| E enjte, 18.03.2021, 07:41 PM |
Vrulli rinor në Pranëverën studentore 1981
Përvjetori
i katërdhjetë i demonstratave të studentëve
Nga
Dr. Milazim Zeqiraj
Populi
Shqipetar autokton në Kosovë dhe ish Jugosllavi
në dekadat e kaluara ishte më plot ngjarje që ja vlen të degjohen dhe
komentohen.
Në
Kosovë kryesorja e datave që fillon te
mbaj vulën e ngjarjeve të më vonshme pas
Demonstratave të vêtit 1968 është 11.Marsi 1981.
Kjo
datë bëri unifikimin e brezave për një fillim të ri në Kosovë .Rinia studentore e mundi frigën për demonstrim dhe
e rriti domosdoshmerin për protesta masive në gjithë vendin për një Kosovë
ndryshe.
Parullat
„Kushte -Kushtedhe „dhe Kosova Republike
muaren përkrahjen e popullit.Ato ishin
arësyja më e mirë për politikajt
tane që të benin rezistencë ndaj hegjemonise serbosllave që
populli të mbrohej kurse statusi
i Kosovës të ngritej.
Kjo
punë nuk u be nga politikajt tane ,zëri i rinise studentore më kërkesa të
arësyeshme u shuan më gjak.
Agresiviteti
i mediave,analistve dhe politikajve të ndryeshem për Pranëvern studentore 81 ishte i pa
presidans.Ata u munduan që ngjarjën e 11.Marsit 1981 ta humbin duke e përzir më ngjarje dhe data
tjera , ta njollosin duke I dhën
ngjyrë politike kurse disa më vonë u
mundu ta përvetesoj duke aludu se ishte spontane pa organizm dhe organizator.
Ngjarja e 11.Marsit kishte organizim dhe organizator .Ajo nuk e humbi asnjëhere rëndësin , u vlersu
lart nga masa duke mbaj vulën
kryësore për fillimin e levizjeve dhe ngjarjeve që ndodhen në Kosovë .Fenomeni
i demonstrimit i pa lejuar deri atëhere në Kosovë dhe Jugosslavi u be arma
më e fuqishme e popullit për liri
dhe demokraci.
Nuk
ishin të verteta hpotezat dhe paragjykimet e ndryshme se pas Protestes se 11
Marsit dhe Pranëverës studentore 81
qendron Shqiperia,grupet ilegale marksiste-leniniste,Sigurimi sekret Jugosllav ose KGB Ruse.
E
verteta ishte së organizatoret Ishin student te Univerzitet te Prishtinës të
njohur në QS, patriot të guximshem që e deshten një Kosovë ndryshe.Ata menduan
dhe vepruan për të miren e
vendit.Ketë punë rinia studentore e
filoj më orjentim patriotik më moton Kushte -Kushte dhe „ Kosova Republik „ parullat më sublime për një barazi të mirfillt më popujt
tjer në Jugosllavi..Zëri i tyre ishte njië lutje për zhvillim ekonomik dhe ngritje
të statusit politik që Kosova të barazohej më repuplikat tjera në
Federaten Jugosllavi kurse populli shqiptar të jetë i barabartë më popujt tjer
në ate ish Jugosllavi
Kushtetuta
e vitit 1974 nuk mjaftonte,ajo duhej reformuar,statusi Kosovës duhej ngritur.
Kush
ishte ky brez që bëri këtë kthesë
Unë
autor i ketij shkrimi(student i Fakultetit të Mjekësisë) Januz Januzaj dhe
Zymer Kuqaj (student të Fakultetit Juridik) menduam se mbyllja e dyerve të Menzësë
më 11.Mars.81 gjat darkës se studentve është veprim më i qelluar që do të senzibilizon udhëheqjen
e QS për një veprim pozitiv në përmisimin e kushteve në Menzë dhe
Konvikte.Januzi ka pas kerkesa të shkruara. Ai na informoj se për këtë ide janë
te mendimit edhe Kadri Kryezi,Ramadan Gashi dhe Bedri Deliu ( student të
Fakultetit Juridik) ,bashk banus ne Konviktin nr.3.kati i tretë.
Zymer
Kuqaj dhe unë ,Milazim Zeqiraj ishim banus ilegal ne Konviktin nr.3 tek shoket
e Fakultetit teknik.Me 26 Mars Zymer Kuqaj plagoset rëndë nga bobolat e gazit
lotësjellesë.
Januz
Januzaj,Kadri Kryeziu,Ramadan Gashi dhe Bedri Deliu në veren e vitit 1981 burgosen dhe denohen më denime
drakonike vetem per Demostraten e 11 Marsit 1981. Ata mbajten burgun me
vite,tani janë të lirë,jetojnë dhe veprojnë në Kosovë dhe shtete prendimore.
Rininë
studentore të Pranëverës 81 politikajt dhe mediat i prezentonin nationaliste,irredentis
,kontrarevulocionar marksist-leninist ose rini e manipulera nga sherbimet e huja etj.
Etiketimet
e tlla nuk ishin të verteta. Ata ishin student të dalluar në mësine ,patriot që
muren guximimin që më demonstrim në
formën më demokratike kërkuan një Kosovë të barabart në Jugosllavi.Ata nuk deshironin dhunë dhe gjkëderdhje ,sepse populi shqipetar
në Kosovë dhe vise tjere në Jugosllavi nder shekuj ishte përgjakur mjaft dhe
nuk donte gjak tjeter rinor.
Atëdhedashurin
e shprehen me parulla më sublime „Kushte-kushte „ dhe „Kosova Republik“parulla
të ligjshme dhe te realizushme.
Politikajt Kosovar nuk e shfrytzuan at momentum.Ata
moti ishin trasuar në rrugë më
pansllavistet e KQ te LKJ dhe sebashku më ta demonstrimin studentor e shtypen
më dhunë më të eger.
Ndonjë
përkrahje nuk erdhi as nga shteti amë.
Në
vend që të fillonin bisedimet për realizimine kërkesave studentore, filloj dhuna, vrasjet, burgosjet masive
si dhe diferencimi i rinisë dhe
popullit shqiptar .
Diferncimi
një metodë e vjeter që komunistet e
trashiguan nga fashizmi por e aplikuan
në Kosovë më qellim të eliminimit të popullit shqipetar deri në asgjesim të plotë të individit
dhe shoqerisë shqipetare në tërsi më qellim që të krijohen
shqiptar të ndërshem më identitet jugoslavs ose pa identitet fare .
Më
etiketimin kontrarevulocionar filluan
burgosjet masive ,kurse fjala liri,kushte , demokraci dhe Kosova Republike u shua më gjak.
Keto
masasa tek populli shqiptar në Kosovë
hasen në resistencë të fortë dhe nënë këtë dhunë
u kalit shumë më shumë dhe nuk u
ndal në rrugtimin e tij drejt lirisë dhe pavarësimit të vendit.
Lavdi
per martiret. Zoti e rujt Kosovën dhe popullin e saj.