| E diele, 21.03.2021, 11:29 AM |
Letër për Lumir Abdixhikun. Si një “këshillë” për ndryshimin që duhet bërë
Nga
Skënder
Sadri KAPITI
Lumir e gëzofsh detyrën e kryetarit të
LDK-së dhe të uroj suksese në punën e detyrën tuaj për ndryshimin dhe vënien në
funksionim të LDK-së si një alternativë pse jo edhe e re, duke ruajtur vlerat
dhe trashëgiminë e vyer të Rugovës si dhe në evoluimin demokratik e politik të
saj në kushtet e reja në të cilat përballet sot Kosova.
Suksese LDK-së që pritet të rinovohet e
të drejtohet tashmë nga Ju në drejtim të forcimit e konsolidimit të
shtetit ligjor dhe të sistemit demokratik, aktulisht si një opozitë politike
(pas Mustafa) konstruktive që do të kontribuojë për funksionimin e drejtësisë
dhe të shtetit ligjor; për cmontimin e krimit e korrupsionit nga sistemi dhe
për plotësimin e standarteve demokratike, për integrimin dhe antarësimine
Kosovës në BE dhe në strukturat e organizmat nderkombëtare, pasi opozita ashtu
si pozita janë komponentë njësoj të rëndësishëm për sistemin demokratik.
Z. Abdixhiku po të drejtohem
për kujtesë që të bësh e të veprosh ndryshe pasi duhet të bëhet ndryshim
dhe kthesë.
Këtë po ta them me këtë shkrim, por këtë ta
thanë dhe ta kërkon edhe verdikti dhe legjitimiteti popullor i zgjedhjeve
të 14 Shkurtit 2021, referendum i cili ndëshkoi me meritë politikën e vjetër
dështake, antipublike e antikombëtare të kualicionit të së keqes ku pjesë e saj
ishte edhe vetë LDK-ja e drejtuar nga Isa Mustafa.
Nëse populli e ndëshkoi me votë politikën e
vjetër LDK,PDK e AAK , tashmë antarësia e LDK-së pret prej teje ndëshkimin,
VETING-un dhe clirimin e LDK-së prej uzurpatorëve të saj, se nuk mjafton
vetëm largimi formal i Isa Mustafës por duhet të largohet e tërë struktrura
subjektiviste e personalizuar, emruar dhe privatizuar tij e cila i
ka rrënjët akoma të fuqishme në LDK.
Lumir, duhet bërë ndryshim dhe kthesë që të
ngjallet shpresë te ata që akoma votojnë e besojnë te LDK-ja dhe te ata
të tjerët që janë larguar prej saj se: nëse LDK-ja ndryshon e bën kthesë ata do
të ktheheshin përsëri në LDK.
Lumir, duhet të ndahesh nga e kaluara ; duhet
të dalësh e t’i kërkosh falje antarësisë dhe publikut për ortakërinë e LDK-së
në krim , hajni, korrupsion e tradhti në aleancë me PDK e AAK e të tjerë
pasi kundrejt tyre LDK ka edhe një fizionomi tjetër politike ; duhet t’u
kërkosh e të bësh kritikë për pasinqeritetin dhe mashtrimin që i është bërë
elektoratit të djathtë, për matrapazllëqet me politikën tjetër të pushtetit që
e sunduan dhe e keqqeverisën Kosovën në këto 20 vite; duhet kërkuar
“falje” duke ndryshuar e premtuar ndryshimin real para elektoratit të
djathtë; duhet kërkuar falje për manipulimin ,mashtrimin dhe për
spekulimin me rugovizmin dhe shfrytëzimin e tij për interesa të ngushta
personale që ka bërë elita e vjetër e LDK-së prej së cilës edhe u ndëshkua
ashpër LDK-ja me 14 Shkurt 2021; duhet kritikë e besueshme dhe kërkim falje
publike në emër të LDK-së për Marrëveshjen për Bashkësinë e Komunave serbe, për
Demarkacionin me Maqedoninë e Malin e Zi dhe për fantazmën e idesë
antishqiptare të coptimit të Kosovës.
Pra z. Abdixhiku, të ka ra hisja që t’i
ndërmarrësh këto veprime në emër të LDK-së tani, dhe madje edhe i duhet kërkuar
edhe Znj.
Osmani dhe Znj. Gërvalla falje pasi ato kanë qenë opozitaret dhe
kundërshtaret e fuqishme kundër këtyre veprimeve të LDK-së të cilat i citova më
lart dhe që për të cilat strukturat e larta të LDK-së i shkarkuan ato nga
postet e larta partiake e që ia imponuan atyre largimin nga LDK-ja.
Është koha që karshi Vjosës të kërkohet
“pendesë” për atë se cfarë pandershmërisht dhe heretikisht LDK-ja e Isa
Mustafës vepruan kundër saj.
Vjosa nuk është larguar nga LDK-ja me dëshirë,
ajo as nuk ka devijuar nga filozofia rugoviane e LDK-së, dhe ajo as kurrë
nuk e ka tradhtuar elektoratin dhe e as premtimet e saj për luftë për ta
crrënjosur padrejtësinë, korrupsionin, krimin, hajninë dhe tradhtinë nga
sistemi.
Dhe prandaj z. Abdixhiku dhe ju deputetët e
LDK-së duhet ta votoni Vjosën për Presidente sepse tashmë ajo është personi më
i votuar në Kosovë jo vetëm nga antarësia e LDK-së por edhe nga vutuesit
kosovarë pa marrë parasysh se ku aderojnë dhe kë parti politike simpatizojnë
ata.
Antarësia e LDK-së nuk pret prej jush vetëm
ndërrimin apo zëvendësimin e Isa Mustafës,por pret reformimin e LDK-së.
Durrës, Skënder Sadri KAPITI, analist,
shkrimtar, jurist, historian dhe studiues i politikës, filozofisë, moralit dhe
fees.