| E hene, 08.03.2021, 10:33 PM |
HIQNJA SHQIPTARIT ATRIBUTIN ISLAMIK
(Para
se të nisen aksione që askujt nuk do t’i bënin mirë)
NGA
XHEMAL AHMETI
Pse
religjiozët e Reinach-ut munden të sigurojnë miliona për ta ndërtuar një xhami
e shqiptarët s’kanë mundësi as një zyrë ta paguajnë që do të mbronte
identitetin e tyre nga keqpërdorimi? Sespe shqiptarët i kanë shtetet e
korruptuara dhe kriminele [Pêrndryshe minimum do kishin reaguar ministritë e
Kulturës]. Sepse fondet për ndërtimin e xhamive vijnë nga Turqia, Arabia ose
sekserët e tyre (biznismenë) brenda shqiptarëve. Pse ka mundësi që një
financues turk, arab, islamik të vë islamin në favor të identitetit dhe
nacionalizmit shqiptar duke e qaujtur tempullin e tij „Qendra kulturore
shqiptaro-islame“, kështu duke përjashtuar apriori vëllezërit myslimanë turk,
arab, somalez, afrikan nga tempulli? Sepse është racist myslimani shqiptar
karshi atij afrikan? Jo. Arsyeja e këtij paradoksi ka të bëjë më sponzorët pas
projektit: ata nuk përhapin me kaq ekstremizëm islamin ndër shqiptarë, ngase
besojnë ky të jetë populli i vërtetë hyjnor e jo hebrenjtë e mekanezët. Ata
minojnë identitetin shqiptar komplet për arsye tjera. Disa nga shtetet e
perëndimit që udhëhiqen nga konzervatorët u shkon në trastë kjo politikë ngase
besojnë ende të kenë probleme me shqiptarët që i konsiderojnë si lindorë e jo
perëndimorë. Gjersa në Kosovë e Shqipëri ky projekt kërkon si duket më shumë
kohë, në shtetet perëndimore si Zvicra, Austria e ca tjera suksesi është i
madh: në këto shtete tashmë rrallë përmendet shqiptari kosovar apo ai i
Shqipërisë pa nënvizimin me të zezë të përkatësisë së tij fetare. Kjo nuk do
ishte dramë nëse vërtet identiteti kulturor shqiptar të ishte si ai arab ose
hebrenj që konstituohet mbi fénë, por kjo nuk qëndron as historikisht, as
politikisht as zyrtarisht: kjo është edhe fabrikë konfliktesh sociale, kur
kihet parasysh se shqiptarët u përkasin disa feve e jo njërës.
Askush
nuk kërkon që shqiptari mysliman ta fshehë përkatësinë e tij fetare. Askush nuk
duhet të ndihet inferiore pse beson në këtë apo atë Zot. Është e drejtë tij
personale, grupore (brenda tempullit). Po ky dhe grupi i tij nuk ka të drejtë
të përdhunojë një identitet duke e falsifikuar atë sikur të ishte islam apo
budist. Për këtë arsye në pasaporta nuk shkruan; anglezi i krishterë, anglezi,
protestant apo zvicerani katolik apo mysliman, ngase Anglia dhe Zvicra jo që
nuk janë teokraci por edhe historikisht nuk janë ngritur mbi fetë. Njëjtë si shqiptarët. Ai që duhet të
ndihet inferior në këtë aferë të religjiopatëve është shqiptari, të cilit këto
religjione ia keqpërdorin identitetin për qëllime politike. Shqiptari po - ka
mbetur ndonjë dikah? Në diasporë si duket nuk e gjenë më. Largoni firmën
shqiptare - islami nuk është shqiptar, është i të gjithëve por ai s’ka ç’të
ketë humbur brenda identitetit politik dhe kulturor të shqiptarëve. Mbajeni për
vete - privatisht. Shqiptarët kanë histori, kulturë joreligjioze dhe shumicat e
tyre kanë zgjedhur të jetojnë në sisteme politike që s'janë teokraci.