| E enjte, 25.02.2021, 09:54 PM |
BORZILOKU
NGA
PIERRE-PANDELI SIMSIA
Borziloku,
kjo bimë gjelbëroshe barishtore aromëmirë është mjaft e përhapur e kultivuar në
pothuajse çdo familje, jo vetëm si bimë zbukurimi, por edhe në guzhinë në
gatimet e gjellrave të ndryshme, sidomos në përgatitjen e salcës për makaronat,
por edhe si bimë mjekësore për të prodhuar ilaçe të ndryshme për shëndetin e
njeriut.
Kujtimet
e mija për atë bimë aromatike më çojnë shumë larg, si në kohë dhe në vend; në
kohën e largët të fëmijërisë sime dhe në vendlindjen time në Berat.
Udhëve
të kalldrëmta shihje burra babaxhanë, babaxhanë, fjalë kjo e përdorur për
njerëzit fisnikë, në xhepin e xhaketës së tyre, kishin të vendosur një tufë të
vogël borziloku, por, kishte edhe nga ata burra fisnikë që tufën e vogël me
borzilok e vinin edhe sipër veshit dhe, kur përshëndeteshin me ndonjë fqinjë,
shkëpusnin një degë të vogël borziloku nga xhepi i xhaketës dhe ua dhuronin.
Hë,
të dashur lexues, a nuk ishte edhe ai xhest një veprim fisnik në marëdhëniet e
shkëlqyera ndërfqinjësore?
Meqenëse
jam lindur dhe rritur në shtëpi private, shtëpi qindravjeçare ku janë lindur
dhe rritur breza të tërë të fisit tim të nderuar, shtëpi ekzistuese edhe sot,
trashëgim nga të parët e fisit tim, e kujoj shpesh atë kohë të largët të
fëmijërisë sime, njerëzit e dashur të familjes, gjyshen, prindërit që nuk
jetojnë..., kujtoj avllinë, shkallët e gjëra që fillonin nga porta kryesore e
shtëpisë në rrugicën e kalldrëmtë dhe vazhdonin deri në avllinë e shtëpisë dhe
pastaj dy shkallë në formë gjysëmrrethi vazhdonin shkallët deri në katin e dytë
të asaj shtëpie kaq shumë e dashur, shtëpia jonë e ëmbla shtëpi.
Ajo
avlli' e pastër, murret që shkëlqenin nga bardhësia e gëlqeres, ato shkallë,
parvazet e dritareve, si të gjitha shtëpitë e tjera, ishte e mbushur me vazo me
shumllojshmërinë e luleve shumëngjyrëshe aromëmirë dhe, midis atyre luleve,
jeshilonte edhe bima borzilok me lulet e saja të vogla të bardha, rozë,
aromëmirë, e vendosur me kujdes nga gjyshet, mamatë tona në vazot përkatëse të
luleve.
"Është
koha të mbjellim borzilokun..." - dëgjonim gjyshet, mamatë tona... dhe ne,
fëmijët kurreshtarë qendronim pranë tyre të shikonim si do mbillej borziloku,
ajo bimë njëvjeçare aq e dashur nga të gjithë.
Në
një vazo, gratë e shtëpisë e mbushnin me dhe të butë dhe sipër saj, lëshonin
farat e vogla të borzilokut për t'i mbuluar më pas me pak dhe' të butë dhe një
vaditje të lehtë. Por edhe borziloku ka "sekretin" e tij për t'u
rritur.
Tek
e njëjta vazo ku hidheshin farat e borzilokut, pas disa javësh kur edhe kishin
dalë lastarët e rinj, atyre lastarëve u duhet ndëruar vendi për t'i rimbjellë
në vazo të tjera...
Dhe
ne u gëzoheshim asaj bime aromëmirë ndërsa shikonim rritjen e saj të
përditshme...
Janë
disa varietete llojesh borziloku, por më i kultivuari është borziloku gjethe
vogël, ndërsa borziloku gjethe madh zakonisht është më i përdorshëm në guzhinë
për gatim.
Borzilokut
aromëmirë, artistët e moçëm, artistët e ndjerë të qytetit tim, i kanë thurrur
edhe këngë, këngë të bukura që këndohen në festa gëzimi të ndryshme familjarë:
Ç'mbjell
ashtu, moj ç'mbjell ashtu,
Ç'mbjell
ashtu moj e vogël-a.
Borzilok,
mor' borzilok,
Borzilok
o mor' në saksi,
Ta
këpus, moj ta këpus,
O
ta këpus moj ta mbaj në gji,
Se
mban erë, moj se mban erë,
O
se mban erë moj dashuri...
*
* *
Kur
këputa borzilokun,
Në
zemër ndjeva shqetësim,
Këtë
lule që mban erë,
Do
t'ia çoj unë çunit tim.
S'ka
gëzim më të madh për mua
Kur
çuni të më shikoj,
Këtë
lule që vadita
Si
kujtim do t'ia dhuroj.
Këngë
të shumta të thurura për borzilokun i gjejmë edhe në krahina të ndryshme të
kënduar mjeshtërisht nga këngëtarë të shumtë: "Në bahçe me borzilok",
"Borzilok për dhëndër", "Aman trëndafil, aman borzilok",
"Kur vadisje borzilokun" e shumë e shumë këngë të tjera.
Gratë
e pothuajse të çdo shtëpie, borzilokun e përdorin edhe në përgatitjen e likove
apo glikove siç e përdorin këtë emër sipas krahinave të ndryshme, veçanërisht
në likonë e përgatitur nga fruti qershi; gjatë zjerrjes, u hedhin brenda edhe
një tufë të vogël borziloku duke i dhënë likosë një shije dhe aromë të
këndshme.
Likotë
e ndryshme janë shumë të përhapura në qytetin tim dhe në qytete të tjera. Është
traditë e bukur që, kur të vijnë miq në shtëpi, në tabakanë e gostitjes, përveç
gotës me raki, gotës me pije të ndryshme është edhe pjata e vogël me liko.
-
Kam dasëm këtë verë, martohet djali ynë, i vogli, i bukuri, gëzimi i familjes
sonë, më duhet të blej qershi, të bëj likonë e dasmës... - bisedojnë gratë me
njëra tjetrën në fillim të muajit qershor, stina më e përshtatshme e vjeljes
dhe tregëtimit të qershisë...
Borziloku
përdoret edhe në kultet e shenjta fetare nga predikuesit; jap shembull, në fenë
ortodokse, në ditën e e quajtur: DITA E UJIT TË BEKUAR, që presupozon ditën kur
është pagëzuar JEZU KRISHT-i, shërbyesit dhe ndihmësit kishtarë përgatisin nga
uji i bekuar, atë që në gjuhën fetare quhet: AJAZMA.
Pikërisht,
në atë ditë, në enën e mbushur me ajazmë, brenda së cilës janë vendosur gjethe,
degë borziloku, gjethe dafine..., prifti mban në dorë edhe një tufë borziloku
dhe, pasi e fut brenda enës me ajazmë, spërkat besimtarët në ambientet e
kishës, si për t'u dhënë bekimin...
Të
shumta janë besimtarët që nga ena me ujin e bekuar me borzilok brenda, marin në
shishe të vogla ajazmën për ta mbajtur si gjënë të shenjtë në shtëpitë e tyre
dhe për ta përdorur me pikatore gjatë gjithë vitit.
Besoj
se, tradita e bukur e kultivimit të borzilokut në shtëpitë e pjesës më të madhe
të shqiptarëve ku jetojnë në vende të ndryshme të botës, vazhdon edhe në ditët
e sotme.
Vitin
e kaluar, një bashkëqytetarja ime e nderuar Xh. T. kur erdhi për vizitë në
shtëpinë e bijës së saj, kur u takuam këtu në një nga lagjet e Nju Jork-ut, i
thotë bashkëshortes sime: - Kam një dhuratë të bukur për ju familjarisht
meqenëse me bashkëshortin tënd jemi nga Berati, por jemi edhe krushqi' dhe
nxjerr nga çanta prej letre, një vazo të vogël ku ishte mbjellë borzilok.
Sigurisht,
bashkëqytetarja ime Xh. T , vazon me borzilok e kishte blerë në një nga dyqanet
aty pranë në lagjen Astoria të Nju Jork-ut.
Ndjeva
kënaqësi, shumë kënaqësi, kur e pash, kur e mora në duar vazon, kur
"përkëdhela" gjethet e vogla të borzilokut dhe aroma e këndshme u
ndje tek të gjithë neve të tre dhe, menjëherë, mendja më shkoi tek vazot e
dikurshme të fëmijërisë sime në shtëpinë time të fëmijërisë, rinisë, të mbjella
me borzilok.
-
Rrofsh Xh. - i thash, Shumë të faleminderit. Me këtë dhuratë kaq të bukur, jo
vetëm që më ke gëzuar, por më duket se më ke sjellë edhe një pjesë malli për
t'u çmallur nga qyteti ynë i bukur edhe pse ai borzilok ishte mbjellë dhe po
rritej në Nju Jork.
Ndjej
kënaqësi të madhe kur shoh në kompjuter, në internet, në youtube, në foto të
ndryshme që, tradita e kultivimit dhe rritjes së borzilokut vazhdon edhe në
ditët e sotme nga qytetarët e ndryshmëm në shtëpitë, shkallët, ballkonet e
tyre...