| E diele, 07.03.2021, 09:38 PM |
Historia e arsimit shqiptar është një kalvar vuajtjesh dhe sfidash pafund
Unë
kam pasë fatin që të rritem në një mjedis me tregime të tilla
Nga
Ndue Ukaj
Stublla
e Epërme është fshat piktoresk dhe aty rrëfimet për shkollën e parë të vitit
1905 janë përherë interesante.
Si
fëmijë, dëgjoja tregime të ndryshme rreth asaj shkolle dhe e imagjinoja priftin
e vyeshëm Don Mikel Tarabulluzin, me veladonin e tij dhe një shandan, tek
përhapte dritë në një errësirë të pafund, pastaj imagjinoja ata nxënës të
varfër e të shtypur nga sundimi osman, të frikësuar tek hynin e dilnin në dyert
e asaj shkolle të vjetër, që tani është Muze i Shkollës së Parë Shqipe të
legalizuar në Kosovë.
Pos
shkollës, Stublla ime ka ruajtë dhe ka zhvilluar tregimin për periudhën e
Martirëve të Karadaket të vitit 1846-1848, tregim ky që lidhet ngushtë me
shkollën dhe ekzistencën tonë kombëtare.
E
këto dy tregime, në të vërtetë përbëjnë një faqe të rëndësishme në historinë e
përpjekjeve tona për liri dhe arsimim në gjuhën shqipe.
Si
fëmijë dhe pak më vonë si i ri, teksa dëgjoja lajme për rrënimin e Jugosllavisë
dhe ndieja duhmën e keqe të robërisë që përhapej shpejt në vendin tonë, shihja
dhe përjetoja mbylljen e shkollave shqip, helminin e nxënëse, tek këto dy
ngjarje kërkoja të gjeja kuptim dhe shpjegim për kohët e liga të viteve të '90-
ta.
Atëbotë
e kuptova rëndësinë dhe domethënien e madhe të shkronjave dhe më vonë ato
ndikuan që në mua të ndizej dashuria për shkrimin dhe leximin.
E
kam thënë në një rast se përnjëmend është fantastike të zgjohesh në ato lartësi
dhe të pashë horizonte të pafundme, vargmalet e bukura, kodrën e Stubllavaçes,
si një kurorë madhështore dhe të kujtosh se aty ishte një shkollë e lashtë, një
shkollë - kishë, që si kandil rrinte përballë territ dhe injorancës që kishte
goditë atdheun tënd; të kujtosh ata heronj të guximshëm që për të ruajtë gjuhë,
kulturë e fe, flijuan çdo gjë.
Tregimet
e tilla vërtet kanë forcë prometheane dhe gjithmonë të japin guxim e frymëzim
të jashtëzakonshëm.
Shoqëria
jonë sot është ligështuar moralisht dhe ka nevojë përsëri t’i ripërtërijë
tregimet e tilla frymëzuese, sepse atë e ka goditë harresa.
Derisa
kremtojmë sot Ditën e Mësuesit, ne duhet
t' i shpallim luftë armikut tonë të madh: harresës.
Vetëm
kështu mund të bëhemi nxënës të mirë të historisë.
(Kjo
është Kisha e Shën Gjergjit në Stubëll, sot Muzeu i Shkollës së Parë, ku në
vitet e rënda të sundimt osman u bënë përpjekje madhështore për shkrimin
shqip.)