| E shtune, 20.03.2021, 09:46 AM |
Takim i papritur me presidentin Rugova!
Rrëfim
origjinal
Nga
Florim Zeqa
Ashtu
siq isha duke pirë kafe në një lokal të vogël të qytetit të ku jetoj, papritmas
afër meje kaloi presidenti Ibrahim Rugova me një person tjetër.
Nuk
munda t'i rezistoj kësaj surprize të bukur, e thirra president! E ktheu kokën
nga unë dhe më përshendeti.
Pas
përshendetjes u nisa menjëherë drejt tij, u morëm në ngryk me presidentin sipas
traditave tona popullore dhe më pastaj filluam të bisedojmë.
Pyetjet
e para që i bëra presidentit Rugova ishin këto; çfarë e mirë të solli këtu dhe
kush është ky personi që është me ju?
-Erdha
krejt rastësisht dhe pa ndonjë planifikim, ky personi është një italian të
cilin u njoftova gjatë rrugës deri këtu!
Pyetja
tjetër e radhës ishte kjo; nëse nuk keni për të shkuar diku tjetër apo nuk e
keni të rezervuar ndonjë hotel, a pranoni të vini në konakun tim!?
-Jo
nuk kam vend të caktuar se ku të shkoj, me kënaqësi vijë në konakun tuaj!
U
nisëm duke ecur këmbë qëndres së qytetit të Orsagos, me presidentin bisedonim
për aspekte sociale dhe probleme të jetës së mërgimtarëve. Çdo hapë që bënim na
ndalonin bashkatdhetarët, bënin foto me presidentin dhe shkonin, sa të tjerë
kërkonin autograme prej tij.
Njëri
nga bashkatdhetarët e pyeti presidentit sa ditë do të qendroni?
Presidenti
ia ktheu, nesër në mëngjes!
Në
atë moment ndërhyri djali axhës Bedriu, i tha presidentit, unë ta siguroj
biletën dhe të dërgoj deri në aeroport të Venedikut (Venezia).
Pak
para se të arrijmë tek shtëpija e takova mbesën Arbesen, i thash tregoju të
shtëpija se jam duke ardhur me presidentin Rugova!
Me
t'iu afruar shtëpisë, i pashë të gjithë anëtarët e familjes kishin dalur në
oborr duke e pritur me gëzim presidentin.
Para
se të hynim brenda në shtëpi, insistova të presidenti që të mos i s'bathë
këpucët, por nuk e pranoj një gjë të tillë, i zgjidhi lidhësat e këpucëve
ngjyrë kafe dhe hyri brenda.
Derisa
presidenti Rugova shikonte fotografitë dhe orenditë antike në sallonin tim, unë
përfitova nga rasti dhe bisedova me bashkëshorten Sebihanen, i thashë që
paraprakisht të tubohemi të gjithë anëtarët e familjes dhe të kënaqemi me
presidentin, pasi më vonë do të na vijnë shumë miq e dashamirë nga qyteti dhe
rrethina për t'u takuar me presidentin historik.
Në
momentin që fillova të bisedoj për tema politike me presidentin, bëri zilja,
por në fakt ajo nuk kishte qenë zilja e shtëpisë, por alarmi i telefonit për
t'u zgjuar për punë i cili ma prishi këtë ëndërr të bukur!
Mbase
kjo ishte ëndërra më e bukur në vargun e shumë ëndërrimeve tjera. Dashtë Zoti
që ëndërrën për kthim në vendlindje të mos ma prishin alarmet e këqija të
pseudopolitikanëve të sotëm!
Sa
më fat paskeni qenë president që u ngritet lartë në qiellë, për të mos
përjetuar devijimet dhe deformimet e kësaj kohe të keqe, ku vlerat u
zavëndësuan më antivlera, morali më imoralitet, drejtësia më padrejtësi, besa
më tradhëti!
Ne
që sot ballafaqohemi me sfidat e kësaj kohe të keqe, na mbanë gjallë ndjenja e
krenarisë që jetuam dhe vepruam në epokën tënde president, në epokën e
krenarisë kombëtare.