| E shtune, 20.02.2021, 09:04 AM |
Letër publike Albin
Kurtit
Shkruan:
Mehmet Musa
I
nderuari Albin Kurti!
Te dielen me 14
shkurt, shtetasit e Republikës së Kosovës kanë të drejte të zgjedhin për
deputet të preferuarit e tyre.Me këte rast uroj që dita e nesërme të kaloje sa
më mirë ,qetë dhe pa ndonjë ekces në pikpamjën e shëndetit të qytetarëve për
shkak të virusit korona.
Njëherit uroj sinqerisht fitoren e Lëvizjes për
Vetvendosje në këto zgjedhje.
Unë personalisht jam simpatizant i një partie
tjetër,e jo i VV-së dhe LDK-së dhe pas zgjedhjeve të 6 tetorit të vitit që
shkoi kam qenë skeptik për funksionimin e koalicionit LDK-VV. Kam
mendimin se sikur edhe sot të ishte ajo qeveri me siguri do të ishte
jofunksionale dhe joefektive.
E them këte sepse ajo qeveri ka qenë qeveri e
ndertuar mbi bazën e intrigave të dirigjuara nga kryeintriganti Isa Mustafa mbi
bazen e të cilave u sterzgjat koha për ndarjen e posteve pushtetare dhe për
postin e kryetarit të shtetit të Kosovës.
Rrëzimi i qeverisë pas afër 50 dite pune ,në
kohë pandemie, u gjykua si i padrejtë dhe mjerim,nga çdo qytetar që
nuk e ka logjikën të sëmurë.
Formimi i qeverisë që ju e quani qeveri Koti,e
që nuk përkon me këte emër por që duhet quajtur qeveria „HUTI“i cili shikon
më mirë natën se sa ditën për thurjën e intrigave kundër çdo
inisiative që eshtë përparimtare e në të mirën e shtetit,Atdheut dhe
kombit,sepse HUTI eshtë asistent i Isa Mustafës siç tha zonja Termkolli;Isa
Mustafa ishte argat i devotshëm i Rrahman Morinës.
Unë
,personalisht, nuk kam lidhje me politikën dhe nuk kuptoj asgjë nga politika
por,sipas aresyes sime ,nga paslufta e deri me sot kam veçuar 4 përsona
të jetës politike që më kanë tërhequr vëmendjen dhe me kanë lënë
përshtypje të pashlyer në tërë jetën.
1.Si eshtë e mundur dhe e aresyeshme që të jetë
në krye të LDK-së një njeri si Isa Mustafa që kurrë me parë nuk ka qenë anetar
i LDK-së?Ai,së bashku me Bujar Kerkushin,sabotuan,izoluan,
shantazhuan ,dhe e penguan në çdo veprim, si
brenda ,si në arenën nderkombëtare, aty ku mundën, Ibrahim Rugovën.
2.Si eshtë e mundur dhe e logjikshme që të jetë
në krye të PDK-së(parti e dalë nga lufta) Enver Hoxhaj ? Ku ai pat
deklaruar nga Wiena se po që se do të fitonte UÇK-ja ai do të kërkonte strehim
politik në Beograd, si Ahmet Zogolli.
Për dy të tjerët ,Shpetim Bulliqin dhe Vjosa
Osmanin, kam respekt të pashuar .
Ata për idealet e Atdheut ju vunë flakën
karrikeve të tyre në vende udhëheqëse. Sot janë të pakët ata burra apo gra që
lëshojnë karriket e buta për të mbrojtur çështjet parimore dhe interesat e
Atdheut.
Fitorja e Vetvendosjës me 14 shkurt, eshtë
domosdoshmëri historike objektive për të ndryshuar në çdo pore jetën e
qytetarit të Republikës së Kosovës( së paku kështu po deklaroni ju gjatë
fushatës) si dhe për të përforcuar themelet e shtetit të ndertuara dhe
betonuara me gjakun dhe kockat e bijave dhe bijve më të mirë të Atdheut!
Shumë analistë ,me ose pa protokoll ,kanë
dhënë mendimin e tyre rreth sondazheve të këtyre zgjedhjeve,prandaj zoti
Kryeministër i ardhëshëm edhe mua ,si një njeri pa protokoll më lejo që
të jap mendimin tim rreth atyre që do të ulën në parlament pas 14
shkurtit.Dashtë zoti që prognoza ime të jetë e gabuar;
LVV 41-46 deputet
LDK- 19-21 deputet
PDK- 17-20 deputet
AAK- 11-14 deputet
Nisma 3-6 deputet.
Lista Vjosa-2-5 deputet.
Rezultati im eshtë i bazuar në bindjën
t‘ime nga tereni tani e 42 vite më parë,se po të ishte sot Tito gjallë në
jetë,edhe Vojvodina ishte ndae nda Serbia,e,Kosova kishte vazhduar jetën me
(bratsfo-jedinstvon)
Kjo eshtë e tëra,dhe nëse nuk ja kam
qëlluar as 2 % nuk eshtë fundi i Botës pasi siç ju thash,une nuk marr erë nga
politika...
Ne daljen e parë pas nënshkrimit të koalicionit
VV-dhe lista e Vjosa Osmanit, më zhgënjeu një çikë mendimi për presidentin e
ardheshem të vendit.Ne jemi mësuar të degjojmë nga Albin Kurti ,se pazaret
parazgjedhore për ndarjen e posteve janë të dëmshme ndërsa rezulton, në një
farë mënyre se nga Ju,Rexhep Selimi e Glauk Konjufca, i eshtë premtuar ky post
Murat Jasharit .
Une mendoj se 14 shkurti do të legjitimoje
Kryeminister Albin Kurrin,Kryeparlamentare Vjosa Osmanin dhe president Murat
Jasharin.
E vleresoj letrën e dërguar juve dhe Vjosa
Osmanit nga Fahri Nivokazi me 8 mars 2020,në emër të shoqatës „Shqiponja“me
seli në Siegen të Gjermanisë.
Vazhdimisht eshtë folur dhe përfolur në
tëgjitha shtresat e popullit tonë se,president i vendit duhet të jetë një
figurë e pastër ,apolitike dhe jo partiake që të personifikojë unitetin e
popullit dhe kombit.Për këte qellim dhe këte arsye unë përsonalisht nuk kam
çfar t'i shtoj letrës së Fahri Nivokazit.
Duke dashur të jap kontributin tim në shërbim të
kombit dhe Atdheut,do shpreh mendimin tim dhe qëndrimin e 100% të kombit tonë
me perjashtim të listës serbe besoj.Me që po vjen dita për ndryshime ,mendojmë
se VV-ja duhet ta bëj një gjë që nuk e kanë bërë partitë politike tash e 20
vjet qeverisje.
Të ftohet dhe të bisedohet me Murat Jasharin
nëse eshtë i gatshëm ta pranojë postin e Presidentit të Republikës së
Kosovës.Lënia për dy dekada e Murat Jasharit jasht rrjedhave dhe
proceseve kaq të rëndësishme që po kalon Atdheu ynë eshtë një gabim i
madh ,ndërsa tani në kohën kur do të behen ndryshimet e para, pas 14 shkurtit,
lënia në harresë e kësajë figure madhështore eshtë gabim fatal ,skandaloz dhe i
pafalshëm që do ti kushtojë shumë shtrenjt Atdheut, në përgjithësi dhe VV-së në
veçanti.
Dua te them disa gjëra që Ju Albin Kurti i dini
100 here më mirë se unë.
Tashti ,Qosja ynë i madh ,po evidenton faktin që
Adem Demaçin nuk e zgjodhen asnjehere,të pakten,deputet apo, kryetar
parlamenti.Shtrohet pyetja :kush nuk e propozoi dhe kush nuk e votoi Adem
Demaçin dhe kujt i ka takuar më parë se atij kryeburri të kombit tonë që
të caktohet në këto poste?
Adem Demaçin nuk e propozoi e as e caktoi
LDK,PDK,VV,AAK .Pra të gjithë kryetarëve të të gjitha partive politike as që u
ra ndërmend se para Adem Demaçit nuk i takonte askujt të merrte fjalën në
foltore të parlamentit të Kosovës.Por e caktuan President (Tavariš?in e
Kremlinit Behxhet Picollin)Tashti shtrohet pyetja se kujt i takon posti i
Presidentit të Kosovës para Murat Jasharit? Nëse ne të tjerët e vizitojmë
lendinën e gjakut dhe lotëve në Prekaz,vetëm për ndonjë festë të caktuar ,Murat
Jashari atë lëndinë e viziton 30 here në muaj e 365 here në vit.
Kaluan mbi 21 vjet kur Jasharët me një mençuri
të pashoqe dhe burrëri të lartë qëndruan larg pozitave dhe opozitave
parlamentare të Kosovës. Ata,që ishin të etur për luftën për liri ,mahnitën
tërë shqiptarinë që nuk ishin të etur për pushtet dhe karrike. A thua se ajo
vatër e ai oxhak i Shaban Muratit në Prekaz, që diti të lindë UÇK-në ,diti të
bëjë luftën e armatosur tetë vjet rresht nga viti 1990-1998,diti të nxjerrë
Serbinë nga Drenica dhe Kosova ,diti të flijoj 58 burra,gra,djem,vajza e fëmije
të vegjël pa pyetur fare për çmimin e lirisë që sot gëzojmë, nuk dinë sot të
qëndrojnë në ballë të kombit, si President i vendit ? Jemi të bindur se
dinë edhe mirë bile ,edhe më mirë se çdo kush tjetër në atë vend e kuvend.Ashtu
siç bënë luftën dinë të ndërtojnë dhe mbrojnë shtetin sepse themelet e këtij
shteti ,që eshtë Kosova, janë të betonuara me gjakun e kockat e 58 Jasharëve të
pavdekshëm.Nëse dikujtë sot për sot në shtetet e Europës i takon që të jetë
President me vlera njerzore e kombëtare të pakontestueshme dhe të pa
konsumuara,ai eshtë Murat Jashari.
Eshtë një dëm i madh dhe i pa falshëm që një
figurë e çmuar dhe e pastër kombëtare që nuk e ka asnjë shtet rreth e përqark e
më larg ,mos të caktohet dhe zgjidhet i pari i shtetit tonë të larë me gjak.
Kosovën e presin bisedime me Serbinë njëra pas
tjetrës,e nëse dikush mendon se Murat Jashari mund të gabojë,mashtrohet apo
frikesohet një here ,të tjerët, kushdo që janë ata, mund të mashtrohen,gabojnë
apo frikesohen njëqind here më shumë.
Eshtë jashte çdo logjike të shëndoshë që të jetë
president i vendit një njeri që as edhe një pulë nuk i ka munguar në luftën e
fundit e, le më pjestarë të familjës.
Nuk do të zgjatëm më shumë i nderuari
Kryeministër i ardhshëm Albin Kurti ,por ju lutëm vëllezërisht,
njerzisht e sinqerisht: shfrytëzojeni këte shans,propozojeni Murat
Jasharin për president dhe të jeni të sigurtë se ai do të votohet nga 110
deputet pa i lutur dhe pa bërë pazare fare me cilindo qoftë,me përjashtim të
listës serbe.Propozojeni për President për të mirën e Atdheut, në përgjithësi
dhe të Vetvendosjës ,në veçanti.Po që se humbet ky shans ne prape do të jetojmë
por me kuptimin se ky shans u humb me vetedije të plotë.Ndërsa kujtë i takon në
7 milion shqiptarë që të ulët ballë përballë me Serbinë,të pajtohet apo mos
pajtohet,të negocioi,ta njohë apo mosënjohë Serbinë si shtet para Murat
Jasharit sepse ,sidomos në mbrëmje kurë neve të ulemi në sofër për të ngrënë
darkë i kemi të gjithë antarët rreth në sofër e,në sofrën e Murat Jasharit
eshtë luga e vetme pa Shaban Jasharin e deri të luga që ka ngelë e vetme
pa Kushtrim Jasharin.
Falemnderit shumë për kohën që do humbisni për
ta lexuar këte letër!
Isniq me, 12 shkurt 2021