| E shtune, 13.03.2021, 05:09 PM |
Letër e hapur delegatëve të Kuvendit Zgjedhor të LDK-së!
Shkruan:
Florim Zeqa
Tani
kur vetëm disa orë na ndajnë nga fillimi i kuvendit të jashtëzakonshëm zgjedhor
në LDK, zyrtarisht i kemi katër kandidat për kryetar të partisë rugoviane,
mirëpo nëpër koluare, rrugë, kafene, portale, rrjete sociale dhe mediume të
ndryshme janë duke u shfaqur edhe emra tjerë të mundshëm si kandidat potencial
për kryetar të LDK-së, e të cilët nuk janë bërë publik nga kryesia!
Varësisht
prej nivelit intelektual, ambicieve dhe mundësive të paraqitjes në media,
variojnë edhe deklaratat e kandidatëve për të parin e partisë. Pothuajse të
gjithë thirren në frymën rugoviane, por kjo nuk mjafton për t'i bindur delegatët
për të votuar për ta.
Me
premtime për ruajtjen e vazhdimësisë rugoviane në parti erdhi edhe
kryetari në largim. Premtimet për
ndrsyhime dhe refomra nuk i arriti asnjëherë. Madje, ai kishte shkuar aq largë
me premtime, saqë elektoratit të LDK-së dhe qytetarëve të vendit u kishte thënë
se kurrë nuk do të lidhë "kurorë" qeverisëse me kundërshtarët e
Ibrahim Rugovës dhe LDK-së. Mirëpo pas çdo procesi zgjedhor i harroi të gjitha,
i gëlltiti të gjitha premtimet sikurse qershitë e "lagura"!
Kandidatët
e vjetër dhe të rinjë për kryetar të LDK-së, paraprakisht shkuarjes në kuvendin
zgjedhor, duhet të shkojnë pranë vendit të shenjtë në Velani, t'i bëjnë një
betim elektoratit rugovian pranë varrit të liderit shpirtëror, se "më
asnjëherë dhe në asnjë rrëthanë nuk do ta tradhëtojnë vizionin e tij dhe
vullnetin e elektoratit rugovian".
Veq
kësaj, kandidatët për kryetar të LDK-së, me një kontratë (deklaratë betimi) të
shkruar të sigurojnë delegatët dhe elektoratin rugovian për ruajtjen e
vazhdimësisë rugoviane dhe traditës së fjalës së dhënë dhe besës shqiptare për
mbylljen e udhëve njëherë e përgjithmonë grupeve të interesit në LDK, klaneve
dhe matrapazëve që janë mësuar të shesin dhe kontrabandojnë votën e elektoratit
rugovian tek partitë antirugoviane, duke e shndërruar LDK-në rugoviane nga një
parti lidere në një parti minore në Paralamentin e Kosovës!
Shpresojmë
që kandidatët për kryetar të LDK-së t'i kenë nxjerrur mësimet e duhura nga e
kaluara, nga koalicionet joparimore dhe të panatyrshme. Kandidatët për kryetar duhet
t'i drejtohen kuvendit zgjedhor dhe elektoratit të LDK-së me program dhe
projekte të qarta për rimëkëmbjen dhe forcimin e LDK-se, si kusht i nevojshem
dhe i domosdoshem për kthimin e besimit tek elektorati i LDK-së.
LDK-ja
duhet t'u kthehet rrënjeve të saja ideologjike, intelektuale, traditave
kulturore, solidaritetit dhe humanizmit qytetar, të jetë aktive dhe e pranishme
kudo në vendbanimet shqiptare të Kosovës dhe të merret me problemet e
përditshme të qytetarëve, të demonstroj forcën dhe gatishmërinë për t'iu dalë në ndihmë qytetarëve ndaj
padrejtësive të kohës së keqe nëpër të cilën po kalojmë, ashtu siq iu qendroj
pranë qytetarëve në kohërat më të vështira gjatë okupimit barbar serb.
Që
kjo të ndodhë duhet një ndërgjegjësim dhe reflektim maksimal i delegatëve në
prag të votimit të kandidatëve për kryetar të LDK-së. Delegatët e Kuvendit të
jashtëzakonshëm Zgjedhor të LDK-së me votën e tyre të lirë duhet të shprehin jo
vetëm bindjet personale të tyre, por të përçojnë edhe vullnetin e elektoratit për
të liderin e partisë.
Përmbushja
e vullnetit të elektoratit për kreun e LDK-së do të thotë arritje e ndryshimit
substancial, kthim të LDK-së në shtratin e saj politik dhe demokratik, ku
secili do t'i ketë mundësitë e barabarta për të zgjedhur dhe për të qenë i
zgjedhor.
Pak
ka rëndësi a janë katër, pesë, gjashtë apo më shumë kandidatë për kryetar të
LDK-së, e rëndësishme është përfshirja e të gjithë kandidatëve në votimin e
parë, mandej pasi të nxjerren dy të parët, të votohet në raundin final për
zgjedhjen e liderit të ardhshëm të partisë.
Nëse
e kërkon nevoja, më mirë është që kuvendi të zgjatë dy apo tre ditë, por e
rëndësishme është të arrihet zgjidhja më e mirë dhe se LDK të dali sa më unike
nga ky kuvend historik.
Dalja
unike nga kuvendi zgjedhor do t'i motivonte tejë mase 14 shtyllat (deputetët) e
LDK-së në Parlamentin e Kosovës për mbajtjen e qëndrimeve unike në marrjen e
vendimeve në shërbim të vendit dhe të mirën e qytetarëve.
Këtë
shkrim dëshiroj ta përmbylli me një thënje të nxjerrë nga libri "Kosova,
besa dhe tradhëtia" e autorit Rexhep Bunjaku, po citoj: "Ideologjia
mund të jetë hyjnore, por nëse atë ideologji hyjnore e zbaton në jetë një
JO-njeri, ajo ideologji shndërrohet në ideologji djallëzore, dhe anasjelltas,
nëse një ideologji djallëzore e zbaton në jetë një njeri i frymëzuar me
humanizëm dhe dashuri, ajo ideologji shndërrohet në ideologji hyjnore".
Bazuar
në thënjen e mësipërme, ideologjia dhe filozofia e hyjnorit Rugovë ka nevojë të
udhëhiqet nga një njeri i përgjegjshëm, i urtë por i guximshëm i frymëzuar nga
filozofia politike rugoviane, humanizmi dhe dashuria ndaj atdheut dhe
qytetarëve.
Zoti
e bekoftë votën e delegatëve dhe vullnetin e elektoratit rugovian për ndryshime
substanciale dhe rimëkëmbje të LDK-së!