| E hene, 15.03.2021, 10:08 PM |
Alma Lama:
Reagimi
i qeverise turke per hapjen e Ambasades se Kosoves ne Jeruzalem, ishte goxha i
ashper dhe jo diplomatik dhe mund te konsiderojme nderhyrje ne punet e
brendshme te nje vendi sovran.
Cilesimi
si veprim i “papergjegjshem” dhe akuza se ne nuk duam tia dime per vuajtjet e
popullit palestinez, jane te papranueshme, nderkohe qe Kosova nuk i ka
shkaktuar vuajtje ndonje populli tjeter, nderkohe qe vete Turqia me popullin
kurd, eshte edhe ne konflikt te
brendshem, edhe te jashtem.
Po
keshtu vete autoritetet palestineze, ne raport me Kosoven jane rreshtuar pro
Serbise.
Kosova
ka politiken e saj te jashtme, ku partner strategjik e ka SHBA-ne, ndersa
raportet me Turqine jane miqesore, dhe duhet te bazohen mbi respektin reciprok.