| E diele, 21.03.2021, 12:44 PM |
Provokimi i kriminelit Vuçiç me frymëzim të Lajçakut
Nga Prof.
Dr. Eshref Ymeri
Pasuesi
i përbindëshit Milosheviç, krimineli me karrierë të gjatë Aleksandër Vuçiç,
ditën e djeshme, 19 mars, e provokoi rëndë Kosovën, duke postuar në Instagram hartën e saj, të mbuluar me flamurin
serb. Ky ishte një provokim shumë i rëndë, për arsye se hartën e Republikës së Kosovës,
krimineli Vuçiç e kishte ndotur me kryqin e flamurit serb, me flamurin më
gjakatar tëkontinentit evropian pas Luftës së Dytë Botërore.
Në vitin 2018, Shtëpia Botuese “Klubi i Poezisë” Tiranë, nxori nga shtypi dhe hodhi në qarkullim
librin e akademikut prof.dr. Flori Bruqi, me titull “Shtëpia e Verdhë”. Është një libër mjaft interesant, me një vëllim
prej 350 faqesh, në të cilin gjen një pasqyrim të hollësishëm politika agresive
e shovinizmit serb kundër kombit shqiptar. Autori, duke argumentuar me fakte,
zbulon thelbin e politikës së kahmotshme serbe ndaj etnisë shqiptare.
Një temë që meriton vëmendjen e veçantë të
lexuesit në faqet e këtij libri, është ajo që akademik Flori Bruqi ia ka
kushtuar kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç. Ai e ka titulluar “Duart e përgjakura të Aleksandër Vuçiçit”.
Në trajtimin e figurës së Vuçiçit, autori ka
meritën e veçantë se ka flakur tutje “vellon
e moderimit” të kryeministrit-kriminelserb, e cila i është veshur prej
propagandës shtetërore, duke anashkaluar natyrën e tij kriminale në gjenocidin
e ushtruar kundër myslimanëve në Jugosllavi dhe veçanërisht kundër popullit
shqiptar të Kosovës.
Akademik Flori Bruqi i çjerr maskën
Aleksandër Vuçiçit, si bashkëpunëtor i ngushtë i kriminelit Sheshel, kryetarit të Partisë Radikale Serbe, ku
Vuçiçi mbante postin e sekretarit të përgjithshëm dhe Nikoliçi postin e
zëvendëskryetarit. Që të tre këta kriminelë kishin hartuar planin “për spastrimin etnik të Kosovës”, platformë
kjo, e botuar në gazetën “Serbia e Madhe (Velika Serbia) më 14 tetor 1995 në
Beograd” (f. 46).
Por natyra çnjerëzore e Vuçiçit del më shumë
në pah përmes deklaratave të tij në përkrahje të dy kriminelëve me damkë, si
Ratko Mlladiçi dhe Radovan Karaxhiçi, të dënuar nga Gjykata Ndërkombëtare e
Hagës për krime kundër njerëzimit. Akademik Flori Bruqi citon deklaratat e
Vuçiçit për Mlladiçin dhe Karaxhiçin, të publikuara në vitet e para të këtij
shekulli:
“Radovan Karaxhiçi është simbol i luftës për liri të
popullit serb. Karaxhiçi dhe Mlladiçi janë patriotë të shquar serbë dhe heronj
të luftës atdhetare. Nuk do ta dorëzojmë as Radovan Karaxhiçin dhe as Ratko
Mlladiçin. Nëse i takoj diku, do të pi me ta kafe. Shtëpia ime, ashtu si edhe
gjithë shtëpitë e familjes Vuçiç, do të jenë pikërisht shtëpi e sigurt e
gjeneralit Ratko Mlladiç (f. 50).
Fakti që Vuçiçi është president i Serbisë,
dëshmon më së miri për psikologjinë e kriminalizuar të popullit serb. Se jo më
kot populli serb, me votën e vet, nxori në krye të shtetit pikërisht Vuçiçin,
ministrin e informacionit të Sllobodan Milosheviçit, të kriminelit me damkë që lau
me gjak mbarë Bosnjë-Hercegovinën dhe popullin shqiptar të Kosovës. Prandaj
akademiku Flori Bruqi, në faqet e këtij libri, i ka bërë “skanerin” e duhur Aleksandër Vuçiçit, duke ia flakur tutje
përfundimisht “mantelin e udhëheqësit të
moderuar” të Serbisë dhe duke nxjerrë në pah natyrën e tij prej krimineli
të regjur të popullit shqiptar të Republikës së Kosovës.
Këtë
provokim të poshtër, krimineli Vuçiç e bëri disa ditë pas frymëzimit që
përjetoi nga provokimijo më pak i poshtër i Miroslav Lajçakut, të këtij
shovinisti të regjur, të cilin Brukselizmi e ka caktuar ndërmjetës në dialogun
Kosovë-Serbi. Në një dalje pak ditë më parë në mjetet e informimit masiv,
Lajçaku u paraqit me një hartë të Evropës në përtejanë (sfond), në të cilën
Republika e Kosovës figuronte si pjesë e Serbisë. Është i pahijshëm, për të mos
thënëi turpshëm, qëndrimi i Brukselizmit
ndaj Republikës së Kosovës. Ky qëndrim nuk mund të vlerësohet ndryshe, përderisa
ngrehina e Brukselizmit, në fyerje të popullit shqiptar të Republikës së Kosovës,
si ndërmjetës në dialogun Kosovë-Serbi, ka caktuar pikërisht Miroslav Lajçakun,
një shovinist nga Sllovakia, shteti i së cilës nuk e njeh pavarësinë e Republikës
së Kosovës. Shteti sllovak nuk mund ta njohë pavarësinë e Kosovës se ka qenë
dhe mbetet një shtet servil i shovinizmit rusomadh, të këtij armiku të betuar
tradicional të kombit shqiptar.
Në qëndrimin
jo vetëm ndaj Republikës së Kosovës, por edhe ndaj mbarë kombit shqiptar,
ngrehina e Brukselizmit frymëzohet nga Moska dhe nga Parisi, të cilët urrejtjen
e dikurshme që pati shpërthyer ndërmjet tyre gjatë fushatës së Napoleonit kunër
Rusisë, e kthyen në dashuri përvëlimtare për njëri-tjetrin pas hyrjes së
bujshme të trupave ruse në Paris më 09 mars 1814, me në krye carin Aleksandri
I.
Tradita e armiqësisë së shovinizmit rusomadh ndaj etnisë
shqiptare, në bashkëpunim të ngushtë me Parisin,është e kahershme. Ajo zë fill
në Kongresin e Berlinit të vitit 1878, ku përfaqësuesi i carit, Hitrovo, diktoi
vullnetin e vet për copëtimin e parë të trojeve tona etnike. Ajo traditë
vazhdoi në çerekun e parë të shek.XX, me copëtimin e dytë të trojeve tona
etnike.Më 27
tetor (9 nëntor) 1912,në një telegram
sekret që i dërguari rus në Beograd, N.G. Hartvig, i përcillte Ministrisë së Jashtme
Ruse në Sankt Peterburg, thuhej:
“Për
shkak të zgjerimit të ardhshëm të territoreve të të katër aleatëve, një
Shqipëri autonome do të dukej si një anomali, si një vatër e përhershme
trazirash, të cilat do të ngjallnin shqetësime për paqen në Ballkan… Shqipëria
do të duhet të copëtohet mes Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë” (Citohet sipas librit: “Faktori shqiptar në zhvillimin e krizës në
territorin e ish-Jugosllavisë. Dokumente.Vëll.i parë (1878-1997)”. Shtëpia
Botuese “INDRIK”. Moskë 2006, f. 57).
Menjëherë pas këtij njoftimi, vjen
edhe reagimi i ministrit të jashtëm të Rusisë Sergej Sazonov. Në kujtimet e
veta, ky ministër, si armik i betuar i kombit shqiptar, shkruan:
“Kuptohet vetvetiu se nga
ana e Rusisë copëtimi i Shqipërisë mes ballkanasve, në thelb, nuk mund të haste
në kurrfarë kundërshtimesh… Lejimi i Serbisë për të pasur një dalje në
Adriatik, gjatë një periudhe të gjatë kohe, u shndërrua në një problem qendror
të politikës evropiane, megjithëse në vetvete ai kishte një rëndësi thjesht të
karakterit lokal…” (Sergej
Dmitrijeviç Sazonov. “Kujtime”.
Shtëpia Botuese “Harvest”. Minsk
2002, f. 77-79).
Moris
Paleologu, ish-ambasador i Francës në Rusi prej korrikut të vitit 1914 deri në
maj të vitit 1917, në kujtimet e veta shkruan:
“Sot në mëngjes (e shtunë, 21 nëntor 1914
- E.Y.)Sazonovi (asokohe ministër i jashtëm i Rusisë cariste - E.Y.) më tha:
“Sovrani (cari Nikollaj II - E.Y.) ju pret në orën katër.Nuk ka asgjë për t’ju deklaruar zyrtarisht, por
dëshiron të bisedojë me ju fare lirshëm dhe me çiltërsi. Ju paralajmëroj se
audienca do të jetë e gjatë”. Në orën 3-10 nisem për në Carskoje Sjello me një
tren ekspres… Perandori më pret me mirësjelljen e tij karakteristike, me
përzemërsi dhe paksa me druajtje… Mandej, pasi shpalosi hartën e Gadishullit të
Ballkanit, ai, në vija të përgjithshme, më parashtron këndvështrimin e vet se
cilat duhet të jenë ndryshimet territoriale, të cilat ne, sipas vlerësimeve të
tij, duhet t’i dëshirojmë: Serbisë t’i aneksohen Bosnja, Hercegovina, Dalmacia
dhe pjesa veriore e Shqipërisë. Greqia të marrë Shqipërinë e Jugut, përveç
Vlorës, e cila do t’i lihet Italisë” (Moris Paleolog. ”Carskaja Rossija vo vremja mirovoj vojnëj” (Rusia cariste gjatë luftës
botërore).Shtëia Botuese“Mezhdunarodnëje
otnoshenjija” (Marrëdhëniet Ndërkombëtare). Moskë, 1991, f. 125-126,
128-129).
Traditën
e qëndrimit armiqësor të shovinizmit rusomadh ndaj kombit shqiptar unë e kam
pasqyruar me fakte të hollësishme në një ese të gjatë, të botuar në internet në
vitin 2009. Ajo traditë, të cilën shovinizmi rusoputinian e ka pasuruar më tëj,
vazhdon deri në ditët tona, çka u shpreh fare qartë me shpërthimin e egër tëhisterisë
së mjeteve rusetë informimit masiv kundër rezultatit të zgjedhjeve të 14
shkurtit në Republikën e Kosovës.
Kryeministri francez Klemanso, në sinkroni të plotë me
rusopolitikën shoviniste ndaj kombit shqiptar, në Konferencën e Paqes të vitit
1919 në Paris, pati deklaruar për një ricopëtim të asaj ngastre Shqipërie që
mbeti në Konferencën famëkeqe të Londrës të vitit 1913. Akademiku Flori Bruqi
thekson:
“Duke
propozuar një zgjidhje të përgjithshme të çështjes së Adriatikut, Klemanso, në
cilësinë e kryetarit të Konferencës së Paqes, në lidhje me lëshimin e Rijekës
Italisë, deklaroi më sa vijon: pra, sipas kësaj, shteti i S.H.S. (serbëve,
kroatëve e sllovenëve) do të ngrihet në kulmin e fuqisë së vet, pasi t’i ketë
në zotërim Shkodrën, Drinin dhe Shëngjinin” (f. 27-28 e librit të
sipërcituar të akademikut Flori Bruqi).
Në
mars të vitit 2015, mbarë opinioni publik shqiptar u njoh me një deklaratë
skandaloze të një eurodeputeti, një shovinist francez ky në parlamentin
evropian, i quajtur Emerik Shoprad
(Aymeric Chauprade - 1969). Ky
tellall i shovinizmit rusoserbomadh, nga tribuna e parlamentit në fjalë,
shprehu tërë urrejtjen e vet për Kosovën, të cilën e etiketoi si “çerdhe të krimit”, duke deklaruar se
Parisi na paska bërë, demek, një “gabim
historik” me njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Sipas këtij shovinisti të regjur me dashurinë
përvëlimtare për Serbinë dhe me urrejtjen shembullore për Kosovën, “Kosova kurrë s’mund të hyjë në Bashkimin
Evropian”. Se Kosova, sipas këtij injoranti me gramë të madhe, jo vetëm që na qenkej “çerdhe e krimit”, por mbakej
përgjegjësi edhe “për spastrimin etnik të
serbëve dhe të popullatës tjetër joshqiptare” (Citohet sipas: “Europarlamentari francez: Kosova çerdhe e
krimit, njohja e saj gabim historik”. Marrë nga faqja e internetit “BalkanWeb”. 02 mars 2015).
Eurodeputeti shovinist francez Aymeric Chauprade, nga tribuna e parlamentit evropian, sulmoi edhe
NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për bombardimin e Sebisë në
pranverën e vitit 1999. Me këtë deklaratë, ky eurodeputet shovinist francez,
radhitej përkrah skifterëve ushtarakë francezë që i jepnin të dhëna paraprake
Beogradit për bombardimet e NATO-s.
Por
shqetësim kryesor për mbarë shqiptarët atdhetarë, nuk përbënte deklarata
armiqësore e një eurodeputeti francez me një formim kulturor gjysmak. Shqetësim
kryesor për ta përbënte heshtja e krejt eurodeputetëve të tjerë, midis të cilëve nuk u gjend asnjë
burrë për be që t’i jepte përgjigjen që Aymeric
Chauprade meritonte për shpifjet që po nxirrte nga goja në adresë të
Kosovës. Heshtja e
eurodeputetëve vërteton më së miri deklaratën e vitit 2011 të Shefit të
UNMIK-ut në Kosovë, Lamberto Zanieri. Në atë deklaratë, ai është shprehur:
“…pas
ndërhyrjes ushtarake, një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare mori anën e Serbisë”
(Citohet
sipas: Lamberto Zanieri. “Kosova ka mbetur në mes të rrugës”. Faqja e
internetit “Radio Evropa e Lirë”. 16 prill 2011).
Ish-kandidatja për presidente në zgjedhjet e
fundit presidenciale në Francë, Marine Le Pen, gjatë fushatës zgjedhore pati
deklaruar se kur të bëhej presidente e Francës, do ta anulonte njohjen e Kosovës. Le Pen, kryetare e Frontit
Demokratik, gjatë një interviste për gazetën serbe “Srpski Telegraf”, pati thënë se “Kosova është tokë e shenjtë serbe”, prandaj shteti i saj “do ta tërheqë njohjen e Kosovës”. Po
ashtu, ajo tha se ndaj “serbëve është bërë
padrejtësi e madhe në vitet ’90 dhe se Evropa është e obliguar të përmirësojë
këtë padrejtësi” (Citohet sipas: “Shokon Le Pen: Nëse e fitoj
Francën, anuloj njohjen e Kosovës, tokë e shenjtë serbe”. Faqja e internetit “Voal.ch”.20 mars 2017).
Këtë deklaratë,
MarineLe Pen, me formim intelektual gjysmak për
historinë e kombit shqiptar, e pati bërë publike pas vizitës “fluturake” në Moskë dhe takimit frymëzues me
Putinin, Sepse pas atij takimi, ajo me siguri që është bindur edhe shumë më
tepër për anulimin e njohjes së Kosovës, nëse zgjidhej presidente. Pavarësisht
nga deklarata e saj shoviniste në adresë jo vetëm të Kosovës, por edhe të mbarë
kombit shqiptar, kësaj politikaneje të majmur me 9 milonë eurot e Putinit, i
duhej kujtuar se Kosova ka qenë dhe vazhdon të jetë tokë e shenjtë shqiptare, ashtu siç janë të shenjta të gjitha
trojet etnike shqiptare që shtrihen që nga Arta e Preveza dhe deri në Manastir,
Shkup, Preshevë, Mitrovicë e Tivar.
Gati një vit e gjysmë më parë, presidenti
francez Makron pati deklaruar:
“NATO po përjeton vdekje klinike dhe BE duhet të rimarrë sovranitetin
ushtarak” (Faqja e internetit “Faktor”. 08 Nëntor 2019).
Për
çudi, askush nga parlamentarët mumje të Brukselizmit, nuk u ngrit dhe ta
kundërshtonte deklaratën e Makronit. Një deklaratë e tillë paradoksale e
presidentit rusoman francez, i vjen shumë në osh politikës shoviniste
rosomadhe, e cila është mjaft e interesuar për minimin e aleancës
transatlantike.
Pra,
duke gëzuar përkëdheljet e gjithanshme të Brukselizmit, përkrahjen e fuqishme të
rusopolitikës dhe nënshtrimin tërësor ndaj Beogradit të kastës tradhtare të
deridjeshme të Hashim Thaçit, Vuçiçi u bë “trim me fletë” dhe njollosi rëndë
hartën e Republikës së Kosovës me kryqin e flamurit kriminal serb. Mendoj se
klasa e re politike, me në krye Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin, duhet t’i japin
fund një herë e përgjithmonë poshtërimit që krimineli Vuçiç, në vazhdimësi, po
i bën publikisht Republikës së Kosovës. Ata duhet t’i rikthejnë autoritetin e
duhur popullit shqiptar të Kosovës,duhet të ndërpresin çdo kontakt për dialog
me Serbinë dhe duhet të djegin etapat për diçka që mund të kryhej më vonë:
Albini dhe Vjosa, duke vënë në provë edhe dy ish-partitë kryesore se kujt i
shërbejnë, - popullit shqiptar të Republikës së Kosovës apo shtetit kriminal
serb, - të organizojnë votimin në Kuvend për ndërrimin e emrit nga “Republika e Kosovës” në “Republika e Dardanisë”, me një flamur
të ri dhe me një stemë te re. Paskëtaj Vuçiçi do të mbetet me gisht në gojë se
do të rrijë t’i pijë lëngun Kosovës në kushtetutën-paçavure serbe.
Indianapolis. Indiana