| E diele, 14.03.2021, 08:30 PM |
FLAMUR HOXHA NJË SHANS PËR KOMUNITETIN E KUKESIT
Nga
Sulejman Dida
Rajoni
më i pasur i vendit, siç është Kukësi, është edhe rajoni më i varfër dhe, si
për ironi, edhe më i keqtrajtuar nga qeveria. Mirëpo dërgimi i zotit
Flamur Hoxha si drejtues politik i PD-s për qarkun e Kukësit shihet si shansi
më i mirë që kjo trevë ka patur në vitet e demokracisë parlamentare.
Nisur nga përvoja me deputetë të shkuar, ka sigurisht edhe skepticizëm dhe
dyshime, por sapo marrin kontakt me zotin Hoxha, ndryshon gjithçka. Ai
është i besueshëm, real, dëgjues i mirë i masës së demokratëve. Në fund
ata thonë, ky s’ka ardhë me përfitu për vete, prandaj ne do ti japim fuqi me
votë popullore që të na përfaqësojë denjësisht, të na dalë zot.
Panorama e gjendjes
Që
prej disa javësh Flamur Hoxha ka takuar pothuajse të gjitha strukturat e PD në
Kukës, por edhe në Has dhe Tropojë. Panorama e zonave të thella të
Kukësit është dëshpëruese. Asnjë fshat nuk lidhet me rrugë funksionale me
akset kombëtare (e, këto të fundit janë janë ndërtuar në kohën e qeverisjes së
PD). Kështu mund të përmendim Kalisin ku banorët në kohë të keqe
udhëtojnë me këmbë 20 km deri në rrugën e asfaltuar. Surroji, ku rruga e
vjetër e viteve 30 të shekullit të shkuar është jashtë funksionit e dëmtuar nga
kamionët e kompanive që shfrytëzojnë mineralet e zonës duke dëmtuar në mënyrë
të pakthyeshme edhe mjedisin. Për mungesë rruge mbeten të izoluar banorët
e Zapodit, gjithashtu në mjerim të thellë sepse nuk ka punë, nuk kanë tokë të
mjaftueshme ndërsa shteti i ka braktisur.
Dhjetra
fshatra nuk kanë ujë të pijshëm as në shtëpitë e tyre, as në shkolla e as në
qendrat shëndetësore. Eshtë dëshpëruese gjendja e disa fshatrave të
Tërthres për ujë të pijshëm. Kjo zonë duhej të përfitonte nga autostrada
që e përshkon në rreth 20 km, por në fakt, për mungesë të mbikalimeve e nënkalimeve
e ka dëmtuar atë, sepse i pengon të shkojnë te arat apo kullotat, i pengon që
lagjet e ndryshme të lidhen mes tyre, e për më tepër disa biznese i ka
falimentuar pikërisht se nuk u jep akses rrugor.
Zoti
Hoxha u spjegon strukturave të partisë por edhe të tjerëve, programin e PD dhe
kreyministrit të ardhshëm Basha për rimëkëmbjen e vendit, për zhvillimin e
infrastrukturës e kështu me rradhë duke mos anashkaluar asnjë komunitet apo
grup interesi. Kthimi i vëmendjes së
shtetit drejt zonave të margjinalizuara nis pikërisht me votën e 25
Prillit. Sepse qeveria Rama po e
shpopullon Kukësin dhe Shqipërinë.
Papunësia
Falimentimi
i dhjetra bizneseve të vogla e të mesme ka bërë që shumë familje të mbeten pa
asnjë të ardhur financiare. Sektorët e
industrisë minerare janë në reanimacion dhe shkatërrim të plotë, bujqësia
gjithashtu është braktisur nga shteti e më pas edhe nga familjet që nuk
mbijetojnë dot, institucionet publike dhe ato të ashtuquajtura civile janë
vetëm për rilindësit, për demokratët nuk ka asgjë nga ky atdhe që mbahet nën
thundrën e brutalitetit. Zoti Hoxha i
siguron ata se nuk do të mbeten pa zë, pas votës së 25 Prillit kuksianët do të
kenë një zë të fuqishëm te Basha dhe qeveria e tij. Flamur Hoxha, ose deputeti siç e thirrin
tashmë në çdo mjedis në Kukës, u tregon atyre, se, pikërisht varfëria
tejskajshme e shumicës së popullsisë ka bërë që PD të hartojë një program shumë
social për vendin.
Zoti Hoxha si një shans
Kryetari
lokal i PD Arif Rexhmati dhe djem të tjerë si Fasliu, Ardiani, Sabahu, Olsi,
Ermiri etj. që e shoqërojnë zotin Hoxha, u tregojnë njerëzve se kush është
drejuesi politik i qarkut. Ata nuk janë
thjesht një shtab i zkonshëm, si në çdo fushatë zgjedhjesh, ata janë misionarë
për të ndryshuar Shqipërinë. Për
antarësinë e PD dhe kuksianët në tërësi zoti Hoxha është i mirnjohur si një
biznesmen elitar që nuk është pasuruar me buxhet publik ashtu si shumë
politikanë të tjerë, e njohin si donator dhe themelues i Klubit të Futbollit të
Kukësit, sponsorizues si rrallëkush i kulturës dhe artit, e njohin si demokrat
që në fillim të vitit 1991 dhe së fundi si ‘hambari’ i votave për PD dhe të
djathtën në Kamëz në zgjedhjet e shkuara.
‘Ai nuk ka ardhë në PD për me marrë por për me dhanë’ thotë një demkrat
me përvojë në Kukës.
Çka u premton njerëzve
Flamur Hoxha
Pushtetin
nuk e duam për veten po për njerëzit, u thotë ai mbështetësve. Për politikën e deritashme zoti Hoxha është
kritik kur thotë: ‘30 vjet, dhe të mos ndërtojmë Shqipërinë normale, kjo nuk i
falet klasës politike, thotë ai, duke shtuar se sot është dita për të bërë
ndryshimin, ndryshim që do ta sjellë Partia Demokratike. ‘Jam i hapur, i drejtpërdrejtë, transparent
me secilin zgjedhës sepse përfaqësimi është përgjegjësi e shenjtë, thotë
ai. Duhet ti tansmetojmë çdo të riu e
çdo plaku se çfarë ka bërë ‘rilindja’ gjatë këtyre 8 viteve: ka rritë taksat,
ka falimentuar mijëra biznese, ka izoluar edhe më shumë vendin, po shpopullon
Kukësin dhe Shqipërinë, vetëm tallet me shqiptarët, veçmas me malsorët, prandaj
ne duhet t’ia tregojmë kufirin te thana’.
Zotin
Hoxha e ndalojnë njerëzit në rrugë, në kafe, e përshëndesin, takojnë grushtet,
si një përshëndetje ‘pandemike’ dhe duan të ndrrojnë pak muhabet, duan ta
dëgjojnë, kur ai në të vëretë u thotë se, është ai që dëshiron që ti dëgjojë. ‘Përfaqësimin e tuaj e bëj me pasion, për
qëllime të nalta, nuk e bëj për pasuri e as për tendera, - po u thoshte një
grupi të rinjsh që kishin ndaluar me të para pallatit të kulurës “Hasan
Pritishtina”, Rama i ka ba monopol shumë
degë të biznesit, sot e gjithë pasunia e shqiptarëve është zaptuar nga Edi Rama
me nji grusht oligarkësh, ai edhe për rastin e traut kërkoi falje, por më pas u
soll me ligësi me kuksianët, i futi në burg protestuesit’.
‘Po,
pra, jetojmë midis dy trarëve, jemi si në geto’ thotë një i ri duke pyetur se
çka do të bëhet pikërisht me traun e Klaimashit. ‘Ne do ta hqim traun e Kalimashit qysh ditën
e parë të pushtetit, ky është premtim i zotit Basha, kemi me u katu prapë, mbas
25 Prillit e gjithë Shqipëria do të ndryshojë’ thotë Hoxha.
Një
30 vjeçar i lutet zotit Hoxha nëse mund ta dëgjojë dy minuta, duke shtuar se
nuk është anëtar i PD, por ka një problem për lirinë, siç e përkufizon ai. ‘Jam nëpunës publik dhe dua të denoncoj
presionin që na bëhët nga drejtorët për të votuar PS’. – E, si ju bëjnë presion, në ç’mënyrë?, pyet
zoti Hoxha. Djaloshi tregon se çdo
punonjës është urdhëruar të çojë në drejtori listën e 10 personave të familjes
apo ‘gjeji ku të duash’, të cilët do të votojnë për PS-n, nëse don me rujt
vendin e punës, dhe, nuk duen thjesht
emrat por edhe nurmin e kartës, sepse përndryshe futi disa emna aty edhe
varja... Zoti Hoxha i thotë se duhet ti
drejtohet prokurorisë apo ta denoncojë në media, por djaloshi i spjegon se të
gjitha institucionet i kontrollon Rama me të dërguarit e tij dhe ka frikë të
dalë hapur. – Kjo është shkelje
flagrante e të drejtave të njeriut, e lirisë së zgjedhjes, nëpërkëmbje e
njeriut, - thotë zoti Hoxha duke e garantuar se më 25 prill rilindësit
arrogantë bashkë me paligjshmëritë e tyre do të marrin fund. Në të vërtetë kjo dukuri është shumë
shqetësuese në komunitetin e Kukësit, është gati nervozuese se si njerëzit e
durojnë një përdhosje të tillë të lirisë.
Kjo gjë shtrohet pothuajse në çdo takim të strukturave të PD-s në qytet
dhe në zona, dhe, duket se për momentin demokratët thjesht po mbledhin
fakte. Ndoshta në rrethanat e shtypjes
aktuale, denoncimi tek deputeti i ardhëm përbën një kurrajo jo të vogël.
Përmbytja
Në
takime të ngjashme, edhe më pak të rëndësishme, gjithnjë është diskutuar edhe
për përmbytjen. Kukësi i Vjetër dhe
shumë fshatra të pellgut u përmbytën për të ndërtuar H/C e Fierzës. 5.500 familje u ‘dëbuan’ me dhunë prej
banesave të tyre ndërsa krejt rajonit të Kukësit iu mor pjesa jetike, më
produktivja, duke e ngjeshur popullsinë në disa zona kodrinore. Kjo ka shënuar vrasjen e ardhmërisë së
brezave në krejt verilindjen, ndërsa qeveritë shpesh e kanë reduktuar problemin
thjesht me kompensimin e një banese apo trualli. Askush nuk është ulur për ti dëgjuar banorët
dhe asnjëherë nuk është shtruar çështja në rrafshin e të drejtës. Banorët kërkojnë rentën energjitike, një
rentë që do ta llogaritin ekspertët mbi bazën e të drejtës kushtetuese dhe asaj
ndërkombëtare, sepse nëse prej lumjëve të Kukësit shteti apo privatët fitojnë 1
miliard euro në vit, komuniteti ka të drejtë të mos pranojë të quhet i varfër,
por i grabitur, e grabitja, ju e dini se dënohet penalisht. Asnjë përfaqësues i popullit deri sot nuk e
çuar zërin e komunitetit të Kukësit në qeveri dhe në parlament, ata thjesht
janë zbrapsur me ndonjë kockë që u është hedhur. Po zoti Hoxha premton se do ti përkushtohet
kësaj çështjeje, ai është ‘specie’ tjetër, atë nuk mund ta shantazhojë askush
sepse ai është ngritur me forcat e veta.
Për
interesin tuaj unë prishem me të gjithë në Tiranë, thotë ai në një takim me
strukturat e lagjes 5, sepse shpesh zani juej nuk shkon askund, nuk asht
përcjellë nga përfaqsit tuej.
Bizneset nën presionin e
policive
Zoti
Hoxha ende nuk është takuar me zgjedhës në kutimin zyrtar të fushatës, por nga
strukturat ai ka mësuar se bizneset në Kukës përndiqen në mënyrë selektive nga
të gjitha policitë dhe taskfocat që ka krijuar Rama. Ata që nuk janë shprehur pro pushtetit
ilegjitim, apo që janë demokratë, i kanë në derë çdo ditë policinë bashkiake,
policinë e rendit, policinë doganore, policinë tatimore, kontrollin e shtetit,
policinë e ndërtimit... Edhe persona
neutralë në kuptimin e politikës, përndiqen për shkaqe të lirisë, psh ‘ke dhënë
intervistë në Radio Kukësi, ti shohim pak dokumetat e mjedisit apo
elektrikut...’. Vetëm demokratët i
thyejnë rregullat në Kukës dhe ndëshkohen, ata qëllojnë në takime pa maskë dhe
gjobiten deri në 50 milionë lekë të vjetër, deri edhe një bilardo që nuk nxjerr
dot as pagën e pastruesit dërgohet në prokurori për evazion fiskal nga krimi
ekonomik, ndonëse një bilardo nuk është objekt i Krimit Ekonomik. Demokratët janë qytetarë të dorës së dytë,
krejt veriu për zotin Rama janë qytetarë të dorës së dytë. Nga ana tjetër rilindësit nuk bëjnë gabime,
ata janë të lejuar të mos njohin asnjë rregull, asnjë ligj, ata njohin vetëm
urdhnin e paligjshëm të shefit. Kjo
reprezalje do të marrë fund me 25 Prill me fitoren e madhe të PD.
Disa vlerësime
Ardiani:
‘Kemi nderin të votojmë një figurë si Flamur Hoxha. (Duke iu drejtuar
zotit Hoxha) Deri në fazën që të bahesh deputet asht puna jonë, më pas asht
puna juej’.
Liridoni:
‘Deputetët e deritashëm na e kanë kthye shpinën, por ne jemi qëndrestarë.
Të punojmë për vendin, kemi punue për shpinë tonë të përbashkët’.
Milaimi:
‘Baza e PD-s nuk ka lujt asnjiherë, e don vendin e vet, e don familjen dhe
mbijeton në vështirësi. Deri dje
kanë lujt me ne përfaqësuesit që kanë marrë votat tona. Por besojmë shumë te Flamur Hoxha si deputet
e qeveritar dhe te zoti Basha si kryeministër i ardhshëm’.
Arifi: ‘Koha sot asht më e ashpër, më e gër se në
vitet 90, pushteti u sotëm nuk e respekton njeriun, nuk e konsideron. Prandaj duke votuar Flamur Hoxhën dhe PD kemi
ndryshuar je vetëm qeverisjen por edhe qasjen ndaj njeriut. Nëse nuk e ulim kryet, nuk na hypin në qafë,
ne i kemi ba ballë te trau, prej asaj dite kryeministri nuk hyn i qetë në
Kukës, madje nuk hyn fare.
Ireli:
‘ Edhe në Tiranë ju do ti kishit përfaqsue kuksianët. Në Kukës duhet të
hapet shkolla profesionale, ajo do të ndikojë në rritjen e punësimit. Renta energjitike është zgjidhja e drejtë që
sistemon përfundimisht edhe mardhënien e acaruar komunitet-kapitalist që është
aktualisht. Ajo që na afron me
perëndimin është demokracia dhe mirqenia. Ne na intereson programi i PD
por edhe personi që bart përgjegjësinë. Ti japin deputetit Hoxha peshën
maksimale, që Kukësi të zhvillihet, që të rinjtë të mos emigrojnë por të
punojnë këtu.
Kukës, 04 Mars 2021