| E diele, 21.02.2021, 01:19 PM |
Nuhi Veselaj, Pse “po” paskajorja në standardin e shqipes së natyrshme (9)
IX. METAMORFOZIMI E DISA PROVA NDIKUESE NDAJ
SHNDËRRIMIT TË
MITIT GOGOL NDAJ PASKAJORES NË ZANËMIRË
ORËBEKUESE PËR SHQIPEN E NATYRSHME DHE STANDARDIN E
SAJ
Nga
gogole e pështirë, shpëtimtare zanëmirë!
(Paskajorja e mirëfilltë)
Sihyrje
Në
kreun e mëparshëm doli sheshit mashtrimi i madh patologjik se gjoja kthimi
mozoallah paskajores në standard e prishka atë tërësisht. Kështu
paskarorefobët për mosrikthimin në përdorim normal të ndikuar nga ideologjia e
luftës së klasave e gogolëzuan paskajoren e mirëfilltë. Po sido që të ketë
qenë, siç e pamë, e vërteta, edhe pse e vonuar, doli ngadhënjyese ndaj
propagandës së tillë makiaveliste. Paskajorja doli e pastër, shpëtoi nga të
gjitha akuzat që e ngarkonin, të cilat ndërsa sundonte sistemi monist
konsideroheshin aksiomativisht të vërteta, ngase ashtu përpalleshin nga
studiuesit e profesorët tanë më autoritativë, të cilët në atë mënyrë, madje
ndoshta pa të keq, arsyetoheshin për të ruajtur karrierën nën maskën e
unifikimit të shqipes standarde, prandaj nuk ishte lehtë me u krye verifikimi i
bazës faktike të akuzave të tilla, mirëpo e keqja për paskajoren nga
Qendra vazhdoi e përforcuar edhe pas rënies së atij sistemi monist
në vitet e 90-a të shekullit të kaluar, po me atë avaz, e keqe kjo që nga disa
qarqe të frustruara ende nuk po pushon, duke penguar kështu propagandisht çdo
nismë rikthimi të paskajores në standard., madje duke shkaktuar në anën tjetër
edhe ndonjë shpërthim ekstrerm, siç është fushata e pjesores me –U,
punu, për zëvendësimin e pjesores së standardit (toske) –UAR punuar dhe
atësaj të standardit gegnisht, -UE punue.
Së
këndejmi, sido që të ketë qenë e do të jetë, në këtë krye të parafundit të
këtij punimi, me titull Metamorfozimi e disa prova ndikuese ndaj konceptit
të paskajores ng mit-gogol në zanëmirë orëbekuese për shqipn e natyrshme dhe
standardin e saj, dominojnë këto pesë tema mjaft komplekse:
Së
pari, rreth përjetimit tonë ndaj paskajores së mirëfilltë para e nën ndikimin e
Konsultës gjuhësore të Prishtinës 1968 dhe Kongresit të Drejtshkrimit 1972.
Së
dyti, metamorfozimi ose shndërrimi i mitit “gogol” për paskajoren në zanëmirë
orëbekuese.
Së
treti, dëshmi që rikthimi i paskajores në standard vjen për të
stabilizuar të çorientuarit
Së
katërti, rreth veçorisë së alternativitetit të paskajores së
mirëfilltë te tipi i foljeve –UEJ/-UAJ.
Së
pesti, dy opsione rreth rehabilitimit të paskajores dhe
reformimit të praspashtesë së pjesores së standarit në të mirë të sforcimit dhe
njëzimit të shqipes së natyrshme dhe standardit të saj
Natyrisht
nuk do të mungojë as përmbyllja.
(1)
Rreth përjetimit ndaj paskajores së mirëfilltë para e nën ndikimin e Konsultës
gjuhësore të Prishtinës 1968 dhe Kongresit të Drejtshkrimit 1972
Siç
paralajmërohet nga nëntitulli tani do të bëjmë fjalë pak më konkretisht si
ndodhi tek ne rrugëtimi trefazor dhe dy metamorfozor ndaj paskajores së
mirëfilltë, nga mendimi neutral para Konsultës së Prishtinës në gogol
përbindësh i ndikuar entuziazo-euforikisht nga elaborati i Projektit të
Rregullave të drejtshkrimit të shqipes së njësuar letrare (1968-1972) deri në
vitet e 80-90-a të atij shekulli dhe ndërkohë shfaqja e simptomave të grykave
të ngushta gjatë ekonomimit gjuhësor të shqipes pa paskajore. Natyrisht
do të përpiqemi sa më shkurt t’i shprehim këto përjetime.
1)
Përjetimet tona ndaj shqipes para Konsultës gjuhësore të Prishtinës (1968)
Është
e vërtetë, se unë në mësimdhënie si mësues nga viti 1952 , edhe pse me
disa ndërprerje
pa
fajin tim, që nga fillimi, që nga klasat e ulta deri në klasat e nalta të
fillores sipas rasave e mundësive përpiqesha me zbatua shqipen letrare siç e
mendoja unë si në Shqipri. Përpiqësha edhe për nga shqiptimi t’i
respektoja variantet e të dyja arealeve si pas gjuhës së shkrimtarës. Me
këtë jepja me kuptue se gjuha jonë duhet të jetë e orientuar andej nga Qendra
(Shqipëria). Është e vërtetë, se varësisht nga njësia mësimore që e shtjelloja,
qoftë në klasat e nalta të fillores, qoftë në shkollë të mesme, gjuhën time e
gërshetoja me gjuhën e autorit krijues. Kështu b.f. një vjershë të Mjedës
(Migjenit, Gurakuqit, Shirokës ..., kuptohet edhe jashtë programit përpiqesha
me lexue e komentue në shkodranisht, duke i shtuar edhe vargje të Fishtes,
ndërsa kur kisha në shtjellim ndonjë vjershë të Naimit (Çajupit, Nolit,
Asdrenit etj.) e kishim ose jo në program gjëja shkas, t’ilexoja emocionalisht
e t’i komentoja toskërisht. Natyrisht shtoja edhe vargje të tjera më
karakteristike, madje edhe ngjashëm improvizoja edhe të tilla që më dilnin nga
“thelli”. Kjo mund të vërtetohet nga ish nxënësit e mi. Dhe këtë e bëja
guximtarisht, pa fshehur emocionet. Për këtë kam pasur edhe pasoja dhe për
mendimin tim kishin të drejtë ata të pushtetit jugosllavo-titist që disa
herë (7 herë) më patën larguar nga arsimi, ngase vërtet në mësimdhënie nën
rogoz nuk shprehja asgjë ndaj patriotizmit jugosllav që ishte detyrë-qëllimi i
asaj shkolle, por synoja diçka tjetër...
Me
këtë entuziazëm e prita, si shumë të tjerë, atmosferën e krijuar në e pas
Konsultës gjuhësore të Prishtinës.
2)
Entuziazmi euforik ndaj elaboratit të shqipes së njësuar letrare (1967-1972)
dhe
ndërkohë shfaqja e simptomave të grykave të ngushta gjatë
ekonomimit
gjuhësor pa paskajore
Sidoqoftë,
e kemi të njohur rastin se si ndodhi që organizuesit e Konsultës gjuhësore të
Prishtinës 1968, shfrytëzuan situatën politike në Jugosllavi, kur shqiptarët si
me thënë, pa pritë e pa dhe kujtue, ishin lejuar, në pikëpamje
kulturo-gjuhësore, të bashkëpunonin me vendin amë, me të cilën pothuaj
hermetikisht ishin të ndarë, po thuaj 30 vjet. Atëherë profesorët tanë në
marrëveshje me disa kuadro politikë pa u hamendur shfrytëzuan rastin ta
njëzonin gjuhën letrare sipas motos: Një komb një gjuhë letrare. Shkurt
me i ra, në Konsultën gjuhësore të Prishtinës e organizuar më 1968 u
pranua teksti i Projektit “Rregullat e drejtshkrimit të gjuhës shqipe”,
hartua në Tiranë një vit më parë 1967. Rregullat e atij tekst ishin
hartuar mbi bazë toskërishte me të cilat opinoni ynë gegë në Kosovë e
gjithkëndej paraprakisht nuk ishte i njohur, megjithatë, ai drejtshkrim u
pranua euforikisht nga studentët e sidomos nga inteletualët si edhe unë që ishim
të prekur me burgosje politike etj. Këto rregulla si në Shqipëri do të fillojnë
së zbatuari menjëhershmërisht, duke besuar se vërtet, siç propagandohej, gjoja
në ato Rregulla, ishin të inkorporuara edhe të gjitha vlerat edhe të dialektit
gegnisht që përdorej te ne si gjuhë zyrtare, vazhdim i gjuhës së pavarësisë mbi
bazë gegnisht (elbasanishte). Sido që të ketë qenë, jo vetëm në Kosovë po tek
të gjitha shkollat shqipe në Jugosllavi, nisi të zbatohej norma sipas tekstit
të shqipes zyrtare sipas atij Projekti. Në të vërtetë, edhe pse deri atëherë te
ne respektohej, pra, “gjuha e pavarësisë” mbi bazë elbasanishtja, për mua
personalisht norma e re paraqiste fare pak ose aspak vështirësi, pasi e kisha
të kryer fakultetin e gjuhës shqipe dhe siç e kemi cekur pak më sipër isha i
parapërgatur nga dëgjimi fshehtas i Radio-Tiranës, nga studimet e veprave të
krijuesve të mëhershme jugorë, por edhe me ndonjë libër bashkëkohor (Fjalori i
gjuhës shqipe 1954, gramatika etj.), madje, edhe me ndonjë libër
propagandistik që nëndheshëm na binte në dorë. Sido që të ketë qenë, ajo
parapërgatitje lidhur me ligjërimin toskërisht më përpara ishte e
vetëvullnetshme edhe pse jo pa rrezik për kohën. Dihet se deriatëherë si mësues
gjuhe gegnishten e kishim obliguese, ndërsa tashti pas vitit 1968 isha i
detyruar të ndryshoja, t‘i bëja përkujdesje të veçantë standardit të përbashkët
dhe me tërë qenien iu përkushtova mësimit dhe shqiptimit letrar, si në
Shqipri(!). Ç’është e vërteta, si me thënë, që nga orët e para u bëra jo
vetëm zbatues fanatik, por edhe shembull ndër militantë për zbatimin me
besnikëri të normës së re, Pra edhe për mos përdorimin e paskajores, që ishte
pengesa më e madhe për ne e mjedisin, andaj kërkoja rigorozisht sidomos
nga nxënësit e kolegët e të gjitha lëndëve mësimore që mos të përdorej fare
paskajorja e mirëfilltë. Madje, kundër përdorimit të saj e pata sajuar
parullën: “Fol shqipo, fol me mend, paskajoren mos e përmend”. Kështu,
tashti në shkollë të mesme e kudo, e ndieja obligim të jepja shembull se si
duhej përdorur shqipja e përbashkët kombëtare, pa paskajore, sipas normës së
re, ngase ashtu përdorej në Amë–Shqipërinë. Aq seriozisht e pata marrë këtë
punë, sa që vazhdoja të bëja vetushtrime deri në ndryshimin e timbrit, duke
imituar ndonjë profesor a udhëheqës toskë, kuptohet nga Radio Tirana, të cilën
tani e dëgjonim gjithsesi më me pa frikë. Kështu atë timbër gjuhësor e
përdornim kudo. Kjo u përvetësua edhe nga fëmijët e mi, çka dëshmon fakti, se
ime bijë, Floria, për hir të këtij diksioni të dalluar letrar, pati fituar në
një konkurs spikerimi në TV-Prishtina, si paraqitëse e programit, ndër 60 e sa
shoqe konkurruese, Sidoqoftë, këtë entuziazëm si rutinë e kam vazhduar ashtu
edhe pas Kongresit të Drejtshkrimit (1972), aq më tepër kur m’u dha mundësia me
i vazhdue studimet pasuniversitare, me korrespondencë, për gradën megjistër
e ndërkoh edhe doktor i shkencave filologjike. Telashet
rreth papunësisë e presione të tjera nuk mund të më pengonin në vazhdimin
e studimeve. Pikërisht në këtë vakuum papunësimi në vitet e para të
’70-ave pata fatin që si student me korrespondencë t’i dëgjoja ligjëratat
nga filologë profesionistë vendës edhe të huaj, nga Beogradi, Novi Sadi, Shkupi
e Tirana, ndër këta të Tiranës po veçoj, prof. A. Kostallarin, ligjërues për dy
lëndë obliguese dhe prof. E. Çabejn, për një, para të cilëve edhe kemi dhënë
provimet. Pikërisht në këtë kohë, i mbetur pa të ardhura për teprimet e
mia rreth simpatisë ndaj vendit amë e gjuhës shqipe, organet e pushtetit
kosovaro-serbo-jugosllav më mundësuan që për bukë goje të familjes të
punësohesha, referent në Ndërmarrje për ndërtimin e rrugëve Partizanski put,
me seli në Beograd, filiala në Prishtinë, dhe së andejmi kalova përkthyes
dygjuhësie serbokroatisht-shqip në Uzinën “Amortizatorët”-Prishtinë, ndërmarrje
metal-përpunuese kjo me renome në Jugosllavi e Ballkan.
Nuk
e pata lehtë me u nda nga arsimi, por megjithatë në këtë Uzinë, pata
mundësi që mos të këpusë interesimin për gjuhën shqipe, madje të njihesha
më afër e më mirë me hallet e mundësitë aq më tepër me gjuhën e
klasën punëtore(!) e në mënyrë të drejtpërdrejtë të njihesha me
stilin politiko-administrativ dhe sadopak në veçanti me gjuhën
tekniko-teknologjike, me të cilën ballafaqohesha vet si përkthyes, ashtu si
edhe punëtorët tanë, serbë e sidomos shqiptarë, të cilët atbotë te ne sa patën
fituar të drejtën (në letër) që deri edhe dokumentet e punës dhe të detyrave
t’i kishin në gjuhën e vet. Këtu gjeta rastin, madje edhe të kontribuoja
në të mirë për mbarë gjuhën shqipe të stilit administrativo=teknik. Dhe vërtet,
edhe më parë, por sidomos pas mbrojtjes së temës së magjitrsturës vazhdova me u
thellue në çështje teminologjike në raport serbisht-shqip e më gjerë. Për këtë
dëshmojnë një sërë artikuj të botuar nga kjo fushë në shtypin e ditës e në
revistën Gjuha shqipe, (Shih te përmbledhja Çështje të shqipes
standarde...(V), Rreth formëzimit të emërtimit të njerëzv
sipas profesionit... (tezë doktorate, 2014) si dhe Fjalor pune
(poslovni recnik) shqip-serbisht me 8 mijë zëra e nënzëra (2017). Me
fjalë të tjera jam përpjekur në radhë të parë në mënyrë të veçantë rreth
harmonizimit të termave tekniko-teknologjikë në gjuhën shqipe Tiranë-Prishtinë
e më gjerë.
Pikërisht
në këtë vazhdë: rreth entuziazmit të paparë ndaj standardit unik të pranuar
nga Shqipëria Nanë, domosdo imponohej konsultimi i fjalorëve teknikë të
gjuhë të tjera, ku paskajorja, ashtu si edhe në serbokroatishte, rusishte,
italishte,frengjishte, gjermanishte e deri edhe turqishte, zinte vend
themelor në sistemin foljor e emëror (e reflektuar si prejfoljorë) ashtu si
edhe te ne. Kështu në fushën e terminogjisë tekniko-teknogjike, edhe pse e pa
njohur nga standardi ynë paskajorja jonë shfaqej si mjet-sprovë barasvlerësie
themel shumë i përshtatshëm ndaj gjuhëve të tjera. Së këtejmi, siç do shohim në
pikën vijuese gjatë punës hasëm raste që për mungesë të paskajores edhe
segmenteve të tjera shfaqeshin grykat e ngushta në ekonomimin e gjuhësor të
shqipes në krahasim me gjuhë të huaja. Tashti tek unë u shfaq më gjallërisht
metamorforëzimi i konceptit të pakajores jo më si gogol, por si një diçka
e lehtëpranueshme dhe e përqafueshme praktikisht në të mirë për shqipen e
natyrshme dhe standardin e saj.
(2)
Metamorfozimi ose shndërrimi i mitit “gogol” për paskajoren
në
zanëmirë orëbekuese
Ç’është
e vërteta, gjatë studimeve pasuniversitare dhe punës si përkthyes i dygjuhësisë
shqip e serbokroatishtisht, përveç dallimeve sipas natyrës së gjuhës përkatëse,
vura re raste lidhur me paskajoren jo aq si shkaktim i grykave të
ngushta gjatë ekonomimit gjuhësor në raportin: shqipe letrare gjuhë e huaj,
sesa paraqitej ajo si mjet konkret shumë i pëdorshëm barasvlerës jo vetëm
ndaj serbokroatishtes, por edhe ndaj gjuhëve të tjera. Kështu, pasi kjo formë i
mungonte standaerdit, ndërsa në anën tjetër rrethi ynë gjuhësor shërbehej
me të, sepse atë nga trashëgimia e kishim të ravijëtzuar thellë në sistemin
tonë ligjërimor, madje deri në vitin 1968 e kishim si zemberlek, shtyllë
kurrizore, në kuadër të gjuhës shkollore e zyrtare, por që e përdornim
edhe krijimtari letrare e vështrime gjuhësore. Së këndejmi, mungesa e saj
ndjehej edhe në gjuhën teknike. Në këtë vazhdë, ç’është vërtetë. gjuha teknike
e Prishtinës, edhe pse e përforcuar me përvojat terminologjike shqipe të
Tiranës (ngase i kishim në dorë disa fjalorthë të kësaj natyre) për kohën
që po flasim ndaj gjuhëve të tjera të kohës ishte shumë modeste, prandaj
filluam ta sforconim me improvizime kalkëzuese, por edhe me paskajore.
Kështu themi, se për të kuptuar elaboratet që edhe në serbokroatishte
përktheheshin nga gjuhët e huaja, sidomos te ne nga frëngjishtja (që ne i
kishim 2 pëkthyes simultantë), sepse nga Franca, kishte inicuar e ndihmuar
themelimi i Uzinës në Prishtinë për prodhimin e amortizatorëve për firmën Pegueot
të saj, andaj edhe terminologjia përkatëse së andejmi imponohej. Dihet fakti se
terminologjia teknike ka karakter universal, sepse revolucioni
tekniko-teknologjik i takon karakterit të tillë. Ndikimi nga gjuha dhënëse
është e domosdoshme, ngase, mjeti i shpikur ose i ofruar vjen bashkë me emrin,
por kishte mjaf terma të krijuar më herët që ishin në përdorim dhe që zinin
vend ndaj materialit në shqyrtim, por në raste kur kishim të bënim me procese
të reja tekniko-teknologjike bënim kalkëzime dhe për këtë na ndihmonte vetë
baza e sistemit të pasur foljeformues të shqipes që vëretet termat
e shqipes dilnin mjaft natyrshëm, të cilat i hartonim edhe në bashkëpunim me
ekspertë e specialistët nga prodhimi i drejtpërdrejtë etj., emërtime këto që jo
të gjitha i kemi përfshi në Fjalor pune. Sigurisht si në serbisht e
kroatisht ne përpiqeshim me i hamonizue termat në raportin Prishtinë-Tiranë.
Por e veçanta, kështu, duke respektuar organikat (sistematizimin e vendeve të
punës), rifillova ta përdorja paskajoren edhe në bashkëpunim me ekspertë lidhur
me skicimet, urdhërat e punës e të detyrave nga vendet e punës për punëtorët
nga prodhimi i drejtpëdrejtë e të tjerë. Së kënejmi, m’u lirua dora,
paskajoren e mirëfilltë e përdorja më fort si sinonim ose përplotësim konteksti
në artikuj të kësaj natyre që i ofroja shtypit, ku paskajorja në tekstet e
tilla shpëtonte pa u korrigjuar. Zakonisht paskajoren e përdorja në trajtën
gegnisht si trajtë përforcuese ndaj sinonimeve që ofroheshin nga norma e
shqipes në fuqi. Për pëdorime të tilla të paskajores nuk pata marrë kritika,
përkundrazi artikujt e tillë vlerësoheshin pozitivisht deri edhe nga prof.
Kostallari (punëtori- ofiçinë etj.).
Me
fjalë të tjera, përkundër faktit se vazhdonte të trumbetohej se me trajtat e
lidhores, dhe të paskajores së dytë mbulohej tërë autonomia semantike e
paskajores së mirëfilltë, konceptualisht arrita të vërtetësoj se kjo nuk ishte
e mjaftueshme, andaj gjithsesi dilte i nevojshëm përdorimi i paskajores së
mirëfilltë, andaj për këtë mun da t’i përcaktoja këto nënfusha semantike:
E
para, si trajtë përfaqësuese dhe si barasvlerës i plotë ndaj gjuhëve të njohura
europiane e më gjerë,
E
dyta, në shprehje lapidare, fjalë të urta e shprehje frazeologjike, të cilat ishin
filozofi me vete, me të cilat shprehej dhe shprehet abstraksion i lartë
gramatiko-mendësor, pasuri kjo e pambulueshme me mjete të toskërishtes, andaj
logjikisht e pragmatikisht as që mund të mohohet një e drejtë e tillë përdorimi
shprehjesore me paskajore.
E
treta, në krijime letraro-artistike, duke pasur parasysh deri krijimet
autoriale të shprehura edhe me paskajoren e mirëfilltë të poetëve e
shkrimtarëve doajenë kombëtarë, dukuri kjo, të cilën fundi i fundit e
mbron universalja litentia poetica dhe
E
katërta, përdorimi i paskajores në sinonimi, sepse fjalët sinonime jo vetëm e
bëjnë më joshëse shprehjen, por, sidomos në terminologjinë teknike, e pasurojnë
gjuhën, sepse fjalët e tilla automatikisht marrin kuptime të diferencuara
dhe kështu pasurohet fondi leksikor, përndryshe injorimi i paskajores,
përkatësisht i pjesores së saj në funksione përkatëse sinonimike nënkupton
gjithsesi vetëvarfërim të gjuhës.
Në
këso momentesh tymnaje luftrash ideshë në vetvete, në njërën anë nevoja dhe në
anën tjetër ngarkesë e pashkarkuar nga entuziazmi në të mirë njëzimit të
shqipes letrare edhe pse pa paskajore si në Shqipri dhe njëherazi me
logjikën e shëndoshë në këtë vorbulli alternativash fillova të pyesja
edhe eprorët e mi gjuhësor nga institucionet, askush nuk donte të dëgjonte
arsyetimet rreth rikthimit të paskajores në përdorim. Shfrytëzova një rast dhe
këto nënfusha lidhur me të drejtën e përdorimit të paskajores së mirëfilltë në
standard, pasi nuk kisha mundësi tjetër, si muhabet rruge ia shpreha prof.
Kostallarit, i cili më dëgjoi me vemendje madje si duket këtë zgjdhje si ide e
kishte pasur mungesë, ai jo vetëm më dëgjoi me vëmendje, por edhe kërkoi prej
meje që sa më parë të shkruaja, ngase e kuptonte mirë vlerën e paskajores të
mbetur jashtë standardit, sipas tij me fajet e kolegëve gegë. Më kujtohen
fjalët e tij të fundit: ”Qenka mirë, t’ua marrim nga goja!”.
Fill
pas kësaj bisede, unë fillova me grumbullue material dhe ta përpunoja më
thellësisht këtë temë dhe kur m’u dha rasti, e futa si pikë diskutimi (ashtu
sinaivisht) në të mirë të rikthimit të paskajores në standard, më 1992 në
Konferencën shkencore në Tiranë, që i kushtohej përvjetorit të Kongresit të
Drejtshkrimit 1972, kur mjerisht prof. A. Kostallari nuk ishte më, ndërsa nga
të tjerët nuk hasa në mirëkuptim, por detyrën që e mora si obligim nga prof. A.
Kostallar e kreva pa humbur shumë kohë, me paraqitjet me shkrim para opinionit
në vitete e ’90-a të veprës Çështje e shqipes standarde... 1, Pr. 1997
dhe Paskajorja çështje e shipes standarde (vlerësim sinkronik)
Dardania sacra, Shtufi, Prishtinë 2000,
Nga
vështrimi që u kam bërë rregullave ose rregullsive të sajimit të shtyllave
themelore të standardit të sotëm mbi bazë të dialektit toskërisht
(drejtshkrimit, gramatikës e fjalorit standard) të punuara apo të dirigjuara me
direktiva politike partiake, para, në e pas Kongresit të Drejtshkrimit 1972, pa
respektuar ligjshmërinë historike e aktuale të pranisë së paskajores së
mirëfilltë, kam vërejtur anë pozitive, por edhe shumë mangësi në të tria këto
shtylla. Për anë pozitive, nuk kam nevojë të flas, sepse vetë ekzistimi i
gjuhës së njëzuar standarde në plan kombëtar tash mbi 70 vjet, përkatësisht 50
(2021 ndaj 1945,/1968) flet mjaft, ndërsa për mangësi, me qëllim perfeksionimi
të tyre, kam filluar me folë me shkrime që para 30 e sa vitesh dhe
deri më sot. Për këtë flasin përveç disa artikuj e vështrime edhe tash 15
vepra të botuara e në dorëshkrim, ku kemi rrahur tema me imteres, qoftë nga
fusha e drejtshkrimore, qoftë nga ajo tekniko-terminologjike e shkencore, si
dhe në veçanti rreth fjalëformimit të sistemit foljor si edhe atij emëror
(prejpjesorëve), po në mënyrë të veçantë kam bërë fjalë rreth mungesës së
paskajores së mirëfilltë në standardin e sotëm të shqipes. Ndër të tjera. kam
cekur se paskajorja e mirëfilltë si formë themelore ndërlidhet faktikisht me
strukturën semantike e fjalëformuese të çdo tipi foljor dhe së andejmi edhe të
atij emëror në kuadër të sistemit ligjërimor të shqipes së natyrshme.
(3) Dëshmi që rikthimi i
paskajores në standard vjen vërtet si zanëmirë
për
të stabilizuar të çorientuarit
Me
fjalë të tjera pa paskajoren kokë nuk ka analizë të qëndrueshme të sistemit
eptimor të shqipes, Lidhur me këtë po i shtrojmë si provë dy shembuj,
konkretisht rreth fjalëndërtimi të fjalës shqiptar dhe
prejadhjes së mbiemerit i trullavtë.
1)
Rreth fjalëndërtimit të emrit shqiptar
Rrerh
fjalëndërtimit të emrit shqiptar pothuaj në të gjitha burimet që konsultuam
mbizotëron mendimi ndër studiuesit se fjala shqiptar ndërtimisht vjen
nga ndajfolja shqip me nocion gjuhe flas shqip,
madje përmendet edhe folja shqipoj si mundësi (Majeri) që si rrjedhojë e
saj është përftuar emri shqiptar.
Për
mendimin tim, pikërisht për mungesë të anashkalimit të paskajores në analizë
ky interpretim nga studiuesit tanë të sotëm mbështetur qoftë në
ndajfoljen shqip, qoftë në foljen shqipoj nuk del i shpjeguar drejt.
Për një interpretim cilësor të kësaj çështjeje aksiomativisht duhet
pasur parasysh këto dy komponente:
së
pari, fjala shqip, si fjalë e vjetër njërrokëshe, me origjinë nga
protoshqipja, sigurisht e krijuar me qinda vjet para se të dalë si ndajfolje te
Buzuku, duhet kuptuar se ishte polisemantike. Pra kishte funksion emri,
mbiemeri, e sigurisht edhe folje e ndajfolje. Ajo, pse te Buzuku u ndesh si
ndajfolje ishte rastësi.
së
dyti, duke u mbështetur në sistemin fjalëformues të shqipes së sotme, sistem ky
që ishte ravijëzuar qysh në periudhën kur shqipja identifikohet si gjuhë e
mëvetësishme, d.m.th. shekuj para veprës së Buzukut dhe që ende si sistem
eptimor vazhdon së funksionuari, kontatojmë lehtë se fjala shqip
në rastin konkret të fjalëformimit ishte në funksion të foljes e cila
shërbente siç shërben edhe sot si temë prodhuese fjalëformuese e veçantë,
andaj nga ajo (folja) shpjegohet qartë edhe emri shqiptar edhe folja shqipoj,
por jo vetëm këto. Së këtejmi,sipas sistemit eptimor ekzistues të trashëguar
po e vëmë në sprovë fjalë-foljen shqip me shqipë në
funksion të temës prodhuese emër- e foljeformuese:
Së
pari, temëprodhuese
e sistemit emëror:
SHQIP-
: shqip +TAR shqiptar, SHQIP+ni Shqipni, shqip+ri; Shqipri shqip+O
shqipoja,
shqip+i
shqipi, shqip+e shqipe shqip etj. .
Së
dyti, formim foljesh:
Konstatohet
se përveç foljes shqip me shqipë si krjim bazë , që është përftim
pa ndajshtesë ose me zeroprapashtesë nga kjo folje në funksion si temë
prodhuese ,janë formuar apo janë në prirje formimi, siç e lejon struktura e
sistemit eptimor edhe shembujt si më poshtë:
SHQIP-
shqip me shqipë krijim bosht: “flas shqip” ; me shqipë – me folë shqip.
derivatet:
1.
shqip + OJ shqipoj me shqipue, veproj me fjalë
shqipe;
2.
+ TO shqiptoj me shqiptue, artikulloj me zë fjalët shqipe;
3.
+ RO shqipëroj me shqipërue, përkthej fjalën e huaj në shqip;
4.
+ RRO shipërroj me shqipërrue, d.m.th. përforcoj artikullimin e fjalës
shqipe me qëllim;
5.
+ LO shqipëloj me shqipëlue, veçori e gjuhës së fëmijëve;
6.
+ ZO
shqipëzoj me sbqipëzue , bëj shndërrim fjalësh të huaja në shqipe;
7.
+ OS shqipos me shqiposë flas shqip si me theks
jo origjinal;
9.
+ LLO shqipëlloj me shqipëllue d.mth flas keq shqip;
10.
+ AV shqipav me shqipavë shqipflas. keq sa më s’ka;
11.
+ NO shqipnoj me shqipnue, me veprue shqipnisht, relaksueshëm me
fjalë
shqipe.
Pra,
vetëm te folja me shqipë (ngase trajta shqip del homoformë me
emër, ndajfolje) fle prejardhja ndërtimore e emrave shqiptar, Shqipni
Shqipëri etj., si dhe krjimi në perspektivë i foljeve të reja kuptimisht të
specifikuara sipas nënfushave të caktuara semantike, të sipërcekura etj.
Ndërkaq,
sa i përket përmbajtjes etimologjike të fjalës shqip shqiptar mendoj
se duhet pasur parasysh kontanimi semantike të tre faktorëve : 1.
lëndë (objekt) 2. ndiesi (emocionalitet) dhe veprimsi (areali dhe veprimtaria),
(Për këtë më në hollësi e gjerësi, Shih në internet, N. Veselaj, Injorimi i
gjuhës shqipe 3.)
2)
Rreth prejardhjes së mbiemrit i trullavtë
Në
një punim të një studiuesi tonë me emër, me gradë dhe me pozitë të lartë,
ndesha që mbiemri, i trullavtë në shqipe u
konsideruaka huazim nga serbishtja(!). Ne siç do ta sqarojmë këtë
konstatim e quajmë të gabueshëm, edhe pse vërtet në serbishte ekziston
mbiemri në trajtën truljav.
Sidoqoftë,
para se ta sqarojmë këtë që e thamë dëshirojmë ta bëjmë me dije opinionin se
edhe për shpjegimin rreth kësaj çështjeje, siç do të shohim, patjetër do
të na ndihmojë paskajorja e mirëfilltë. Kështu themi, sepse mbiemri i trullavtë
është prejpjesor. Siç po shihet këtu kemi bëjmë me raporte ndërhuazuese
serbisht-shqip dhe pikërisht rreth këtij raporti ndërhuazuar tërbeq vërejtje që
studiuesit tanë, ndoshta për arsye subjektive nën ndikimin e
kushteve politike por edhe nga mospuna e shkurtpamësia e vet, i
kanë mbivlerësuar huazimet e serbishtes (sllavishtes) ndaj gjuhës shqipe,
ndërsa ato të shqipe ndaj serbishtes i kanë neglizhuar, siç ka ndodhur edhe
lidhur me formantin –AV si prapashtesë foljeformuese identifikuese e
shqipes.
Po
i kthehemi tani zbardhjes së rastit i trullavtë të shqipes
ndaj truljav të serbishtes dhe këtë po e bëjmë në dy
pika:
Së
pari. ndërtimisht në
raport me serbishten nuk ndryshon vetëm shkronja ll i trullavtë që në
serbishte del l (lj) truljav po ndryshon kuptimi e motivimi.
Kështu në serbishte kjo fjalë nuk qëndron e fortë në kontekst përdorimi,
ngase sipas fjalorit normativ (Shih edhe FSSH 1974, dhe
Reçnik ... 6, 316) në vend të mbiemrit truljav rekomandohet
përgjegjësi odrpan dronjav, që në shqipe kanë
kuptimin leckaman, ndërsa për foljen truliti rekomandohet trunuiti
me kuptimin në shqip me kalbëzue, kalbëzoj, gjithsesi jo me
kuptimin që ka mbiemri i trullavtë në shqipe: me u trullavë, me
u hutue nga mendja. Pra përveç që ndryshon kuptimi i mbiemrit truljav
ndajt foljes truliti, por edhe me emrat truo trulo
edhe fig. tregohet diçka e pavlerë, diçka e turpshme moralisht.
Pra dallim shumë i madh ndaj kuptimin që ka mbiemri i trullavtë në
shqipe.
Së
dyti, në shqipe motivimi
vjen nga emri tru truri mb. trunor, sigurisht fjalë
me prejardhje shqipe, ndërsa ndërtimisht kjo fjalë si
mbiemër i trullavtë shpjehohet: i+ tru +LL+AV +TË,
që me shikue pak më thellë, sipas prejardhjes ky mbiemër është prejfoljor
më saktë prejpjesor nga folja trullav, me trullavë. Po
si shpjegohet ndërtimi e kuptimi i kësaj foljeje? Ne në
Gegni e kemi me lehtë me kuptue nga e folmja jonë se ata që mbështeten në
konsultimin fjalorit standard, sepse ne e kemi në përdorim aktiv foljen trullav
me trullavë, edhe atë trulloj me trullue të
formuar tru+LLOj si dhe mbiemrat mbi këtë bazë: i trulluet i trulluem,
i trullueshëm, trullç, që të gjithë mbiemrat si dhe folja
kuptimisht motivohen nga emri tru truni (truri), emër ky që qenka
foljezuar me prapashtesën pejorative -LLOj, trulloj me trullue.
Kështu nga emri tru si temëprodhuese + LLO prapashtesë foljeformuesee
përbërë LL+O është krijuar folja trulloj me trullue, me u trullue.
Shkencërisht është konstatuar se prapashtesa –LLO ësht njëra nga 28 prapashtesat
foljeformuese të gjuhës sonë e grupit më prodhimtar të foljev e më –O, që me
mkëtë prapashtesë (LLO) në FGJSSH ndeshim mbi 30 folje aktive në shqipen
e sotme dhe e funksionalisht jo vetëm priren, por në të vërtetë historikisht
dalin të specifikuara për të shprehur një nënfuishë semantike të natyrës
keqësuese gjithsesi jorelaksuese, siç ishte edhe folja shqipëlloj, e
cekur te foljezimi i fjalës shqip: shqipëlloj me shqipëllue (flas,
shqiptoj keq). Së kërndejmi pa e hequr këtë elementin LL+O pejorativ në
shqipen standarde është sajuar po me këtë kuptim folja trullos (tru+LL+OS).
Ndërsa në shembullin tonë në shqyrtim del ndërtimi TRULLAV tru+LL’+AV
trullav me trullavë, me u trullavë . Në gjuhën shqipe kemi të
shënuar edhe një folje me kuptim të ngjashëm trunjëzoj me trunjëzue, me
kuptim rraskapitje (lodhje truri), nuk di a mund ta ndërlidhet qartë me motivim
truri, trullavje, trullosje, por dihet me siguri se assesi nuk mund të
ndërlidhet me kuptimin e foljes serbishte trunuti (me kalbëzue) ose fig. i
molisur nga vuajtja, apo jo?!
Para
se ta mbyll këtë sqarim bëj me dije opinionin se nga studimi që i kam bërë
kësaj teme “Rreth identifikimit të formantit -AVsi prapashtesë
e specifikuar foljeformuese në shqipe” (Shih në internet dhe te libri Çështje
të shiqipes standarde ...III, f.209-248, Prishtinë 2017) dhe pse jo
shterrueshëm e kam trajtuar raportin e formantit prapashtesor
fjalëformues -AV në gjuhët shqip-serbisht dhe veç tjerash, kam
arritur në këto përfundime:
1.
Formanti –AV ka origjinë parasllave, por ka përdorim në të dyja gjuhët
serbisht e shqip.
2.
Në në serbishte merr pjesë kryesisht në formim mbiemrash, ku kjo
trajtë nuk del parësore, ndërsa në shqipe merr pjesë kryesisht në formim
foljesh.
3.
Në shqipe ka temë të qartë motivuese, mbulon fushë të qartë të semantike të
specifikuat të natyrës pejorative të shkallës më të lartë dhe paraqet model të
qartë fjalëformues me prodhuesmëris të pakufiziuar shumimi, gjë që
në serbishte nuk e ka.
Po
përfundoj se edhe paskajorja e këtij tipi foljesh si me trullavë
trullosje ashtu si edhe me trullue të gjuhës sonë nuk na sjell dije
me trollojë e trullosje po dije me trushtojë, që na freskon
trurin e mendjen për të njohur më mirë dhe më të plotë eptimisht
sistemin foljor e emëror të gjuhës sonë, mjerisht, ende të pa njohur,
kuptohet të pastudiuar nga gjuhëtarët tanë ortologë profesionistë, apo
jo?!
Sidoqoftë
studiuesit duhet të zbardhin edhe më tej formimet me AV dhe të mbrojnë
shkencërisht formimet autoktone shqipe jo t’ua falin të tjerëve, apo t’i hedhin
në pus pa fund, siç qe hedhur dhe ende qëndron e panxjerrë zyrtarisht shtylla
kurrizore e sistemit themelor eptimor emëror e foljor të gjuhës sonë: paskajorja
e mirëfilltë me + pjesore, pa të cilën, pa pjesoren e shkurtë të saj nuk
mund ta njohim tërë pasurinë e gjuhës sonë të krijuar me shekuj, apo jo?!
Gjithsesi
paskajorja është ajo që na ndihmoi dhe na ndihmon në zgjidhjen e
problemeve të shumta si këto, siç e pamë , e pamë e do të shohim shembuj
të tillë në vijim e tutje.
(4)
Rreth veçorisë së alternativitetit të paskajores së mirëfilltë
të
foljet e tipit –UEJ/-UAJ
Një
ndër temat më pak ase aspak e studiuar, për mendimin tim, është edhe
veçoria e elternativitetit të paskajores së mirëfilltë në
tipin e foljeve më ––UEJ/-UAJ të gjuhës shqipe. Kjo ka ndodhur, sepse
paskajorja e mirëfilltë, pronë e gjuhës globale shqipe, me e pjesorn e vet vet
të shkurtë dhe të zgjeruar ende nuk është ribërë pronë e standardit të
gjuhës shqipe. Pra qëllimi i kësaj teme është që studimet mos të mbështeten
vetëm pjesoren e zgjeruar të standardit, por të përqendrohen në mënyrë të
veçantë në paskajoren e mirëfilltë, me theks të veçantë në pjesoren e shkurtë
të saj. Sidoqoftë, tashti këtë problematikë sipas titullit,
po e shtjellojmë në dy pika:
së
pari, rreth shtrirjes dhe alternativitetit të paskajores, përkatësisht të
pjesoreve të saj në të tipin e foljeve me –UEJ/-UAJ dhe
së
dyti, rreth veçorive formëzuese fjalëformuese , emrave të prejardhur nga
ky tip foljor.
1)
Rreth shtrirjes dhe alternativitetit të paskajoreve të foljeve
më
-UEJ/-UAJ në gjuhën shqipe
Për
mos me humbë në probleme të shumta komplekse, që shtrohen rreth kësaj
teme, para se të japim shembuj konkretë të paskajores si trajtë
përfaqësuese nga tipi i foljes në trajtim, po sqarojmë apo rikujtomëj
faktin se në Gjuhën e Pavarësisë (me elbasanishten simbol), edhe pse
folja e variantit më -UAJ ishte e lirë në përdorim, atributin e
standardit të këtij tipi foljor e gëzonte fundorja e trajtës më –UEj, ku
mbizotëronte edhe paskajorja e mirëfilltësi trajtë përfaqësuese në përdorim si
dhe trajta e shkurtë e pjesores, ndërsa pas LDB, pas përjashtimit të
paskajores nga standardi, del e standardizuar vetëm varianti më –UAJ,
shruaj shkruar pa paskajore me shkrue dhe pa pjesoren shkrue
sidomos në zgjedhim foljesh.
Nga
trajtimi që i kemi bërë këtij tipi foljor nga aspekti i shtrirjes dhe
përdorimit më parë kemi kontatuar se në FGJSSH 1980, ishin të regjistruar
gjithsej 21 shembuj të foljeve më –UAJ, ndërsa me derivate i afroheshin numrit
30. (Shih: Rreth formëzimit të emërtimit të njerëzve sipas
profesionit në gjuhën shqipe, Prishtinë 2014 f. 156- 160). Ky
tip foljesh në raport ndërdialektor karakterizohet, jo vetëm me ndryshim
fundoresh në njëjësit e dëftores -UAJ/UEJ, por edhe për formimin alternativ të
pjesores, përkatësisht të paskajores, formuar me pjesoren e shkurtë me UE
fundore, por edhe me –UA: me shkrue /me shkrua (kujto Rugovë, Malësi,
mbase edhe Toskëri!) po edhe me pjesore të zgjeruar në të dy dialektet:
(me) shkruem/shruen – (me) shkruar.
Sidoqë
të jetë e të ketë qenë ne tani po i paraqitim si grup shumicën e trajtave
alternative të paskajores të këtij tipi foljor që si trajta
përfaqësuese i ndeshnim në të kalueaën dhe si i ndeshim në gjendjen e sotme në
të folmet e gegnishtes e përgjithësisht. Kështu:
Së
pari po paraqesim shembuj të paskajores me pjesore të shkurtë (me
-UE e UA- j/TË fundore) dhe
Së
dyti së dyti shembuj me pjesore të zgjeruar (-UEN/UEM e UAR – jt./UN e
UR).
1)
Shembuj sipas pjesores së shkurtë:
/gegenisht– toskërisht nga
dy lternativa/
1)
me shkrue, me shkruejtë - ma shkrua, me shkruajtë. 2) me blue me bluejtë
- me blua me bluajtë , 3) me shque , me shquejtë -me shqua me shquajtë , 4) me
shue, me shuejtë - me shua me shuajtë /, 5) me true, me truejtë - me trua
me truajtë, ,6) me drue, me dru me druejtë - me drua me druajtë 7) ) me
krue me kruejtë - me krua me kruajtë/, 8) me pague, me paguejtë - me pagua / me
paguajtë,),9) me rrue me rruejtë -me rrua me rruajtë/, 10) me lue
me luejtë - me lua, me luajtë11) me vlue /me vluejtë -me vlua,me vluajtë.
12) me gjue, me gjuejtë - me gjua me gjuajtë / 13)me hua(jë) /me huajtë, 14) me
tëhuejë/ me tëhuejtë - me tëhuajtë,
Është
realitet që dynorshi UE në raste ndeshet i redukuar në U, po kjo formë
nuk ishte e pranuar në standardin e gegnishtes.
2)
Shembuj sipas alternativës me pjesore të zgjeruar :
a)
alternativa e parë: me shkruem/me shkruen - me shkruar (për të
shkruar); me bluem/me bluen – me bluar, me luen - me luar, e kshtu me
radhë, vlen për të gjithë mbi 30 shembujt;
b)
alternativa e dytë: me shkruejtun – me shkruajtur,(për të shkruajtur)
me bluejtun - me bluajtur me luejtun - me luejtur, e kështu me radhë,
vlen për të gjithë t 30 shembujt hembujt.
Siç
po shihet vetëm nga shembujt e më sipërm nën 1) nga standardi injorohen
mbi 50 paskajore, përkatësisht pjesore të shkurta të paskajores. Ndërkaq
nga shembuj nën 2) injorohen gjithashtu mbi 50 shembuj paskajores
me + pjesore të zgjerua në të dialektet , kështu mbesin jashtë nomëzimit
mbi 100 paskajore të mirëfillta sipas 4 alternativave, përkatësisht 8
alternativave nëse llogaritete ndryshimi sipas dialektit përkatës
Kështu
që edhe sot në situata të ndryshme (historike gjuhësore, letrare artistike),
varësisht nga konteksti mund të manipulohet me afro 100 shembuj paskajoresh
me+pjesore në 8 alternativa vetëm të tipi të foljeve më –UEJ/-UAJ, pa
llogaritur foljet e tipave të tjerë që gjithsesi janë pronë e sistemit fjalësor
të gjuhës së sotme shqipe, dhe aq më tepër i takojnë fondit të gjallë
ligjërimor të saj, por nuk i pranon standardi, me të drejtë a pa të drejtë, kjo
tashmë po dihet, apo jo?! Sa del absurd ky mospranim le të vlerësohet. Nuk dimë
që kështu të ketë ngjarë në ndonjë gjuhë tjetër të botës.
2)
Rreth veçorive formëzuese e emërformuese nga ky tip foljor
Ne
kur përmendëm fushën semantike të paskajores të tipit foljor, përmendëm edhe
fushën fjalëformuese, ngase paskajorja del e implikuar edhe në fushën e
fjalëformimit dhe të kuptimit me pjesoren e vet, qoftë të shkurtë (në
emra sidomos), qoftë të zgjeruar (në mbiemra e emra kryesisht të paranyjëzuar).
Sa për konkretizim nga folja shkruaj me shkrue, sipas
alternativave do të paraqitim emërformimin dhe në pikën
tjetër japim disa sqarime që na imponohen rreth këtij fenomeni.
1.
Shembuj konketë emërpërftimesh nga aktualiteti:
a)
Nga pjesorja e shkurtër:
a.
alternativa e parë: me shkrue (shkruej: shkrojë, shkrues, shkruese,
shkrim, shkrimtar, shkrimtare, shkrimtari, shkruesi, i shkrueshëm e
shkrueshme, prëshkrim i përshkrueshëm etj.
b.
alternativa e dytë me shkruejtë: shkruejtës, shkruejtësi shkruejtje.
b)
Nga pjesorja e zgjeruar në të dyja alternativat:
a.
gegnisht : shkruemje,; të shkruemit ; të shkruejtunit.
b.
toskërisht. shkruarje të shkruarit; e shktuajtura, të
shkruajturit; e shkrojtur, shkrojtës, shkronjës.
Si
rrjedhojë, vetëm nga pjesorja e shkurtë e gegnishtes (shkrue / shkruejtë)
nga të dy alterativat ndeshim këta shembuj:
shkrojë,
shkrojës, shkrues, (shkrues vegël), shkruese, (shkruese mjet),
shkruesor,shkrimtore, shkrim, shkrimtar, shkrimtare, shkrimtari,
shkruesi, i shkrueshëm e shkrueshme; shkruejtës, shkruejtje, shkruejtësi -
gjithsej 15 (12+3) shembuj
Siç
po shihet pjesorja e standardit (toskërisht) nuk e ka aftësinë fjalëformuese si
ajo e gegnishtes.
2.
Edhe tri sqarime imponuese
si shtojcë:
E
para, të gjithë këta 14 shembuj, në mungesë të trajtave të pjesores së shkurtë,
toskërishtja (letrarishtja e sotme) i pranon emrat nga pjesorja e shkurtë
e paskajores së gegnishtes, të cilën nuk e njeh(!). A nuk është anomali e
tolerueshme apo e patolerueshme kjo? Madje në pikëpamje fjalëndërtim,
fjalëformimit dhe fjalëkuptimit nuk di si mund të arsyetohet insistimi që të
cungohet diftongu –UE në –U, tipi me shkru – për të dy
dialektet, pa menduar në strukturën gjalluese fjalëformuese të tipit të
foljeve më –*O (tema me –UE fundore, tipi, shkrue shkrues, mësue mësues.
Gjithsesi kjo vërejtje të kihet parasysh. Ndërkaq nga pjesorja e shkurtë dhe e
zgjeruar toskërishte, letrarishtja e sotme pothuaj nuk e ka asnjë përftim të
veçantë fjalëformues, sepse të gjitha formimet paralele si barasvlerës janë
marrë nga vetvetja, nga potogegnishtja, apo jo?
E
dyta, sidoqoftë, po rrumbullakësojmë se janë afro 100 formime paskajoresh
alternative mbi të njëjtën rrënjë të foljes së tipit përkatës, po aq e më
shumë dalin emra e mbiemra të formuar nga pjesorja e shkurtë e paskajores
së gegnishtes, ku mund të thuhet se toskërishtja e sotme e normëzuar, nuk merr
pjesë fare, prandaj duhet pasur në konsideratë se kjo pasuri e gatuar nga brumi
i paskajores së mirëfilltë të gegenishtes gjatë shekujve si fjalë të
gatshme po i dhurohet fondit të standardit të shqipes së sotme, i cili
amën e tyre: paskajoren e mirëfilltë, nuk e njihka(!) Vallë, mund të quhet ky
paradoks lëshim patologjik, apo jo?!
E
treta, dihet fakti, se çdo gjuhë e zhvilluar kombëtare shfrytëzon sinonimet dhe
rastet alternative si pasuri, siç, fatlumnisht gjuha jonë i ka
brenda vevetvetes, të cilat në përdorim e sipër tregojnë
vitalitetin e saj. Së këndejmi, nga shembujt që u paraqitën këtu apo mund të
paraqiten sipas sistemit gjallues, secila fjalë varësisht nga destinimi fiton
autonomi kuptimore dhe kështu pasurohet gjuha, po nëse ajo pasuri neglizhohet,
atëherë çfarë mund të thuhet për perpektivën e asaj gjuhe?!
Këtë
fakt po e theksoj në mënyrë të veçantë për t’ua kujtuar standardologëve tanë,
nëse nuk e dinë, se si në këto raste domosdo identifikohet funksioni i veçantë
i paskajores së trajtës përkatëse në fushë të përfaqësimit, fjalëformimit
e të kuptimit foljesor të gjuhës shqipe, prandaj duhet të zgjidhet
paradoksi.Vetëm pse janë forma paskajoresh të mirëfillta të gegenishtes,
krijimet e tilla nuk i njihka standardi i sotëm mbi bazë të toskërishtes
e ai standard quhet gnjuhë e njësuar letrare kombëtzare, apo jo?! Është
kjo marri, apo përtej marrisë?! Madje aq edhe më paradoksale del sfida për
standardologët se krjimet e tilla, apo konceptet e tilla nuk mund
të zëvendësohen assesi me mjete të standardit të sotëm.
Sidoqoftë
çdo përftim i secilës fjalë mund të shërbejë si pasuri reale ose edhe
mund të shërbejë si mjet rezervë. Kështu, p.sh., fjala shkrues përdoret
për disa nocione, fjala sbhkruejtës qëndron në rezervëqë mund të
shfrytëzohet për ndonjë koncept të ri, apo jo?!
Po
përsëris me theks të veçantë se rastet e tilla (paskajorja dhe fjalët e
preardhura mbi këtë bazë) nuk janë byk, po janë copa buke nga kokrra drithi të
brumosura gjuhësisht në magjen historike e aktuale të të folmeve popullore me
të cilat është ushqyer, po ushqehet dhe mund apo duhet të ushqehet për jetë e
mot ligjërimi shqip në të gjitha në trevat shqipfolëse dhe gjithsesi kjo
pasuri duhet të vlerësohet dhe të inkorporohet e sistemohet në vendin që i
përket sipas normatizimit përkatës të shqipes së natyrshme.
Së
këndejmi, kush qenka fajtor, pse dikush nuk pati kohë e ide me i
trajtue si duhet edhe këto çështje që ndërlidhen edhe me paskajoren e
mirëfilltë të shqipes, ndërsa pati kohë me krijue bllofe gogolëzuese, se gjoja
rikthimi i paskajores qenka rrezik për standardin e gjuhës shqipe kombëtare dhe
për harmonizimin e shqipfolësve ndërkoenizues?
(5)
Dy opsione rreth rehabilitimit të paskajores në të mirë të sforcimit
dhe
njëzimit të shqipes standarde
Meqë
tashti po jetojmë në një periudhë liberalo-demokratike ku çdo opsion mund të
shprehet lirshëm, edhe ne pikërisht rreth dukurisë së cekur në titullin e kësaj
pjese, gjithsesi në të mirë të sforcimit dhe njëzimit të shqipes
standarde me rehabilitimin e paskajores në standard, do të shprehim
opinionin tonë edhe rreth këtyre dy opsioneve:
Së
pari, ilidhur me pandehmën: cungimi i fundoreve të pjesores së standardit
–UAR dhe -UE në -U si zgjidhje kompromisi rreth njësimit të shkrimit të
pjesores së të dyja koineve, tipi me punue dhe punua,
duke i zëvendësuar me trajtën (me) punu.
Së
dyti, rreth rehabilitimit të paskajores në standard dhe reformimit të pjesores
së standardit –UAR në -UA, sipas modelit -UEM/-UEN në -UE të kryer më
parë nga gegnishtja, gjithsesi në të mirë të sforcimit dhe
njeziomit të shqipes së natyrshme dhe standardit të saj.
1)
Rreth pandehmës cungimi i të fundoreve të pjesoreve -UAR/UA dhe –
UE të standardit në U si kompromis lejim-kthimi
të
paskajores e pjesores së shkurtë në standard, tipi punu me punu(!)
Siç
po shihet nga titulli i kësaj pjese e nxjerr në diskutim nismën, “Përdorimi
i pjesoreses së tipit në -U: punu, me punu, si kompromis
lejim-kthimi të paskajores e pjesores gege në standard”(!), e ndërmarrë dhe
e vënë në zbatim-qarkullim, jo pa efekt nga një grup gjuhëtarësh të rinj
entuziaztë dhe jo pa perspektivë që në krye ndër shokë, si inicues, me sa di,
është z. Agim Morina, po në përdorim e propagandim të kësaj forme
secili më i zellshëm se tjetri, të cilët edhe pse njohës e studiues të gjuhëve
të huaja, rreken të kontribuojnë në të mirë të shqipes amtare. Kështu duke
ndierë mungesën e njëherazi nevojën për pajisjen e shqipes me paskajoren e
mirëfilltë, formë-mënyrë kjo funksionalisht e barabarbartë me gjuhët e
zhvilluara të Europës e të botës, dhe duke parë se riintegrimin e saj në
standard po e kundërshtojnë energjikisht pa të drejtë disa standardistë
mbrojtës fanatikë të standardit pa paskajore mbi bazë toskërishte nga
Qendra, jo vetëm me prejardhje jugore, si dhe duke parë se pjesorja,
përkatësisht paskajorja e mirëfilltë me+pjesore e shkurtë, përdoret
masivisht në disa treva gjithandej Shqipërisë dhe më gjerë, madje jo vetëm në
versionin letrar të tipit punue me punue gegnisht, përkatësisht punuar
toskërisht por edhe në versionin punu me punu, prandaj
së këndejmi, duke u mbështetur në parimin e ekonomizimit gjuhësor që
praktikohet në studim-zhvillimin e gjuhëve, parapëlqyen trajtën më të shkurtë punu
me punu si zgjidhje që kjo trajtë të integrohet në standard për të
dyja koinetë dhe ja, ndër të tjera si e shpjegon nismën inicuesi z. A.
Morina:
Ideja
asht që nëse veriori nuk mund me heq dorë prej paskajores dhe as jugori
prej rotacizmit... si zgjidhje ka dalë një pjesore e shkurtë punu
me punu ... Kjo asht parandehje e jemja që kjo pjesore e
shkurtë edhe në koncept paskajoreje me kontakte të
vazhdueshme po përhapet edhe ndër jugorët.... së këndejmi të
shërbejë, kjo veçori si çelës për zgjidhjen e problemit të
madh të gjuhës standarde shqipe, e cila si një sistem solid i
Shqipes së Përbashkët integron në vete veçoritë kryesore të të dyja
kryedialekteve...
Me
fjalë të tjera, siç del edhe nga plotësim-reagimet e të tjerëve dhe të
tij që pasojnë, trajta punu si pjesore dhe me punu si
paskajore thjeshtëzon dhe unifikon standardin, duke i hequr
prapashtesë-fundoren pjesores së zgjeruar të toskërishtes (standardit) -UAR dy
shtronjat e fundit -AR dhe njëherazi diftong-prapashtesës -UE të
gegnishtes fundoren –E të pjesores së shkurtë dhe kështu sajohet një
draftzgjidhje shumë e përshtatshme kompromisi për njëzimin e standardit
në këtë pikë. Së këndejmi sipas kësaj nisme nuk duhet përdorur: trajta e
standardit toskërisht: punuAR, me punuAR, për të punuAR, kam (kisha,
pata) punuAR, madje as gegnisht: punuE, me
punuE, për të punuE, kam (kisha, pata) punuE, por thjesht: punu, me
punu, për të punu, kam (pata, kisha) punu.
Në
të vërtetë, kjo nismë-dukuri, sa i përket formës së pjesores, punu
me punu, nuk mund të quhet aq naive apo hipotetike, meqë një mënyrë e
tillë e përdorimit ishte në përdorim mbmadje edhe para Rilindjes (Gothoferrata me
shartuum), pastaj e ndeshim të shënuar në Fjalorin K. Kristoforidhit, madje
edhe veç varianteve të tjera mund të ndeshej e ndeshet e sot, jo vetëm në
Shqiprinë Qendrore që ceket prej tyre, por edhe në të folmet e qyteteve veriore
të Shqiprisë, dhe të Kosovës e më gjerë, por edhe nga jugorët që jetojnë në
këto treva, por sporadikisht edhe nga të tjerë.
Sidoqoftë,
një dukuri e tillë që vërshoi si dallgë në hullinë e hapur të problematikës
rreth rikthimit të paskajores së mirëfilltë në standard në kohën tonë, imponon
jo vetëm një diskutim, por edhe vlerësim, ngase nuk dimë sa ndihmon a sa pengon
pikërisht kjo dallgë në zgjidhjen e vërtetë më të lehtë, më të shpejtë dhe më
të udhës të çëshjtjes. Por shtrohet pyetja, sa ka mundlsi kjo formë
me i mbulue të gjitha konceptet e pjesores së zgjeruar punuar
të toskërishtes dhe aq më tepër konceptet komplekse të paskajores së mirëfilltë
me + pjesore tëz gjeruar me punuem /me punuen dhe të shkurtë të tipit me
punue, variant ky zyrtar i gegnishtes standarde dhe si i tillë është
kërkuar të rehabilitohet dhe pritet që “zyrtarisht” ose mbëhimisht,
si e drejtë universale, pra si paskajore e mirëfilltë e tipit me
punue, patjetër të rikthehet në këtë trajtë në
standardin aktual, dhe në anën tjetër sa mund të zëvendësojë
formalopraktikisht e emocionalisht kjo pjesore e cunguar pjesoren e gegenishtes
në në fjalëformim e përfaqësim e zgjedhim.
Kështu,
ç’është e vërteta, nismë-propozimi: punu me punu prek normën e të dyja
koineve: me punue dhe punuar, andaj këtë rast-dukuri e quaj të
nxituar, po si reaksion i shkaktuar si pasojë pse
kundërshtuesit e paskajores po e zvarrisinm pa të drejtë me dhjeta vite,
integrimin e paskajores së mirëfilltë në trajtën normale në standard.
Sidoqoftë, qëllimi i nismë-propozuesve ishte dhe është shumë fisnik,
andaj e quaj pozitiv dhe jo aq të qortueshëm, por njëherazi ndiej dhimbje pse i
dhanë, zëkosës fort “haptegjanë“, pa e ditur se livadhi ishte i papastruar nga
kërçablat, të cilat thyejnë tehin e suksesit të kostarit, sado forcë e
shëndet të ketë.
Sidoqoftë,
për ne kjo pandehmë, pra gjithsesi nuk është e padiskutueshme.
madje mund të cilësohet edhe me efekt jo të dobishëm, pasi topit tehun e
paskajores së mirëfilltë për rikthim të përmenjëhershëm
në standard dhe ja përse:
E
para, kërkesa për rikthimin e paskajores në standard me pjesoren e
shkurtë të të gjithë tipave të pjesores edhe të tipit me punue
është bërë edhe prej nesh në mënyrë të rregullt që në vitet e para pas
rënies së monizmit, para 20 e sa vitesh, faktet dihen, prandaj nuk po i
përsëris.
E
dyta, edhe problemi rreth implikimit të paskajores me
parapashtesë të cungur tipi me punu është
trajtuar më parë, si në Komisinë Letrare të Shkodrës, por nga të tjerë, madje
edhe prej nesh., Në të vërtetë, flas pë vete, kam qenë i befasuar,
në majin e vitit 2006, kur në një artikull të botuar në Koha ditore të
Prishtinës, 13.05 2006, f 18 nga Rrahman Paçarrizi ( profesor fakulteti),
anëtar Këshillit Ndërakademik Prishtinë–Tiranë për çështje të shqipes
standarde, jo pse lexova se ky Këshill, veç tjerash, e kishte në plan me
shqyrtue edhe çështjen e rintegrimit të paskajores në standard, por për faktin
që si shembull ishte shënuar trajta pjesores, përkatësisht e paskajores punu
me punu. Unë meqë atëherë rreth integrimit të paskajores në standard i
kisha tre libra të botuar me të cilat kërkoja rikthimin e paskajores në
standard në trajtën normale kryesisht tipi me punue, reagova si me
thënë, aty për aty, me trajtesën Rreth pjesores së shkurtër (të paskajores)
si trajtë përfaqësuese, botuar nëntor 2006, ku tërhiqja vërejtjen se nuk
është shënuar drejt as trajta përfaqësuese e pjesores dhe as ajo e
paskajorjes që duhej diskutuar e zgjidhur nga Këshilli. (Shih edhe te vepra
Çështje të shqipes standarde ... II, Prishtinë, 2015, f. 131-147.)
Si
duket diskutim rreth ri/integrimit të paskajores në Këshillin Ndërakademik nuk
kishte vajtur mirë... Pala e Qendrës asssi nuk paska pasë lëshuar pe.
Ndërkohë qe organizuar Konferenca shkencore e Durrësist 2010, ku, nga
kryetarët e dy akademive kërkohej integrimi i paskajores, madje në vendime doli
si pikë më vete shqyrtimi i mundësisë së integrimit të paskajores (me punue)
në standard.
Për
befasi timen dhe të opinionit jo të ngushtë edhe ky propozim rreth
mundësisë qenka ngulfatur me refuzim energjik nga disa standardistë të Qendrës,
madje, të tillët jo vetëm që e lanë punën prishë, por kërkuan me kushtëzim
bashkëpunimi nga standardologët e Prishtinës ta tërhiqnin atë kërkesë.
Dhe, si duket, pas tri vitesh, hiq e tërhiq, ak. Ethem Likaj në një
intervistë (dhjetor 2013), me pompozitet përpalli lajmin e fitores
se “akademikët e Prishtinës,” jo nga presioni kolegial, mozoallah,
po nga vetëbindja paskan hequr dorë nga kërkesa e futjes së
paskajores gege në standard për arsye të vetme, siç ngulmon
akademik Likaj, se: “paskajorja prek shumë bazat e
standardit dhe na kthen 50 vjet pas”(!), dhe si argument shtesë, ndër të
tjera thekson “paskajorja me punu me shku nuk mund të
futet në standard për shkak se prek themelet e standardit”.(Shih Gazeta
shqiptare, 11.12.2013.)
Edhe
pse arsyetimi i akademikut nuk është i padiskutushëm, ngase paskajorja, sa i
përket zgjdhimit të foljeve nuk prek në standand e pjesorja po. Ndëkaq kur kam
parasysh trajtën e cunguar me punu, me të cilën pala e Prishtinës e
paskan arsyetuar kërkesën për paskajoren në standard (!), siç e hamendin dhe e
pandehin edhe nismë-propozuesit tanë, plotësisht pajtohem me arsyetimin e ak.
Likajt, ngase jo trajta e cunguar me punu po trajta e plotë e
rregullt me punue e standardit të gegnishtes (ish standard i
gjuhës shqipe) ka mandat të plotë edhe sot me u rikthye në standardin e gjuhës
shqip, pa u ndërlidhur me paradigma, elemente e opsione të tjera.
E
treta, përzgjedhja e variantit më U: punu me punu si zgjidhje kompromisi
për zëvendësimine prapashtesës së pjesores -UE, të standardit të
mëparshëm dhe –UAR standardit të tashëm zyrtar, vetëm pse prapashtesa -U
ishte trajtë më e shkurtë dhe ndeshej në bisedë të lirë, ishte , vërtet,
vendimi i nxituar, ngase duhej menduar se çdo rrugë më e shkurtë përherë
nuk del më e mirë dhe çdo fjalë e shqiptuar në bisedim të lirë nuk do të thotë se
duhet të gëzojë cilësinë e standardit. Madje, është problem se krejt kjo nismë
qenka mbështetur nga të dëgjuarit jashtë trevave toskërishtfolëse dhe kërkohet
zbatimi zyrtar të shtrihet gjithandej?! Me thënë të drejtën, ky veprim na
kujton allapartizançen, kur u hoq paskajorja, pa i pasur në konsideratë
gegenishtfolësit, përhapjen e gjerë të saj dhe interesin e përgjithshëm
kombëtar, apo jo?! Së këtejmë, një nismë-propozim i tillë ishte e
lehtërrëzueshme nga mbrojtësit e standardit zyrtar, ashtu siç edhe ndodhi, apo
jo?!
E
katërta, meqë nismë-propozuesit në shkrimet e tyre po e viktimizojnë
konkretisht dhe haptazi vetëm trajtën e normëzuar të gegnishtes më -UE tipi me
punue, dhe assesi nuk po mund t’i qasen zëvendësimit të trajtës së
standardit punuar, imponohet detyrë e të punësuarve në institutet tona
gjegjëse ta vlerësojnë këtë viktimizim, ne gjithsesi, pasi siç
thashë në veprat e mia trajtën e standardit me punue kemi si
mbështetje-motivim, atëherë si mbrojtjena mbetet ta arsyetojmë pjesoren,
përkatësisht paskajoren me -UE si dhe të gjitha pjesoret e
paskajoreve të tipave të foljeve të tjera sipas standardit të
gegenishtes dhe këtë po e bëjmë fill në katër pikat vijuese:
a)
Mbështje-motivim në historikun e zhvillimit-ndryshimit të
kësaj
fundore-prapashtese
në tipin e foljeve më –O
Studiuesit
kanë konstatuar aksiomativisht se paskajorja në gjuhën shqipe globale ose në
gegnishte si kategori gjuhësore si edhe ajo tipit të foljeve më
prodhimtare me Oj që ishte përftuar para pjesores, krahaso sot punue
me punue që në zanafillë supozohet se kishte si fundore-mbaresë O,
përkatësisht *On dhe ndërkohë pësoi këtë zhvillim, që po i paraqitim
sipas dy koineve të sotme:
a.
Gegnisht: pun*On me pun*O, së andejmi *O *OU: UO, UE,
UË, U;
b.
Toskërisht: “
me punon(!)
“ *O *OU: UA .
Siç
po shihet në gegnisht pjesorja e shkurtë në përdorim veçanë si dhe në
kuadër të paskajores si e shkurtë del e identifikuar me fundoret: -UO (punuo)
–UE (punue), UË (punuë) dhe –U (punu), mirëpo si trajtë
përfaqësuese, siç do të konstatohet më poshtë u parapëlqye trajta me –UE
me punue. Konstatohet gjithashtu se kjo trajtë e shkurtër e pjesores së
gegenishtes ka shërbyer si temë fjalëformuese për formim emrash, por edhe për
zgjerimin e vet si trajtë e zgjeruar. Kështu paskajorja e zgjeruar në
gegenishte mori prapashtesën: -ONË, e cila identifikohet si pjesore e zgjeruar
në trajtat: -*ONË
e *OMË , përkatësisht -UONË/-UOMË,-UENË/-UEMË,- U’N/.U’M, -UUN/UUM (!) që
përfundoj në N/M: me punuen/me punuem.
Ndërkaq
në periudhën kur pjesorja e shkurtë e gegnishtes ishte në fazën e përformimit
si pjesore e zgjeruar me prapashtesën *ONË, ngase, si duket, atëherë një pjesë
e gegnishtes, (paratoskërishtja) ishte prekur nga rotacizmi, fenomen gjuhësor
ky që veç tjerash N-në ndërvokalike e shndërroi në R, prandaj në
toskërishte pjesorja e zgjeruar ndryshon nga -UENË në -UARË,
dhe kështu e kapur nga rotacizmi u sforcua, por që ndërkohë që të dyja
trajtat paralele në të dy koinetë u stabilizuan pa –Ë-në fundore: -UEN/
–UAR.
Ndërkaq
në gegnishte thjeshtësimi eci më tej, d.m.th., trajta e zgjeruar -UEN /-UEM
hoqi -N/- M karaketristika të pjesores së zgjeruar, duke u rithyer
në trajtën e shkurtë -UE dhe kështu vazhdoi misionin në
fjalëformim, përfaqësim dhe zgjedhim foljor, ndërsa trajta fundoret –UEN/-UEM
u specifikua si fundore-prapashtesë e pjesores së zgjeruar të tipave mbiemëror
të paranyjëzuar, ashtu si edhe ajo -UAR e toskërishtesh, e cila nuk u
thjeshtëzua zyrtariasht në trajtë të shkurtër, prandaj mbeti në
trajtën e zgjeruar punuar, dhe si e tillë, në kohën tpnë (gjatë
monizmit) do të ndërhyjë në kohët analitike të procesin zgjedhimor
foljor, si rivale ndaj trajtës së shkurtë të gegenishtes,të cilën do ta
nënshtrojë dhe përjashtojë nga zgjedhimi standard.
Këtu
pra qendron ai problem i madh në raport pjesore gege e
shkurtë punue me punue, e cila në gjuhën e pavarësisë në
procesin zgjedhimor u parapëlqy si sunnduese ndaj
pjesores së zgjeruar toske punuar, por edhe ndaj asaj gege me –U
fundore.
b)
Gjuha e shkrimit të shqipes së përpunuar si mbështetje
motivim
për trajtën me -UE
Që
nga gjuha e shkrimtarëve të vjetër të Veriut (F. Bardhi) dhe në
shkrimet e rilindësve të ka mbizotëruar, kryesisht, si e vetme
trajta e pjesores UE me punue, si trajtë e mesme ndaj –UO
me punuo’, më të vjetër dhe -U me punu, më të re. Madje
dilemën rreth standardizimit të trajtës –UE ndaj U-së e
kanë zgjidhur me vend në periudhën e pavarësisë misët e Komisisë Letrare
Shkodër, të cilat parapëlqyen trajtën e pjesores me -UE. Pastaj kjo u
praktikua zyrtarisht gjatë tërë asaj periudhe. Kështu e ndeshim të
zgjidhur në të gjitha ortografitë e Prishtinës deri në vitin 1968. Madje është
me interes të ceket fakti që në Shqipëri që në fillim të mon izmit
u hoq paskajorja , në ortografitë edhe pse u hoq paskajorja në të gjitha
ortografitë e kohës së monizmit në Shqipëri, deri te Projekti i vitit 1967, për
dialektin gegnisht, figuronte e normuar folja e tipit më -UE me punue.
Ç’është e vërteta, edhe në rregullat e drejtshkrimit 1967 dhe Drejshkrimin
e gjuhës shqipe të pas Kongresit, të vitit 1973, grupi zanor -UE del i
sanksionuat në formim emrash e mbiemrash, tipat: mësUE-s, i qëndrUE-shëm.
Po
shtojmëe dhe këtë se të gjithë vazhduesit e normës së gjuhës së pavarësisë, si
Gjokë Vata, Sami Repishti etj. etj. në shkrimet e tyre këtë grupzanor
përherë e përdorin të plotë UE, prandaj edhe ne këtë trajtë e kemi të
parapëlqyer dhe e respektojmë trajtën më -UE me punue,
si trajtë të vetme të natyrshme.
c)
Mbështetje motivim edhe nga gjuhën e folur
Le
të mos harrohet se ne jemi rritur me UE në të folur. Trajtat me U mund të
na jenë përftuar apo edhe mund të na përftohen sporadikisht nga dinamika
e të folurit, por në çdo bisedim të qetë në Gegni edhe në Kosovë
mbizotëron trajta më UE, Kjo vërehet, kudo e sidomos në viser rurale. Po i
rikujtoj dy fakte, së pari, nga një këngë aktuale folklorike shkëputa këto
vargje:
Oj
Lulije, a po vjen me mue,
në
Drenicë me shkue/ jetën me kalue...
dhe
së dyti, kemi vënë re që në Shqipëri deri edhe udhëheqës jugorë, trajtat,
për të punuar, duke punuar, po e shqiptojnë për të punue, duke
punue. Pra nuk është e vërtetë se masivisht u përdorka gjithandej e
këndej vetëm trajta me U, me punu.
Gjithsesi
tërheqim vëmendjen lexuesit të nderuar që nuk duhet me marrë shembull nga
ndonjë politikan, opinionist etj. të kapur nga dallga e nismë-propozuesve, të
cilët po e përdorin enorm trajtën me punu, se gjoja ashtu qenka më
e normës në gegenishte e gjithshqipe nga ajo me
punue, çka nuk është e vërtetë.
ç) Mesazh
përmbyllës
Lidhur
me sa u tha më lartë qëllimisht po i theksoj nja katër konstatime që janë
njëherazi mesazh përmbyllës ose si porosi për t’u mbajtur mend:
E
para, meqë paskajorja me “me” nuk figuron në rregullat e standardit të
‘73-shit, për të juridikisht vlejnë rregullat e ish standardit, andaj
duhet respektuar trajta me UE, siç del nga të gjitha ortogtrafitë e gramatikat
e burimet ku foljet e tilla, sidomos paskajorja si trajtë përfaqësuese,
janë trajtuar si formë-mënyrë themelore e eptimit të sistemit foljor e emëror
të shqipes.
E
dyta, në të gjitha gjuhët e zhvilluara ka ndodhur që ndërkohë shqiptimi i
tingujve të fjalëve të caktuara të ndryshojë, por trajta shkrimore (sidimos
fundore) e fjalës mbetet e pandryshuar, andaj edhe në shqipe nëse te dikush
ndryshon trajta e shqiptimit e diftongun -UE në -U, trajta shkrimore,
sipas këtij kodi, duhet respektuar e pandryshuar -UE.
E
treta, gjithsesi, në asnnjë mënyrë nuk duhet rekomanduar kryemëvete shqiptimin
dhe shkrimin e paskajores me -U, tipi punu me punu, pasi nuk kemi të
bëjmë me ndryshim kuptimi, dhe të gjitha përparësitë janë në anën e
trajtës së standardizuar me -UE, tipi punue me punue.
E
katërta, si rrjedhojë e mosshqiptimit të plotë -UE-së, po të asaj
të pamjaftueshmes –U u shpifën në të kaluarën fare pa nevojë
prapashtesat dyshe të mbikategorizuara, si –U/NUN (me pununun), -U MUN (me
punumun,) të shfaqura edhe në gjuhën e Elbasanit, të Shkodrës etj,, të cilat me
të drejtë nuk janë standardizuar..
E
pesta, përveç sa u tha më lart, mbase keni vërejtur që disa gegë, bile
edhe në pozita të larta, si respektues nga detyra të standardit zyrtar,
b.f., shprehjen duhet punUAr, për të punUAr, duke punUAr e
të ngjashme, duke e pasur në sistemin e tyre të rrëgjuar togun -UE
në -U , shprehjet e tilla shqiptojnë duhet punUUr, për të
punUUr, duke punUUr, madje duke mos u shqiptuar -UE kam ndeshur në raste
që emri mësUEs të atikulohej mcUUs. Së këndejmi, në
mënyrë që rastet e tilla të mos krijojnë erozion ndaj të ligjërimit, me
vetëdije sidomos në gjuhën e shkrimit duhet forcohet përdorimi si i
trjatës UE në kontekste të caktuafra, ashtu si edhe paraleleja UA,
duke i respektuar nënfushave semantike të cilat edhe ashtu i kanë të ndara
normativisht.
Si
përfundim, trajtat e fundoreve paralele të pjesores -UE /-UA në gjuhën e
shkrimit duhen respektuar.
2)
Rehabilitimi i paskajores në standard dhe reformimi i pjesores së standardit
në
të mirë të njëzimit zgjedhimor dhe të zbutjes së inferiores:
-UAR
sunduese
ndaj -UE nënshtruese
Në
kreun e tretë të këtij punimi, u përpoqëm me komentue raportin e
shpërndryshimit të fundoreve të pjesoreve përkatëse ndërdialektore –UAR/-UE dhe
shënuam një statistikë që kapte numrin afro 300 ndryshime vetëm te një
folje, dukuri kjo që megjithatë shfaq njëfarë inferioroteti të palës
përkatëse në aspektin fituese/nënshtruese . Dihet se në
Shqipëri deri në vitin 1945, ndërsa në Kosovë -deri më 1968, në procesin e
zgjedhimit e përgjithësisht -UE ishte sunduese edhe si paskajore edhe si
pjesore, ndërsa -UAR e –UA nënshtruese, por këto të toskërishtes ishin të lira
në përdorim si konkurrente në të gjitha paraqitjet publike me gojë e me shkrim,
andaj mund të thuhet se trajtat e toskërishtes, pothuaj, përbënin standard
paralel. Ndërkaq që në vitin 1945/47 në Shqipëri dhe gjatë periudhës së
monizmit pa paskajore, e deri më sot trajta më –UAR del e normëzuar, ndërsa
pjesorja më –UE në standardin zyrtar toskërisht nuk praktikohej,
ndërsa në gegnishtishte sipas rregullit ishte e lirë në përdorim,
ndonëse direktivisht nuk dilte i favorizuar, madje pa paskajore vërtet
pjesorja e çdo tipi edhe ajo me -UE në gegenisht del shumë e ligshtuar. Ndërkaq
në Projektin e drejtshskrimit të vitit 1967 e miratuar në Kongresin 1972, edhe
pjesorja e shkurtë gegnisht mbetet jashtë standardit. Sido që të
ketë qenë, për të kuptuar më lehtë raportin e fryrë -UAR sunduese ndaj -UE
nënshtruese, saksionuar me Drejtshkrimin 1973 e burime tjera pas
Kongresit 1972 do të paraqit ( sipas Z. Munishst) disa të dhëna statistikore
nga sistemi i sotëm i zgjedhimit foljor:
1)
Po marrim shembull foljen mbuloj me mbulue, e cila ka
zgjedhim të plotë vepror e jovepror në 36 kohët analitike (18 + 18), ku
rezultati i ndërrim zvendësimit del kështu: -UAR sunduese ndaj -UE përjashtuese
në 487 raste (veta), ndërsa raporti -UA sunduese ndaj -UE përjashtuese
del në 74 raste (veta). Kështu vetëm trajta e një folje të grupit
të foljeve më -O të gegenishtes, si është folja me mbulue,
trajtat e pjesores së saj -UE është zevendësuar nga trajta e toskërishtes në
560 raste. Madje kur kemi parasysh faktin që një studim që kemi bërë, në FGJSSH
1980 numri foljeve aktive të tipit më O, arrin shifren 1294 (630
folje O pa zgjerim, dhe 664 O me zgjerim), prëkatësisht, po sipas këtij
burimi numri i i tërësishëm i foljeve aktive kap shifren afro 3600 folje,
ku nënkuptohet se përveç 1294 foljeve me O, janë edhe 2306 folje tipash të
tjerë. Mendo distancën numerike në raportin UAR/-UA sunduese kundrejt -UE
përjashtuese. Sigurisht, duke pasur parasysh këtë problem grupi i
nismë-propozuesve, të sipërcekur, futen si xhoker pjesoren e tipit mbulu
me mbulu për të zëvendësuar trajtat me prapashtesës –UAR/-UA të
toskërishtes të normëzuara si dhe atë të gegnishtes -UE të nxjerë jashtë po në
përdorim jashtë standardi dhe kështu menduan se do të zgjidhej ky problem që
gjithsesi mbetet burim inferioriteti potencial ndërkoenizues. Ndërkaq pamë se
kjo pandehmë me trajtën punu me punu ishte e parealizueshme, sepse
praktikisht gjatë përdorimit të kësaj trajte faktikisht u sakrifikua vetëm
trajta më –UE standarde e gegnishtes, ndërsa ajo zyrtarja mbi bazë të
toskërishtes nuk prekej fare. Së këtejmi, u kërkua që nismë-propozuesit mos ta
lëndojnë edhe mëtej trajtën e gegnishtes, por t’i kthehen normales, ta
përforcojnë trajtën e normuar me -UE të pjesores e sidomos në kuadër të
paskajores së mirëfilltë të gegnishtes, e cila edhe pse i ka të gjitha
kartat në rregull ka nev ojë për stimulim për t’u rifuur në standard në trajtën
e vet të normëzuar sipas tipave të grupeve ttë ë gjitha foljeve, pra edhe
të tipit me punue.
Tashtu
po i kthehemi temës siç e shënuam në titull: “Rehabilitimi i paskajores në
standard
zbut
inferiotetin e ndarjes në raportin -UAR sunduese ndaj -UE nënshtruese
(përjashtuese në përdorim zyrtar), të cilën po e shtjellojmë në dy pikat
vijuese.
a)
Paskajorja në standard zbut dallimin inferior -UAR sunduese
ndaj
-UE nënshtruese
Për
ta kuptuar çështjen më mirëpo shfrytëzojmë statistikën që dhamë pak më
parë mbi numrit të foljeve dhe ndryshimet në procesin zgjedhimor të foljes ku
dilte në shesh problematika në gjendjen e sotme rreth inferioritetit “trajta
sunduese toske ndaj trajtës nënshtruese gege” të pjesores së foljes
dhe lidhur me këtë sipas standardit mbi bazë të gegnishtes 1917-1945 apo
deri 1968 (Kosovë), në një farë mënyre trajta e gegnishtes kuptohej si
sunduese, ndërkaq me standardin mbi bazë të toskërishtesqë nga
1945-a e në Kosovë 1968-a e këndej deri në ditëtë e sotme sunduese
del trajta e toskërishtes. Është e vërtetë se në këtë proces paskajorja e
mirëfilltë (gege) nuk paraqiste kurrfarë problemi, ngase pësonte vetëm trajta e
pjesores së gegnishtes që merr pjesë në zgjedhim. Mirëpo për të zbutur sadopak
këtë inferioritet kaq të madh përkundër arsysetimit që e bemë në kreun e
tretë të këtij punimi, mendojmë se vërtet rikthimi i paskajores (gege) në
standard, kuptohet në trajtën e gegnishtes sipas tipave të të gjitha
foljeve do të shënojë njëfarë zbutjeje, kur kemi prasysh numrin e tërësishëm
prej afro 3600 foljesh aktive në zgjedhim të gjitha tipave, ku, siç do të
shohim tash fill, paskajorja e mirëfilltë, edhe pse nuk merr pjesë në zgjedhim
foljesh, ngase nuk ka vetë, numër, madje as kohë as mënyrë, si me thënë
normale, megjithatë ajo veç si trajtë përfaqësuese në mënyrë anësore
depërton edhe tek e mënyra dy-tre kohë analitike brenda sistemit
zgjedhimor, qoftë si sinonim, qoftë në funksion përshkallëzim
kuptimor. Ja pra skema që pohon atë u tha, të sajuar në tri
rubrika:
1)
trajta e pjesores standarde, toskërisht
2)
trajta e pjesores (nën)standarde, gegnisht
3)
trajta standarde me paskajore
1
2
3
1.
Koha e erdhme II e mënyrës dëftore:
1)
kam për të mbuluar, 2) kam pë të
mbulue, 3)
kam me mbulue
2.
Koha e ardhme të së shkuarës e mënyrës dëftore .
1)
kisha për të mbuluar, 2) kisha për të mbulue ,
3) kisha me mbulue
3.
Koha e tashme e mënyrës kushtore
1)
kisha për të mbuluar, 2) kisha për të
mbulue 3)
kisha me mbulue
Kështu
kur kemi parasyh faktin se në këto tri kohë, siç ngjan edhe me foljet më –O,
tipi me mbulue, me pajtue paskajorja reflektohet në
zgjedhim vepror e jovepror për secilën kohë në 16 raste, gjithsej
paskajorja merr pjesë në 48 raste (16 x 3) veta, por ajo
reflektohet edhe në fjali e sifjali paralele me lidhoren, e mënyra
të tjera siç janë këto:
4.
Në fjali modale lidhore/paskajore
1)
Dua të mbuloj 2). Due të mbuloj j
3) due (dua) me mbulue (16 raste)
5.
Fjali pytëse
1)
Pse të mbuloj 2) pse të mbuloj,
3) pse me mbulue (vlen për tetëvetat)
Kështu,
pa hyrë në hollësi të tjera, rikujto numrin e pakufizuar të fjalive e
sifjalive, ndërkëmbyese lidhore/paskajore në përdorim e sipër, qoftë me kuptim
sinonimik qoftë me kuptim autonom, apo me përshkallëzim kuptimor, prandaj
themi me plotëgojë se paskajorja në standard shfryn shumë, përkatësisht,
apo zbut dukshëm inferioritetin e slloganit “sunduese /nënshtruese”, ngase
ajo vjen me kuptim sovran të pavarur. Madje edhe numerikisht nuk vjen e
pavërejtur, kur dihet, senë 3 kohë folja me mbulue paraqitej
në 48 raste dhe te fjalia dua me mbulue +16,
gjithsej në sistemin zgjedhimore dalin 64 raste për një folje, madje po të
shumëzohej numri 64 me numrin e tërërsishëm të foljeve
O që FGJSSH 1980 kapte shumën 1294, atëherë numri i
përdorimit të paskajores arrin në dhjetamijë raste, pa harruar paskajoren
si si trajtë përfaqësuese që i prin çdo foljeje, por edhe
jetësimi i saj në fjali e sifjali , ku zë vend në numër të
pakufizuar.
Së këtejmi vërtet, rikthimi i paskajores në standard zbut raportin
inferior sundues /nënshtrues në sistemin zgjedhimor të foljeve në
shqipe, megjithatë po ky problem mund të zbutet dhe duhet të të
zbutete e zgjidhet, përfundimisht edhe më natyrshëm, siç paralajmëruam me një
reformim të të lehtë sprovues të pjesores së standardit, reformim ky që do të
sqarohet në pikën vijuese.
b)
Pse sugjerohet reformimi
pjesores së standardit dhe konkretisht edhe
i
mbaresë-prapashtesës -UAR në -UA
Ne
kur vlerësuam punën e Komisisë Letrare të Shkodrës, thamë se bënë mirë
misët kur reformuan, pëkatësisht ndanë funksionalisht pjesoren e zgjeruar nga
ajo e shkurta. Kështu paskajorja me pjesore të zgjeruar -UEM/-UEN në njërën
anë, u specifikua identikisht me formëzim mbiemrash dhe emrash të paranyjëzuar
ndërkaq, paskajorja me pjesoren e shkurtë, në anën tjetër, u specifikua ose
vazhdoi së formësuari në funksion përfaqësimi e zgjedhimi për foljet dhe në
fjalëformim për emrat, por ua pamë për të madhe misëve pse këtë dukuri nuk e
shtrinë edhe te sistemi foljor i toskërishtes, meqë atëbotë edhe në toskërishte
kishte elemente dallimi në përdorim gojor e në shkrime mes trajtës së
pjesores zgjeruar ndaj asaj gtë shkurtë, siç ishte dallimi së tipit të
foljeve më –O, me –UAR të zgjeruar ndaj -UA si pjesore e shkurtë, dallime këto
që duken edhe sot, edhe pse norma pothuaj nuk e përfilli në zgjedhimnë kohë
analitike pjesoren e shkurtë të toskërishtes, mbase pse në disa tipa foljesh
përkonte apo nuk kishte dallim nga pjesorja e gegnishtes. Sido që të ketë qenë,
me tendencë, apo jo, dihet se në kohët analitike, trajta e pjesores së shkurtë
të gegenishtes u zëvendësua me trajtën e zgjeruar toskërishte, madje edhe
në kohë joanalitike u zëvendësua me trajtat e pjesores së shkurtë
të toskërishtes (vetëm për një folje) në mbi 70 raste (veta).
Sidoqoftë,
kam bindjen se po të sprovohej nga misët e vazhduesit e punës së tyre gjatë
periudhës së pavarësisë që krahas me trajtat paralele të paskajores apo
pjesores së zgjeruar të gegnishtes: me punuem/me punuen, me matun/, me
shkëlqyem, me ndamë, me përziem , të cilat u reformuan në trajta të
shkurta:me punue, me matë, me shkëlqye, me nda, me përzie, të
reformoheshin edhe pjesoret e zgjeruara të toskërishtes punuar,
matur, shkëlqyer, ndarë, përzier, në të njëjtën mënyrë, ku do të dilnin
punua, matë, shkëlqye, nda, përzie, të cilat edhe ishin në
përdorim jo vetëm zyrtar si nga gegët ashtu edhe nga toskët, besoj se nuk do të
kishte arsye të manifestohej qëndrimi ekstremist si për zhdukjes së paskajores,
ashtu edhe ndaj zhdukjes apo nënshtrimti total të pjesores së shkurtë të
pjesores (së përbashkët) në zgjedhim foljesh në kohët analitike e gjithandej
edhe në kohë joanalitike.
Sido
që të ketë qenë, besoj se sugjerimi ynë i shprehur në skemën në
vijim do ta sqarojë edhe më mirë qëllimin tonë.
Paskajorja
dhe reformimi i pjesores standarde
Për
të pasur më të qartë çështjen po e hartojmë skemën e mëposhme pikërisht sipas
modelit të reformimit të bërë më parë në gegenishte. Shembujt konkretë po i
paraqitim në këto 6 rubrika:
1)
Numri rendor i foljes.
2)
Paskajorja e rikthyer sipas trajtës standarde të gegnishtes.
3)
Sugjerimi rreth reformimit të prapashtesave të pjesores së zgjeruar gegnisht
(tashmë të konsumuara) dhe toskërisht të normëzuara.
4)
Trajta e reformuar gegnisht e toskërisht pa prapashtesë zgjeruesie.
5)
Zgjidhja e propozuar: kam + trajta e pjesores së shkurtë e reformuar +
//prapashtesat e atakuara me reformim.
6)
Vërejtje, pjesorja e zgjeruar në funksionin standard ndërlidhur me mbiemrat e
prejpjesorë të paranyjëzuar.
1
2
3
4
5
6
1. me
punue
punueM/N –punuaR punue =
punua kam punua //R i
punuar
2.
me
shkrue
shkrueM/N - shkruaR
shkrue=shkrua kam shkrua //R i
shkruar
3.
me
matë
matUN – matUR -//Ë
matë
kam matË //UR i matur
4.
me shkëlqye shkëlqyeM/N -
shkëlqyeR
shkëlqye
kam shkëlqye//R i shkëlqyer
5.
me
nda
ndaMË -
ndaRË
nda
kam nda//RË i ndarë
6.
me
zie
zieM -
zieR
zie
kam
zie //R i
zier
7.
me
dalë
dalË -
dalË
dalë
kam dalë /-Ë/ i dalë
8.
me
lënë
lëNË -
lëNË
lënë
kam lënë /-NË/ i lënë
9.
me
ujitë
ujitUN - ujitUR
-//Ë
ujitë
kam ujitË//UR i ujitur
10.
me gurosë gurosUN –
gurosUR -//Ë
gurosë
kam gurosË //UR i gurosur
Për
dikë ndoshta dalin të nevojshme këto sqariwm, por për lexuesin e rëndomtë
unë i shoh të nevojshme:
E
para, prapashtesat e pjesores së zgjeruar sipas tipit të foljeve të gjuhës
shqipe të identifikuara në formëzim mbimerash janë:
a)
për foljet më O në temë: punoj, shkruaj: g. –M/N - t. –R;
b)
për foljet konsonantike në temë: mat, ujit, guros: g. –UN -
t. –UR, //-Ë
c)
për foljet me zanore në temë: ndaj, fshij, fryj : g.
–MË/-NË! - t. –RË,
ç)
për foljet me togzanor në temë: ndiej, ziej g. M - t. R,
E
dyta, fundorja Ë tipi dal me dalë te foljet apofonike si dhe
–NË, te foljet e tipit lënë me lënë, zënë me zënë
nuk konsiderohen prapashtesa po mbaresa të pjesores së shkurtë gegnisht e
tosknisht, madje mbaresa /-Ë/ që në gjuhën e pavarësisë
është parapëlqyer për zëvendësimin e prapashtesën -UN të foljeve
konsonantike (mat, ujit, guros), e cila e shemuar prej nesh //-Ë edhe
sugjerohet ta zëvendësojë prapashtesën paralele –UR të standardit, pasi
formalisht edhe foljet apofonike si dal- i takojnë grupit të
foljeve në temë në bashkëtingëllore.
E
treta, siç po shihet nga rubrika 3 e sidomos ajo 5 sipas sugjerimit tonë
atakohen prapashtesat e pjesores së zgjeruar të standardit -R, -RË
dhe –UR, të cilat toskërishtja fillimisht i ka rotacizuar nga
vetvetja: -N - R, NË/MË – RË, UN - UR, pra,
nga shqipogegnishtja, ku bënte pjesë edhe vetë, kur mbizotëronte paskajorja e
mirëfilltë e përbashkët (B. Bokshi).
Krahaso:
1)
-ONË UENË UEN -UE ndaj UARË UAR, pjesërisht –UA:
punUE, shkrUE – punUAR punUA, shjkruaR shkrUA
- paskajorja: me punue, me shkrue; sugjerimi reformues: kam
punua, kam shkrua.
2)
-UNË UN ndaj -URË -UR : matUN,
ujitUN, gorosUN - matUR ujitUR gurosUR // -Ë matË, ujitË,
gurosË.- paskajorja: me matë, me ujitë, me gorosë; sugjerimi
reformues: kam matë, kan ujitë, kam gurosë.
3)
Nga –NË/ MË në -RË: - ndaNË/ndaMË, fshiNË/fshiMË,
fryNË/fryMË - ndaRË, fshiRË, fryRË - paskajorja:
me nda, me fshi, me fry; sugjerimi reformues: me nda, me
fshi, me fry.
4)
Nga -N/M në -R: përzieM/përzieN, ndieN ndieM,
shkyeN/shkyeM - përzieR, ndieR, shkyeR – paskajorja: me
përzie, me ndie, me shkye; supozimi reformues: kam përzie, kam ndie, kam
shkye.
Siç
po shihet sugjerojmë që pikërisht për hir të një kauze të lartë, ku bën pjesë
gjithsesi edhe njëzimi normal i standardit të shqipes së natyrshme në procesin
zgjedhimor të foljeve që të merret në konsideratë pikërisht reformimi i
prapashtesave të pjesores së zgjeruar të standardit (toskërishtes), të cilat ka
mundësi të thjeshtohen në pjesore të shkurtë dhe kështu do të shafitet
edhe problem kaq i madh në raportin ndërkoenizuar pjesorja toskërishte
sunduese ndaj asaj gegnishte nënshtruese e anasjelltas.
Po
a është e mundur të ndodhë kjo? Për mendimin tim fare lehtë, nëse gjykohet e
punohet me dorën në zemër dhe me arsyen e shëndoshë, duke pasur si kauzë
interesin kombëtar të gjuhës së natyrshme shqipe dhe të standardit vërtet të
njëzuar të saj. Për këtë ekzistojnë të gjitha parakushtet si nga faktorët e
jashtëm ashtu edhe të brendshëm gjuhësor.
Së
pari, jetojmë në një sistem demokratik që ndihmon veprimet e tilla. Vetë
koncepti dialekttashmë në shqipe ka konotacion më të shlirshëm se më para. Nuk
ka qytet e fshat ku flitet shqipja që mos të përdoren fjalë e shprehje të
dialektit tjetër. Fundi i fundit, nuk jemi nën sundim të huaj, as në atmosferë
lufte, siç ishin misët në Shkodër më 1917, kur me lëshuaemjepejsh të
shkodranëve ndaj elbasançes, u sajua normëzimi mbi bazë të gegenishtes, i cili
në pika të caktuara vlen edhe sot. Nuk jemi as në vitet e allapartizançes, kur
nën korniza direktivash strikte joprofesionistësh nga lartë, megjithatë u
arrit një standard mbi bazë të toskërishtes, i cili edhe pse jo i
padiskutueshëm, ngase në emër të njëzimit, më fort pa hile se me hile primitivizmi,
siç e kuptoj unë, u lanë jashtë standardit disa vlera që kalonin kufijtë e
ngushtë të gegnishtes, po megjithatë në shumë pika të caktuara po qëndron me
sukses, po ka mundësi të përmirësohet gjatë përpunimit, siç janë edhe dy
pikat e shtruara prej nesh: paskajorja në standard dhe reformimi i
prapapashtesave të pjesores së standardit.
Së
dyti, lidhur me shafitjen e inferiores -UAR sunduese ndaj -UE
nënshtruese dhe -UAR reformuese ndaj –UA gjalluese,
nevojitet mbase elaborim më i gjerë, por ne për hir kohe e vendi po japim
vetëm ndonjë sqarim që na duket i domosdoshëm që kompetentët të kenë parasysh
dhe ta vlerësojnë, ta përplotësojnë e ta zbëjnë zgjidhjen e duhur.
Me
që edhe këtu kemë të bëjmë njëfarë kompromisi, po i rikujtoj disa veprime
të natyrës së tillë si është edhe sugjerimi ynë, të zbatuara nga standardologët
të kohës së monizmit, kur standardi mbi bazë të toskërishtes bënte lëshime në
favor të gegenishtes, të cilat kanë ndihmuar shumë që standardi i gjuhës
sonë të ketë jetë të shëndetshme me elemente të shqipes së natyrshme:
së
pari, u parapëlqyen foljet më Oj punoj ndaj ONJ, punonj dhe
së këndejmi u parapëlqye emri e mbiemri, mësues, sulmues, ku UE-ja
element i gegnishtes të standardizohet dhe kjo punë lehtëson kompletimin
me rikthimin menjëhershnmërisht të paskajores së mirëfilltë
në standard, tipi me punue si trajtë përfaqësuese.
së
dyti, ishte shumë i rëndësishëm dallimi i fushave semantike i mbiemrit i
punuar ndaj i punueshëm që me një veprim të tillë mbiemri në
trajtën e gegnishtes i ndihmoi shumë shqipes të jetë më e plotë dhe më e
natyrshme, ngase për këtë qëllim u hoq dorë nga trajta e mundshme e
toskërishtes i punuarshëm.
Së
treti, parapëlqimi i trajtës shkrimore punua-kam ndaj punuar-kam
ka vlerë ngase pranohet lindja e pjesores së shkurtë e
toskërishtës, e krijuar nga nevoja, qoftë edhe nën ndikimin e pjesores së
gegenishtes punue-kam, edhe pse që të dyja, mjerisht, si pjesore punue/punua,
nuk favorizohen nga standardi, i sotëm në procesin zgjedhimor në
kohët analituike, ku pjesorja e zgjeruar punuaR toske si e vetme u
parapëlqye, e cila në të vërtetë, për shumicën shqipfolëse del jo e natyrshme,
për mos me thënë e dhunshme, prandaj edhe këtu prek reformimi sipas
sugjerimit tonë.
Nga
sa u tha për dy pikat e para nuk kam nevojë me folë, vetëm po meditoj, se
me rastin e futjes ose vazhdimit së përdoruri të mbiemrit në trajtën me UE gege
i punueshëm ndaj i punuarshëm, paralel me i punuar,
standardologët tanë i bën shërbim tejet të madh shqipes së natyrshme kombëtare,
ndërsa po të kishin pasur koncept e të rifutnin paskajoren e mirëfilltë me
punue në standard paralel me lidhoren të punoj, për të punuar,
atëherë shqipja e natyrshme do të kishte vërtet dobi të shumfishtë, të
pallogaritshme, por edhe tani nuk është aq vonë ta përqafosh të mirën e
paskajorea në atandard.
Sidoqë
të jetë, tani nuk po ndalemi as rreth treshit sinonimik: punuekam,
punuarkam, punuakam po më tepër rreth raportit reformues të
pjesores së zgjeruar të toskërishtes në përgjithësi e në veçanti të përgjigjemi
pse ngulmojmë në këtë reformim dhe pse kërkohet dallimi punua ndaj
punuar?
Sigurisht
sugjerimin për reformimin e pjesores së zgjeruar të standardit në pjesore të
shkurtë nuk insistojmë vetëm pse:
-
ashtu veproi e fitoi gegnishtja, ngase dallimet kanë histori të ndryshme të
lindjes dhe të jetës së tyre;
-
tashti del i shuar motivimi fillestar i R-së kur rotacizoi N-në mes dyzanoresh
nga vetvetja (shqipogegenishtja), ngase tashti si fundore nuk paraqet kurrfarë
vlere të veçantë, pos asaj formale të trashëguar;
-
edhe nëse hiqet, R-ja fundore pjesorja e zgjeruar nuk e humb kategorinë, madje
fiton cilësi të re kuptimore si pjesore e shkurtë në specifikimin përkatës
semantik;
-
gjithashtu tranformimi nga e zgjeruar në pjesore të shkurtë tashmë e ka rrugën
e hapur pikërisht në sistemin zgjedhimor në 74 raste për një folje në
kohët joanalitike;
-
ky proces përkon me ekonomimin gjuhësor, madje edhe ashtu aktualisht
trajta e shkurtë e pjesores është në përdorim nga shumica
shqipfolëse;
-
me këtë, ky shpërndërrim jo vetëm zbut, por shuan përgjithmonë inferioren “sunduese
–nënshtruese” , madje ka edhe favore të tjera në aspektin
veri-jug, Shqipëri shtetërore - Shqipëri shqipfolëse etj.
-
së fundi, mbi të gjitha, me një reformim të ti tillë arrihet më madhorja:
njëzimi i sistemit zgjedhimor në gjuhën shqipe për të gjithë tipat
e foljeve në të gjitha mënyrat, përkatësisht kohët analitike e
joanalitike, ngase trajta e shkurtë e pjesores së toskërishtes (standardit)
tashti përkon me trajtën e gegnishtes, ish standardit mbi atë bazë dhe kjo
është arsyeja që ngulmojmë në eralizimin e sugjerimin tonë.
Është
e vërtetë, se sipas sugjerimit tonë, shih skemëm, mbeten paralele trajtat më
-UE dhe -UA (UA-ja më kumbuese dhe më stabile), të cilat, që të të dyja edhe
duhet të mbesin të favorizuara, duke i specifikua funksionet ashtu edhe siç i
kanë në standardin e sotëm, sepse simbolizojnë trevat dhe zhvillimin historik
të shqipes, sepse: me -UE dhe -UA /shqipja komb-kala ose me -UA
e -UE /shqipja ngroh fole.
Me
këtë reformim asnjë shprehje e dialekteve dhe as e normës në fuqi nuk mbetet
jashtë vlerave të shqipes së natyrshme, por për këtë, për normën efektive e
fakultative dhe rreth specifikimit përkatës në raportin -UE/-UA
e të tjera më në hollësi e gjerësi në një punim tjetër.
Përmbyllje
Në
pjesën e parë të këtij kreu bëmë fjalë rreth konceptit ose qëndrimit të
rëndomtë që kishim për paskajoren pa e ndarë nga njësitë e tjera të ligjërimit
dhe për ndryshimin që pasoi ai koncept nën ndikimin e Konsultës gjuhësore të
Prishtinës 1968, të përforcuar me vendimet e Rezolutës së Kongresit të
Drejtshkrimit 1972. Kështu si me thënë nga koncepti neutral që nuk e ndanim nga
pjesët të tjera të ligjërimit shqip tashti na u imponua euforikisht qëndrimi
kundër përdorimit të saj, madje për hir profesioni e ndjenin detyrë-ngarkesë që
duhej mënjanuar menjëhershmërisht nga sistemi vetjak ligjërimor, madje
njëherazi duhej të vepronim për menjanimin e saj nga nxënësit e rrethi ku
jetonim e vepronim. Dhe krejt kjo bëhej për hir të njëzimit të gjuhës shqipe -
standardit të saj. Propaganda ishte e fortë, edhe pse pas një kohe vumë re
simptoma të fyteve të ngushta që ndjente mbarë shqipja pa paskajore jo vetëm te
ne, ndërkohë, sidomos në vitet e tetëdhjeta të atij shekulli, duke u
ballafaquar me realitetin kuptuam se nga mospërdorimi i paskajores krijoheshin
defekte e gryka të ngushta, deri edhe në stilin tekniko-teknologjik në raport
me gjuhët e huaja, ku paskajorja ofrohej si mjet i përshtatshëm barasvlerësie.
Së
dyti, pikërisht në këtë periudhë ndodhi tek unë metamofozimi ndaj paskajores që
nga koncepti gogol shkatërrues për standardin e gjuhën tonë të shpërndërrohej
në zanëmirë orëbekuese për shqipen e natyrshme në përgjithësi dhe për
satndardin e saj në veçanti. Një metamorfozim i tillë nuk ishte i lehtë,
por realiteti na esëlloi. Në punim arsyetimi lidhur me këtë trajtohetn në katër
pika.
Së
treti, për të dëshmuar se paskajorja del tejet e domosdoshme në analiza morëm
si shembull dy fjalë si fakte, së pari përsqaruam ndërtimin e fjalës shqiptar
nga tema prodhuese folja shqip me shqipë dhe së dyti, dëshmuam që
mbiemri i trullavtë, nuk është huazim nga serbishtja, por
derivat nga folja shqipe me (u) trullavë.
Së
katërti, në dy pika u trajtuan disa veçori alternativiteti të
foljeve më -UEJ/-UAJ, tipi shkruej/sbhkruaj që kryesisht me anë
të paskajores së mirëfilltë zbulohen disa veçori alternative. pasuri cilësore
kjo që për shkak të pëjashtimit të paskajopres nga standard nuk njihet
pothuajse fare ky thesat me vlerë nga apinioni dhe studiuesit vendës e të huaj.
Pra kemi të bëjmë me qinda folje alternative nga të cilat prodhohen me
qindra emra.
Së
pesti, në të mirë të forcimit dhe njëzimit të shqipes standarde u bë
fjalë për dy opsione, nisma të diskutueshme rreth rehabilitimit të
paskajores në standard dhe zbutjen e kontrastit pjesore sunduese/nënshtruese.
Në
opsionin e parë trajtohet nismë propozimi si pandehmë e një grupi gjuhëtarësh
entuziastë, të cilët mendojnë ashtu si edhe po veprojnë që me trajtën e
paskajores së tipit punu me punu, pra duke cunguar fundoret
nga trajtat e standardizuara më -UAR, si punu/ar, përkatësisht -UE punu/e,
konceptet e të dyja këtyre trajtave të standardizuara mund të
mbulohen vetëm me trajtën punu me punu. Meqë kjo nismë ndonëse me qëllim
fisnik, me të drejtë, nuk pati qasje nga standardologët e Qendrës, andaj kjo u
konsiderua prej nesh si një veprim i nxituar dhe dëmtues ndaj
trajtës së normëzuar tradicionalisht të gegnishtes tipi me punue, e
cila, në të vërtetë, kënsiderohet trajtë e rregullt dhe si e tillë ka të gjitha
paradispozitat me u rikthye si paskajore e mirëfilltë në standard. Përparësia e
trajës me punue ndaj me punu arsyetohet në tri pika.
Ndërkaq
opsioni i dytë ka të bëjë me sugjerimin, që mund të cilësohet si kërkesë që ka
të bëjë rreth reformimit të pjesores së zgjeruar të standardit dhe kjo
bëhet me qëllim që edhe në këtë pikë procesi i zgjedhimit të foljeve në gjuhën
shqipe të gjejë unifikim të plotë. Së këndejmi, sugjerohet që reformimi
të bëhet sipas modelit të gegenishtes të zbatuar që në periudhën
pavarësisë, kur pjesorja e zgjeruar e gegnishtes u reformua, duke
iu hequr prapashtesav e zgjerimit -N/-M dhe kështu u
rikrthye pjesorja e shkurtë, e cila u specifikua në përfaqësim dhe
në zgjedhim foljor si dhe në fjalëformim emrash, ndërsa pjesoroja e
zgjeruar e të dy dialekteve e zgjeruara mbeti kryesisht në manipulim mbiemrash,
Kështu
kërkohet që si pjesorja e gegnishtes të preket edhe pjesorja e zgjeruar
tipi punuaR e toskërishtes, nga e cila, pa prashtesën –R të formëzohet pjesorja
e e shkurtë, tipi punua, dhe kështu trajta e shkurtë
duke përkuar me trajtën e ish standardit gegnisht, atëherë vetveiu
njëzohet tërë sistemi zgjedhimor në gjuhën shqipe. Kjo do të ishte
arritje shumë e madhe në dobi të shqipes së natyrshme dhe standardit të saj. Në
të vërtetë mbeteten si trajta paralele trajtat -UE dhe -UA, për këto nuk
paraqesin kurrfarë problemi, pasi i kanë tës pecifikuara nëfushat përkatëse
semantike dhe kështu përplotësojnë harmonishëm destinimet përkatëse.
Sidoqoftë
edhe nga ky krye konfirmohet, veç tjerash se me këtë reformim dhe sidomos me
rikthimi i paskajores në standard ndriçohen disa vlera të domosdoshme që pa to
standardi dhe dija për shqipen mbetet e mangët, apo jo?!