon të jetë e rrezikuar, e pambrojtur dhe se
është bërë shumë pak për të mos thënë asgjë për përmirësimin e saj. Situata
aktuale e rënduar qoftë nga kriza ekonomike, qoftë politike bën që vëmendja mbi
të tilla gjëra të spostohet dhe të kalohet në plan të dytë. Institucionet e
trashëgimisë kulturore për fat të keq po vuajnë nga mungesa e një strategjie
gjithëpërfshirëse kulturore e shumë faktorë të tjerë që nuk janë objekt i këtij
shkrimi,të cilët në shumë raste kanë sjellë kalimin e përgjegjësive nga një
pushtet në tjetrin, nga pushteti qendror tek ai lokal. Në këtë situatë të
pakënaqshme ndaj monumenteve të kulturës sonë duhet të pyesim vetveten: A kemi
ne ndërggjegje për këto gjëra, a kemi ne ndjeshmëri ndaj trashëgimisë
kulturore? Nëse jemi realist duhet thënë dhe duhet pranuar se të gjithë kemi
përgjegjësi, e jo vetëm institucionet e monumenteve. Trashëgimia kulturore
shqiptare në përgjithësi dhe ajo e Malësisë në veçanti, është e përbashkët. Ajo
u takon të gjithëve. Bashkon shumë shpirtëra. I bashkon njerëzit dhe rrit
mirëqenien. Po kush janë ata që duhet të parët të ngrisin zërin për këtë
trashëgimi të rrezikuar? Intelektualët dhe specialistët. Mendoj.
Mbrojtja dhe prezentimi
Trashëgimia kulturore historike e një
populli paraqet tërësinë e vlerave shpirtërore dhe materiale të krijuara gjatë
historisë së tij, pasqyron zhvillimin ekonomik, shoqëror, politik, fetar e
kulturor në të kaluarën e tij, paraqet luftën e tij shekullore për ruajtjen e
identitetit të tij etnik, gjuhësor dhe kulturor. Malësia e Madhe siç thamë ka
një identitet kombëtar shqiptar, i cili bashkë me identitetet e tjera
pasqyrojnë diversitetin e çmuar kulturor të Malit të Zi dhe të Europës. Për
këtë thesar të pasur të trashëgimisë etnokulturore, materiale dhe shpirtërore
të periudhave të ndryshme historike të Malësisë duhet të punojmë më shumë se
deri më tani. Ka ardhur momenti që trashëgimia kulturore shqiptare në Mal të Zi
të aktualizohet siç duhet me veprime konkrete të bazuara në ligjet shtetërore
dhe dokumentet ndërkombëtare të ruajtjes dhe mbrojtjes së monumenteve historike
si vlerë universale.
Mbrojtja dhe prezentimi i trashëgimisë kulturore të Malit të Zi, përfshirë këtu
edhe trashëgiminë kulturore të shqiptarëve si popull autokton, është obligim
ligjor që buron nga Kushtetuta e Malit të Zi dhe nga konventat ndërkombëtare.
Për Malin e Zi si shtet i pavarur mbrojtja e trashëgimisë kulturore do të jetë
test i rëndësishëm i nivelit të civilizimit. Për ne shqiptarët ( malësorët)
mbrojta dhe prezentimi i trashëgimisë sonë kulturore, natyrore dhe historike do
të jetë test i nivelit të vetëdijes sonë për monumentet tona historike, fetare
dhe klulturore.
Të
nderuar miq,
Guida
që ju tashmë keni në duar shënon një hap tejët domethënës drejt dokumentimit
dhe prezantimit të trashëgimisë sonë arkeologjike. Kjo guidë është një
përmbledhje e shkurtër, por mjaft e rëndësishme që synon të ofrojë shpjegime
për disa dhjetëra lokalitete arkeologjike, nga rreth 400 gjithsej të evidentuara
në territorin e Kosovës deri më tani dhe të regjistruara në Listën e
Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme të Republikës së Kosovës. Si
e tillë, guida do të shërbej si një informator për lokalitetet e përzgjedhura e
ndoshta më të rëndësishmet të dokumentuara në Kosovë. Kjo i dedikohet të gjitha
grupmoshave që janë kureshtarë për të njohur trashëgiminë e pasur arkeologjike
të vendit tonë. Guida është e përgatitur në rrjedhë kronologjike, duke filluar
nga parahistoria e deri në mesjetë. Trashëgimia arkeologjike e Kosovës e
evidentuar deri më sot, paraqet një thesar të çmuar të vendit tonë. Potenciali
arkeologjik identifikuar gjatë gjysmës së dytë të shekullit të kaluar është
dokumentuar përmes gjurmimeve të ndryshme arkeologjike. Hulumtimet kërkimore
arkeologjike u zhvilluan edhe gjatë dekadës së fundit në formën e sondazheve
testuese, gërmimeve sistematike, përnjohjeve dhe së fundi edhe përmes studimeve
ndërdisiplinare gjeofizike, arkeobotanike dhe arkeometalurgjike. Këto kërkime
të ndërthurura shkencore janë vënë në funksion të njohjes, analizimit dhe
prezantimit të begatë të vlerave arkeologjike të Kosovës.
Këto
dëshmi arkeologjike pasqyrojnë gjurmë, mbetje, rrënoja e artefakte të
civilizimeve të kaluara, si të popullsisë autoktone, ashtu dhe të civilizimeve
lindore dhe perëndimore, të dokumentuara në hapësirë dhe në kohë të përcaktuar.
Falë punëve studimore disa dekadëshe të arkeologëve vendorë, posaçërisht në
dhjetëvjeçarin e fundit, përmes bashkëpunimit me arkeologët nga Shqipëria, Franca
dhe sidomos me ardhjen e specialistëve të fushave ndërdisiplinare arkeologjike
të kolegëve nga Gjermania, Kosova tashmë mund të prezantojë trashëgiminë
jashtëzakonisht të pasur e të larmishme arkeologjike, brenda dhe jashtë vendit.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të vazhdojë të mbështesë ekspeditat
me karakter përnjohës, hulumtimet, studimet arkeologjike e në veçanti botimet
përmes të cilave do të prezantohet dhe promovohet trashëgimia kulturore
arkeologjike e Kosovës. Memli KRASNIQI Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit