| E merkure, 24.02.2021, 10:39 PM |
POET I NGJYRAVE TË VENDLINDJES DHE GJURMUES I ETNOKULTURËS
Poetit
Mevlud Buci, me rastin e 70-vjetorit të lindjes
NGA
QAZIM D. SHEHU
Mevludi
u lind me 2 mars 1951 në Lukan. Mësimet e para fillore dhe 7-vjeçare i kreu në Lukan.Shkollën e mesme e mbaroi për
mësuesi në Normalen e Elbasanit.Më pas, kryen fakultetin për
Gjuhë-Letërsi.Shërbeu si mësues gjuhë-letrësie dhe drejtues shkolle në Lukan
,Qafë Murrë dhe Selishtë, për 25 vjet.
Krahas
punës fisnike të mësuesit,ai ka kryer
edhe atë të korrespondentit dhe
të bashkëpunëtorit të shtypit ,duke informuar saktësisht për jetën dhe punën e
bashkëfshatarëve të tij.Ai ka qenë bashkëpunëtor i rregullt i gazetës lokale të
Dibrës”Ushtima e maleve”,i gazetës “Mësuesi”,”Luftëtari”,”Radio Tirana” dhe
Radio “Kukësi”.
Si
njohës i mirë i problemeve të gjuhësisë
dhe folklorit ai ka qenë
bashkëpunëtor aktiv i Institutit të Gjuhësisë dhe Folklorit.
Për
shkrime cilësore është dekoruar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor me
medaljen”Naim Frashëri” si dhe ka marrë vlerësime të tjera në fushën e
mësuesisë, folklorit etj.Mevludi është autor i shumë librave artistikë me
poezi,fabula,prozë,studime,publicistikë .
Është
anëtar i Bashkimit të Gazetarëve të Shqipërisë,anëtar i Lidhjes së
Shkrimtarëve. Ai është nderuar me shumë çmime si:çmimi “Mirënjohje”nga
Komuniteti Mysliman,çmimin “Pena Budi” nga revista “Emathia”,Burrel,çmimin e
Karrierës në konkursin “Muza Budiane”,po në Burrel si dhe ka marrë “Mirënjohje”
nga shumë shkoolla.
Në
jetën e tij, poeti Mevlud Buci numëron 28 libra, të cilat janë të zhanreve të
ndryshme,prozë,poezi,fabula,epigrame,satira,shkrime
publicistike,analiza,fejtone,reportazhe,portrete,aforizma,fjalë të
rralla,frazeologji,studime historike,monografi,memorialistikë etj.Si një poet,
shkrimtar,studiues pasionant,vepra e tij dallohet për gjerësinë e pasqyrimit,të
vërtetën autentike dhe gjurmimin e mençurisë popullore,duke krijuar kështu një
korpus interesant,përmes të cilit mund të zbulosh traditat e Dibrës,të
vendlindjes së tij, Lukanit të Katër Grykëve,por edhe të shijosh fjalën e
mençur, të mbërthyer nga emocioni i fortë i krijuesit, i cili luan me fjalën si
Mesi me topin.E gjithë krijimtaria e tij poetike i drejtohet njeriut,lartësimit
të tij,përmes fjalës së thjeshtë e të sinqertë,zbulimit të botës së tij të
brendshme,ku kryefjalë është mirësia dhe dashuria për të,dashuria për jetën,për
traditat,
për
gjithçka që është e pastër,shqiptare,kombëtare dhe patriotike.
Spikat
talenti i tij në fushën e satirës,humorit,në llojin e fabulës, ku poeti
syigmatizon klasën politike të gjitha ngjyrave duke i përcaktuar me stilemën
“polishejtanë” dhe me fjalën e krijuar prej tij fluracë,si dhe në vënien e shigjetës
së satirës të mjaft dukurive të some të
manifestuar në veset e disa njerëzve,të cilët e përdhosin personalitetin e tyre
përmes kultivimit të keq të poshtërsive.Kjo se poeti është një vëzhgues i
hollë,mendjemprehtë dhe di të kapë detaje,t`i përpunojë ato dhe t`i sistemojë e
thurë në avlëmendin e tij poetik.
Fabulat
e tij dallojnë përmendimin letrar dhe filozofinë e hollë, ku përçohen ide të
qenësishme dhe forcae tyre goditëse
është mbresëlënëse.
Një
fushë tjetër,ku Buci spikat është ajo e
gjurmimit dhe vlerave të mençurisë popullore dhe kjo kulmon në librin e tij
“Fjalor frazeologjik i Dibrës”,një libër me vlera për gjurmimin e fjalës së
rrallë,të shprehjeve frazeologjike,duke dëshmuar seriozitet dhe vëmendje të veçantë ndaj
traditave dhe pasurisë së gjuhës
shqipe,sidomos në trevën e Dibrës.Puna e tij si mësues,por edhe kujdesi për të
mbajtur shënim e për ta ruajtur gjithçka të shënuar,ka sjellë që ,me kalimin e
viteve ,këto fjalë të gjejnë vendin e duhur e të kodifikohen dhe sistemohen në
një fjalor të një formati të tillë, që bie në vëmendje mundësitë e pashtershme
të gjuhës shqipe dhe nxit edhe studiues
të tjerë për të hulumtuar për të,ky
fjalor është një ndihmesë e shquar edhe
për shkrimtarët,prozatorët,për të gjetur kontekste të pafundme shprehjesh e
nocionesh, si mundësi përdorimi në tekstet e krijuara.
Vepra
e Bucit dallohet për qartësinë e shprehjes,planin e qartë të ndërtimit të
saj,harmoninë e strukturës dhe thjeshtësinë e përdorimit të saj,pa artifice;kjo
se ai e njeh mirë gjuhën e popullit me të cilën është marrë mbi 40 vjet dhe me
të ka ushqyer pasionin e tij letrar.Ndaj fjala e tij është vazhdimisht e
ngjyrosur me emocionin e saj më të plotë në ngjyrimin e saj të natyrshëm
popullor dhe merr gjithnjë konotacione të mirëfillta,duke kristalizuar në
personalitetin e tij krijues një origjinalitet të spikatur,e rëndësishme kjo
për çdo njeri të penës që nuk ndjek modën, por ecën me fuqinë e talentit të
vet,duke parapëlqyer temat që i shkojnë më për mbarë,larg çdo sofistikimi e
manierizmi për të krijuar një paraqitje të sforcuar të modernitetit fals.
Këtë
e dëshmon më së miri poezia e tij,e përbërë në disa vëllime, e cila dallohet
për tematikën e larmishme, që kulmon me vëllimin më të fundit me
titull:”Shenjtëria”.Poezia e Bucit ka një vrull interesant malli dhe dashurie
për vendlindjen,ajo agjiton estetikisht dhe frymon me ndjenjën e përkushtimit
ndaj njerëzve,ndaj traditave,ndaj së kaluarës heroike,me një adhurim për
brezat,për vlerat e tyre të burrnisë,të Karareve,të mikpritjes e të meçurisë të
kultivuar në odat dibrane dhe të sprovuar
në momente kulmore të jetës.
Poezia
e tij dallohet për ritmin dhe forcën e
tij,prej nga duket se burojnë përrenjtë malorë dhe ujëvarojnë stinët në
bjeshkët e larta që poeti aq shumë i do dhe sjell peizazhin e tyre në vargje
plot relieve malli e dashurie.Si një poet që do t`i ngjajë vetes dhe
askujt,Buci e ka përthithur melodinë e vargut popullor,prandaj vargu i tij
përshkohet nga një epitet goditës me frymëmarrje adhurimi e përbetimi në të
bukurën,në të madhërishmen, por edhe në thjeshtësinë e jetës dhe kënaqësinë që
jep jeta përmes thjeshtësisë.
Mevludi
është pasradhës i një familje shumë
patriotike.Stërgjyshi i tij, Hoxhë Buci, ishte një nga themeltarët e Lidhjes
shqiptare të Prizrenit,mik i Abdyl Frashërit
dhe i Iliaz Pashë Dibrës.Ai zotëronte shtatë gjuhë të huaja dhe u vra në
luftën e 27 shtatorit 1913në malet e Petrinës në Strugë, për të mbrojtur
tërësinë tokësore të Shqipërisë.
Natyrisht
kjo përbën një burim krenarie dhe sillet
si fakt për ta përmendur,si një shysë vetiake,por edhe si një prirje e
brendshme e autorit për t`u ndalur gjatë në gjurmimet e traditave liridashëse
të të parëve të tij,por edhe të gjithë
krerëve të Dibrës që luftuan kundër invazionit serb.Në krijimtarinë e këtij
autori, vihen re një varg monofgrafish për figura të rëndësishme
patriotike,disa të harruara ,që ai u jep zërin e kujtesës.Një varg librash
monografikë si:”Një jetë në pavdekësi”,”Myftinia e Dibrës dhe Ruzhdi
Lata”,”Qëndrestarët e Flamurit”,”Mexhit Capa dhe krahët e fisit” kulmojnë me
librin e fundit monografik”Molla Bajram Buci-dritëshenjtëria për mëmëdhe”,ku
Mevludi sjell në mënyrën më të plotë të
mundshme,kontributtin e këtij patrioti dhe martiri të atdheut,parë në njësfond
të mpleksur historik në ndërthurjen e
saj me historinë e Dibrës dhe të Shqipërisë…Në këtolibra vihet re
pasioni i studiuesit,korrektësia e shkencëtarit
në qërimin e faktit nga ngjashmëritë,e vërteta historike e plotësuar me
referenca dhe motivimi i arsyeshëm në
shtjellimin e jetës së personazhit,larg euforisë dhe manipulimit.Kjo tregon se
Buci është një studiues serioz dhe i përkushtuar dhe se puna e tij në gjurmimin
e vlerave është rezultat i një përkushtuiimi dhe objektivi të qartë dhe jo
rastësor.
Kjo
punë e shumanshme dhe përkushtimi ndaj së bukurës dhe ndaj vlerave të
jetës,sjellin para nesh,në këtë shtatëdhjetëvjetor të tij,profilin e një
krijuesi dinjitoz,dashamirës,modest,fjalëpak që kërkon të flasë me veprën e
tij,e cila e rendit atë në radhën e krijuesve dibranë më me zë,por jo vetëm.
Krijues
i përkushtuar dhe me ambicje për të përsosur
më tej fjalën artistike atij do t`i shkoninmë së miri vargjet e Ndrec
Mustafës, të thurura për të:”Mësues me zemër të artë/Mjeshtër i madh i penës/I
përket shkollës dibrane?Akademisë së mendjes”…Urime mjeshtër në këtë 70-vjetor
të ditëlindjes!...