| E enjte, 18.03.2021, 07:25 PM |
Albin Kurti intelektual i kalibrit, por jo edhe politikan i nivelit!
Shkruan:
Florim Zeqa
Pas
çertifikimit të rezultateve zgjedhore nga KQZ-ja, qytetarët e presin me pa
durim 22 marsin për konstituimin e kuvendit dhe formimin e institucioneve të
reja shtetërore. Nëse respektohet kushtetuta, pas konstituimit të Kuvendit,
fillimisht duhet të shkohet me zgjedhjen e presidentit, për të kaluar në
votimin e kryeminsitrit dhe kabinetit të ri qeveritar.
Nëse
ju referohemi praktikave të deritanishme të formimit të institucioneve
shtetërore, nuk do të jetë aspak punë e lehtë arritja e marrëveshjes mes
partive politike për zgjedhjen e presidentit.
Edhe
pse ishte kohë tjetër dhe rrethana tjera politike, mes zgjedhjeve të 14
shkurtit 2021 dhe zgjedhjeve të vitit 2001, 20 vjet më pas mund krijohet një
analogji dhe të tërhiqet një paralele sa i përket zgjedhjes së presidentit dhe
ndarjes së posteve më të larta shtetërore.
Asokohe
LDK-ja me 48 % të votave të qytetarëve, për hirë të interesit të shtetit, i dha
PDK-së me 26 % postin e kryeministrit dhe e bëri ndarjen e posteve ministrore
me partitë tjera.
Edhe
tani, pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, kur e kemi një situatë përafërsisht të
njëjtë, LVV duhet të bëjë kompromisin e duhur për zgjedhjen e presidentit, në
të kundërtën e rrezikon çuarjen e vendit në zgjedhje të reja.
Thirrja
në "votën plebishitare" për marrjen e tri posteve më të larta
shtetërore, jo vetëm që nuk është ide e mirë, është e pajustifikueshme dhe nuk
i bën nderë partisë fituese.
Nëse
LVV dëshiron të thirret në legjitimitetin e qytetarëve për zgjedhjen e presidentes
nga lista e saj, atëherë nuk duhet të harrojë as faktin tjetër se kandidati i
VV-së për kryeministër (Albin Kurti) është pa legjitimitet qytetar në këto
zgjedhje!
Kësisoji,
për herë të dytë në Kosovën e pas luftës do ta kemi një qeveri me legjitimitet
më të lartë, por do ta kemi për herë të parë një kryeministër pa votën e
qytetarëve!
Bazuar
në heterogjenitetin e deputetëve të LVV-së, gjegjësisht pikëpamjeve të kundërta
ideologike, numrat në kuvend nuk paraqesin garanci për jetëgjatësi të 'Qeverisë
Kurti2'.
Pavarësisht
faktit se a zgjedhet Vjosa Osmani presidente apo jo, deputetët e "Lista
Vjosa" do të jenë të parët që do ta braktisin grupin parlamentar të
Levizjes Vetëvendosje.
Albini
është intelektual i kalibrit, por jo edhe politikan i nivelit çfarë e kërkon
koha nëpër të cilën po kalojmë. Si politikan duhet ta njohë më shumë librin e
jetës sesa jetën prej librave, e aq më pak të flas prej tyre!
Një
lider i nivelit me mbi 50 përqind të votave të qytetarëve, për asnjë çmim,
qoftë ai edhe i presidentit nuk do ta vënte në pikëpyetje besimin e qytetarëve
për qeverisjen e vendit!
Prandaj,
Albin Kurti duhet t'i subordinohet vullnetit të qytetarëve për qeverisjen e
vendit në katër vitet e ardhshme, si dhe duhet ta ndërroj çasjen ndaj partive opozitare dhe diskursin e tij politik
prej një lideri partiak në një politikan të nivelit dhe liderë të përgjegjshëm
shtetërorë.