| E marte, 09.03.2021, 08:51 PM |
RESPEKT DHE VLER?SIM P?R FIGUR?N E NDERUAR T? M?SUESIT
NGA
FRAN GJOKA
Po
mbushën 134 vjet nga hapja e s? par?s Shkoll? Shqipe n? trojet shqiptare, sipas
historiograf?ve tan?, por kurr? nuk u angazhuam t? dokumentonim nj? dat?
tjet?r, kur dihet se themelet e arsimit shqip u hodh?n rreth shekullit t? 15 –
16 – t?. Pavarësisht nga kjo, mësuesi ka qenë figurë mjaft e respektuar në të
gjitha periudhat e historis? njerëzore, si një person me shum? influenc? jo
vet?m pedagogjike, por edhe shoq?rore, ishte një figurë e nderuar dhe e
respektuar nga mbarë opinioni publik, sidomos nga masa e rinisë, prindërit dhe
nga nxënësit e shkollës. Ndodhte kjo, pasi ai ishte misionar i kulturës dhe
diturisë, personi që përhapte dije dhe kulturë në mbarë vendin. Mësuesi
p?rgatiste brezat, njerëzit që do t’i dilnin zot fateve të atdheut. Këtë mision
mësuesit e kanë përfunduar me sukses në kohë të ndryshme, duke punuar gjithmonë
me përkushtim për të realizuar me sukses detyrat dhe misionin e tyre fisnik. Po
nëse respektohej nga shoqëria në të kaluarën, mësuesi nuk vlerësohej n? nivelin
e duhur nga shteti, sepse veç punës mësimore, përgatitjes ditore, aktivitetit
me nxënësit, mësuesi i duhej shtetit në fuqi për të përçuar vijën politike të
partisë-shtet. Në këtë pikëpamje, mësuesi n? t? kaluar?n qe një shërbëtor i
sistemit në fuqi, dinjiteti i tij qe i nëpërkëmbur, pasi emërohej, shkarkohej
dhe madje edhe kontrollohej nga njerëz inkompetentë pushtetarë dhe partiakë të
asaj kohe.
Kam
punuar si mësues dhe kam fituar nj? përvojë rreth 40 vjeçare në arsim, e kujtoj
mjaft mirë atë kohë të vështirë, kur mësuesi pasi kishte ecur disa orë rrugë në
këmbë, kryente gjashtë orë mësim, madje shpesh edhe me klasa kolektive, shkonte
në brigadë ose kolektiv punonjësish për të referuar tema politike ose sociale
pa asnjë lloj vlere, përgatiste dhe zhvillonte temat fiktive të formave të
edukimit në parti, pa asnj? lloj motivimi ose shp?rblimi dhe kthehej në shtëpi
i sfilitur për të kryer përgatitjen ditore për të nesërmen. Ndërsa për detyrime
shoqërore apo familjare nuk diskutohej fare dhe as që mendonte njeri se mësuesi
i gjorë kishte detyrime të tilla, siç kanë të gjithë njerëzit në shoqëri. Më e
keqja është se edhe sot po ndodh pikërisht kështu. Figura e nderuar e mësuesit
sot, jo vetëm që nuk vlerësohet, por për më tepër duket se urrehet. Mësuesit
sot i duhet të përballojë një stres të jashtëzakonshëm, që i vjen nga të gjitha
anët. Ai është objekt kritikash nga shoqëria, ministria, Drejtoritë Rajonale,
ZA, Drejtoritë e shkollave, njësit? vendore dhe bashkitë, prindërit, madje edhe
nga vetë nxënësit, të cilët tani e përçmojnë mësuesin duke treguar hapur se nuk
janë fare të interesuar për mësim dhe as për edukimin e tyre. Asnjë shoqatë,
asnjë institucion, asnjë ligj nuk kemi deri tani që të mbrojë dinjitetin e
këtij intelektuali të mjerë, madje edhe të ashtuquajturat Sindikata t? Arsimit
e kanë braktisur atë. Kush hyn dhe del në dyert e shkollës, kërcënon vetëm
mësuesin, e kërcënon drejtori me pushim dhe ndëshkim financiar, e kërcënon
inspektori, kontrolluesi, i bën presion psikologjik prindi pse nuk ka vlerësuar
nxënësin me notë më të lartë, madje edhe vetë nxënësit si pa të keq e
kundërshtojnë, e kërcënojnë dhe debatojnë me mësuesin e gjorë, sepse nuk u
pëlqen kultura, mësimi dhe edukata që mësuesi u sugjeron atyre në forma të
ndryshme. Dhe përsëri heshtja vazhdon. Hesht shteti, hesht shoqëria, hesht
drejtoria, hesht prindi, por nuk hesht nxënësi, i cili nuk pyet fare se shkolla
është vendi ku mësohet dhe edukohet njeriu, por bën ç’të dojë, madje edhe në
orën e mësimit. Ndodh kjo, sepse nuk kemi ligje për të ndëshkuar edhe
minimalisht fajtorët pra, nxënësit apo prind?rit që bëjnë veprime
antipedagogjike, antishoqërore, ndërsa mësuesin një gabim të vogël po të bëjë e
“kap” ligji, e denoncojn? “Fiksi” e “Stopi”, e pushon dikasteri dhe askush nuk
e mbron, si pati, si nuk pati të drejtë.
N?
dit?t e sotme, nxënësit shkojnë në shkollë për t’u dëfryer, sepse shumica prej
tyre nuk mësojnë, nuk lexojnë fare, nuk e dëgjojnë mësuesin, nuk aktivizohen në
mësim apo në diskutime mësimore, nuk shkruajnë detyrat që u rekomandon mësuesi,
aq m? tep?r se sot disa shkolla p?rpiqen t? b?jn? m?sim online, që p?r hir t?
s? v?rtet?s duhet theksuar se efektiviteti i k?tij m?simi ?sht? tep?r minimal.
Nx?n?sit sot janë të prirur pas zhurmës, pas anomalisë, përdorimit të telefonit
celular në procesin mësimor, lojërave dhe diskutimeve të pavlera, largohen pa
leje për në pabe, ku konsumojnë alkool, duhan, në mos përdorin edhe lëndë
narkotike, stimulojnë grindje, ngatërresa, madje edhe deri në perdorimin e
armëve të ftohta etj. Shpesh, në këto aktivitete të prapta, ata ndihmohen edhe
nga prind?rit, nga familja dhe shoqëria. E ç’mund të bëjë mësuesi në kushte të
tilla? Ai është totalisht i paaftë të veprojë, sepse nuk ka në dorë një
rregullore, udhëzim apo ligj që në këto raste ndëshkon fajtorët. Në shkollat e
mesme dhe të larta ky problem është i zgjidhur, megjithëse pak masa merren, po
problemi qëndron tek arsimi parauniversitar, ku nuk mund të marrësh asnjë masë
disiplinore. Në këto kushte, gjendja është e vështirë të ndryshojë. Probleme të
tilla ka kudo në vendin tonë dhe për çudi as shoqëria jonë nuk e ngre zërin
kundër këtyre fenomeneve negative dhe as institucionet shtetërore nuk marrin
masa për të parandaluar këto dukuri. Është totalisht e dhimbshme të shohësh një
brez të ri që nuk përgatitet për jetën sot kur është momenti i duhur për ta
bërë një gjë të tillë, ku pasojat e k?saj gjendje, do t’i shohim pas pak
vitesh, të shohësh një mësues, intelektual, pjesëtar i kësaj shoqërie të
civilizuar në këtë gjendje shoqërore, psikologjike dhe ekonomike, siç është
katandisur kjo figurë e nderuar e shoqërisë sonë, vërtetë është e dhimbshme.
N?
biseda dhe diskutime t? ndryshme më thonë se profesioni i mësuesit është bërë i
bezdisshëm për shumë arsye, sidomos për mësuesit me klasa kolektive në arsimin
parauniversitar, të cilët detyrohen të bëjnë 12 orë mësimi dhe të përgatisin
edhe 12 orë përgatitje ditore në ditë, një punë e mundimshme për vendosjen e së
cilës mbi baza metodike dhe pedagogjike nuk mendon askush. Ndërkaq mësuesi
është i detyruar që me mjeshtërinë, përvojën, aftësinë, fleksibilitetin
pedagogjik të krijojë kushtet normale dhe “situata t? ndryshme pedagogjike”, në
të cilën nxënësi të ketë mundësi të zgjedhë alternativa veprimi, kulturimi në
përputhje me dëshirat, aftësitë dhe prirjet e tij personale. Kjo liri
pedagogjike, nuk ka pse të jetë e huaj për shkollën tonë moderne, nëse mësuesi
dhe nxënësi dinë të respektojnë njëri- tjetrin, duke luajtur secili rolin e
vet. Me fjalë të tjera, ka ardhur koha që në shkollë të punojmë, që, duke e
demokratizuar atë dhe marrëdhëniet midis mësuesit dhe nxënësit nga njëra anë,
po kaq seriozisht të mendojmë për një “rikonceptim të roleve” dhe statusit të
secilit, si mjet për mbarëvajtjen e punës dhe procesit mësimor dhe edukativ n?
shkoll?. Çështja e njohjes dhe respektimit të statusit të mësuesit dhe
nxënësit, ndikon në krijimin e një atmosfere të veprimit të “hierarkisë
shkollore”, e cila është e domosdoshme për një institucion të tillë, me mision
social, didaktik dhe pedagogjik, siç është shkolla. Nëse do të arrijmë që në
shkollë të kemi përfytyrime të drejta për statusin e mësuesit dhe nxënësit,
sanksionuar me ligj, duke respektuar të drejtat institucionale të secilit,
atëherë kemi për të patur një atmosferë marrëdhëniesh të mirëkuptimit reciprok.
Kjo është ajo që i duhet shkollës, për të patur eficencë dhe efikasitet
socio-pedagogjik, rezultate të prekshme dhe gjurmë të thella të relacioneve
shpirtërore midis mësuesit dhe nxënësit. Nuk ka pse të ngatërrojmë shkollën me
koncepte të skajshme konservatore, arkaike të pedagogjisë së vjetër e të re, që
janë provuar se kanë qenë dhe janë antiproduktive, të panatyrshme për shkollën
moderne shqiptare, në stadin e sotëm t? zhvillimit. As nxënësi, por as mësuesi
nuk janë ata që kanë qenë dikur, as marrëdhëniet e tyre nuk ndërtohen mbi
parime të vjetra që ngatërrojnë “statuset reciproke”, që dëmtojnë punën e
shkollës.
Shkolla
nuk duhet konceptuar as si vend i “pavarësisë së nxënësit” nga mësuesi, por as
si fushë beteje për të treguar “unin” apo egocentrizmin pedagogjik të mësuesit.
Natyrisht mësuesi është në një situatë të veçantë, sepse është i detyruar të
komportojë sjelljen dhe “unin” e tij me nxënësit e tij që janë në të njëjtën
kohë ”grup”, “tërësi kolektive” që duhet njohur, punuar dhe respektuar jo vetëm
si grup, por dhe individualisht. Natyra e profesionit dhe e marrëdhënieve të
tilla kontradiktore, të punës me “grupin” dhe “individin” në të njëjtën kohë,
është ajo që e bën të vështirë, delikate, me përgjegjësi dhe të lodhshme punën
e mësuesit në shkollë. Ndaj është aq shumë e respektuar puna e mësuesit të
vërtetë, të cilën nuk mund ta bëjë kushdo. Ai është mjeshtër për të gjetur
“masën”, midis lirisë dhe disiplinës që duhet të respektojë nxënësi në shkollë.
Kjo do të thotë që duhet me kujdes të shikojmë atë raport delikat të të
drejtave dhe lirive të natyrshme që ka nxënësi, me atë të drejtë që ka shkolla
dhe mësuesi për nxënësin që të respektojë rregullat dhe parimet e ndërtimit dhe
funksionimit të shkollës. Sipas mendimit tim, midis këtyre “dy lirive”, midis
mësuesit dhe nxënësit është ajo situatë që ndikon në përcaktimin e statusit të
tyre, është pikërisht ajo gjendje që mundëson funksionimin ideal të
marrëdhënieve, pa cënuar dhe nëpërkëmbur të drejtat e njëri-tjetrit. Shkolla
është institucion dhe natyrisht që ka nevojë për “hierarki” vlerash dhe
njerëzish, që kanë role të ndryshme bashkëpunuese, që patjetër duhen
respektuar. Shkolla tani është një institucion që ka tjetër mision, të edukojë
qytetarë aktivë, të guximshëm, humanë, antikonformistë, me personalitet të
fuqishëm e të pavarur. Këto vlera dhe cilësi që duhet të kultivojë shkolla, nuk
mund të realizohen me konceptin e vjetër të statusit të mësuesit si tutelë mbi
nxënësin pasiv dhe pa vetëdije personale. Shkolla është vendi i parë ku nxënësi
kërkon të afirmojë personalitetin dhe identitetin e vet të dallueshëm. Nga ana
tjeter, dëshira e nxënësit për të afirmuar personalitetin e tij, nuk e cënon
aspak, nuk e vë në krizë autoritetin e mësuesit të talentuar, që di të kuptojë
këtë aspirate të nxënësit, duke ndërtuar ndërkaq marrëdhënie të mira ndikuese
me të. Nuk është e drejtë frika që kanë disa mësues, për “kufijtë” e cënuar të
autoritetit të tyre. Sipas mendimit tim, pavarësisht proceseve demokratizuese
që kanë përfshirë shkollën tonë, ka për të qenë kurdoherë e pranishme dhe e
diskutueshme pyetja e mësuesit se “deri ku duhet të shtrihet autoriteti” i tij.
Por ndërkaq edhe nxënësi ka po aq të drejtë të pyesë, se “deri ku janë kufijtë
e lirisë” së tij. Kjo situatë dualiste midis “autoritetit të mësuesit” dhe
“lirisë së nxënësit”, është dhe do të jetë problem i përjetshëm, ekzistencial i
shkollës. Asnjëherë shkolla nuk është normale, nëse nuk ka të kristalizuar
misionin, qëllimin, funksionin dhe natyrisht edhe statusin dinamik të dy
figurave të përjetshme të saj: mësuesit dhe nxënësit.
Mësuesit,
n? dit?t e sotme, p?rs?ri sakrifikojnë me mundim të madh. Mësuesi detyrohet të
hartojë plane, të përgatisë tema shkencore dhe sociale, të hartojë projekte
ekstra, të redaktojë tekstet shkollore, të hartojë skenare për aktivitete të
ndryshme, të plotësojë relacione informative, të përgatisë informacione për
prindërit, të ndjekë kurse të detyrueshme dhe të blejë kredite profesionale me
paratë e rrogës së tij të vogël. Besoj, nga sa thashë më sipër, nuk mund të
gjesh institucion më të ngarkuar dhe më të vështirë dhe për më tepër as reforma
nuk po i prek këto çështje, megjithëse
thuhet se mësuesi do të shkarkohet nga çështjet burokratike, megjithatë po
tregohet e kundërta. Për këtë arsye, sot sheh mësues të lodhur, të stresuar, të
dërrmuar, m?sues që dita–dit?s po u zbehet d?shira p?r pun?, për të cilët
askush nuk po interesohet. Ka vite që ?sht? miratuar udhëzimi për të mos
përdorur celularin gjatë kohës së punës në shkollë dhe u bë shumë mirë. Po nëse
nuk duhet ta përdorë mësuesi për asnjë lloj arsye telefonin, sepse për të mund
të merret edhe masë ekstreme disiplinore, si do të veprohet me nxënësit,
sidomos në arsimin parauniversitar, që e përdorin masivisht, madje edhe brenda
orës së mësimit dhe mësuesi nuk ka asnjë bazë ligjore për të marrë masa ndaj
këtij fenomeni shumë të përhapur në shkollat tona. Madje edhe kur u xhiruan nga nxënësit disa
mësues dhe u transmetuan në disa emisione investigative, mësuesi u penalizua pa
m?shir?, ndërsa për nxënësin që p?rdori telefonin në orën e mësimit nuk u mor
asnjë masë. Mendoj se ashtu siç mund të ndëshkohet mësuesi, duhet të merren
masa edhe ndaj nxënësit, pasi ai është një mjet që dëmton rëndë normalitetin e
orës së mësimit. Si pjesë e kësaj shoqërie, edhe mësuesit meritojnë vëmendje më
të madhe jo vetëm në përmirësimin e pozitës sociale dhe shoqërore, por edhe në
trajtimin ekonomik. Kam shumë shokë dhe miq mësues që punojn? n? sistemin
arsimor dhe të gjithë ankohen, të gjithë kanë marrë kredi nëpër banka të ndryshme
për të jetuar, overdraftët e tyre nëpër banka janë zero, madje edhe shpërblimet
jepen në mënyrë selektive, por masa e madhe e mësuesve tanë nuk janë mësuar me
salltanete, ata janë njerëz të thjeshtë, që jetojnë vetëm me punë, me
vështirësi. Kam shum? miq m?sues që kan? dal? n? pension koh?t e fundit. Ësht?
absurde t? punosh rreth 43 vjet m?sues, t? kesh shkrir? gjith? aft?sit? dhe
energjit? tuaja p?r edukimin e brezit t? ri dhe vler?simi p?r k?t? pun? plot
p?rkushtim dhe sakrifica, t? jet? zero. As shteti dhe as instancat përkat?se
nuk interesohen p?r k?t? figur? t? ndritur. M?suesi kalon rreth gjysm?n e jet?s
s? tij n? profesion dhe nuk stimulohet fare, nuk shp?rblehet p?r pun?n e b?r?,
qoft? nj? ?ertifikat? mir?njohjeje ti jepet nga
dikasteri q?ndror, mir? do t? ishte. Shteti yn? dhe Presidenti i Republik?s po
dekorojn? persona me dhe pa merita, po japin tituj dhe vler?sime pa dogan?, po
m?sues asnj?, sikur ata vet? nuk kan? dal? nga duart e m?suesve, sikur nuk kan?
dal? nga bankat e shkollave. Është e papranueshme që nj? m?sues, i cili del n?
pension, ta mbyll? bilancin me borxhe, ndryshe nga disa profesione ose
pozicione t? larta shtet?rore që po ven? pasuri dita–dit?s. Ësht? momenti që n?
k?t? 7 Mars t? sensibilizojmë organet shtet?rore, ekzekutive dhe shoq?rin? t?
jen? m? t? v?mendsh?m ndaj m?suesit, pun?s s? tij dhe trajtimit t? tij
shoq?ror, institucional dhe material. Nuk është e mjaftueshme të flasim vetëm
dy herë në vit për këta misionarë të dijes në rang institucional, vetëm në
shtator kur fillon viti i ri shkollor dhe me 7 Mars, ku i mbushim me lëvdata
dhe fjalë të mira, po të marrim masa që të ndryshojmë jetën dhe veprimtarin? e
tyre pedagogjike, me qëllim që kjo shtresë e shoqërisë sonë të jetë në nivelin
e detyrave që shtron sot koha. Pra, edhe kur kanë festën e tyre, mësuesit nuk
gëzojnë. Në këto kushte, nëse nuk ndryshohet pozita e tyre shoqërore, problemet
në shkollat tona mund të përshkallëzohen dhe gjendja të përkeqësohet akoma më
shumë. Nesër do të jetë vonë…Këtu ja vlen t? kujtoj disa vargje nga poezia e
poetit t? njohur, Llazar Siliqi “M?suesi”: ”… Edhe kur kryet do na e mbulojnë
thinjat,/ ndërmend do të sjellim një emër nderues,/ emrin e dashur, emrin e
bukur,/ emrin e thjeshtë, por të madh, Mësues...”. Le t? jen? si lejtmotiv p?r
t? ardhmen, vargjet e k?tij poeti t? madh…