| E merkure, 17.03.2021, 09:21 PM |
Mons. dr. Zef Oroshi, një mozaik i historisë shqiptare me një taban të lartë fetar, kombëtar e kulturor
(Sot,
më 15 mars të vitit 2021, shfletojmë dhe kujtojmë Prelatin e Kishës Katolike
shqiptare, mons. dr. Zef Oroshi, në 32 përvjetorin e kalimit në amshim të tij)
Shkruan:
Lekë Mrijaj
Në historinë e një vendi, jo të
gjithë personazhet, shtetërorë, apo klerik të kishës katolike që janë pjesë e
saj, lënë gjurmë dhe realizojnë kthesa shumdimensionale historike, fetare,
kombëtare e kulturore. Në këtë mozaik të
historisë së Shqipërisë, hyjnë edhe një nga personalitetet komplekse që la një
protokol e arkiv historik, kulturor, patriotik, diplomatik në historinë tonë
është mons. Zef Oroshi. Emri dhe vepra e
tij, nuk është lidhur ngushtë vetëm me besimin fetar të Kishës Katolike
Shqiptare, por edhe me kulturën dhe historinë e re dhe të lavdishme të kombit
shqiptar.
Gjeneologjia e familjes dom Zef
Oroshit, daton nde?r fiset e hershme dhe fisnike të fisit Orosh të Mirdite?s,
te? pe?rmendur shumë herë pe?r bese? e trime?ri.
Veprimtaria e tij është shumë
dimensionale duke prekur disa segmente, letërsi, teologji, liturgji, politikë,
diplomaci, shkenca filologjike etj. Disa prej segmenteve të veprimtarisë së tij
janë studiuar nga studiues të ndryshëm e fillimisht nga studiuesi e publicisti,
z. Tomë Mrijaj e shumë poet të tjerë të inspiruar edhe disa këngëtar duke
reflektuar përmes kumtesave (edhe në Sesione shkëncore), këngëve rapsodike (me
anë të telave të çifltelisë).
Mons. dr. Zef Oroshi, ishte një
klerik, katekist e teolog i kishës apostolike, erudit karizmatik, njeri i
dijes, misionar, orator, poliglot, publicist, atdhetar i shquar i kulturës
shqiptare si dhe një nxënës shumë i dashur i dishepullit të tij – mësuesit të
tij, dom Ndre Mjedës, ashtu siç thuhet edhe në dëshmitë e të tjerëve vet dom
Zefi, gëzonte, autoritet e përkrahje, si në qarqe të larta nderkombëtare në
Amerikë, po ashtu edhe në ato kishtare ortodokse e katolike e kulturore.
Njëkohësisht ishte ai i pari i cili nga gjuha greke e përktheu veprën “Katër
Ungjijt dhe Punët e Apostujve”, të cilën vepër menjëherë pas shqipërimit në
vitin 1979, ia dhuroi me autograf Selisë së Shenjtë në Vatikan, gjatë një
audiencë private Papa Palit VI-të, ndaj edhe më vonë nga Papa Pali VI-të mori
titullin : MONSINJOR.
Mons. dr. Zefi, ishte themeluesi i
parë i kishës katolike shqiptare “Zoja e Kshillit t'Mirë”, sot “Zoja e
Shkodrës”, 361 West Hartsdale Avenue, Hartsdale, New York, 10530, gjë që në atë
kohë edhe vetë gazeta prestigjioze “New York Times”, mons. dr. Zef Oroshin e
konsideronin si një ndër pionierët e bashkimit të shqiptarëve pa dallim feje.
Ai, në vitin 1973 ka pritur në Nju Jork, Shën Nënë Terezën, me të cilën së pari
e kishte takuar në Itali qysh në fillim të viteve '60-ta.
Është studiuesi i mirënjohur shqiptar
e Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes së Tretë Shqiptare të Prizrenit në SHBA,
publicisti, Tomë Mrijaj një biograf, kumbarë i cili ia ka dedikuar
personalitetit të shquar të Kishës Katolike e diasporës sonë, themeluesit kyç
të Kishës së Parë Katolike Shqiptare “Zoja e Këshillit të Mirë”, në SHBA mons.
dr. Zef Oroshit.
Ndaj veç tjerash po e veçoj librin
"Një jetë e shkrirë për fe dhe atdhe" i cili z. Mrijaj, veç
biografisë jetësore e shugurimit, në mënyrë koncize dhe të konkretizuar ka
pasqyruar prova e fakte për mons. Zef Oroshin, gjë qe në mënyrë koncize ka
përshkruar veprimtarinë e kauzën e tij tipike të "TRINOMIT- FE, ATDHE,
KULTURË", pikërisht ndjekjen dhe përcjelljen e tij nga maskarenjtë e
ideologjisë së kuqe famkeqe mesjetare "Enver-Hoxhiane" (të
mbështetura nga kriminelet e filozofisë marksiste, leniniste komuniste e
staliniste siç ishin Mehmet Shehu, Kadri Hazbiu, Ramiz Alija e shumë të tjerë
të cilët i njeh edhe historia jonë shqiptare) e cila ideologji famkeqe
persekutonte intelektualët më elitarë të sojit të korifejve rilindas siç ishte
edhe dom Zef Oroshi, cili në tre ditët e Pashkëve të vitit 1951, do t'i kalonte
pyllin e Molungut në mes maleve të Mirditës, që për të ishte bërë një mburojë e
Zotit dhe Kishë e mrekullueshme, ku, çonte meshë në gjirin e natyrës.
Me nismën e dom. Zef Oroshit, në
bashkëpunim me parashutistat dhe luftëtarët e qëndresës, u mbajt një kuvend
sekret në katundin Ungrej, Mirditë, nën pjesmarrjen e delegatëve nga Shkodra,
Dukagjini, Puka, Luma, Mirdita, Lezha dhe Kurbini, kuptohet nën asistimin e
parashutistëve: Gjon Gjinaj e Ndue Mëlyshi, të cilët diskutuan rrethanat e
kohës ndaj me 9 Mars 1951 u zgjodhën antarë të Komiteti Kombtar të Maleve siç
ishin: Haki Bushati, Jak Perjaku, Dom Zef Oroshi, Karlo Çoba, Ndrek Kakarriqi,
Sul Hafizi, Preng Kol Gjomarkaj, Shaban Reqi dhe Ded Kol Ndreca.
Dom Zef Oroshi për tetë muaj kaloi
mes grupeve të rezistencës antikomuniste nëpër male, duke mbajtur lart moralin
e luftës kundër komunizmit dhe ideologjisë së saj ateiste, i cili gjatë një
mbrëmje të idhët me plotë mundime dhe i plagosur edhe në fyt nga komunistët
(siç dëshmohet edhe nga të dy dokumentarët - dosja e dëshmitarëve të familjes
së dom Zefit, të realizuar javë më parë, familja e tij e mbetur në atdhe e qe
përjetuan një katrahurë e ferr të vërtetë. Pikërisht veç nënës Dila e motrës
Lukja arrestohet edhe vëllau i tij Ndou, arrestohet, torturohet e vdes nën
tortura e izolimet e hetuesisë në Shkodër, ndërsa familjarët e tjerë përjetojnë
një kalvar të gjatë e të mundimshëm internimesh e persekutimi shënimi im L.M.).
Dom Zefi kufirin e ish Jugosllavisë,
në vitin 1952, e kaloi nën mbështetjen e Llesh Tarazhit duke u zhvendosur së
pari në Kosovë për të kërkuar statusin e azilit politik të cilin e vëndosën të
plagosur në Mitrovicë ( në fund të nëntorit të vitit 1952, ishte vizituar nga
pader Tom Xhaja, famullitar i Kishës "Shën Gjon Pagëzuesi" në
Zllakuqan e bashkfamiljari ynë, Nikollë P. Mrijaj, Ofiqar i Zyrës së Vëndit në
ish/ Komunën e Zllakuqanit, me të cilin bashkfamiljari ynë Nikolla për dy herë
radhasi me von? e kishte ri/ takuar gjatë viteve '80-ta në New York) i cili me
vonë ka kaluar në Itali për nëntë vite dhe nga viti 1962 Amerikë deri me 15
mars 1989 ikjën e tij në amshim të të cilit eshtrat i prehën në New York të
Amerikës.
Dom Anton Kçira deshmon se mons.
Zefi, gjatë arratisjes së tij nga Shqipëria dhe ardhjes së tij në
Kosovë nga ana e ipeshkvit Shkup-Prizren, imz. Çekada, i kishte ofruar mons.
Zefit të shërbej si meshtar në famullinë e Zllakuqanit të Klinës , por për shkak
të rrethanave që ishin, përndjekjes dhe pasigurisë së tij, ai nuk e kishte
pranuar propozimin e imz. Çekadës, sepse mendjen e kishte të migroj dhe të
veproj lirshëm në rrafshin fetar, kombëtar, njerëzor e kulturor në botën e lirë
perëndimore, i cili përmes Kosovës migroj në Itali dhe tutje në SHBA., duke
zhvilluar një veprimtari të pastërt gjithëpërfshirëse kombëtare).
Në vazhdim të librit:"Monsinjor
Dr. Zef Oroshi - Një jetë e shkrirë për fe dhe atdhe" autori Tomë Mrijaj
thotë se: " Mons. Zef Oroshi ishte një mik i ngushtë prof. Ernest Koliqit
të cilët bashkëpunonin s'bashku me ide e punime shkrimore me revistën
autoritative kulturore-shkencore “Shejzat”, që asokohe dilte në Itali.
Ndaj me kalimin në amshim të prof.
Ernest Koliqit, ishte atdhetari, meshtari i përvujtur, përkthyesi, shkrimtari,
studiuesi, teologu dhe filozofi i mprehtë Mons. Oroshi i cili në faqet e
revistës prestigjioze “Shejzat”, në numrin special të vitit 1975, ia ka
dedikuar prof. Ernest Koliqit, qe do të thotë se shkruan plotë 12 faqe me
deshmi, artikull i cili titullohet: “Fiket Ernest Koliqi, një pishtar i
letërsisë e i kulturës shqiptare”, duke e analizuar personalitetin e shquar të
kombit në shumë rrafshe shumëdimensionale.
Mons.dr. Oroshi, kishte miqësi të
ngushtë me intelektualë e veteran të arsimit shqiptar dhe studiues e albanolog
si prof. Karl Gurakuqin, poliedrikun dhe burrin e madh të shtetit Imzot Fan
Stilian Nolin, gjë qe z. Mrijaj i përshkruan përjetimet e dom Zefit e Fan S.
Nolit, duke e përshkruar tamam në frymën (e Koncilit të Dytë të Vatikanit)
dashamirëse ekumenike të tij si një Ipeshkëv i besimtarëve të vet, por edhe si
një atdhetar i madh, intelektual erudit të sojit të Dom Gjon Buzukit, imz.
Pjeter Budit, imz. Nikollë Kazazit, imz. Pjeter Bogdanit etj., e qe mbetët një
I LUMË për njohësit e tij.
Madje mons.dr. Zefi, dialogoi me
Nolin shumë gjatë, si një ekumenik i papërsëritshëm (në prani të Kardinalit të
Bostonit Caushing), për endrrën e moçme të bashkimit të dyja kishave simotra
shqiptare ortodokse dhe katolike, pikërisht me Eminencën e Tij Kardinalin e New
York-ut Terrence J. Cooke D.D., kardinalët italianë: Antoniutti dhe Giovanni
Villot; poetin e romancierin e shquar modern, profesorin e Universitetit të
Mynihut Martin Camaj, prof. Arshi Pipa, intelektual i shquar; përkthyesin në
gjuhën angleze të poemës “Lahuta e Malcis” të poetit kombëtar Atë Gjergj
Fishta, gazetarin e famshëm të Radios BBC në Londër (Seksionin e Gjuhës
Shqipe), studiuesin dhe autorin e librit shkencor: “Historia e Shqipnis” Tajar
Zavalanin (alias Tomas-Henry Zavalani); bashkëpunëtorin qysh nga numëri i parë
në revistën: “Jeta Katholike Shqiptare” (1966), prof. dr. Rexhep Krasniqin, Lec
Shllakun bashkëpunëtor i revistës dhe editor i revistave së diasporës,
gazetaren e famshme të “The New York Timës”, Radios “Voice of Amerika” dhe në
Zyrën e Shërbimeve Strategjike të ShBA-së, intervistuesen e shumë
personaliteteve dhe presidentëve të Lindjes së Mesme, Nexhmije Zaimi;
enciklopedistin nga Malësia e Madhe Prof. Mhill Marku; intelektualin e shquar pader
Paulin Margjokaj O.F.M., që shërbente në Graz të Austrisë, prof. Zef Vorf
Nekaj, poliglot, instruktor dhe hartues i teksteve të gjuhës shqipe në
Institutin e Gjuhëve të Huaja në Ministrinë e Mbrojtjes Amerikane në Montery,
California, prof. Gjon Sinishta, botuesi për 15 vjet i revistës “Buletini
Katolik Shqiptar”, poetin dhe editorin e “Diellit” (1909) Xhevat Kallajxhiun, i
cili botoi shumë artikuj për komunitetin dhe Kishën Katolik Shqiptare në
Amerikë; albanologun e shquar italian Atë Prof. Giuseppe (Zef) Valentini; Atë
Danjel Gjeçaj O.F.M.; Dom Nikoll Kimza, me të cilin udhëtoi nga ish-Jugosllavia
në Itali, bashkëpunëtor i ngushtë me revistat: “Hylli i Dritës”, “L.E.K.A.”,
“Kumbona e së Diellës”, “Lajmëtari i Zemrës T’Jezu Krishtit”, etj.; Kolonel Abaz
Kupi, prijës i denjë i lirisë shqiptare një bir dhe hero i vërtetë i Krujës së
Gjergj Kastriotit, të cilit i kreu amanetin, duke i thënë meshë për shpirtin e
tij për një vit me radhë; bisnesmenin e suksshëm në Boston veprimtarin,
filantropilistin, patriotin dhe bujarin fisnik Anthony Athanas; Dr. Hamdi H.
Uruçin M.D.; klerikët e nderuar: Dom Rrok Mirdita e famullitarin e sotshëm të
Kishës “Zoja e Shkodrës” Dom Pjetër Popaj; misionarin e Krishtit, që shërbeu 10
vjet në Brazil dhe New York, Dom Lazër Sheldijën; kryetarin e Këshillit të
Kishës, aktivistin e palodhur Tonin Mirakaj,Kapidanin e Mirditës Ndue
Gjonmarku, jurist i lauruar në Itali dhe Kryetar i Bllokut Indipendent; mikun e
tij të ngusht Baba Rexhepin, Kryegjysh Botëror i Teqes Bektashiane në Detroit;
Dr. Çesk Ashta e Kolë Çuni; teologu, filozofi dhe profesori i shquar
françeskani Prof. Dr. Andrea Nargaj; Prof. Luan Ahmet Gashin; Dr. Agim Leka;
famullitari i Kishës së “Zojës Pajtore” në Detroit Dom Prek Ndrevashaj, Dr. Lec
Zojzi M.D. etj. Etj. Megjithëkëtë, mons. dr. Zef Oroshi, pavarësisht sfidave,
nuk e ndal aktivitetin e tij antikomunist edhe në mergatë e paralelisht me të
sigurimi i shtetit komunist me agjentët e tij enverist, e ndjek këmba këmbës
për ta likuduar për vite me rradhë deri ditën kur ai kaloj në amshim më 15 mars
të 1989 në New York.
Ndaj ky portret do të mbetet model
ideal perjetësije për tu studiuar nga brezat e rinj shkencëtarë të natyrave të
ndryshme, të cilët për mons. dr. Zef Oroshin, do të mësojnë rrjedhimisht
biografinë e përgjithshme jetësore dhe arkivat historike kombëtare e
nderkombëtare për aktivitetin e gjithmbarshëm të mons. dr. Zef
Oroshit.
Dhe krejt në fund e them edhe unë
sikurse shumë bashkolegë të mij studiues se vertetë presim rivorrimin e
eshtrave të mons. dr. Zef Oroshit në Shqipëri, gjë që është një nder dhe
obligim t'ia bëjmë vetë Prelatit të vlerave të larta dioçezane shqiptare, në
mënyrë qe eshtrat e tij të pushojnë në ndonjë Katedrale Mirditore në Shqipëri,
pikërisht në ndonjë vend ku shërbeu me devocion profetik.
Pushoftë në paqe!
Referencë: “Mons. dr. Zef Oroshi – një jetë e shkrirë për fe e
atdhe”, jetëshkrim, New York, 2009, “Long Kuvendit – në trinomin Fe – Atdhe – Perparim” (New
York, 2019) dhe “Abati i Mirditës – Imzot
Frano Gjini – Martir i kishës katolike” Shkodër, 2018,“Një jetë i përgjuar” (New York, 2020), që përbën Dosjen e
Sigurimit për mons. dr. Zef Oroshin, “Dom Anton Kçira
shërbestar i Zotit e i Atdheut” të autorit, Tomë Mrijaj