Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Skënder Kapiti: Të largohet brezi i politikanëve që e mbajtën peng 30 vjet tranzicionin në Shqipëri

| E merkure, 10.03.2021, 08:51 PM |


Të largohet brezi i politikanëve që e mbajtën peng 30 vjet tranzicionin në Shqipëri

Nga Skënder Sadri KAPITI

Me 25 Prill 2021 nëse nuk largohet brezi i politikanëve të cilët janë në politikë prej 30 vitesh, qofshin ata rrolat e vjetër si Sali Berisha, Gramoz Ruci, Tritan Shehu, Spartak Braho etj., por edhe ata që akoma nuk e kanë mbushur moshën e pensionit si  Rama, Majko, Meta,Brace, Kodheli, Balla, Koka, Shehi, Noka, Mediu, Duka, Idrizi, Topalli, Patozi  etj., Shqipëria nuk do të mund të dalë nga rruga dështake e tranzicionit.

Kjo kastë politikanëh tashmë janë stërkonsumuar dhe askush nuk ka besim se mundet që këta ta bëjnë ndryshimin. Kjo kastë politikanësh tashmë është establishmenti apo elita e vjetër dështake e cila e ka mbajtur peng tranzicionin në Shqipëri; kjo kastë politike është autorja e  paqëndrueshmërisë politike, moszhvillimit, mosprogresit demokratik,ekonomik e juridik  dhe per mosintegrimin e Shqipërisë.

Këta dhe ky soj politikanësh janë ata të cilët penguan demokracinë dhe në shumë raste prej tyre edhe u rrënua shteti , ligji, drejtësia dhe e bllokuan integrimin e Shqipërisë nw BE.

Demokracia në Shqipëri është kapur dhe është marrë peng nga krimi, korrupsioni, hajdutëria, tradhtia dhe nepotizmi fisnor, krahinor  e klanor dhe nga pluropartitizmi fallco, ku mbi 90% e partive politike në Shqipëri kanë vetëm kryetar partie dhe nuk kanë antarë.

Shumica dërrmuese e partive politike shqiptare duhet të dalin jashtëligjit, dhe të vendoset një prag elektoral minimalisht prej 1%, dhe në këtë mënyrë shkrihen ato, dhe automatikisht largohen nga politika kryetarët e tyre, këto vemje politike parazitare që kanë 30 vite vetëm sa marrin paranë e shtetit ,  dhe që  vetëm sa turbullojnë, pengojnë , grabisin, korruptojnë dhe e shfrytëzojnë karrigen e deputetllëkut dhe të pushtetit  për vetëm përfitime, korrupsione dhe allishverishe personale e familjare.