| E premte, 26.03.2021, 12:45 PM |
Albin dhe Vjosa mos harroni, por kini parasysh këto!
Nga
Skënder Sadri KAPITI
Drejtësia
e pavarur dhe lufta kundër krimit e korrupsionit, janë zotim e premtim kryesor
e parësor i VETEVENDSJES dhe Vjosa
Osmanit të cilët tashmë duhet të fillojnë pa humbur kohë parapërgatitjet dhe
konsultimet me nderkombetaret( SHBA e BE ) dhe
me profesionistë të drejtësisë për të ndërmarrë VETING-un në drejtësi,
pasi VETING-un e politikës tashmë e bëri Referendumi i 14 Shkurtit 2021.
Por
Vjosa me Albinin nuk duhet të veprojnë si paraardhësit e tyre, si ata egoistët,
të korruptuarit dhe mosmirënjohësit e
mëdhenj.
Albini
dhe Vjosa duhet të angazhojnë dhe të afrojnë pranë vetes së tyre ata
intelektualë, ata opinionistë dhe mediatikë të cilët janë përballur me shumë
guxim, madje shumë herë më me guxim profesional, patriotik e intelektual se sa
shumica e deputetëve të cilët ishin në
listën e VETEVENDOSJES.
Albini
dhe Vjosa nuk duhet të harrojnë ata të cilët janë përballur dhe që kanë sfiduar
pushtetin e vjetër e që nuk janë deputetë dhe as të afërm të tyre; Albini dhe
Vjosa nuk duhet të harrojnë kontributet e jashtëzakonshme të mërgimtarëve për
lirinë dhe demokraciunë në Kosovë; Albini dhe Vjosa dhe qeveria e VETËVENDOSJES
duhet të bëjë edhe VETING-un për pastrimin e listave të veteranëve nga ata që kanë si
meritë e lidhje partiko-personale e fisnore me
ishregjimin e Hashim Thaçit e kompani; Albini dhe Vjosa duhet të afrojnë
në administratë dhe në qeverisje kontributorët e aftë, profesionistë dhe
patriotë të përkushtuar dhe të pakorruptuar; Albini dhe Vjosa duhet të
çmontojnë nga sistemi nepotizmin dhe akraballëkun fasrefisnor; duhet ta
çlirojnë administratën nga tezet, hallat, mixhallarët, nga krushqia e miqësia,
nga bijat e bijtë e nipat e mbesat e politikanëve; duhet të çmontohet shteti
fisnoro-tribal e krahinor dhe të ndërtohet shteti demokratiko-ligjor e
republikan.
Albini
dhe Vjosa mos të harrojnë se ka mbi 10 vite që edhe mediat lira e te guximshme, botuesit, opinionistët e gazetarët e
tyre janë ata të cilët kanë kritikuar e demaskuar si
politikën e vjetër ashtu edhe sistemin kriminal ologarko-mafioz
juridiko-politik të Kosovës dhe që pa
kontributin e të cilëve nuk do ishte bërë ai ndërgjegjsim i madh popullor që
coi në ndëshkimin e politikës së vjetër.
Albini
dhe Vjosa të kenë kujdes që të mos tolerojnë dhe të mos bien pre dhe as në
kurthin e servilizmit të servilëve, injorantëve e të puthadorëve të regjimit të
vjetër të ndëshkuar tashmë, ashtu sikurse edhe që nuk duhet të rrezikohejnë
veten nga euforia dhe rezultati i zgjedhje të 14 Shkurtit.
Nuk
mundet që reformimin e drejtësisë ta bëjnë institucionalistët dhe gjyqtarët e
prokurorët të cilët duhet t’i fshijë e t’i dëbojë nga sistemi VETING-u i
drejtësisë.
Minimalisht
së pari duhet t’i nënshtrohen VETING-ut të gjithë gjyqtarët e prokurorët e Kosovës,
gjë për të cilën Parlamenti i Kosovës duhet të votojë një ligj VETING si ai i
Shqipërisë duke kerkuar ndihmën dhe mbeshtetjen e SHBA-së, dhe një VETING i
tillë në drejtësi do ta sillte edhe
Gjykatën Specile në Kosovë duke
ia kthyer kështu Kosovës pavarësinë dhe dinjitetin e sistemit vendor juridik
te shtetit të pavarur të Kosovës.