Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Zenel Çeliku: Shqipërinë e shpëtojnë shqiptarët

| E diele, 21.03.2021, 12:16 PM |


Shqipërinë e shpëtojnë shqiptarët

Nga Zenel Çeliku

Ashtu si kudo në botë, në moment delikatë janë popujt që e shpëtojnë vëndin e tyre duke bërë ndërhyrje popullore në të mirën e tyre. Edhe në Shqipëri janë shqiptarët që duhet të ndërhyjnë në mënyrë popullore për të shpëtuar Shqipërinë kur vëndi kalon moment delikate. Si edhe herë të tjera, para zgjedhjeve në Shqipëri ndizet flakë kilma politike, ndonëse aktualisht kemi edhe më shumë kemi politik të nxehtë. Lufta për pushtet është shumë e madhe në vëndin tonë, sepse në Shqipëri për 30 vite nga pushteti kanë buruar të mirat material për politikanët. Fushata parazgjedhore në Shqipëri de facto ka filluar me kohë, ndonëse ligjërisht fushata fillon pas pak ditësh. Kjo tregon se, si PS, PD, LSI dhe parti të tjera nuk pyesin fare për Ligjin Elektoral, por ata veprojnë sipas interesave të tyre. Nga çfar po vërëjmë, kuptojmë e dëgjojmë se PS dhe lideri I saj-Edi Rama, vetëm e vetëm akuzon për çdo gjë PD dhe liderin e saj, kurse programi ekonomik ngelet në prapavijë. Nga ana tjetër PD duket si me këmbë në tokë, duke shpalosur program ekonomik, por gjithsesi edhe Lulzim Basha qëndron gjatë tek lideri I PS duke e akuzuar pa fund. Në skuadrën e opozitës së bashkuar kemi edhe LSI, lideria e sëcilës duket më komode në takimet e saj, Kryemadhi shpalos kudo program qeverisës ndryshe nga qeverisja e PS.

Mbasi shikojmë e dëgjojmë liderët e tre partive të mëdhaja në qëndrimet e tyre, por edhe të skuadrave përkatëse, në skenën politike vërejmë qëndrimet e Presidentit të Republikës-Ilir Meta. Në ditët e fundit kemi parë dy skena të pazakonta të cilat paralajmërojnë klim politike shumë të nxehtë, pse jo edhe shpërthyese. Në selinë e FRD kemi parë prezencën dhe ndërhyrjen e Presidentit Meta I cili parandaloi bastisjen e zyrave të FRD nga policia bashkiake. Situata degradoi deri aty sa është ushtruar dhunë fizike. Pas pak ditësh, pikërisht në Ditën e Verës (14 Mars), në qytetin e Elbasanit kemi parë përplasjen fizike e të dhunshme ndërmjet mbështetësve të PS-ës dhe atyre të PD-ës. Situata ishte gati-gati shpërthyese, kurse qytetarët elbasanas u tronditën nga frika se mos ndodhte ndonjë ngjarje tipike e 1998. Sido që të jetë, populli është realisht I frikësuar se zgjedhjet mundet të na sjellin konflikte të hapura masive pikërisht të nxitura nga politika destruktive. Urojmë më shpirt të mos ndodhi një gjë e tillë sepse shqiptarët në këto 30 vite kanë hequr shumë për shkak të politikës, por sot çdo gjë është më ndryshe sepse Shqipëria është kandidate në BE dhe është anëtare në NATO. Kjo na bën të jemi më të qetë, por përsëri frika për konflikte politike qëndron tek njerëzit. Nuk po futem më thellë për të analizuar se kush janë faktorët dhe aktorët e kësaj klime konfliktuale, nuk dua të qëndroj aktualisht tek shkaqet politike, por një gjë është shumë e qartë, populli shqiptar ku është?!!! Ne shqiptarët duhet të ndërgjegjësohemi kur në politikën shqiptare shfaqen situata të tilla të cilat rrezikojnë destabilitet dhe kjo ndodh vetëm dhe vetëm për pushtet, ndërsa shqiptarët mbeten si gjithnjë viktimë e politikës, janë shqiptarët që pësojnë veprimet e politikës destruktive të të gjitha forcave politike. Përse shqiptarët pikërisht aktualisht nuk mbanjë qëndrime në interesin e popullit? Kur do të zgjohen dhe kur do të çlirohen shqiptarët nga makthi I politikës meskine? Në grumbullime njerëzish në fushata elektorale dëgjojmë se ata thërrasin, fitore-fitore. Por çfar fitoni o gjynahqarë, a se kuptoni se politika ka 30 vite që bën lojë të pisët dhe hipokrizi ndaj popullit me qëllimin për të realizuar interest e tyre? Kjo më bën mua dhe pjesën më të madhe të shoqërisë që të çuditemi me indiferentizmin, qëndrim dhe manipulimin e tifozerisë mediokër të partive politike. Meqënëse Shqipëria është kandidate në BE dhe anëtare në NATO, shqiptarët shpesh artikulojnë në fjalorin e tyre se, çfar bën BE dhe SHBA-të për të pastruar politikën nga këta politikanë të korruptuar e të inkriminuar që interest e tyre janë mbi interest madhore të popullit. Ndërkombëtarët mundet të bëjhnë aq sa I takojnë, por në fund të fundit duhet që shqiptarët ta shpëtojnë Shqipërinë nga kjo politikë e cila ka marrë pëng Shqipërinë për 30 vite, duke e radhitur vëndin tonë si më I varfëri në Ballkan. Zgjedhjet janë në prag të shtëpisë, ndaj duhet që shqiptarët të ndërgjegjësohen maksimalisht dhe të distancohen nga situata të nxehta politike, shqiptarët duhet të mbaj qëndrim të ashpër e të prerë ndaj politikëës destruktiv, që në një mënyrë edhe shqiptarët të ndjehen si qytetarë europian.

I lutemi Zotit që shqiptarët ta shpëtpojnë Shqipërinë, duke treguar se vëndi ka zot, e kështu I duhet thënë ndal dhunës dhe destabilitetit politik.

Zenel Çeliku

TIR-FAX News Agency 19 Mars 2021