| E hene, 15.03.2021, 10:43 PM |
Festa e Ditës së Verës dhe Zana e Çermenikës
Nga
Agim Qoku
Deri
në ditët e sotme ndonëse me ndryshime e ndërthurje të dukshme në strukturë e
përmbajtje nga ndikimi i dukurive të reja shoqërore vijnë përjetimet e të
shkuarës së lashtë nga të gjitha trevat shqiptare në formë mitesh , ritesh,
besimesh e festash pagane. Një ndër to është edhe festa e Ditës së Verës e
kthyer në një festë mbarkombëtare ndër
shqipëtarë. Për origjinën e kësaj feste është shkruar e folur shumë pak. Dita e
Verës ndër shqipëtarë festohet si një festë pagane, përkon me datën 1 Mars
sipas kalendarit të vjetër Julian dhe me datën 14 Mars në kalendarin e sotëm.
Ajo është një ditë e Pranverës, natyrës , ripërtëritjes, ku dimri është larguar
e ka më shumë ndriçim për të filluar punët e stinës në bujqësi dhe bagëtitë
mund të dalin nëpër kullota. Në vise të ndryshme shqiptare Dita e Verës
konsiderohet dhe si Krye Viti ose dita e parë e Vitit të Ri. Ajo është një rit
shumë i lashtë e ardhur në shekuj si festë e popujve mesdhetarë por që në
Ilirinë Antike e më vonë në trojet Arbërore ruajti të pa prekur tërë elementët
e saj. Besimi Kristjan e më vonë Islami si fe moneteiste në trojet shqiptare,
nuk u shqetësuan shumë nga prania e elementëve paganë, si në folklor ashtu dhe
për festa të ndryshme. Prandaj shumë
element ndonëse me ndryshime e përshtatje të vogla të këtyre festave ruhen të
pastra që nga lashtësia. Kjo ndodhi edhe me festën e Ditës së Verës të cilën
Faik Konica e konsideron si më të “vjetrën e rracës sonë” që nuk i bën dëm
njeriut e sjell gëzim të kulluar në çdo shtëpi.Dita e Verës në ciklin e madh të
natyrës shfaqet si një hallkë e kufi
kohor ku jeta mer një impuls mrekullues e të përjetshëm ,ku mitologjia e
lashtësia kanë ndikuar dhe në krijimin e botëkuptimit psiko-social, moral,
kulturor e human të shqiptarëve. Në këtë kuptim ajo është bërë dhe pjesë e
historisë së tyre në shekuj. Duke hulumtuar në fushën e studimeve etnologjike
gjejmë fakte e të dhëna historike që festën e Ditës së Verës, hershmërinë e saj
e lidhin me krahinën e Çermenikës, me Dianën e Kandavëve dhe Zanën e
Çermenikës. Në fakt në shek: e III para
krishtit trojet e Ilirisë Antike morën
një zhvillim të madh sidomos ato krahina që ishin më afër qendrave tregtare e
rrugëve që lidhnin lindjen me perëndimin siç ishte edhe Egnatia. Një gjë e tillë
ndodhi edhe në provincën Ilire të Kandavisë e cila gjëndej në rrjedhën e
sipërme të lumit Genesis ( emri antik i Shkumbinit ) ose aty ku shtrihen
Çermenika e Librazhdi sot. Ilirët ashtu si Grekët e Romakët kishin perënditë e
tyre dhe përëndia Ilire më e njohur kulti i secilës ishte më i përhapur ishte
Hyjnesha e Kandavëve. Romakët pasi pushtuan Ilirinë këtë hyjneshë e quanin
Diana Kandaviensis ose Diana e Kandavëve, duke e barazuar me Dianën Romake.
Arkeologu e studiuesi i mirnjohur
Neritan Çeka, panteonin e perëndive
Ilire e radhit sipas fiseve të cilave ato u përkisnin e sipas tij Diana Agusta
Kandaviensis e cila ishte perëndesha Ilire e pyjeve dhe e gjuetisë ishte
perëndesha e banorëve të lashtë të Kandavisë (Fisi ilir I Kandavëve ). Mendohet
se Diana e Kandavëve kishte një tempull
të sajë në provincën Ilire të
Kandavisë.Në të gjitha informacionet që vijnë prej studjuesve të antikitetit ka
një përputhje në raport me pozicionon e krahinës antike të Kandavisë me atë të
Çermenikës së sotme.Në fakt Çermenika Labinoti ndodhen në pjesën Veriore të
Kandavisë Antike,në të djathtë të Shkumbinit dhe formojnë një njësi
etnografike, gjuhësore e folklorike më vete. Ato janë pjesë e Gegërisë dhe
kufiri jugor i saj është vëndi ku realisht bashkohet Toskëria me Gegërinë ( ose
fundi i Dibrës së Poshtëme).Mendohet që Çermenika të jetë themeluar si njësi me
karakter besimi ndoshta nga shekulli i II ose i III pas krishtit me 12 fshatra
(12 vëllezëer ) se 12 shëjtorë kishte krishti e cila edhe sot konsiderohet si
vend i shejtë.Kjo ndoshta dhe për faktin se për pesë shekuj të sundimit të
arianitëve Çermenika ishte kryeqendra e tyre dhe u bë pjesë e qenësishme e
historisësë kombëtare të shqiptarëve. Edhe sot në fshatrat e sajë hasen gjurmë
e vëndbanimeve të antikitetit Ilir.
Kandavët e lashtë të Çermenikës organizonin festa të ndryshme për hir të
perëndeshës së tyre Dianës së Kandavisë ku më e rëndësishmja e tyre ishte Dita
e Verës. Traditcionalisht Dita e Verës si qendër festimesh ka patur Elbasanin
për të cilën studiuesi Hyni Çeka cilësonte “ Ajo ka lindur në rrethinat e
qytetit të Elbasanit dhe prej këndej ky ceremonial u përhap në të gjitha trojet
shqiptare duke u kthyer në një festë mbarë shqiptare e cila kremtohet kudo ata
jetojnë. Sipas tij Dita e Verës i kushtohej Dianës së Kandavëve ose Zanës së
Çermenikës. Nëse ju referohemi studjuesve të gjuhësisë togu latin i
bashtingullorëve ‘-dj’ është kthyer në ‘-z’ të shqipes e emri latin “Diana” në
shqip u bë “Zana”. Kjo është arsyeja që Djana e Çermenikës të thirrej më vonë
Zana e Çermenikës.Pof E Çabej shkon akoma më tej kur bën këtë interpretim:”Emri
“Diana”ishte interppretim latin i perëndeshës vëndase para romake” thënë
ndryshe I Zanes Ilire. Popullsia e Çermenikës krahas Ditës se Verës edhe sot
festoon dhe festa të tjera si Shëngjergji (22 Prill), Shemitri (26 Tetor),
Novruzi (22 Mars) të cilat në rite e botkuptim janë tërësisht pagane. Çermenika
është një amfiteatër i madh i rrethuar me male ku për afro 6000 vjet jeta e ka
mundur vdekjen,ku aktorë e spektatorë qenë banorët e saj. Rëfejat bashkë me
legjendat në këtë trevë krijuan qeniet mitologjike,ndeshën me njëra tjetrën, të
natyrshmen me të mbinatyrshmen ndër male, lugje, gurra, mrize e kroje,pasi vetë
ata besonin se këto qenie ndikonin e përcaktonin fatin e tyre.Kjo ka ndodhur që
në periudhat para historike e la gjurmë në memorien e çdo brezi e trashëgohen
si mite edhe sot.E tillë ishte edhe Zana e Çermenikës.Figura e saj ishte nga më
të spikaturat e mitologjisë shqiptare. Ashtu si motrat e saj Greko-Romake
banonte në pyje të dendur në male të
lartë ,ndër mrize, gurra,kroje,ujvara duke kalëruar mbi dragoj e drerë.Studjues
të mitlogjisë shpjegojnë se figura mitologjike e Zanës së Çermenikës ishte
pasuese e hyjneshës Diana e Kandaveve e banorëve ilirë të Kandavisë antike e më
vonë të Çëemenikës.Çermenikasit mendonin se Zanat ose perritë ishin femra të
reja shumë të bukura,simbol i bukurisë
femërore, të dashura e që mund të gjendeshin gjithmonë pranë, me bukurinë e
fuqinë e tyre. Zana e Çermenikës konsiderohej si një nuse e bukur dhe
përfytërimi për të u shpreh edhe në përralla,legjenda,tregime,ninulla,këngë,
,toponime që ruhen ende sot,urime e mallkime identike me ato të Zanave të tjera
që përmenden në mitologjinë shqiptare. Thuhet se Zana e Çermenikës shfaqej në
Liqenin e Floqit përmbi zambakët e ujit dhe se ndoshta dhe emri Floq vjen nga
fjala floçkë lule e bukur qe për rastin eshtë
zambaku i ujit Gjatë kremtimit të
Ditës së Verës njerëzia në Çermenikë mbushej me gëzim, kremtonin e festonin të gjithë sëbashku në
bazë gjinie , familje e fisi, të pasur e të varfër. Dita e Verës ishte kryfesta
e Çermenikës , para përgatitja niste më 13 Mars ku fëmijët dilnin e mblidhnin lule të cilat i vendosnin
në dyer e mure të shtëpisë. Një pjesë e luleve dhe barishteve të njoma hidheshin
në ujë e me të më 14 në mëngjes spërkateshin të vegjlit për ti zgjuar dhe të
gjitha dhomat e shtëpisë. Me 13 në darkë të
gjithë mblidheshin herët në shtëpi ku përgatitej e gatuhej gjithçka për
të nesërmen deri në detaje.Ushqimet më të preferuara ishin byreku me vezë e
pastërmani dhe pula me arra. Zgjimi bëhej herët e fëmijët pasi lanin sytë me ujin e përzier me bar shkonin derë më
derë duke tundur zilet e bagëtive ku
priteshin e përcilleshin me bujari nga amvisat
e shtëpisë duke u doravitur ku dhurata më e çmuar konsiderohej veza e
shoqëruar me arrë e pala fiku.Data 14 Mars ishte ditë peligrinazhi e vizitash
të ndërsjellta. Po me datë 13 të rinjtë ndiznin zjarre të mëdha enkas për këtë festë ku gara fitohej prej atij që bënte
zjarrin më të madh. Ky rit simbolizonte largimin e dimrit. Edhe verorja kishte
simbolikën e sajë, pasi të mbronte nga të ligat. Ndryshe nga Elbasani ku
verorja mbante ngjyrë të kuqe dhe të bardhë që simbolizonin ngjyrën e gjakut
dhe pastërtinë, ajo e Çermenikës kishte dhe ngjyrën e blertë që simbolizonte
gjelbërimin në natyrë.Në Ditën e Verës nuk punohej ,nuk priteshin pemë se jeta
nuk mund të ndërpritej.Gratë nuk zinin me dorë as shtizat për thurur e as
gjilpërët për të qepur e qëndisur se u shkonte vera duke u grindur.Dita e Verës
është konsideruar dhe kremtuar si një
festë e madhe e natyrës pasi vetë ekzistenca e shoqërisë njerëzore është varur
nga natyra dhe burimet e saj, prodhimet me natyrë bimore e shtazore e lëndët e
para. Të gjitha këto burime njerëzimi që herët i kultivoi në fshatra e qytetet
i përkasin një periudhe të mëvonshme
historike. Në këtë kuptim Dita e Verës mund të konsiderohet si një festë fshati
ashtu si shumë rite e festa të tjera pagane. Vetë fjala “Pagan” që në latinisht
“Paganus” do të thotë banor fshati gjë që e vërteton pohimin e mësipërm. Për
këtë arsye mund të themi se në Elbasan si epiqendra e Ditës së Verës kjo festë
erdhi më vonë nga Çermenika. Qyteti i Elbasanit sipas historianve është
ndërtuar mbi një vëndbanim antik dhe
gjatë pushtimit romak e më vonë shërbeu si stacion i rrugës Egnatia si një pik
nyje e ilirisë antike. Elbasani është rrënuar disa herë gjatë antikitetit të
vonë e mesjetës së hershme duke sjellë boshatisje e largim të popullsisë.
Ripopullimet e tij të paktën që nga
shekulli i XII janë bërë nga popullsitë iliro-arbërore që zbritën nga
malësitë e Çermenikës, Polisit, Shpatit e Krrabës. Këto popullsi ruajnë akoma
edhe sot mbiemrat e tyre të vjetër e të krahinave nga erdhën. Ata sollën me vete edhe festën e
Ditës së Verës me gjithë ritet e saj. Këto rite në Elbasan u pasuruan e u
kalçifikuan aq sa edhe sot kur dita e verës festohet si festë zyrtare Elbasani
konsiderohet si epiqendra e këtore festimëvë. E veçanta në Elbasan është
pëergatitja e Ballokumes si ushqim special pëer këtë ditë dhe e Kames (hises)
dhurata për festë nga familjet për të afërmit e miqtë si dhe mes të fejuarve
Mendoj se ballokumja si ushqim në këtë ditë të përtritjes së natyrë ka dhe një
kuptim tjetëer.Ajo duke u përdorur në kohë si ushqim për të vëgjlit e për gratë
lehona sjell mesazhin se në këtë trevë ku luftrat dhe epidemitë kanë bërë dëme
të mëdha, kujdesi për të vegjlit e nënat të shtohej aq sa çdo familje në
Elbasan të kishte në listën e orendive shtëpiake enë bakri ku gatuhej
ballokumja.Festa e Ditës së Verës në Elbasan kalon në katër e tapa që
janë:Grumbullimi në kohë e përgatitja e zahireve.Ndezja e zjarrëve natën e 13
Marsit.Mëngjezi i 14 Marsit përgatitja për daljen në natyrë Pelegrinazhi e i
Ditës së Verës e ngrënia që konsiderohen edhe piku i festës.Në të gjitha trevat
shqiptare festimi i Ditës së Verës ka këta element të përbashkët:Grumbullimi i
zahireve,mbledhja e luleve dhe barit të njomë.Ndezja e zjarreve kapërcimi i
tyre , largimi i dimrit i të keqes dhe magjive.Spërkatja e banesës me ujë me
bar lagja e fëmijëve duke i zguar dhe rituali i larjes me ujë mebar.Përgatitja
e ushqimit,peligrinazhi,lojrat ,vizitat,dhuratat.Aktualisht festa e Ditës
së Verës mbëtët si festa popullore që
kremtohet më më madhështi nga shqiptarët e që trashëgon nga shekujt rituale me
një domethënje të madhe Ajo është e lashtë sa vetë shqiptarët dhe treva që e
ruajti dhe shpërndau ndër shqiptarë..