| E enjte, 18.03.2021, 07:00 PM |
Ja çfarë duhet të bisedojnë nesër Abdixhiku me Kurtin e Osmanin
Nga Skënder Sadri KAPITI
Së pari Abdixhiku duhe t’u urojë fitoren Albin KURTIT
dhe listës së Vjosa Osmanit.
Së dyti Abdixhiku
duhet të deklarohet se e mbështet kandidaturën e Vjosa Osmanit për Presidente
ose të paktën LDK-duhet të jetë prezent në seancat e zgjedhjes së Presidentit
të Republikës në mënyrë që LDK-ja e pas Mustafës të tregojë seriozitet dhe
pëkushtim ligjor , demokratik e konstitucional si një parti e cila po rinovohet
dhe qe zbaton dhe respekton legjitimitetin demokratik dhe proceduralizmin
konstitucional në shërbim të ngritjes dhe të funksionimit të shtetit demokratik
e ligjor dhe në shërbim të integrimit të Kosovës në BE.
Së treti
është edhe mundësia e cila edhe është e pranueshme që Abdixhiku edhe t’i
kërkojë Albinit e Vjosës që LDK-ja e pas Mustafes edhe të bëhet pse jo edhe pjesë e qeverisjes
nëse premton se do të jetë serioz ai dhe
deputetët e LDK-së që të mos bëhen e të mos tradhtojnë marrëveshjet dhe as
elektoratin e LDK-së ashtu si LDK-ja e Isa Mustafës që vepruan një vit më parë
kundër legjitimitetit popullor dhe që organizuan një grusht shteti parlamentar.
Së katërti:
Abdixhiku edhe më parë, por tashmë e di
akoma shumë më mirë se Vjosa nuk kreu
asnjë “tradhti” ndaj LDK-së por kandidimi i saj dhe listës së saj i ka dhënë
tashmë shansin që të ripërtërihet e ringrihet LDK-ja, pra tashmë me zgjedhjet e
14 Shkurtit 2021 u vertetua fakti se Vjosa Osmani ishte viktimë e puçit të Isa
Mustafës me kompani, puç cili i
imponoi dhe e detyroi largimin e
saj nga LDK-ja, puç të cilin tashmë e
ndëshkoi ashpër edhe elektorati i
vetë LDK-së.
Z.Abdixhiku
duhet ta dijë se për Vjosën si Presidente tashmë ajo është mëse e pranueshme
publikisht dhe ndërkombëtarisht si dhe duhet ta dijë se ajo ka mbështetjen më
të madhe nga vete elektorati dhe nga antarësia e LDK-së, dhe prandaj z.
Abdixhiku dhe deputetët e tjerë duhet të jenë moralisht të arsyeshëm , të
gjykueshëm dhe të jenë edhe vetëvetja pasi nuk duhet që të jenë akoma nën
subjektivizmin ,presionin dhe nën urdhërat e Isa Mustafës, por duhet me maturi
e gjakftohtësi të mos pengojnë zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, të mos jenë
aktorë të një krize të re të mundshme parlamentare e politike, dhe të mos i
mbesin më besnik puçeve të PDK-së, AAK- së e të tjerëve që montuan
sistemin e korrupsionit në Kosovë, pasi
kjo do t’u kushtonte shumë Abdixhikut dhe LDK-së si ne zgjedhjet vendore dhe ashtu edhe në ato
parlamentare poqese mund të imponojnë humbësit e zgjedhjeve për të shkuar deri aty.
Abdixhiku dhe LDK-ja tashmë duhet ta provojnë se janë në anën e duhur të
historisë, në atë të demokracisë, drejtësisë kundër krimit e korrupsionit, në
anën e konstitucionalizmit dhe të zhvillimit e integrimit për në favor të interesave madhore kombëtare.
Durrës, nga
Skënder Sadri KAPITI