| E diele, 21.02.2021, 10:06 AM |
Epo
unë nuk jam prej guri?!!!
Tregim lirik
Nga
Përparim Hysi
Emri
im është Dashuri.Jam e martuar dhe kam
dy djem.Njëri prej djemëve 10-vjeç dhe tjetri 7- vjeç. Kam goxha burrë.Ky është
nja dy vjeç më i madh se unë dhe të dy
bashkë shkojmë si jo më mirë. Të dy në punë, me shtëpi e katandi dhe,siç
mendoja,nuk kish se ku vinte më mirë. Mirëpo,kur mendon se të gjitha punët
shkojnë vaj,ruhu se të gjen ndonjë bela që,katandis, që t'u vëshë shqelmin të
tërave. Dhe,kur them kështu,nuk është se flas qesim. Flas nga përvoja ime dhe,
në po dal cullake para jush, dua që t'ju them:-Jeta është si lumi. Ky lumi i
jetës herë-herë është i qetë dhe
reshperon sikur ka veshur pantofla,por ndodh si me atë lumin pranë qytetit
tonë,që nga shirat e bollshme,del nga shtrati dhe bën dëme të mëdha. Kështu
ndodh dhe me lumin e jetës: edhe ky"lumë" jo vetëm del nga
shtrati,por "përmbyt" çdo gjë të mirë që kemi arrritur në jetë apo
dhe ca më shumë:"ky lumë që del nga shtrati" shkatërron familje të tëra. Unë nuk jam as astrologe dhe
as shkencëtare. Flas veç nga përvoja ime,që,për fat të keq, e kam pësuar nga
kjo"dalje nga shtrati".
* *
*
Për
të shkuar në shkollë ( më duket se nuk u kam thënë:unë punoj si mësuese),përdor
biçikletë dhe afër nja 20-hapa,më duhet ta marr biçikletën prej dore,se nga
xhadja duhet të ngjitësh një si"malore" për të arritur në shkollë.
Kur, para meje,kish mbrritur Fatjoni,një kolegu ynë. Ky kish zënë vend tek muri
i ndërtesës dhe, kur u afrova,pashë që m'i kish ngulur sytë me aq
kureshtje,sa,siç m'u duk, sikur po më zhvishte ngadalë dhe,vetvetiu, një si
forcë përvëluese më përshkoi tërë trupin. Jo vetëm m'i kish ngulur, por as i shkuli ata,sikur
kish marrë një detyrë shtëpie dhe duhet ta kryente. Është i pashëm,pse mos e
them, por,veç kësaj, është dhe tipi i ngjitur. E pashë përballë dhe më gjeti
si me atë pulën shqirake, kur e zë
përdhesi: sikur më qëlloi mbi kokë dhe,papritur e kujtuar,lëshova biçikletën
dhe rashë për tokë. Kur thonë në MYZEQE ( epo andej jam),ai,i biri i
botës,FATJONI sikur më hodhi sirën. Me sirë në MYZEQE duan të thonë:të ka bërë
dikush magji dhe magjia të ka zënë. Ky, i "sirës",pa e kuptuar se
rashë për "fajin" e tij,vrapoi dhe më ngriti nga toka. Jo vetëm
kaq:dy hapa më tej qe kuzhina e kooperativës dhe atje mori një kane me ujë dhe
më shërbeu jo vetëm për të larë
duartë,por dhe fytyrën. Qe pak pamje,sa qesharake,por dhe pak befasuese: të
bjerë tjetra për tokë kot së koti veç
nga një shikim! Sikur ky,kolegu, lëshoi korent: gati bëmë massë!!! Epo
këto që po them unë,sot nuk bëjnë fare
përshtypje,por mua më kuptojnë vetëm ata lexues që e kanë jetuar atë kohë para 50-vjetësh të shkuara,se ç'ndodhte kur
shihje një mashkull që t'i shërbente një
femre,për të larë duartë apo fytyrën. Sado që më mbuloi turpi,nga ç'ndodhi, e
shihja "shërbyesin" tim me një sy preçiz: flokë të zinj,një fytyrë që
të mekte frymën,kur e shihje dhe një palësy zhbirues,blu dhe,kur t'i ngulte,sikur
ktheheshin në turrielë që të hapni bira në trup.Më shërbente dhe tentonte të
dinte shkakun e kësaj"vilanie" të çastit. As qeshë në gjendje të
shpjegohesha,por,pasi e falnderova, mora biçikletën dhe u futa në oborrin e
rrethuar të shkollës. Aty mbrritën dhe kolegët e tjerë dhe koleget,pasi më
futën në personel, filluan me pyetje më intime.Këto pyetje arritën deri
atje:-Moj qyqe, mos je shtatëzënë? Epo kot nuk thonë:- Mirë gomari që
ngordhi,por nuk të lënë as mizat rehat. Më së fundi,kësaj ndodhie iu vu kapak:qe
një dobësi e çastit dhe aq.
* *
*
Prit!
Harrrova t'ju them:- Kur më ngriti nga toka, m'u duk se nga trupi i tij sikur erdhi një erë e mirë ( e martuar
jam vërtet dhe burrin të mirë e kam),po kjo qe një erë tjetër dhe,tek e thitha
këtë erë (epo fare pa dashje ndodhi),qeshë gati të bëja mëkat.Ai e vuri dorën e
tij mbi timen,si për të më dhënë kurajo dhe më foli butë,aq butë sa sikur kish
përpara një qelqe që mund të thyhej në çast.Duke dalë nga ajo gjendje magjepse
(si nga hipnoza), e hoqa dorën prej tij,ama,me mend, nuk ia hoqa sytë dhe, kur
u qetësova dhe në klasë qeshë fare vetëm,fillova të meditoj.
* *
*
Fatjoni?
Tani që jam e qetë po e tjerrë më tej këtë shtëllungën time. E kam vënë mbi
furkë dhe,ndërsa boshtin e kam në një dorë, me tjetrën po end fillin. Ky,
Fatjoni, është i tillë që ta ka qejfi të mëkatosh. Është nga ata meshkujt që nuk pret ta zbërthesh fustanin,por
t'i hedhë kopsat përdhe dhe sulmon si
ata demat e arenës që kemi parë në filma.
Nxora
pasqyrën nga çanta, për të parë semos kish mbetur ndonjë cen,kur rashë,por kish
qenë pa zarar. Pa zarar, vërtet,por duket ndjesia që përjetova në këtë
hamendësim nuk ishte që mos linte gjurmë. Hë -se tani më kujtohen dhe imtësitë-
se më tha:- A je mirë apo t'i thërras Pulies? Pulia është mjekja e fshatit dhe ambulanca nga këtu nuk
është as pesë çapa.-Jo,jo,- u mundova t'i shpjegoja se qe veç një moment dobësie dhe aq. Mësimin atë
ditë e mori dreqi.Po ku të lënë këmborët që të dëgjosh zilet... Edhe kur
mbrrita në shtëpi, shkova para pasqyrës dhe shikohesha mirë e mirë.
Timshoqi i rrëfeva në mbrëmje dhe,kur
ramë në krevat,ndryshe nga radhët e tjera,nuk bëmë dashuri. Aty,bri tij,
m'u shfaq Fatjoni. Me ata sytë blu
dhe,për çudi, ma përshkoi trupin një si rrymë elektrike. U enda një copë herë
me fytyrën dhe sytë e tij dhe,kështu,do të më ketë zënë gjumi. Të nesërmen,kur
do nisesha për shkollë,nuk e di po më hipi një trill për të ndërruar fustanin
dhe,po ndryshe nga herët e tjera,po i kushtoja si shumë vëmendje fytyrës sime. Sikur do bëja një paradë dhe
kisha nevojë që të bija në sy. Duket kisha rënë brenda: doja t'i bija në sy
vetëm atij! Kur mbrrita në shkollë,atë e gjeta po aty dhe,pa më thënë mirëmëngjes,
më tha:- E di pse kam dalë prapë?Nuk të lë të biesh siç re dje... Unë,sado që
buzëqesha paksa si me sforco, në gjithë atë batutë të tij,seç shihja dhe ndjeja
diçka sa të fshehtë,por dhe aq të mezipritshme. M'u kujtua ajo kënga e famshme
ruse:"... dhe kush mund ta dijë/pse lot syri i tij?". E lashë biçikletën tek vendi dhe u bashkova
me koleget e mia. Sot,- më tha Dafina,-qenke më tjetër,se dhe fustanin e ke
veshur si për festë. Unë bëra sikur nuk i dëgjova ç'tha Dafina,se mendjen e
kisha tek Fatjoni. E vuri apo nuk e vuri re ai,se kisha veshur fustan enkas për
të.
Bëra
ato katër orë mësimi dhe si ato adoleshentet që bien në dashuri për herë të
parë, në mes kolegëve,me sy kërkoja Fatjonin me sytëblu. Ai,sikur ta kish
ditur,dha ballë mu tek porta e daljes dhe më tha:-Kujdes se mos ndodh ajo
dobësia e djeshme! Ta dish se shqetësohem seriozisht për ty. Epo kaq nuk qe pak
që mos përfshihesha nga një përzierje turpi,por dhe të një dëshire shumë
domethënëse. Nuk e di se si ndodh,por të vjen dikush dhe të bëhet kaq magjepsës
me praninë e tij.
* *
*
Më
duket se puna po merr përpjekur. Shkoj nga shkoj dhe Fatjoni sikur është pas meje. Edhe me burrin,ai riti
aq i zakonshëm, bëhet si me sforco nga ana ime. E pafalshme, të mëkatosh,kur ke
një partner që të do dhe të respekton,por mendja ime bëhet zog,vë krahë e
fluturon drejt dhe tek Fatjoni.Kurrë nuk qeshë dhënë pas një mashkulli si tani
dhe e keqja është që jam dhënë verbërisht. Le të hapen portat e Ferrit dy kanatëshe dhe do shkoj me turp drejt tyre
vetëm e vetëm që të kënaqë ata sy që më zhveshin,kur më shohin.
Dhe
ndodhi ajo që prisja.Ai erdhi dhe,kur e pa se nuk kish rrezik për rreth, ma
kapi fytyrën,e afroi drejt vetes dhe frazës mbrojtëse time"Ç'po bën?",as
që ia vuri veshin dhe më puthi me aq mall,sa në tërë trupin tim kaloi një rrymë
elektrike aq e fortë,sa,po mos më mbante ai me të dy duarët,unë do isha
platitur mu mbi dysheme. Pastaj unë iu
dhashë e tëra se sos se jam prej guri,unë?!!!
Tiranë, 11 shkurt 2021