| E premte, 12.03.2021, 09:37 PM |
DY KUPTIME TË NACIONALIZMIT
Nga
Nikë Gashaj
Shpërbërja e federatave
socialiste evropiane, luftërat ndëretnike të viteve 1990 në ish Jugosllavi,
tensionet ndëretnike në një numër vendesh të Europës Perëdimore, ngritën
pyetjen se si të dallohen lëvizjet nacional-emancipuese nga secesionizmi,
ndjenjat kombëtare dhe respektimi i vlerave kombëtare nga shovinizmi, domethënë
nga shfaqje e intolerancës dhe urrejtjes ndaj kombeve të tjera. Me një fjalë,
si të dallojmë parimin kombëtar si një formë(moderne) e formimit(organizimit) të bashkësisë njerëzore
nga nacionalizmi si një ideologji e”gjakut dhe tokës”.
Kjo pyetje, nuk është
plotësisht e thjeshtë pasi në literaturë ekzistojnë dy mësime të plota të
nacionalizmit. Disa autorë, veçanërisht nga ish Jugosllavia, e kuptojnë termin
nacionalizëm ekskluzivisht në konotacionin negativ, siç janë shovinizmi, hegjemonia, unitarizmi nacional.
Megjithatë, në vender e
Evropës Prëndimore, termi nacionalizëm përdoret në kuptimin negativ dhe
pozitiv. Ajo që kuptohet në Ballkan si një ndjenjë kombëtare, në Perëndim
konsiderohet si nacionalizëm në një kuptim pozitiv.
Filozofi i mirënjohur kroat
Millan Kangrga i gjen rrënjët epistemologjike të nacionalizmit etnik në
“ngritjen e veçorive në nivelin e përgjithësisë”. Këtu, vetem individualiteti
dhe veçoritë rriten si vlera të vetme. Ndërgjegja nacionaliste, thotë ai,
këmbëngul në veçoritë kundër gjeneralitetit si universaliteti i njerëzimit, i
drejtuar vetëm nga ajo e vetja (thjesht e lindur, klanore dhe fisnore dhe e
mbyllur në vetvete), dhe kundër gjithçkaje tjetër dhe të ndryshme. Me anë të kësaj, njeriu është më afër llojve
të kafshëve, se sa racës njerëzore”.
Dy llojët e nacionalizmit
rrjedhin nga natyra e dyfishtë e vetë kombit. Është një formë e emancipimit dhe
një formë e tjetërsimit. Që kombi nuk është apriori prodhues i shovinizmit dhe
hegjemonisë konfirmohet nga shembuj të sjelljeve të ndryshme të Italisë dhe
Gjermanisë në situata të ndryshme historike. Këto dy vende, midis dy luftërave
botërore, kishin sisteme totalitare, ndoqën një politikë të nacionalizmit
agresiv dhe racizëm. Ndërsa sot ato janë në majën e vendeve demokratike.
Nacionalizmi, pra nuk
është apriori as i mirë as i keq.
Domethënë mund të jetë edhe i mirë dhe i keq. Ai uk është gjithmon vetëm
pozitiv dhe as nuk është gjithmonë negativ. Për shembull, kemi nacionalizmin
ekstrem, shovinist në fushatën koloniale të luftës së Ushtrisë së Jugosllavisë
, apo të Serbisë në sulmin e armatosur në Kosovë në vitet 1998-1999, si dhe
krimet masive dhe spastrimi etnik i popullatës shqiptare në Kosovë. Ajo ka pas
të bëj me një katastrofë humanitare të rrezikimit masiv të të drejtave të
njeriut të shqiptarëve në Kosovë, për çka ka intervenua dhe NATO. Ajo paraqet
një nacionalizëm si ideologji fashiste dhe ideologji okupuese “e gjakut dhe tokës”. Në anën tjetër kemi
luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e cila ka pëfaqësuar një luftë
mbrojtëse, dmth. mbrojtja i mbijetesës të popullit shqiptarë në Kosovë, si dhe
mbrojtja e lirisë e pavarësisë kombëtare dhe territoriale të Kosovës. Andaj,
nacionalizmi i shqiptarëve në Kosovë ka kuptim të nacionalizmit mbrojtës të
jetës, lirisë, pavarësisë nga lufta dhe politika imperiale serbe. Pra,
nacionalizmi në Kosovë ka rol çlirimtar, i cili i ka sherbyer qëllimit të
barazisë kombëtare dhe fitimit të lirisë dhe demokracisë.
Më tej, nacionalizmi nuk ka
të njëjtën kuptim për anglezët dhe për komunitetin katolik të Irlandës së
Veriut. Për popujt e Amerikës së Jugut, nacionalizmi ka një kuptim mbrojtës,
ndërsa nga këndvështrimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ai mund të
interpretohet si anti-amerikanizëm, anti-globalizëm, madje edhe si
anti-demokraci.
Prandaj, nacionalizmi nuk
është i njëanshëm, i thjeshtë dhe gjithmonë i njëjtë, pavarësisht nga hohërat e
ndryshme dhe rrethanat historike. Sipas disa autorëve proceset e modernizimit
dërgojnë nacionalizmin në histori. Sipas autorëve të tjerë( Karl Deutsh,
Ernest Gelner), janë pikërisht proceset e modernizimit ato që inkurojnë
ringjalljen e nacionalizmit.
Teoricienti i njohur Will
Kimllika argumentoi se proceset e institucionalizmit dhe konsolidimit të
normave liberal-demokratike nuk ulin rëndësinë e identiteteve etnokulturore në
shoqëri. Përkundrazi, ato madje janë intensifikuar në Perëndim, pavarësisht nga
efektet e demokracisë(Kvebek në Kanada, Flamanci në Belgjikë, Baskët dhe
Katalonasit në Spanjë, etj.).
Prandaj, shkaqet e
nacioalizmit të orijentimit shovinist(etnonacionalizmit) nuk duhet të kërkohen
te kombi në vetvete, por të rrethanat e ndryshme brenda shteteve të veçanta
kombëtare. Së pari, në pabarazinë e kolektiviteteve kombëtare, dmth. në
shtypjen e identitetit të kombësive individuale brenda shteteve të përbëra
nacionale. Por mund të supozohet me siguri të konsiderueshme se në vendet me
zhvillim të vonuar kombëtar, në të
cilat klasa qytetare(civile) dhe vetëdia
qytetare janë në fillimet e tyre, ka
theks më të madh etnik sesa në demokracinë, dhe se ka mundësi më të mëdha që
çëshja kombëtare të shëndërrohet në një nacionalizëm agresiv dhe
shovinizëm(shembuj janë luftërat etnike të vitit 1992 në territorin e ish
-Jugosllavisë).
Përfundim: në teorinë politike ka pajtim për dallimin
midis nacionalizmit etnik(shovinizmit) dhe parimit kombëtar emancipues.
Nacionalizmi kuptohet në dy mënyra themelore: si ideologji e emancipimit
kombëtar dhe barazisë së popujve në një anë, dhe si ideologji e “gjakut dhe
tokës”, si shovinizëm dhe rasizëm, në anën tjetër.
Domethënë, të gjitha ato
përmbajtje sikurse janë intoleranca etnike, spastrimi etnik, shovinizëm dhe të
ngjajshme, janë shënuar si etnonacionalizëm në mjediset e Evropës Perëndimore
ose nacionalizmi në vendet e Evropës Lindore dhe Juglindore. Na duket racionale
për arsye kategorike dhe historike, që varësisht nga qëllimet kombëtare dhe
cilat metoda të realizimit të tyre janë në përdorim, dallohen nacionalizmi
nacional-emancipues dhe nacionalizmi etnik(etnonacionalizmi).
Ky lloji i dytë i
nacionalizmit, Habermas e quan fundamentalizëm, i cili, meqënëse çon në
në intolerancë, është i papajtueshë me kushtetutën e një shteti demokratik.
Shtrohet pyetja: cilat mund
të jenë karakteristikat themelore të nacionalizmit të prejardhjes emancipuese?
Ato janë: dashuria për vlerat kombëtare
të popullit të vet dhe respekti për vlerat e popujve të tjerë; hapja ndaj botës dhe hyrja në asociacione
integruese; hapja ndaj proceseve të modernizimit dhe demokratizimit; pavarësia dhe barazia në marrëdhëniet midis
popujve dhe gatishmëria për të zgjidhur
mosmarrëveshjet me kombe e tjera ekskluzivisht me mjete paqësore, duke lidhur
liritë e brendshme të qytetarëve me liritë e jashtme të kombit; hapja për
bashkëjetesë me nacionalitete të
ndryshme (multikulturalizmi).
Të cilat mund të jenë
karakteristikat e etnonacionalizmit: madhërimi i vetvetes dhe poshtërimi i popujve
të tjerë; gjuhë urretjeje, fajëson kombet e tjera dhe botën e jashtme për të
gjitha fatkeqësitë e e popullit të
tij”(teoria e komplotit); lufta për territoret; spastrim etnik; “ hapësirën e
jetesës së kombit të vet e kërkon në varrezat e një kombi tjetër”; identiteti i
individit zvogëlohet në një dimension të vetëm, në origjinë etnike; neveri ndaj
demokracisë, prirje për tirani; të drejat kolektive mbi të drejtat dhe liritë
individuale,etj.