Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Lutfi Alia: Leonardo De Martino, Rilindasi i harruar

| E hene, 08.03.2021, 10:34 PM |


LEONARDO DE MARTINO (OFM), RILINDASI I HARRUAR

NGA LUTFI ALIA

Aktiviteti i urdh?rit françeskan n? trojet tona, vazhdoi t? intensifikohet n? shekullin XIX. Krahas misionit apostolik, françeskan?t kontribuan n? rizgjimin e ndjenjave komb?tare, n? hapjen e shkollave shqipe dhe p?r funksionimin e tyre hartuan tekste m?simore, fjalorë italisht – shqip, fjalorë latinisht - shqip dhe gramatika t? gjuhës shqipe, q? u përdor?n n? shkollat e malësisë së veriut.

Një ndër françeskanët më të shquar të gjysmës së dytë të shekullit XIX dhe përfaqësues i rilindjes kombëtare shqiptare, është Leonardo De Martino OFM, poeti i admirueshëm me poezi italo-albaneze, autor i disa veprave, përkthyesi në gjuhën shqipe i literaturës liturgjike dhe i disa autorëve të famshëm italianë, luftëtar i vendosur për pavarësinë e Shqipërisë nga Perandoria Osmane.

Leonardo De Martino u lind në vitin 1830 në familje arbëreshe mga katundi Greçi në komunën e Avellino. Fillimisht hyri në kuvendin Sant Angelo. Zhgunin e murgut e veshi në vitin 1858. Pasi perfundoi studimet teologjike në institutin e Propogandës Fide në Romë, në vitin 1865 shkoi misionar në Shqipëri, ku shërbeu për disa dekada në dioqezën e Sapës. Vitet e shërbimit në vendin tonë, si është shprehur vetë Frati De Martino, ndikuan t’i rizgjohen ndjenjat e atdhedashurisë për vendin e origjinës. Krahas aktiviteteve fetare, Fra De Martino kontribuoi në arsimimin e fëmijëve në gjuhën shqipe dhe ripërtritjen politike të kombit shqiptar, duke u shprehur hapur për çlirimin nga robëria shumëshekullore e Perandorisë Osmane.

Frati Leonardo De martino, ky arbëresh i shquar, është një ndër përfaqësuesit dinjitoz të plejadës të rilindasve shqiptar? të shekullit XIX. Leonardo de Martino, aktivitetin misionar e zhvilloi në Zadrimë dhe në Lezhë, por shpesh kryente udhëtime apostolike në malësitë e Shkodrës, Gjakovës, Pukës, Hasit, Mirditës etj. Për disa vite sherbeu sekretar i Prenk Bib Doda, kapedanit të Mirditës, i cili ishte shumë aktiv në veprimtaritë patriotike për shpalljen e pavarësisë të Shqipërisë. Gjatë qëndrimit në Orosh, ishte mësuesi i të birit dhe i fëmijëve të tjerë të familjes të kapidanit.

Në vitin 1871, në kishën e fshatit Kotërr të Zadrimës, Leonardo De Martino e pagëzoi Fishtën me emrin Zef, ndërsa më pas, kur u shugërua prift, mori emrin Gjergj, si e njohim të gjithë At Gjergj Fishta.

Fra Leonardo De Martino u impenjua në mbarvajtjen e shkollave të ngritura pranë famullive të dioqezës të Sapës. Personalisht jepte mësim në shkollat e gjuhës shqipe, madje ka qenë mësuesi dhe mentori i Ndre Mjedës (1866- 1937), i Gjergj Fishtës (1871-1940) dhe Filip Shirokës (1859 – 1935), të cilët i veçonte si nxënësit e tij më të zellshëm.

Frati Leonardo de Martino përktheu në gjuhën shqipe shumë vepra të letërsisë italiane, si dhe materiale fetare dhe për këto aktivitete Ernest Koliqi shkruan: “Ai ishte ndër të parët, që përktheu në gjuhën shqipe me aftësi të mrekullueshme. Përktheu shumë autorë të famshëm italianë. Në vjershat me subjekte patriotike, ashtu dhe në ato me subjekte fetare, përdori mjeshtërisht një leksik të pasur gjuhësor. Ishte i pari që futi në poezinë shqiptare, metrikën italiane m? komplekse”.

Në vitin 1857 përktheu “Passione di Gesu Cristo - Mundimi i Jezu Krishtit”, poezi elegante dhe harmonike e Pietro Metatasio, në të cilën përshkruhet “Via Crucis - Udha e Kryqit”. Në hyrje të këtij botimi, vendosi një sonetë të tijën dedikuar Imzot Pietro Severini, Ipeshkëvi i Nenshatit n? Zadrimë. Vlen të theksohet se Fra De Martino është autori i par?, që ka shkruar soneta në gjuhën shqipe, pra ?sht? i pionieri i kësaj gjinie letrare i letërsisë tonë kombëtare.

Në vitin 1869, përktheu në shqip dhe botoi “Pater Nostro” dhe “Ave Maria”, që këndoheshin në shqip gjatë riteve liturgjike në kishat tona, si dhe perktheu “Natale” e Aleksander Manzonit; “Ora pro nobis – lutu për ne” e Parksaneze, hymnet e Marinionit, të Pietro Metastasio, si dhe shkroi Hymnin e Zonjës të Këshillës së Mirë”, padrone dhe pajtuese e shqiptarëve, një nga krijimet e tij më të frymëzuara.

Literatura fetare në gjuhë shqipe qarkullonte prej kohësh ndër banorët katolikë, të cilati përhapte murgu Pieter Zarishti (1806 – 1866), i cili me ndihmën e priftit Ndue Bytyçi (1847 – 1917), i shpërndante si volantina në popullatën katolike lokale dhe atë kosovare. Kjo përvojë e ndihmoi Fra Leonardo De Martino, t’i mblidhte këto shkrime në shqip dhe t’i botonte në veprat e tij.

N? vitin 1868, Leonardo de Martino OFM prelat dhe poet i shquar, i mirënjohur si Leonardo albanezi (Leonardi shqiptar), botoi në Trieste “Il lamento della prigionera – Vaji i të burgosunës”, që është përkthimi, ose më saktë përshtatje në shqip i veprës “Il lamento della prigioniera milanese – Vaji i të burgosunës milaneze” e Tomasso Grossi (1790 – 1853). Botimin në shqip të kësaj vepre, ia dedikoi rilindëses së shquar shqiptare Dora d’Istria. Në faqen e parë të librit “Vaji i të burgosunës”, De Martino vendosi një poezi të tijën me dedikimin: “Shkrimtares së përndritëshme, princeshës Dora D’Istria”. Në këtë poezi flet për një pen? argjendi, të cilën vajzat e varfëra katolike shqiptare, ia dërgonin dhuratë princeshës, nëpërmjet Fratit Leonardo De Martino OFM. Këtë dhuratë të bukur të vajzave stigmatine, De Martino e shoqëron me një homazh poetik: “Ësht? e madhe sa nj? pend? e pat?s, me moton t? mbishkruar: Dora d’ Istrias, nga vajzat e varf?ra katolike shqiptare Stigmatine”. Poezia shoqëruese, u stampua në një karton me germa të arta. Këto vajza të varfëra, pra motrat Stigmatine, i drejtoheshin Dora D’Istrias, në emër të gjitha grave shqiptare, me të cilat u bashkuan në kor dhe burrat shqiptar? dhe arbëreshët e Italisë, arvanitasit e Greqisë dhe të ishujve Jonike, të cilët dërguan poezi të shkruara në dialektet e tyre në gjuhës shqipe, që u botuan në një vëllim në Livorno. N? këto poezi  evidencohet kombësia shqiptare e princeshës, të cilën e cilësojnë “Ylli jetsorë i Albanisë” dhe shprehin admirim, mirënjohje dhe dashuri për rilindasen tonë të shquar. Mesazhit të Fra De Martino, Dora D’Istria iu përgjigj  menjëherë me një letër të firmosur nga ajo vetë:“Reverendo, Ati im. Pasi u ktheva nga një udhëtim në Itali, gjeta poezitë tuaja të bukura dhe letrën tuaj xhentile. Ju them se mezi e pres dhe jam shumë e gëzuar dhe e lumturume të marr pen?n, që më dërgojnë të hirëshmet vashëzat albaneze. Pranoni Reverendo, Ati im, me devotshmerinë time perfekte. Dora d’Istria”.

Në mars të vitit 1870, Fra De Martino mori një letër nga murgu Ded?, i kuvendit françeskan të Shen Martinit në Martanesh, i cili i kërkonte ta ndihmonte për t’u sistememuar në ndonjë kuvend tjetër, pasi kishin mbetur pak familje e krishtere dhe ndertesen e kuvendit ishte shndërruar në teqe të Martaneshit. Kjo situatë ishte e shpeshtë në trevat, ku popu-llata ishte konvertuar në myslimane, sidomos në Shqipërinë e mesme. Fra Martino iu përgjigj letrës të murgut Ded?, të cilin e këshilloi të mos largohej nga vendi ku kish shërbyer me vite, por të vazhdonte të jetonte, të predikonte dhe të rrinte pranë atyre familjeve që vazhdonin të ruanin fenë katolike. Murgu Dedë OFM e mirëpriti këshillën e Fra Martino dhe vazhdoi të jetoi me popullin e kësaj treve, që e respektoi dhe e nderoi dhe se ishte i fesë katolike. Murgu Ded? jetoi në një kapellë të fshatit Peshk, ku vdiq dhe aty e varrosën malësorët. Brezat pasardhës e quajtën “tyrbia” e Dedës.

Gjatë një misioni apostolik n? Nikaj - Mertur, Frati De Martino njohufrançeskanin At Giampiero da Bergamo, i cili e informoi se prej vitesh sugjeronte krijmin e Urdhërit të motrave Stigmatine, por nuk kishte gjetur mbështetje nga Ipeshkëvia. Me ndërmjetësinë e Fra De Martino, në vitin 1874 u dërguan për studime në Firence, dy vajzat e para shqiptare Lulib Malja nga Shala dhe Dile Gjonaj nga Shllaku dhe më pas 4 vajza të tjera. Gjatë kësaj kohe, Fra De Martino vazhdoi përpjekiet për hapjen e shkollës për formimin e motrave në Shqipëri. Në këtë aktivitet, pati mbështetje financiare dhe përkrahjen e arbëreshit Françesko Krispi, ministër i arsmit i Italisë asi kohe dhe më pas kryeministër në disa vite, i cili e vlerësonte dhe e nderonte mikun Leonardo De Martino.

4 janar 1880 u inaugurua në Shkodër shkolla e parë femërore në historinë e vendit tonë, ku jepnin mësim motrat Sigmatine shqiptare, të cilat ishin shugruar motra në Firence, si dhe vetë Fra Leonardo De Martino. Kjo shkollë femërore vazhdoi të funksionoi deri në vitin 1946, kur u mbyll nga regjimi komunist dhe u rihap përsëri në vitin 1991.

Në vitet 1879 – 1880, frati De Martino shkroi një dramë pastorale, me titull “Nata e Krishtlindjes”, madje pjesë nga kjo vepër, Jeronm De Rada i përfshiu në veprën Antologjia (Girolamo De Rada: Antologia, 1896 f. 74). J. De Rada kishte letërkëmbim të shpeshtë me Fra De Martino dhe për kontributin shpirtëror, letrar dhe patriotik të tij shkruan:

I përndrituri De Martino, ka merita më shumë se ne të gjithë, se po ngre lart shpirtin patriotik të banorëve të Shkodrës dhe të Provincës së saj, ku ai shërben.

Për vlerat artistike të dramës pastorale Jeronim De Rada shkruan: “At Leonardo, famulltari i Troshanit, ka shkruar një dramë të shenjtë pastorale, plot me të vërteta, ?sht? drama e par? albaneze, e cila u interpretua nga nxënësit e shkollës popullore t? Kishës të Fretërve Minoritë të Shkodrës, natën e Krishtlindjes të vitit 1880”. (Fiamuri i Arbërit. Anno I, n. 6 del 30 maggio 1884). Dramën “Nata e Krishtlindjes”, vite me vonë e botoi në vëllimin “Harpa arbnore”.

Pra, 140 vjet të shkuara, shkodranët ndiqnin shfaqiet tetrale, andaj është me interes historik të theksoj dy rrethana të rëndësishme kulturore dhe dy risi historike, që duhen kremtuar në ditët e sotme:

a. Jeronim De Rada, veprën e fratit Leonardo De Martino OFM, “Nata e Krishtlindjes”, e

quan drama e parë shqiptare.

b. Dokumentohet, se në vitin 1880, në Shkodër ishte ngritur grupi teatral, i cili jipte shfaqie

për banorët, çka sugjeron se 25 dhjetori i vitit 1880, mund të festohet si dita e teatrit

shqiptar.

Fra Leonardo De Martino, e vlerësonte Jeronim De Raden, të cilit i kishte dedikuar një poezi, ku ndër të tjera me admirim theksonte: “De Rada me penë, bëri atë, që Skenderbeu bëri me shpatë”, por nuk mungoi të theksoi se rilindasin tonë, për tërë jetën e ndoqën fatkeqësitë.

N? vitin 1881, frati Leonardo de Martino OFM, botoi “L’arpa di un italo-albanese”, një vepër imponente me 440 faqe, me poezi në gjuhën italiane dhe në gjuhën shqipe. Krijimtaria poetike e Fratit De martino është me inspirim Manzonian, ku shpreh shpirtin patriotik, duke nxitur ndjenjat kombëtare të shqiptarëve për të luftuar për pavarësi. Kjo vep?r është shtypur n? Tipografia dell’Ancora n? Venecia dhe një kopje ruhet në Bibliotek?n e Françeskanëve në Shkodër. Në këtë vepër, Leonardo De Martino shpreh përkatësinë shqiptare, bir i lindur në familje arbëre-she të Katundit Greçi, si banorë i trojeve shqiptare dhe si qytetar italian, andaj veprën e tij dygjuhëshe e titulloi “L’arpa di un’ italo - albaneze: Harpa e një italo - shqiptari”.

At Justin Rota, në vepren “Letratyra shqyp” e botuar në vitin 1925, shkruan: “Është mrekulli si ka mundur të shkruaj poezi kaq elegante në gjuhen e popullit. Ai mbetet ndër poetët e parë shqiptar, që shkruajti poezi në metrik?, që përdoresh në letërsinë moderne”.

Gazeta italiane “Civiltà Cattolica” në vitin 1881 botoi një reçension të kësaj vepre, duke theksuar: “Është një vëllim i bukur me poezi italisht dhe shqip, të thurura me ndjenja të holla, mbushur me figura letrare, me elegancë dhe plot me ngjyra poetike”.

Arbereshi Prof Papas Gaetano Petrotta, në veprën: “Popolo, lingua e litteratura albane-se. Palermo 1931, faqe 100” shkruan: “De Martino mund të konsiderohet një ndër poetët kombëtar shqiptar, i birësuar i Shqipërisë, i cili kishte përvehtësuar zakonet dhe duke udhëtuar nëpër malet dhe në takimet e shumta me malësorët, kishte mësuar dialektin e vështirë gegnishte dhe me këtë gjuhë, ai shkruajti poezitë e tij më të bukura”.

Në fakt, At Leonardo De Martino, që në vitin 1860 kishte filluar të shkruante poezi në gjuhën arbëreshe, por e shtoi krijimtarinë letrare, kur erdhi misionar në trojet tona. Në poezitë e tij përfshiu dhe shumë fjalë të vjetra të dialektit arb?resh, duke e pasuruar leksikun e krijimtarisë. Poezitë e tij ishin spontane e të mbushura me shprehje të bukura popullore shqiptare. E. Koliqi shkruan: “Poezia e Leonarddo De Martino, mbeti përherë e pastër, e thjeshtë, harmonike dhe e fortë, duke i dhënë bukuri dhe dinjitet letrar dhe gjuhës popullore”.

Frati De Martino e njihte mirë gjuhën shqipe, sidomos gjuhën e ma-lësorëve të trevave të thella, asaj që disa studiues e quajnë gjuha origji-nale, rrethanë që i dha vlera të mëdha poezive të tij, por nga ana tjetër, me botimet e shumta në gjuhën shqipe, ai i hapi rrugën krijimtarisë let-rare shqiptare, një rrug? që u përshkua dhe u pasurua nga shkrimtarë të shumtë të rilindjes shqiptare, mes tyre nga shumë klerikë françeskanë, sidomos nga At Gjergj Fishta dhe At Ndre Mjeda, dy dishepujt e tij më të devotshëm.

Në poezitë laike, De Martino përdor një gjuhë shqipe të rafinuara, me metafora dhe alegori të pëlqyeshme, njëlloj i përdor dhe në poezitë fetare, si në poezinë “Il desiderio del paradiso – dëshira për parajsën”, kur i këndon Zotit, dritës hyjnore dhe gëzimit shpirtëror.

Fra De Martino në një sonat? dedikuar At Anton Sak Bytyçi, shkruar me shumë ndjenja patriotike thekson: “Mbrojtja e gjuhës është mbrojtje e atdheut” dhe kjo thënie ishte me shumë rëndësi për periudhën, kur po-pulli ynë ishte ende nën presionin dhe shtypjen e egër turke, andaj nxitja e ndjenjave kombëtare, hapja e shkollave në gjuhën shqipe, ishte me rëndësi të madhe për rizgjimin e popullit.

Formimi kulturor i Fra Leonardo De Martino ishte me përmasa dhe me respirim të gjërë europian, çka reflektohet në raportet e miqësisë dhe komunikimin e tij me personazhet më të famshëm të kohës, që janë një motiv tjetër, ku duhet përqëndruar studimi i jetës dhe i veprës të klerikut tonë. Veprimtaria letrare e Leonardo De Martino ishte e njohur në Itali dhe më gjërë në Europë. Ai është autori i mbi 28 librave të vlerësuara nga kritika e kohës. Në katalogun unik të Bibliotekave Italiane janë regjistruar 17 vepra të Fra Leonardo De Martino, shumica të ruajtura në Biblioteca Casa Carducci e Bolonjës.

Mbante lidhje dhe shkëmbente mendime me poetin e shquar italian Giuseppe Regaldi, profesor i historisë në Universitetin e Bolonjës; me mikun e madh Jeronim De Rada; bashkëpunonte me filologun italo-arberesh Demetrio Kamarda (1821-1882); kishte miqësi dhe letërkëmbim me nobelistin Xhiosuè Karducci; me latinistin Xhiuseppe Gando (1816 - 1880) dhe me Pietro Fanfani ( 1815 – 1879) autori i fjalorit të gjuhës italiane; me Augusto Konti (1822 - 1905) filozof dhe jurist; me Vito Fornari (1821-1900) teolog, filozof dhe drejtori i Bibliotekës Nacionale të Napolit; me arbëreshin Françesko Krispi (ish kryeminsitri i Italisë në vitet 1887 - 1896) etj. Letërkëmbimi me këto personalitete, është burim i madh informacioni për të ndriçuar jetën dhe veprën e Fra Leonardo De Martino, në vitet kur shërbeu në Shqipëri.

Gjatë vitit 1896, botoi në organet e shtypit lokal të Shkodrës shumë krijime poetike në shqip, të përkthyera mjeshtërisht nga italishtja.

Për respektin dhe stimën që kishte fituar Leonardo De Martino, dy klerikë misonar At Mariano Da Palmanova OFM dhe At Xhiampiero Da Bergamo OFM, i kërkuan t’i ndihmonte për hapjen në Shkodër të një kolegji serafik, ku të formoheshin klerikët françeskanë shqiptarë. Kjo ide u mir?prit nga De Martino, i cili e bindi ipeshkëvin, superiorin e Urdhërit Françeskan dhe Kongregacionin e Shenjtë të Propogandës Fide, të cilët e miratuan këtë propozim e pas disa hezitimeve vendosën që ky kolegj të ngrihej në Shkodër. Ndërtesa e kolegjit u ndërtua me subvencionet e qeverisë austriake, por më shumë nga ofertat e banorëve shkodranë dhe u inaugurua më 14 korrik 1882, ditën e festës të doktor Serafiko. Brenda pak viteve, ky kolegj i dha frutet e veta. Aty studiuan dhe u shugruan 60 prifterinjtë e par?, që shërbyen me impenjim shembullor në famullitë e shumta në trojet shqiptare.

Në vitin 1897, për merita patriotike, në mbrojtje të çështjes shqiptareiu dhanë titujt e fisnikërisë Konte in Commendam i Kurorës t? Italisë dhe Kont i Petrel?s dhe i Sfetigradit.

Në vitin 1897, sht?pia botuese Laterza e Barit, botoi vepren e Fra De Maartino“La questione Albanese-Orientale e la nuova crociata - çështja e Shqipërisë lindore dhe kryqëzata e re”, që është një poemë heroike popullore. Në fund të këtij libri ribotoi si shtesë shkrimin e mëparshëm: “Vaji i bilbilit të burgosur - Il lamento del rosignuolo prigioniero”.

Në vitet 1897 – 1898 ishte rektori i Santuarit Madonna di Valleverde dhe më 1901 rektor i famullisë Madonna del Caroseno në Greçi.

Fra Leonardo de Martino u kthye në Itali me urdhër të Ipeshkevit të Sapës, i cili nën presionet e qeverisë austriake, e detyroi të largohet nga Shqipëria, por Ai kurrë nuk i ndërpreu lidhjet dhe nuk e humbi dashurinë dhe respektin për malësorët dhe banorët e Shkodrës. Famullia dhe populli i komunës Greçi e priti me shumë nderime. Bashkia e Greçi shtypi një manifest “Il leone dell’Albania a Greçi – Luani i Shqipërisë u kthye në Greçi”. Më 25 gusht 1882, në festën tradicionale të Shen Bartolemeo Apostull, Leonardo de Martino i dhuroi komunës Greçi një kopje e portretit të Skenderbeut të galerisë Uffizi të Firences, të shoqë-ruar me një sonetë dedikuar heroit tone kombëtar (E ndjekim pas heroin në këtë ditë të bukur/ai na komandon në rrugën e guximit/dhe do ta ketë Albania këtë yll të ri/me fatin e ri). Ky portret ka humbur. Për fat të keq ky porret ka humbur.

Në vitin 1900, në një nga sallat e pallatit komunal u realizua një afresk me dedikimin “Il grande immortale Eroe Albanese, difensore della cristianità G. K Skanderbeg – I madhi dhe i pavdekshmi, Heroi i Shqipërisë, mbrojtësi i krishtërimit GJ. K. Skenderbeu”. Autori i ketij afresku e ka prezantuar Gjergj Kastriotin mbi kal, me berretën alla-Karamanjola, ndryshe nga të gjithë autorët e me pasëm, që e kanë pikturuar me përkrenaren me kokën e dhisë Amalthea. Nuk njihet autori, por afresku ruhet ende në sallën e Soprintendencës të komunës Greçi. Ndërtesa e komunës e shekullit XVI, i është blerë familjes arbëreshe Luzi (Lousi).

Fra De Martino me bashkëqytetarët arbëreshë Gerardo Conforti dhe murgun Luigi Lauda, krijuan komitetin politik të albanezëve në Kalabri dhe në Kampanja, ku De Martino u ngarkua me detyrën zv-presidentit të komitetit dhe presidentit në komunën e Koriliano Kalabro.

Gjatë viteve që jetoi në Itali, mbajti lidhje të ngushta me Jeronim De Radën e së bashku i përcollën diplomacisë europiane, mesazhe dhe peticione, për zgjidhjen e problemeve të Shqipërisë dhe për domozdoshmë-rinë e shpalljes së pavarësisë nga Perandoria Osmane.

Vitet e pleqërisë, ky “humilis servo” i kaloi duke shkruar. Gëzonte nderim dhe respekt, aq sa shumë kuvende françeskane në Kampanja dhe në Kalabri, bënin gara kush ta merrte “poetin e Shen Maries”

Në ditët e fundit të jetës, priti në vizitë dishepullin e tij të shquar, At Gjergj Fishtën, i cili sapo ishte kthyer nga Parisi e para se të udhëtonte për në Shqipëri, u ndalua në Kuvendin e Sarno dhe e takoi, e përqafoi me mall dhe u përshëndet me mentorin dhe udhëheqësin e tij shpirtëror, me poetin e madh italo-shqiptar, fratin e shquar e zemërmadh Leonardo de Martino, i cili 52 vjet më par?, e kishte pagëzuar Gjergjin. Ishte një takim i mbushur me emocione dhe kujtime të pashlyera për të dy këta eminenca të Rilindjes Kombëtare Shqiptare.

Frati i shquar Leonardo De Martino, u nda nga jeta më 12 korrik të vitit 1923, në moshë 93 vjeçare, në Kuvendin Shen Françesku në Sarno, ku dhe është varrosur.